Nga Fatos Çoçoli
Duartrokitjet vlerësuese në Parlamentin e Izraelit, të quajtur Kneset, nuk janë të zakonshme, sidomos kur në foltore ngjitet një kryeministër i një vendi të vogël ballkanik. Ato nuk jepen për kortezi diplomatike dhe as për formalitete protokollare. Duartrokitjet për Edi Ramën sot ishin politike, morale dhe historike. Dhe pikërisht për këto arsye kishin peshë.
Kneseti ka dëgjuar me dhjetëra fjalime liderësh botërorë. Shumica e tyre janë të mbushura me formula standarde, fraza të sigurta dhe fjalë të zbrazëta. Rama zgjodhi të mos lexojë një tekst steril diplomatik, por të flasë me gjuhë njerëzore dhe politike njëkohësisht.
Ai nuk u përpoq të kënaqte sallën me fraza të gatshme. Ai i foli asaj me sinqeritet. Dhe Kneseti e dallon menjëherë sinqeritetin nga diplomacia mekanike.
Rama nuk foli nga pozita e fuqisë, por nga pozita e drejtësisë historike. Ai solli në Kneset një të vërtetë që Izraeli e njeh mirë: se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku hebrenjtë jo vetëm u mbrojtën, por u shtuan gjatë Holokaustit!
Kjo histori nuk u përdor për vetëlavdërim, por për të treguar se ekzistojnë kombe që, edhe në errësirën totale, zgjodhën anën e njeriut. Ky mesazh rezonoi fuqishëm në një parlament që e ka kujtesën historike si shtyllë identiteti.
Kur Rama foli për Besën shqiptare, ai nuk prezantoi një folklor ekzotik ballkanik. Ai shpjegoi një kod moral që i shpëtoi jetë hebrenjve. Për një shtet të ndërtuar mbi kujtesën e mbijetesës, ky koncept është thellësisht i kuptueshëm. Besa u kuptua jo si fjalë, por si veprim. Dhe kur morali shndërrohet në veprim historik, ai fiton respekt universal.
Kryeministri i Shqipërisë nuk relativizoi tragjedinë, nuk e instrumentalizoi dhimbjen dhe nuk foli me tone të ftohta. Ai e pranoi peshën e historisë hebraike me respekt dhe empati të sinqertë. Në Kneset, ku kujtesa e Holokaustit nuk është retorikë, por identitet, kjo qasje u vlerësua menjëherë. Respekti prodhon respekt. Në atë sallë Shqipëria u paraqit si aleate morale, jo si përfituese politike. Rama nuk kërkoi asgjë. Nuk kërkoi favore, nuk kërkoi mbështetje, nuk kërkoi kredi politike. Ai ofroi diçka shumë më të rrallë: një histori besnikërie njerëzore.
Për Izraelin, aleatët që flasin vetëm kur u leverdis janë të shumtë. Miqtë që flasin edhe kur nuk kanë detyrim politik janë të paktë. Shqipëria sot u pozicionua në kategorinë e dytë. Në një kohë polarizimi ekstrem ndërkombëtar, Rama nuk përdori gjuhë përçarëse. Ai ndërtoi një urë midis dy kombeve, përmes kujtesës, respektit dhe vlerave. Kjo gjuhë bashkuese është e rrallë në politikën globale dhe pikërisht për këtë u duartrokit. Sepse Kneseti pa autenticitet, jo teatër politik
Duartrokitjet erdhën sepse fjalimi ishte autentik. Nuk u perceptua si performancë për publikun e Izraelit dhe Shqipërisë, por si akt i ndershëm përballë një Parlamenti që nuk toleron teatralitetin bosh. Autenticiteti është valuta më e fortë në politikë dhe Rama e kishte atë sot.
Kneseti e duartrokiti Edi Ramën sepse ai nuk foli si politikan i zakonshëm, por si përfaqësues i një kombi që e ka provuar veten në momentet më të errëta të historisë.
Duartrokitjet nuk ishin për fjalët e bukura, por për peshën morale që ato mbartnin. Dhe në një sallë ku historia nuk harrohet kurrë, kjo peshë nuk kalon pa u njohur.
Në një kohë tensionesh të thella në Lindjen e Mesme, ku fjala peshon po aq sa arma, Rama zgjodhi të flasë jo si një lider i vogël që kërkon mbijetesë diplomatike, por si përfaqësues i një kombi që e ka shkruar historinë e vet me dinjitet njerëzor. Kneseti nuk dëgjoi thjesht kryeministrin e Shqipërisë.
Dëgjoi zërin e një vendi që, edhe kur ishte i varfër dhe i pushtuar, nuk negocioi kurrë me humanizmin. Dhe ia doli të ishte vendi i vetëm i pushtuar nga nazistët në botë, ku numri i hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore ishte më i madh se sa në fillim të saj. Kjo nuk është legjendë folklorike, por fakt historik i njohur ndërkombëtarisht.
Përtej simbolikës, fjalimi kishte edhe peshë strategjike. Ai forcoi marrëdhëniet shqiptaro-izraelite në një moment kyç, duke rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë, konsoliduar partneritetin politik dhe diplomatik me Izraelin, forcuar imazhin e Shqipërisë si vend i besueshëm në skenën globale dhe dhe pozicionuar Tiranën si zë racional në debate të ndjeshme ndërkombëtare.
Bravo F.Cocoli!
hahaahaaha
Ju kerkon bese izraeliteve per te mbrojtur te vjedhurat.
Ky sharlatan eshte aq i nderuar jashte sa ceshte i nderuar dhe brenda Shqiperise! As me shume, as me pak. Pyesni shqiptaret!!
Pse shqiptar është Sali Karaxhiç? Shqiptarët i dhanë 83 mandate. Për Ramën të rrojë Sali Karaxhiçi.
ju jeni zagare te Vampirit.
Te lumte mendja dhe dora Cocol! Te verteta te thjeshta qe nje njeriu i ndershem i medias si, mund t'i formuloje!
Idiot propagande. Shumica e deputeteve te Izraelit nuk ishin te pranishem. Krahasoje pak me rastet kur aty kane folur lidiere te tjere te huaj (psh Milei vjet). Ramen e respektuan vetem Netanjahu, lideri i opozites, kryetari i parlamentit dhe nje grusht i vogel deputetesh. Mosprezenca e shumices ishte ofendim per Ramen dhe Shqiperine.
Te fala Saliut!
Po a e di ti qe nje deputet izraelit vlen me shume se i gjithe grupi parlamentar i PD???
Aq e keni horizontin ju, mendja s'ju iken nga Saliu. Dil takoje, aty ke sheshi e ke.
Ti je qen i lidhur.
Shko e vizitoju shoku. Ke probleme. Sidomis me karikotracin.
Diplomat, I mençur, trim erudit, perzgjedhese si askush I fjales, zoterues , impressive- ky eshte Ed RAMA. Politikani me I mençur qe ka pase Shqiperia.
Ja se po ti pranoj te gjitha o Petro, por t'i thuash rames trim, eshte me shume se e dhjere
O qeros, harrove kur te hoqi breket e...!
Po mire ja i paskan mbrojtur shqiptaret,por per cfare i paskan mbrojtur?!Qe ne shekullin e 21 ata te kryenin kundra femijeve ate qe beri Hitleri ndaj tyre.A ja vlen kjo lepirje bythe ne kto kohe ndaj Izraelit?!(Kujdes ju tifoze nuk mbeshtes ne konflikt asnjeren pale,por te besh krime te tilla qe dikur i ke perjetuar vete,ka dicka qe nuk shkon me ate vend!)
Bythlepirsit Ata kan vrar femij ne gaza o.legena
Femijet i ka Vrare Hamasi me Shpresen se Nderkombetaret do Ndalonin Ofensiven Izraelite. Pikerishte per te Mbrojtur Jeten e Femijeve dhe te pa Fajshemeve, zgjati Lufta kaq Shume, se per Ndryshe per Nje Jave e kishte bere Superfuqia Izraelite Rrafsh Gazen, jo Njerez dhe Banesa mos te Mbeteshin por as Ferra dhe Gjallesa!
Aq shumë e vlerësuan sa që Kuvendi ishte bosh
Tu bo qefi o majmun i zgjebosur Shqiperia nuk eshte e Edit a Salihit eshte e Shqiptareve
Komentusit idhtar te kriminelit Sali hales sajojn dhjetra klecka per te bere pis fjalimin brilant te Edi Rames para Knesetit te Izraelit.Mjeranet e non-grates dhe gjirizet e bythes se tij e meritojn vendin qe kan zgjedhur.
Cakall apo kryecakall i qeverise ku analisti qe i fillon mbiemri me te njejten germe me ate te emrit te cakallit. Pra cakalli me numer dy
Po Fatos Cocolin lexoni o ju mbyllte? Po Cocoli te kish dy pare mend nuk dilte neper ekrane te fliste ku rafsha mos u vrafsha
O Mero ! Pse nuk u thua Shqiptareve se ai qe foli ne parlamentin Israelit eshte I biri i atij qe mbrojti hebrenjte dhe shfarosi Shqiptaret per rreth 50 vjet.
Shqiptaret ne 1944 ishin 900 mije banore. Ne 1990 ishin 4.2 milion banore. Kush i shfarosi, ke ...
EDI RAMA THOTE SE TE TRADHETOSH MIKUN ESHTE KRIM I PA FALSHEM. SHUME E SAKTE KEJO THENIE. POR A E DI EDI RAMA SE ASKUSH TJETER NE HISTORIN E BOTES NUK KA TRADHETUAR MIQ SA IZRAELITI? ASKUSH NUK SAKRIFIKOI SA RUSI PER TE MBROJTUR IZRAELTET NGA HITLERIANET NE LUFTEN E DYT BOTERORE DHE CIFUTET PAS LUFTE U FUQIZUAN DHE I KTHYEN PUSHKEN RUSIT DHE I KANE SHKAKTUAR DEME KATASTROFIKE SIDOMOS SOT IZRAELITI ZELENSKI. SOKRATI KESHILLONTE: PARA S TE BESH NJE MIK, VERIFIKO SI ESHTE SJELLE ME MIQT QE AI KA PASUR DHE MOS DYSHO SE EDHE ME TY TE NJEJTEN GJE DO BEJE. UNE PREFEROJ TE RRI PA SHOQERI SE TE BEJ SHOQERI ME CIFUTET IZRAELIT.
Islamiket si ty, veshtire se gjejne shoqeri pervecse kafsheve islamike!
Si skeni pak turp nga vetja familja juaj femijet cfar kini,apo ku dini cfar eshte njerzimi ashtu keni kr ministrin shkon kerkon strehim…!!
E vleresuan per aq sa u duk salla bosh,sepse nuk e njohin aq mire sa e njohin shqiptaret . Eshte hipokriti me i thekur i poltikes shqiptare, eshte kryeministri me hajdut qe ka drejtuar nje qeveri shqiptare. Sa per raportin e shqiptareve ne kombin cifut ne histori, ato dihen, nuk kane nevoje ta mesojne izrealitet nga nje hipokrit. Prandaj ishte salla plot ku nuk kishte ku te hidhej kokrra e molles, sic komentonte i ndjeri Ismet Bellova, ne komentet sportive.
Vendi nga drejtimi I Rames ,ka arritur ne nivelin kur e mbrojten popullin Izraelit,del aty sikur ky e organizoi ky ate mbrojtje.Po nuk e pyeten koqen ku I ke degdisur shqiptaret ,apo u hutuan nga roli qe po luante atje.?
Analize me te sakt dhe me te cmuar nuk kisha lexuar ndonje here …
Te vleresosh ate qe beri Shqiperia me hebrejte ne luften e dyte boterore ,eshte njerezore.Por,ne fjalimin e tij K/ministri yne a duhej te mbronte te drejtat e atyre mijra palestinezeve te vrare nga ushtria Izraelite?Fuqia e fashizmit i pergjigjej terorit me teror dhe kete duhet ta dije lideri yne por edhe njeriu,i shpallur si kriminel lufte nga gjykata nderkombetare.Do te bente mireqe K/ministri yne ta vleresonte kete fakt.Te jesh paqesor nuk do te thote te denosh krimin e njerit dhe te mbrosh krimin e tjetrit.Krimi ka nje emer ,KRIM,dhe s'ka rendesi kush e ben.Perkrahja te ben bashkepuntor.
Ky është një poshtërim ndaj popullit shqiptarë.Të mburresh se takon një njeri përgjegjës për gjenocid shtetëror (të shpallur nga gjykata ndërkomb…)ndaj një populli është të vrasish dhe një herë ata viktima.Turpi nuk ka fundë…
Bravo Edi ! U bere zeri i ndergjegjes sone kombetare !
Meqe sipas teje o gazetar,Rama paska folur per njeriun,po syerminio qe ben cdo dite israeli karshi palestinezeve,ndaj kujt e ben,ndaj kafsheve? .. Ju nuk dini se cfare flisni!
Ky cuculi analist i financave eshte kthyer e lepin me gjuhe jashteqitjet e Palloshit