Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

26 Janar 2026, 09:00Blog TEMA
Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

Nga Alban Daci

Në 2021 morën me forcë, demagogji, manipul dhe perbaltosje drejtimin e PD me motivimin kryesor se lidershipi ekzistues nuk e mundte dot Ramën dhe nuk e merrte dot pushtetin!

Tashmë jemi në 2026 dhe duhet të bëjmë një bilanc: e morën këta pushtetin? E mundën Ramën! A janë afër pushtetit?

Ndodhen disa zgjedhje pas 2021 duke përfshirë edhe ata të majit parlamentare dhe përsëri PD është pushtet! Nëse nuk quhet gënjeshtër, atëherë me siguri është premtim i pa mbajtur! Sa duhet të presin demokratët që të vijnë në pushtet?

Sa kohë duhet t’i japin e ta presin këtë lidership që të vijnë në pushtet? A duhet të presim pafundësisht derisa këta të marrin pushtetin? Nese këta nuk e marrin kurrë pushtetin dhe gjasat janë çfarë duhet të bëjnë demokratët me kohën e humbur?

Sa mund të rezistojë ekzistencën e saj një subjekt që ka në Opozitë që në 2013? Pse duhet të presin e të durojnë kaq shumë demokratët në Opozitë? Këta janë pyetje themelore që përgjigje nuk kanë, por demokratët duhet t’a gjejnë një përgjigje ose duhet t’a kërkojnë se s’bën përgjigjen?

Çfarë ndryshojë me PD pas 2021 a është më e fortë dhe më e bashkuar?

A është më e hapur dhe më përfaqësuese?

Pse duhet të qëndrojnë pafundësisht në pritje demokratët në një gjë që duket qartë se nuk ka ardhme?

A duhet të dalin me demokratët në një ritual monoton 35 me nisje nga selia dhe më grumbull para Kryeministrisë? A ka ndryshuar shoqëria dhe a duhet të ndryshojnë edhe partitë politike?

A kanë ndonjë datë këta të lidershipit aktual të PD së kur do të marr fund pritja dhe demokratët do të jenë në pushtet?

Apo duhet të presin deri atëherë sa të mos ketë më asnjë demokrat, sepse disa do të jenë larguar përfundimisht jashtë vendit e të tjerët do të jenë konvertuar në subjekte të tjera opozitare apo do të kenë shkuar tek Rama për një vend pune apo për ndonjë nevojë pragmatike?!

Dhe sa kohë duhet të vazhdojnë demokratët të mbushin komisarietet, sepse ata protestojnë e sakrifikojnë e ndërkohë lidershipi gëzon beneficet e pushtetit dhe të mandatit të deputetit?!

6 Komente

  1. M
    Mira

    Po mire more shoku Alban , pse nuk ben pyetjen se edhe per sa kohe PS do mbush burgjet me opozitar . Cfare duhet te beje populli opozitar sipas teje per tu cliruar nga thundra e PS, vecse ta shfaqe mospajtimin e zemerimin me proteste paqesore? Mos duhet lufte, mjos duhet njesite gurile? Populli opozitar nuk po i paguan taksat shtetit te tij por defakto po i paguan taksat Partise socialiste pasi ajo eshte e shkrire me shtetin dhe populli opozitar jo vetem nuk ka asnje akses ne administrate e vendimmarrje por te pakten nje transaparence se ku po shkojne taksat duhet.Por ne vend te transparences gazin lotsjelles, kerbacin dhe burgun.cfare bejne pushtuesit tjeter?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miraaaaaaa

      Mira moj Mira moj hape deren se jam une.... Populli opozitar ne burge ...fraza bajate... Duhet te thoshe opozite rrugaçe me élément terrorist qe kerkojne te djegin institutiocionin e kryeministris. Opozite me nje non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar. Opozite e drejtuar nga nje komunist. Opozite qe drejtohet nga nje i semure psiqik. Nuk jam socialist por votoje PS. Dhe demokracia eshte e tille rrespektohet vullneti shumices. Drejtesia duhet qe kete formacion politike ta nxjere jashte ligjit si grupacion rrugaçesh terroriste.... Ka shume per te thene....

      Përgjigjjuni
    2. m
      maci

      Ik mor idiot se pushteti merret me vote dhe jo me kriminel

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokracia nuk pranon shpellaret e Saliut

        I shikon cecener e Saliut o Daci, ata duan edhe 100 vite te behen qytetare, shih Saliun qe zbriti para 70 viteve ne Tirane dhe akoma ka mbetur shpellar!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare

          Ke folur pa perdorur emra . Analiza do emra konkrret. Nese nuk ke kurrajon te vendosesh doren mbi plage , hesht.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SOKRATI

            Çfarë shkruan Alban Daci, nuk e kupton demokrati, e kupton vetëm lugati! Nuk të fut kush në burg kot! Banda e vrasësve na qënka bërë e padurueshme, mbasi nuk po vjen më në pushtet dhe fakin na e paska Rama duró, na thonë tutkunët e bandës. Është një popull i tërë, që voton kundër bandës me në krye komunistin karikaturë! Të ishte në krye të opozitës një i persekutuar politik, do të ishte nder për gjithë shqiptarët, po ky karikatura, me notën 10 në Histori Partie, 10 në Njohuri Fillestare mbi Marksizëm-Leninizmin, 10 në Materializmin Dialektik dhe Historik, 10 në Postin e Sekretarit të Partisë në Rrjetin Spitalor të Tiranës dhe të Fakultetit të Mjekësisë (me servilizma dhe spiunllëqe) është një turp për të gjithë ata, që i bredhin prapa dhe i shërbejnë me "dashuri", sipas deklaratës më të fundit të një mitingashi, që e ndjek Saliun nga pas, mbasi e do më shumë se babain e tij! Saliu në këta momente shpërthen nga brenda dhe zemra i digjet për këta "fëmijë të mrekullueshëm" dhe mundet të thotë: - Rrofshi juuuuue! Vetëm kaq dhe kuptoni se çfarë materiali i kalbur vegjeton në atë kazan lëveresh, që duan pushtet me molotov, leva dhe vrasje me armë!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje