Rama aty, Berisha aty, çfarë atëherë?!

26 Janar 2026, 11:12Blog Nga Ben Andoni

Gjendja e sotme e Shqipërisë nga ana social-ekonomike është vërtetë shqetësuese. E përjashtojmë atë politike, sepse kurrë nuk ka qenë ndryshe. Në ditët tona, temat për zhvillime protestash nuk mbarojnë. Prodhuesit nuk kanë ku të çojnë prodhimet e tyre sepse inkurajohet importi. Të rinjtë ikin sepse meritokracia mungon krejtësisht dhe vendi i punës është kthyer në mjet, ku pushteti përgatit industri zgjedhore. Konkurset janë bërë qesharake. Nga ana tjetër, ekspertët evidentojnë me të drejtë se: Varfëria e vendit tonë nuk është thjesht pasojë se mungojnë të ardhurat, por i shumë faktorëve që gjithnjë e më tepër shqiptarët po i ndjejnë në kurriz të tyre.

“Në qendër të problemit qëndron tregu i punës i brishtë dhe informal, ku një pjesë e madhe e punësimit ofron paga të ulëta dhe mungesë të mbrojtjes sociale, duke e bërë punën të paqëndrueshme dhe të pasigurt për mijëra familje”, shkruhet në platformën ekonomike Altax.al. E njëjta rendit pastaj me radhë disa probleme syresh dhe përfundon në atë që shumë shqiptarë e ndjejnë në kurriz. Me statistikat edhe mund të manovrosh, por realiteti i përditshëm për shumë familje është realisht shqetësues. E mbi të gjitha, rritja ekonomike, nuk manifestohet tek të gjithë sepse politikat ekonomike dhe sociale të Ekzekutivit Rama nuk përkthehen në jetesë më të mirë reale, por thjesht në përfitime për një pakicë. Mos të përmendim skandalet, ku ai 5D ka qenë më shumë se cinik…dhe i tmerrshëm për shqiptarin e zakonshëm. Do duhej një artikull i dedikuar ekonomisë për të treguar anatominë e tregut të brishtë të punës dhe informalitetin, por edhe mungesën e mbrojtjes sociale. Më saktë përfytyrimin e jepte Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, të cilit i dedikohet platforma e konvergjencës të rajonit me BE-në, ku përshkruhet mundësia e 6 vendeve ballkanike të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40 nënfusha. Ajo që ekspertët e pohojnë me kujdes është se anëtarësimi në BE, por pa respektuar standardet, rrezikon të thellojë edhe më shumë plagën e emigracionit. Nga 40 tregues kryesorë socialë, ekonomikë, në 14 prej tyre, ose 35% të totalit, Shqipëria po bën hapa pas për të arritur standardet e Unionit. Vetëm në 4 tregues e kemi arritur standardin kurse në 22 të tjerë duhen dekada dhe madje më shumë se një shekull, përllogarit ky institucion.

Por kryeministri Rama është aty, i palëvizshëm dhe duket se mbas çdo problemi me drejtësinë të vartësve të tij (dhe janë aq shumë), ai bëhet më i fortë de facto, paçka se de jure ka kohë që po humbet në planin e brendshëm dhe po aq më atë të jashtëm. Veçse në këtë të fundit, mjafton të vijë një personazh si znj. Trump me interesat për investimet dhe gjërat e shkëpusin krejt vëmendjen. Por ekonomia është aty dhe plagët sociale, e megjithatë Rama mbetet. Një administratë e tërë dhe shumë mekanizma e mbajnë të lidhur fort me pushtetin. Ai, vetë, ka kohë që nuk pranon asgjë. Është i kulluar.

Aty është edhe mëtuesi i pushtetit të tij, Sali Berisha. Në orët e fundit mblodhi shumë protestues falë strukturave, të cilat gjithnjë e më shumë ndjejnë dualizmin dhe lodhjen prej qendrës. Të njëjtat referime për Ramën në protestë, e njëjta koreografi, e njëjta logjikë që tregon hapur se Berisha është i pasfidueshëm. Salianji me një grup mbështetësish e kundronin në një cep të hidhur dhe të pafuqi. Molotovi tregoi forcë dhe mosbindje por nuk mjaftoi. Edhe inati i njerëzve. Berisha vazhdon në udhën e tij dhe tashmë ka ofruar dhe një element të ri: Rama është në kilometrin e fundit. Por në relativitet ka perceptime të tjera për hapësirën dhe kohën. Kjo e bën Berishën të mbetet edhe me këtë komunikim patetik.

Të dy janë dhe mbeten aty dhe të patrandshëm në skakierën politike shqiptare. Rama, si kryeministri më jetëgjatë, post ’90. Berisha si politikani më jetëgjatë, post ’90. Të dy janë aty dhe të pasfidueshëm nga askush. Të dy janë aty dhe duken lehtësisht të parashikueshëm. Dhe, kjo e shton trishtimin, sepse nuk po gjenden alternativa. Për pushtetin dhe interesat e tyre mund të bëjnë gjithçka. Salianji dhe cilido është i mënjanuar, njësoj si mbrëmjen e të shtunës; ashtu si tek Rama nuk guxon askush të tregojë paradokset qeverisëse dhe korrupsionin e madh. Nga arratia ato deklarata anti-korrupsion megjithëse përpiqen të trajtojnë në mënyrë të strukturuar nga ishzëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk zënë peshë sepse shqiptarët e shikojnë vetë si qeveriset. Ashtu si dinë vetë edhe pjesën para metamorfozës së Ahmetajt dhe kinse zyrtarëve të ndryshuar, si puna e vetë atij.

Po atëherë pse duhet të protestojmë, kur gjërat nuk ndryshojnë?! Sepse duhet. Të paktën t’i falim pasigurinë shpirtrave tanë të trazuar, ndërsa ata që duan dhe nuk mund të protestojnë, u mbet një rrugë më e vështirë që të jenë vetja dhe të mos dorëzohen: Nëpunësit dhe administrata nga pushteti Rama dhe demokratët e politikës: Nga verbëria e ndjekjes ndaj liderit Berisha që me gjithë adhurimin e madh nuk mund t’i tregojë dot të ardhmen dhe t’i kthejë në pushtet. Këtë e thonë edhe vetë, kuptohet jo onair. Por, megjithatë edhe një i vetëm po të jetë i qartë proteston, aty ku ndodhet dhe përballë autoritetit jo demokratik. Kjo i kërkohet shqiptarit të sotëm, gjithnjë e më shumë menefregist, çdo kohë gati ta lerë Shqipërinë. Edhe një njeri i vetëm mund të ndryshojë botën, u tha njerëzve të mbledhur për ceremoninë e Nobelit të tij të Paqes në 1986, i mbijetuari i holokaustit dhe aktivisti Elie Wiesel: “Mund të ketë raste kur jemi të pafuqishëm për të parandaluar padrejtësinë, por nuk duhet të ketë kurrë kohë kur dështojmë të protestojmë”. Ky mbase mund të jetë një ilaç i vogël në shoqërinë tonë, por gjithsesi i nevojshëm. (Homo Albanicus)

8 Komente

  1. B
    Beni Saliut..

    Ben ..Te dija nje analist serioz dhe te dobishem por ti po ben hartime ne shkrimet e tua..Rama ka bere e ben ate qe se ka bere asnje kryeminister dhe ti kerkon gjilpera ne kashte..Fole mo fole per udheheqesin tent shpirteror Saliun Qe me flamurin shqiptar ne duar duke e tundue i ve flaken me molotov kryeministrise se po te ishte aty prape do te vinte mitroloza dhe do merte jete njerezish..

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dd

      Ky me duket qenka nje berishist i thekur. Si qenka gjendja shqetesuese kur ketu eshte rritur mireqenia, eshte rritur e ardhura ne buxhet. Po normal ore se nuk do gezojne te gjithe, gjysma e popullit gjithmone duhet te jete ne zgrip te mbijeteses se ndryshe kush do ti beje punet. Kete here radha u ra populli opozitar , cte besh keshtu eshte jeta dikush ne kale e dikush ne kembe. Por ama nuk mund te thuash se ketu jane te gjithe te varfer, ketu ka njerez qe jetojne si sheiket e naftes, ketu ka njerez qe kane mbi 300 apartamente, qe marrin 5o milion euro me nje te rene te lapsit, qe shetisin boten me avion ne dispozicion per qejfet e veta, ketu eshte parajse per disa shoke .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeri normal

        Shkrim 100% i sakte!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben, na jep ndonje mendje si tia bojm me Spakun

          Ben Andoni, a je mire me shndet? Si thua zrama aty e Berisha aty.... Ramen aty e do populli, nderkohe populli e do Saliun ne burg! A ke ndonje pendim se si tia bejme qe Saliu te shkoje ne burg, sepse Spak nuk ka bythe te akuzoje per vrasje Saliun. E paguajme Spakun sa qimet e kokes, por ata deshtake jane pjella te Saliut vete.

          Përgjigjjuni
          1. O
            O Ben

            Ky ka nje stil shkruan shkruan shkruan por nuk thote asgje, vetem fraza boshe. Çfare eshte kjo semundje qe ka kapluar shoqerine ........( Rama duhet te iki ...) pse duhet te iki , kur eshte votuar nga shumica . Populli po vuan.... me trego nje popull qe eshte i lumtur..... Pensionet qesharake , me trego nje shtete qe pensionisti nuk vuan....... Mesoje o Ben ne France nje secrétaire médical e ka pensionin 900 euro mbas 42 vite pune , mos harro ne France qe me 900 euro nuk mjaftone per te kaluar muajin ne ushqime kur ke dritat uji qerra telefone..........ka me keq nje agriculteur mer 300 euro pension...sikurse ka dhe qe marin 1.500 euro....... Jeni bere te gjithe gjitholloge por qe nuk dini asgje , dilni nga fshati shikoni si eshte bota .

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Pse jane ende aty Berisha dhe Rama?! E para sepse aty jane PD dhe PS, në krye te te cilave ata jane, dy formacione qe në 1991 dolen mbas 'dorezimit" të PPSH, qe duke perifrazuar D.Agollin (nëse) jane "dy gjysmat e bajges (PPSH), te ndara në mes nga rrota e qerres se historise!". Regjimi diktatorial komunist mendoi per trashegimine pas tij. U terhoq nomenklatura e larte e asaj kohe dhe vendin e tyre e zuri skalioni i dyte dhe në vijim, deri më sot, jane alternuar. E dyta, per kete alternim (rotacion) skalioni i dyte, mendoi diku nga shkurti, në prag te zgjedhjeve te para pluraliste 31 mars 1991, kur në Trieste, patrioti Mentor Çoku organizoi nje takim midis Berishes, Godos, Nanos dhe Meksit. Aty, në ate tryeze, Çoku u propozoi atyre, që tranzicioni i momentit dhe alternimi i pushtetit në vazhdimesi, te behej midis tyre, paqesisht (pa dhune etj), per të cilin ranë dakord. Dhe ky alternim keshtu ka vazhduar deri në ditet tona. Të dy keto parti, edhe kryetarët i kanë të njëjtit, me ndryshimin se PS pati dy (Nano u terhoq në 2005), ndersa PD ka te njëjtin Berishen (Basha ishte hija e tij), per ta mbajtur pushtetin brenda tyre, në pozitë apo opozite (ate e vendosin shqiptaret), në bashkepunim me njëra-tjetren kane bere Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor të tille qe asnje alternative, edhe pse gjate ketyre 30 vjeteve eshte tentuar, te mos kete sukses. Dhe rotacioni midis tyre vijon, 'diten' per pushtet lufte dhe 'naten' per pasurim, bashkepunim! Pra, qysh në zanafillen e 'demo(n)kratures' post komuniste, në aspektin politik kjo ka qenë loja. Gjithsesi, e pa precedente kjo, në të gjitha vendet e ish perandorise komuniste, e cila ra ne vitin 1990, me perjashtim të Rusise dhe Bjellorusise.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                Rama eshte aty o Beni se e do populli apo ju analist qener nuk pyesni per popullin , berisha eshte aty se e mbron aspaku qe nuk e denon se saliu i ka dosjet e prokuroreve qe caktoi vete me Ina Ramen dhe ata kane frike nga saliu .Ben e more rrogen per kete jave ?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  Po mire Rama dhe Berisha jane aty...... Po ju HALE - alistet ku jeni......... Po ju nuk duhet te qeroheni se cate bythen............. Ky shume gjate shkruan dhe asgje s'thote...... Eshte Kola ne pune

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje