Dhuna nuk është force, por dështim politik i një partie

25 Janar 2026, 18:40Blog TEMA
Dhuna nuk është force, por dështim politik i një partie

Nga Musa Kurtulaj

Si ka mundësi që edhe kaq gjë nuk kuptojnë në lidershipin e PD ?-

A matet forca e një partie politike me molotovë, fishekzjarre me kapacitet të lartë rrezikshmërie dhe skena kaosi që vënë në rrezik jetën e njerëzve?
Nëse po, atëherë demokracia tek ne është keqkuptuar thellë.
Protesta e thirrur nga Sali Berisha mbrëmjen e 24 janarit në Tiranë tregoi pikërisht këtë: zjarr, dhunë, përplasje e pasoja reale —protestues të lënduar dhe efektivë policie të plagosur. Këto nuk janë pamje të një force politike demokratike, përkundrazi, të një partie të dhunëshme po, por edhe shenja alarmi për çdo shoqëri demokratike.
Protesta është mjet qytetar për të shprehur kundërshtimin dhe për të bindur sa më shumë e jo për të frikësuar njërëzit. Kur ajo shndërrohet në dhunë, mesazhi humbet, kauza zbehet dhe besimi i publikut rrënohet. Asnjë ide politike nuk bëhet më e drejtë nëse shoqërohet me zjarr dhe rrezik për jetën.
Ku shkon Partia Demokratike, si forca kryesore e opozitës, me këto skena dhune ?!
Si pret të qeverisë nesër, kur sot nuk arrin të garantojë apo zhvillojë një protestë paqësore?!
Si kërkon besimin e qytetarëve, kur edhe ata që e ndjekin pas i ekspozon rrezikshëm ndaj dhunës?
Demokracia ndërtohet me argument, vizion dhe përgjegjësi — jo me akte anarkie. Dhuna nuk tregon guxim, por pafuqinë për të bindur. Dhuna nuk është fuqi politike, por dështim moral dhe strategjik i asaj partie që e aplikon në protesta.
Opinionit publik nuk i fiton zemrën duke e trembur, përkundrazi, në raste të tilla besimin ta kthen në urrejtje. Në momentin që qytetari ndihet i rrezikuar dhe jo i përfaqësuar, besimi humbet.
Një parti që zgjedh dhunën si gjuhë politike, në fakt ka pranuar humbjen para se të kërkojë fitoren. Si ka mundësi që edhe kaq gjë nuk e kuptojnë në lidershipi i PD-së, apo duan ta lënë këtë parti përjetësisht në opozitë ?!

5 Komente

  1. a
    atdhetari

    Te lumshin duart Musa , nje analize perfekte i nje analisti profesionist. Pergezime e suksese .

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      Mbase nuk eshte force po cfar propozoni per kunder reagim se keta nuk zbuten

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa protesta kombetare do pasqyrojn mediat pēr thit

        Janē toleruar protesta nē mēnyrē tē padrejtē, ilegale, dhe pa arsye.Deri kur kjo hedhje balte mbi kreun e shtetit, kreun e qeveris,kryetarin e parlamentit apo ministrat.Berisha tha nē media Dokumentat qē disponojm.Kush nga qeveritarēt ka spiun selia blu.Pērse nuk demaskohen.Berisha nuk ēshtē mē kandidati pēr kryeministēr por sabotuesi dhe armiku betuar i PS-sē.Ndaj do ishte mir njē fund i tmerrshēm pēr kupolēn e PD-sē ( duke i arrestuar nē zyra, banesa tē bastusura,kontrolle befasie nē rrugē)., sesa njē tmerr pa fund pēr bizneset e toptanit.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Goni

          Kopili serb nuk ka qëllim të marri pushtetin por të trembe spakun që ti shtyjë gjyqet në pafundësi. Dhe megjithëse është i përfshirë në çdo poshtërsi vetëm ai nuk hetohet

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mira

            Me vjen keq që opozita frkson popullin me këto lloj demostrata dhune , sapo popullin inkurajohet të bashkohet në protesta politike dalin protestus që sabotojnë protestën duke e kthyer në luftë guerilese... Prandaj popullin nuk del në protestat e opozitës sepse krijon mendimin që do vinë ë pushtet dhunues , vrases , hajdutë , spijunë si në kohën e largqoftit .Opozita duhet të moderohet , të protestoj per të mirë të popullit ,me sllogane kunder korrupsionit , kunder mafjes politike , per uljen e taksave , ngritjen e pensioneve e pagave , ndertimin e shqipërisë me fabrika , hekurudhë. , mjejkësia per popullin jo me pagesë per pensionistët e fëmijët..bujqësia e blegtoria e pastër Jo me kimikate.e tjer...Të gjithë do ishin në shesh.. keshtu vjen qeveria ...Asnjë nuk don dhunë në familje .....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje