Viti i ri gjyqësor ose të rrahësh ujë në havan

26 Janar 2026, 14:40Blog TEMA
Viti i ri gjyqësor ose të rrahësh ujë në havan

Nga Ilir Yzeiri

Shprehja « Të rrahësh ujë në havan » e karakterizon në mënyrë të shkëlqyer vanitetin, asgjënë si proces, si performancë. Kur sheh se si funksionon shteti ynë, në disa raste, të duket se të gjithë rrahin ujë në havan, pra, të gjithë kemi marrë atë enën prej guri a prej balte – havanën- kemi futur ujë aty dhe e shtypim apo e rrahim njësoj si të kishim futur hudhra, apo ndonjë lëndë tjetër të prekshme.

Ky ritual i të rrahurit ujë në havan, pra, të përtypësh asgjënë, po bëhet normë e performancës sonë shtetërore. Këtu gjërat duket se i lëviz rutina. Ja, nis viti i ri gjyqësor, mblidhen autoritetet më të larta të drejtësisë në këtë vend, merr pjesë edhe Presidenti i Republikës dhe, të gjithë, vënë havanin e tyre përpara e nisin të rrahin ujë.

Pse e them këtë? E them sepse, po të shohësh fjalimet e mbajtura aty, të gjitha janë tekste që nuk kanë lidhje me të tërën, pra, nuk kanë lidhje me drejtësinë. Të gjithë predikojnë, bëjnë pirueta teorike, tregojnë se si mund të funksionojë drejtësia në një vend imagjinar, ku sundon ligji, ku pavarësia e gjyqësorit nuk është vetëm një ëndërr, por praktikë. Shkurt, të gjithë vizatojnë një vend imagjinar, një askund ose një asgjë, por askush nuk vë gishtin në plagë për të na treguar se cili është autoriteti që do të na shpëtojë nga kjo drejtësi e keqe, që ka braktisur qytetarin, që nuk merret me dhënien e drejtësisë, por me gjueti shtrigash.

Ato 200 mijë dosje që janë bërë kapicë, janë gati një e katërta e popullsisë së këtij vendi që është injoruar e tallur nga këta gjyqtarë që janë mbledhur sot për të rrahur ujë në havan, për të mos bërë asgjë.

Burgjet janë plot me të pafajshëm tha Ministri i Drejtësisë dhe ky konstatim dukej sikur bëhej për një vend në një planet tjetër sepse zgjidhja që propozon ministri është e formës dëshirore- pra duhet të marrë fund. Si ? Kur ? Këtë nuk mund të na e thotë, ministri sepse performanca e tij dhe e të tjerëve aty nuk e përmban zgjidhjen, sepse të gjithë në atë sallë përfaqësojnë planete të ndryshme që nuk takohen dhe që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ata 200 mijë shqiptarë që presin t’ju shqyrtohen hallet e tyre nga një gjykatë janë jetimë. E mbani mend raportimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë në Kuvend ? SPAK-u, ILD-ja, KLP-ja e të tjerë.

Nga ai raportim shqiptarëve u ka mbetur në mendej ngazëllimi i Zegjinesë me SPAK-un. Ajo deputete ishte aq e mallëngjyer nga arritjet në drejtësi sa po të kishe nerva ta dëgjoje të merrte të qarët dhe Altin Dumani dukej si Kajo Karafili.

Ky banalitet parlamentar e ka zhbërë institucionin e vetëm të shqiptarëve që  është Parlamenti, i cili duhet të kishte përgatitur me kohë amendamente, të kishte ngritur me kohë komisione për të ndalur katastrofën e drejtësisë shqiptare. Por kjo nuk ndodh. Në vend të kësaj, qeveria bën amendime për të ndjekur penalisht parkimin e dyfishtë.

Shqipëria ka kohë që nuk ka Parlament sepse atë institucion e ka zhbërë opozita. Sa herë që ka seanca parlamentare shqiptarët duhet të arratisen nga ky vend sepse është e pamundur që të ndjekësh budallenjtë e Berishës që bëjnë si të fortë me karriget dhe tavolinat e Parlamentit. Parlamenti ynë ka humbur të vetmin kuptim që ka ajo fjalë- parlare, pra vendi ku flitet, ku debatohet.

Parlamenti ynë është vendi i ndyrë i atyre lulishteve apo urave të provincës ku mblidhen kalamajtë e këqinj të lagjes për të larë hesapet me njëri-tjetrin. Ne po rritemi si një vend që nuk ka nevojë të qeveriset me ligje, sepse ligjet që miratohen në Parlament as nuk i njeh njeri, as nuk diskutohet për ta, as nuk flitet se çfarë ndikimi do të kenë në jetën tonë.

Ne jetojmë me komunikata qeveritare dhe ky vend, ashtu si në komunizëm që askush nuk besonte se duke shkruar « T’u qepemi kodrave e maleve e t’i bëjmë ato pjellore si fushat », pra, vendi do të lulëzionte, edhe tani njerëzit dëgjojnë komunikatat qeveritare por të gjithë luten që mos e dhëntë Zoti të kesh punë me drejtësinë, sepse edhe po të jesh njeriu më i votuar në këtë vend, si psh Erion Veliaj, të merr e të rras brenda njeriu që është zgjedhur në mënyrë të paligjshme si prokuror nga Ina Rama, prokurori -noter Olsi Dado.

Apo, në një vend ku nuk përfillen vendimet e Gjykatave Europiane, ato të Strasburgut, në një vend ku ligjin e bën hakmarrja dhe në një vend ku njeriu që mban mbi shpinë krime për vrasje dhe shkatërrim, sot është kthyer në prokuror publik dhe në zjarrvënës ordiner, në një vend si ky, të dëgjosh si rrahin ujë në havan krerët e drejtësisë që paguhen si sheikë në këtë vend, është vërtet e dhimbshme.

10 Komente

  1. T
    Toni

    Ljo eshte reforma e partise tende Ilir. Reforma Rama.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Nuk është faji i reformës! Ajo u konceptua dhe u formatua me kushtetutë dhe ligj, për të rregulluar dështimin e saj deri në atë moment që ishte kryesisht: pandëshkueshmëria e politikanëve dhe shtetarëve të lartë; pavarësia e saj nga politika dhe në fund pastrimi nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, brenda saj. Por...., ku si gjithmonë kjo parafjalë të vë në mendime, reforma kurrësesi nuk mund të fshinte me një të rënë të lapsit, gjithë trupën e sistemit, të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por dhe avokaturën, noterinë, administratën brenda sistemit të drejtësisë etj. A nuk mbetën, ka dhe sot aty plot me integritet të dyshimtë, që me metoda okulte i rrëshqitën vettingut; të tillë që me rolin e tyre të më parshëm kanë qenë pjesë e mëkateve të politikës dhe kësisoj të kompleksuar prej saj; pjesë e tarafeve, lidhjeve të gjakut etj, etj. Ndaj kjo mori antikapesh, e kanë zënë për fyti drejtësinë, paçka se arkitektura e saj, që përbën thelbin e reformës, hëpërhë si strukturë e ka mundësinë ta tregojë vehten, por njerëzit (trupat) brenda saj, në gjerësi dhe thellësi, që duhet të bëjnë drejtësinë nuk reformohen dot me skema dhe organigrama strukturore. Integritetin dhe dinjitetin personal, nuk ka reformë që e rregullon. Atë, si çdo kush, ose e ka, ose nuk e ka një gjyqtar apo prokuror. Gjithsesi ky tranzicion 10 vjeçar i funksionimit të drejtësisë tregoi se ka shumëçka për të rregulluar edhe në korpusin ligjor të saj, sidomos në atë procedurial penal, përmirësimin dhe unifikimin e standardeve të saj me atë të BE dhe praktikave botërore më të mira. Reformat, përfshirë atë në drejtësi, edhe sikur perfekte të bëhen, duan kohën e tyre të 'piqen' dhe të arrijnë qëllimin se pse u bënë.

      Përgjigjjuni
    2. V
      V

      Bravo Ilir,po puna eshte qe Spaku dhe GJKKO jan kapur nga Sali krimineli,kesaj si I behet? Dumani tre vjet ne krye te Spakut te vetmen pune qe beri mire ishte Marja e thashethemeve te Saliut dhe duke u bazuar ne to goditi qeverin.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rezi

        Në fakt ti i thua të gjitha por krahasimin me kohën e Enver Hoxhës, është pa takt. Nuk bën sens krahasimi, ti mbase nuk ke qënë maleve për t’i bërë pjellore si fushat, se nuk i shikon ti, i shkatërroi Saliu, e çbëri atë që brezat ndërtuan. Nuk e di pse gjithnjë doni të thoni diçka nga para 35-40 vjetëve kur ke monstra berishiste që na mbijnë në ekran, e një mostër e tillë është dhe jurispudenca e Argitës me shpurën në SPAK. Nëse krimi ka emrin PD, mbulimi i këtij krimi e ka emrin SPAK, GJKK dhe gjithë juristët pa shtyllë kurrizore, të cilët u korruptuan që kur në pushtet erdhi Sala dhe pedagoge u bë Argita.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Boll me dokrra

          Shume drejte e ka autori, konkluzioni i shkrimit, ate qe te gjithe “ hallexhinjte” qe jane ne dyert e gjykatave dhe policise gjyqesore e prokurorise , e dine, eshte se sot kemi nje “ drejtesi te keqe”. Po sot eshte jo keq, por keq e me keq, ky sistemi qe me fjale boshe thuhet se eshte reformuar, por ky eshte sistem pa bosht, jashte cdo kontrolli e konturi ligjor, qe megjithe elozhet e analisteve te fandaksur, kullon qelb dhe majmet nga korrupsioni galopant dhe i papare dhe paaftesia e paprecedent dhe pse bejne mashtrimin me te madh sot shkollen e magjistratures e cila nuk perzgjedh, por zgjedh llumin, dashnoret e krimit, familjare te pushtetareve dhe te atyre qe kane qene vertete te korruptuarit e ish sistemit te drejtesise, qe po ta krahasosh me shifra rezulton shime here me efektiv, me i drejte dhe me dinjitoz se ky i peshtiri sot. Pushteti ka krijuar nje kaste milioneresh te rinj qe e konsiderojne karrigen dhe zyren prone e tyre dhe i ka bere gjuqtaret e prokuroret deficente, delirante, te paprekshem ne superkorrusionin e tyre dhe te dale nga shinat e ligjit, te rrethuar nga avokatet e zgjedhur prej tyre si sekseret dhe gjobevenesit me te ndyre se cdo kohe tjeter. Keshtu qe autori ka shume te drejte kur thote se sot nuk eshte e nevojshme per konferenca boshe e ligjerata qesharake e shabllone, por sot ka nevoje per reformim te vertete te institucioneve qe u ka rreshqitur ne shale kontrolli i sistemit te drejtesise, eshte koha e veprimit dhe masave ekstreme per shkelesit, terheqja ne institucione te kontrollit te njerezve profesioniste e dinjitoze, qe te rikthejne besimin jo te thyer, por te shkerrmoqur ne sistem.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolegu i SPAK-ut

            Yzeiri e paska marrë sufllaqen nga fiku per këtë vit? Si mund të flasë per drejtësinë një ish spiun sigurimi!!

            Përgjigjjuni
            1. h
              hila

              Kolegu i SPAKut! Spijunet me te medhej jane sot, ne spak e rreth ti. Ne kohen e dulles kishte por me pahir shumuca, sot me deshire e per para e inate te bajn gjemen ma keq se atehere. Peslleqet e SPAKut duhet ti pastroje Parlamenti e ne pergjithesi te te gjithe drejtesis qe eshte e kapun dhe e pa afte. z. Yzeiri ka shkru vetem te verteten po ka dhe ma shume qe nuk munde te shkruhen ne nje artikull, por thelbi eshte aty.

              Përgjigjjuni
            2. x
              xhiko

              Konkluzioni njerez te paafte qe e drejtojne kete vend, militant partish. Nje minister drejtesie qe nuk ka bere ndonje gjyq ne jeten e tij do rregulloj sistemin e drejtesise apo nje kryeminister qe mesoj qe paska nje kushtetute kur u be kryeminister. Nje klloun kryeminister qe cfare thote sot nuk thote neser.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NACIONALISTI

                Fjala DREJTESI eshte cdukur nga fjalori I RI I botuar kohet e fundit ne SHQIPERI sepse askush nuk e di me permbajtjen dhe rrenjen e kesaj FJALE

                Përgjigjjuni
                1. (
                  (***)

                  O Ilir, Jam dakord me Rezin. Kam vënë re, se në të gjitha shkrimet tuaja, kur i referoheni viteve të para '90-tës, për tu dukur sa më i paanshëm, modern, bashkëkohor (se në kuptimin bashkëkohor, të sotëm, sot nënkuptohet të thuash çdo gjë të keqe për atëhere, gati që, edhe gjith të vdekurit e asaj periudhe vdiqën për shkak të "regjimit gjakatar" të 45'-'90-tës duke vdekur për bukë e dergjur burgjeve pa faj, mundësisht, duke sharë sa më shumë shqipërinë dhe shqiptarët, se kështu dukemi mirë në botë), stonon (nuk është në dyzen, nuk i përshtatet, nuk është i gjetur), shembujt, sloganët që përdor, proverbat nuk të lidhet me shkrimin dhe qëndron aty mjaft keq, si të huaj, të futura me zor... kjo në vend që të zbukurojë e ilustrojnë shkrimin e bëjnë atë të dobët; si të hartuar nga një berihaist i kohës së pas '90-tës, të cilët i kemi edhe sot në krye të "politikëbërësve" dhe "analistëve" berihaistë të masmediave të "pavarura". Përderisa kështu, merru më mirë me shëmbujt e pas '90-tës, ato janë më të shumtë dhe më domethënëse për gënjeshtrën e madhe që u rreken të na bëjnë dhe pse jo, ja arritën kudo, jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën. A kishte vallë gënjeshtër më të madhe se "çeku i bardhë"?; e shojtëm gjithë ekonominë e ndërtuar nga populli që "s'kishte bukë të hante dhe rronte në mjerimin" të para '90-tës. Po se fut një dhe merr dhjetë në firmat piramidale, kur dihej, edhe pse u mashtruan të mjerët, duke besuar në pllakat e "demokracisë perëndimore"?; u shojtëm prej tyre. Ku e ku këto, me thirrjes për zhvillim: tu qepemi kodrave dhe maleve, e ti bëjmë pjellore si dhe fushat... pse, keq? Nuk thotë gjëkundi, se po ti bëje kodrat dhe malet si fushat do të vinte begatia, por mirëqënia, po. Por, s'behet dheu me urata, por me shata dhe lopata!, or taj, Ilir i Yzeirëve.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje