Nga Dritan Hila
Pavarësisht se ashtu si në 8 janarin e katër viteve më parë, edhe këtë 24, Berisha qëndroi dhe udhëhoqi protestuesit, madje këtë radhë edhe duke tundur flamurin, protesta u flashk dhe mbaroi si gjithë të tjerat.
As bijëzat që kanë dalë së fundmi si Mundësia apo Shqipëria Bëhet, nuk ngjallin entuziazëm. E sigurtë është që edhe sipërmarrja e sapodalë që do të bashkojë në emër të shoqërisë civilë opozitën dhe ku janë të gjithë ish filiza të PD që nuk u bënë dot lisa, nuk ka për të qullosur gjë.
Problemi i opozitës është shumëdimensional sesa një sëmundje e vetme. Ajo fillon që nga lidershipi. Ai është i vjetër në moshë dhe mosha në politikë është aset por edhe pengesë kur është shumë e madhe. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për liderin por edhe emra që zënë fill këtu e 35 vite më parë.
Idetë janë po aq të vjetra sa mbartësi i tyre. Sharjet për korrupsion, narkotrafik, dhe klishe të ngjashme, nuk zënë vend, jo vetëm se janë të stërpërdorura por edhe se nga një opozitë priten ide. Kuptohet jo të fandaksura si ato me bonuse 1-2-3 mijë euroshe për kalama. Ndaj nuk nxjerr dot askënd në valle duke i rënë fyellit në një vrimë. Strategjia e korrupsionit është përdorur në 1992, 1997, 2005, 2013, pa harruar vitet kur nuk pati ndryshim. E megjithatë ndryshimi nuk ka ardhur për shkak të parrullave të korrupsionit por të degradimit të shtetit dhe pasjes përballë tij të një opozite të profilizuar si shpresë për ndryshim dhe përmirësim.
Dhe në këtë hulli të daulles së çarë, janë edhe nënfishat e rinj të opozitës. Dëgjoni çfarë thonë dhe nuk ndryshojnë aspak nga partia nënë, PD. Madje nuk janë kreativ as në neologjizma.
Shpesh thuhet që opozitës i mungon fryma. Në fakt me frymë bëhen revolucionet por në këtë vend askush nuk do të bëjë revolucion. Sa herë që shqiptarët i kanë bërë këto, kanë rënë nga shiu në breshër. Opozita ende mendon se fryma janë britmat, fishekzjarrët, përplasjet me policinë! Po kush dreqin voton një parti që i sulet dhe gjuan me molotov policinë?! Në ditën kur shqiptarët duan një shtet funksional dhe të pakorruptuar, kush ka dy pare mend në kokë t’i shkojë mbrapa njërit që premton zhbërjen e shtetit?!
Një gropë e madhe në kampin opozitar është mungesa e kontakteve me të huajt. Askush nuk i qaset partisë kryesore të opozitës. Aq e dëshpëruar është edhe ajo vetë saqë nuk lë pa marrë çdo deklaratë të lëshuar në efir nga perëndimorët, për një cep tjetër të globit, që të deklarojë se është për Shqipërinë. Dhe në këtë rast edhe Pilinçi duket më serioz.
Mungesa e ideologjisë është një tjetër shkak që opozita jonë nuk i mbush mendjen askujt. Një udhëheqës që një herë është komunist, pastaj antikomunist; fanolist pastaj zogist, konservator pastaj pro LGBTQ; i djathtë pastaj revolucionar; një që premton luftë korrupsionit por nuk paguan sigurimet e punonjësve; një tjetër që do të luftojë hajdutët por nuk dihet se ku i gjen lekët që rri dy muaj pa dalë në punë, të gjithë këta nuk ngjallin shpresë.
Opozita shqiptare nuk ka individualitete. Hiq 5-6 kokrra, askush prej tyre nuk të thotë gjë në fusha profesionale apo politike. Zero. Individë që duan të marrin por jo të japin. Dhe që këtu duhet të fillonte ristrukturimi i opozitës. Mirëpo të gjithë këta që mbajnë flamurin e saj, mendojnë se qenia në pushtet është çështje radhe, ndaj edhe njëri ka ngulur plasmaset tek dera e kryeministrisë me shpresë që kush hyn i pari aty, bëhet i parë. Do u duhet të presin gjatë.
Bravo shoku Hile, edhe per sot e sigurove kulacin, Tani pervishju per neser se koha nuk pret.
Mos u Metr ne zotin Hila, por me ato që thotë.
Zoti hila eshte shume realist. Eshte i saket ne ato qe thot.
Shqiptaret jane te lodhur nga klasa politike edhe per kete gje nuk ngrihen pasi nuk te bind me asnjeri
Urime zoti Hila, konciz dhe i qarte. Rama jo vetem e ka mbushur, por dhe e ka derdhur kupen. Veçse keto mostra, vrases dhe karagjoze, pa turp se per etike nuk behet fjale, nuk bindin kerkend, veç vetes se tyre.
Ne nje vende te zhvilluar opozita e ka te veshtire te gjeje (sujet ) i duhet shume pune , ne vende si Shqiperia opozita e ka te lehte , nuk ke nevoje te shkoshe te Sorosi ( me kulturen qe kane shqiptaret Sorosi vetem emrin i kane degjuar , nuk e dine se Sorosi eshte 50% e Amerikes ) . Protesta nga nje parti politike eshte démodé nuk bene asnje parti politike ne Europe eshte e harruar...vetem sindikatat dhe shoqeria civile ehhhh ndonjehere. Pamjet e shemtuara te dhunes sidomos hedhja molotov drejte prônes publike jo vetem e denueshme por super kunder produktive. Si ka mundesi te valvitesh flamurin dhe njekohesisht te djegesh institutionin shteteror qe perfaqesone ate flamur , ky njeri eshte ne fazen e fundit , perdorimi i médicaments psikotrop qe ky i semure psiqik i konsumon ne doza te larta e ka bere qesharak..... Me qesharak kryetar grupit parlamentar Bardha ka denancuar ne SPAK nen kryetarin e te njejtit grupe parlamentar , nuk ke çfare thua.... Del Bufi kenetes dhe perdoré ato 10 fjale te super perseritua si narkoshteti narkorregjimi...... Shqiptaret nuk llogariten fare ne tregun né droges po fareeeeeee . Ne nje emision te Arte France u dha nje emision 3 ore per cocaïne e ardhur ne Europe dhe ishte Hollanda 1 , historikisht ishte po Holldanda me nje laborant Gjerman e kishte transformuar ne poudre , nga gjethe . Kjo bime ishte mare ne Peru dhe e kultivuar ne Indonésie asakohe koloni Hollandaise . Te njejten si Bufi kenetes po kopje tejet e shemtuar eshte Tikuuuuuuuu Tokut ku perdoré kater fjale ( hajdut korrupsion burge largohu) dhe me keto kater fjale formone kater fjali dhe i ripersetit gjithe diten.... Se kuptoje çfare behet . Média eshte super nulle jep vetem kronike te zézé a thua sikur aty vetem vriten , kur indexi krimit ne Albanie eshte ne mesatare europiéen dhe me mire se Franca e notuar. Nuk ka média qe ti shpjegoje kafshesh , kush eshte shteti , roli shtetit, funksionimi shtetit. Sistemi kapitalist , ekonomia , borxhi public ( PIB product intérieur brut ). Jam shokuar kur degjoje, mbjelle tjetri domate nuk i shet dot , dhe thote : shtete i korruptuar , faji eshte i shtetit. Opozite aty bene me sy mbyllur. Rruget trotuaret cope cope. Perroin Lanes te qelbe era mute vetem 'e Kabul edhe Tirane ka kanal qe pershkone qytetin . S' ka tren , tramway, métro. S'ka autobus as abri de bus . Qent endacak , rruges dyqanet si vrrima miu , police me uniforme te shemtuar. Nuk e shesh vec shesh Skenderbej. Katundar qe shesin rrugeve. Kabllet elektrike telefonike varrur mureve. Mos te kalosh te mos dhenja e factures. Korrupsion hapur si ka mundesi qe ngjitur me sahatin e qytetit dhe xhamin jane ndertuar dy pallatet ngjitur. Keto dy objekte duhet te jene visible. Sheshi Skenderbej i masakruar .kur vjen nga rruga Kavajes ne hyrje te sheshit nuk shikone dot shkallet e pallatit te kultures pasi lartesi e dommit , gjysem sfere e sheshit eshte dy métro nje vjedhje nga ndertuesi . Aty eshte nje hap nje sujet per opoziten
Edhe sot u ne këtë media u fol per opozitën, të shpresojmë nesër te flitet për popullin.
Se jeni ju burre e gru, dy parazite, me iu hap syte njerezve. Ka dhe ca arsye te tjera.
Hu hu hu servil i peshtire
Shume bukur e the. U mendove gjate per gjithe kete shkrim o injorant?
Do eci , do eci edhe CA Berisha ( Jo opozita , se opozite nuk ka , kjo qe thua zotrote eshte krijese e tyteti dhe sojit tend ...) dhe kur t'i soset karburanti ketij shtrigani , valoma do t'u marre te gjitheve . Ia keni bere gati dekoratat komunistit Berisha qe Po u garanton pushtet e pasuri ?!
Çdo gjë ishte "trasparente", me përjashtim të sponsurit. Kush ishte? Berisha "tundi " flamurin, për të kuptuar se nuk është amerikan ! Nuk më besohet mua dhe të tjerëve që ai nuk e di burimin e milionave që u "paguan" trimat. Normale që dhe SPAKU e di por nuk e thotë. Të presim.
Po ajo dihet, sa te jete Saliu ne krye te PD keshtu do te jete.
Eshte vertete situate karastrofike per cdo njeri qe arrin te kuptojne teatrin e aktoreve te politikes, nga i cili rrjedh gjithe ngerçi qe ka kapluar shoqerine tone Z. Hila! Pushteti qe ben sikur qeveris bazuar ne kushtetutshmeri dhe ligj (vetem per keto parime nuk mund te flitet), opozita e cila eshte pjese e teatrit te “demokracise funksionale” dhe qe ushqen me oksigjen spitalor qeverisjen, me rezultat katastrofik te ardhmen e femijeve tane (te shqiptareve qe kane vendosur te rrisin femijet ne kete vend). Dhe te gjitha keto, me nje kosto te frikshme per vendin dhe ne qe jetojme ne kete vend dhe qe vijojme te besojme qe nje dite do te behet! Respekt per penen!
Sikur artikullin e njeanshem ta alternoje me zhvilliemt ne drejtesi apo pritshmerite do ishe me bindes.
SHkrim shume i goditur i zotit Hila te gjithe keta qe nga plaku por dhe te rinjte Qorri e LLapa jo vetem qe nuk te japin shprese por keta qasjen e tyre e kane njesoj me mentalitetin e bolshevikut Sali,skane as idera,as alternativa,por vetem sharje dhe mburrje do ti bejme ate apo kete Rames.Nje Salian qe doli u fik si gjithe armiqt e tjere,prandaj perspektiva e tyre per te ardhur ne pushtet sic thot dhe Hila do te jete shume e larget. Po si mondet populli te votoje nje plak kerme qe pevec te shkuares sterre te zeze,i rrjedhur nga trute dhe per shkak te moshes se madhe,shkon ne bote e shane shtepine e tij e njerezit,me akuzat me te renda. Ky moster i denuar me vule ne balle familiarisht nga Amerika dhe Britania e madhe, blen me leket e popullit disa njerez ne Amerik per tia hequr kete njolle,dhe kerkon ti talle e ti ofendoje njerezit pse se votojne.Perdor drejtesine me shoqet e shoket e argides duke goditur gjith qeverrine dhe vete me bemat qe ka bere del i pa lagur nga kjo drejtesi duke e ledhatuar,per te treguar se ja dhe kete po e hetojme.Saliu qe i ka provat sheshit livadhis,ndersa te tjeret pa prova rrine ne burg.Por per keto pa drejtesi populli e vendos vete drejtesine duke e lenur per jete bashke me shpuren e tij ne opozite.
Protestat nuk do ecin se ashtu pastaj i prishet gjumi me enderra me Rame ketij Hile gjumashit.
RA FA SA IL ED Fiksojini mire keto rrokje! E grupuar si fjale Rafasailed eshte porosia e Partise se Punes per shkaterrimin e Shqiperise me moton e njohur “pas meje.....te behet qameti” Me konkretisht: RA =RamizAlia FA= Fatos Nano SA= Sali Berisa IL= Ilir Meta Dhe ne fund qershia mbi torte ED= Edvin Rama Keta sipas meje jane “pjella” me e neveriteshme e kombit Shqiptar
Hila ke të drejt Berisha është kartë e djegur e provuar që di vetëm të vjedhë me fsmiljen dhe të djegë Shqipërinë Shprehja popullore thotë -ujku qimen e ndronë po zakonin se haron Shqipëtarët e dinë këtë gjë Por partit e reja janë të vogla PD se lë Berisha përfiton Rama(Veliaj u njollos për pak lecka)
Shqiperi bahce me lule, Rrit dhe eisporton fasulle Ministrja Diella e holle Me fasule prodhon pordhe