Nga Blendi Kajsiu
Përplasja e fundit në parlament ka shkaktuar një reagim të gjerë, sidomos nga mediat qeveritare, që dënojnë dhunën e ushtruar nga ana e deputetëve të opozitës. Është mëse i arësyeshëm dhe i domosdoshëm dënimi i dhunës fizike në parlament. Ama dhuna fizike e ushtruar nga opozita zbehet përballë dhunës politike që po ushtron shumica socialiste.
Është dhuna politike e shumicës socialiste që po i jep një grusht të fortë demokracisë shqiptare. Rrëzimi i kërkesave të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore është atentati më i rëndë që po i bëhet demokracisë tonë sot. Reduktimi i parlamentit në një zgjatim të ekzekutivit, që në vetvete është një shtojcë e humorit të kryeministrit Rama, konsolidon një nga precedentët më problematikë të demokracisë shqiptare.
Socialistët e Ramës në mënyrë sa flagrante edhe të përsëritur kanë rrëzuar një listë të gjatë komisionesh hetimore të kërkuara nga opozita. Është rrëzuar kërkesa për hetimin e projektit të portit të Durrësit, edhe pse prek një nga pasuritë më strategjike të shoqërisë shqiptare. Është rrëzuar kërkesa për investimet strategjike ku në mënyre të dyshimtë ishte përfshirë bashkëshorti i një deputeteje dhe ministreje. Pa përmendur rrëzimin e komisionit hetmor për çështjen McGonigal.
Shumnica socialiste, që kontrollohet direkt nga kryeministri Rama, tashmë i ka dhënë vetes të drejtën të përcaktojë se çfare, si, ku dhe kur opozita duhet të hetojë. Argumentat që jepen janë nga më allogjikët dhe flagrantët. Herë justifikohen se po ndryshojnë rregulloren dhe herë se çështja që kërkohet të hetohet nuk është specifike.
Janë justifikime që fshehin absurditetin dhe anti-kushtetueshmërinë e qëndrimit socialist. Neni 77 i Kushtetutës e thotë qartë se nëse 25% e deputetëve të Kuvendit kërkojnë ngritjen e një komisioni, votimi i tij nga shumica është një formalitet, pasi ngritja e komisionit është automatike dhe e detyrueshme.
I vetmi kufizim që përcakton neni 77 është që komisioni të ketë një objekt specifik, pra të shqyrtojë “një çështje të veçantë”. Ama ky është një kufizim formal që në realitet pothuajse nuk mund të aplikohet pasi çdo çështje mund të paraqitet si “e vecantë” apo “specifike”. Në rastin konkret, të gjitha kërkesat për hetim të rrërzuara nga shumica socialiste kishin si objekt cështje specifike, si porti i Durrësit, zbatimi i ligjit mbi investitorët strategjik apo rasti McGonigal, që ishte aq specifik saqë u reduktua tek një emër i përveçëm.
Propaganda qeveritare sipas të cilës zhurma e opozitës është thjesht pasojë e halleve të Berishës është tymnaja që mbulon grushtin vrastar që kryeministri Rama nëpërmjet shumicës së rreshtuar socialiste po i jep demokracisë shqiptare. Është përdorimi tipik i disa të vërtetave të pjesëshme për të krijuar një gënjeshtër të madhe.
Natyrisht mund të jetë shumë e vërtetë që Berisha çirret në parlament për hallin e tij. Mund të jetë shumë e vërtetë gjithashtu që opozita synon ti përdorë komisionet hetimore për të fshehur hallin familjar të Berishës. Ama asnjë nga këto arësyetime nuk justifikon shkatërrimin që shumica po i bën instrumentit kryesor opozitar, komisionit hetimor.
Mënyra se si opozita i përdor apo i keqpërdor komisionet hetimore është kosto politike e saj dhe jo tagër i mazhorancës. Në momentin që agjenda e opozitës përcaktohet apo miratohet nga shumica parlamentare demokracia është në rrezik. Aq më tepër kur opozita është e përçarë dhe kur shumica parlamentare është reduktuar tek humori i kryeministrit.
Opozita do komisione parlamentare për teatër se nuk ka më çfarë të afrojë ne non-grarën. Pse nuk ka komision hetimor për Babalet...? Ik ore blend pi çaj mali.
Haaa qenke lodhur B.Pjeshka eshte thjeshte vetem nje i indoktrunuar politikisht nuk e kuptone , syzet e erta te partise te bejne te mos shohesh realitetin. Te gjitha ato qe shoqja Bardha ngre jane per perfitime politike si mund te fitoshe politikisht kur je super minorance sidomos nje non grata minues i demokracise. Nese ke fakte shko ne prokurori nuk ke nevoje per show parlamentar ndaj Rama veprone top
Po u lejuan komisione parlamentare per të hetuar PPP koncesionet korruptive investitorët strategjikë iku kupola kryesore në burg e kanë vjedhur dhe po e vjedhin atë vend perdit
DMK idiot i lindur po nuk e kuptove.qe eshte nje show i Bardhes dhe i foltore nevojtores shko rruaj lopet delet te katundi . E supozojme PS eshte dakorde cfare do ndodhi asgje ke fakte me vrap te prokurori te spaku nuk te denenone burgos parlamenti o klluf nje perdorimsh
Gati patrullat e sufllaqeve duke sharë autorin e shkrimit
Lali curri ky Pjeshka cfare kerkone te kthehet ne Kajsi eshte mire Pjeshk si Bardha
Eshte interesant qe Sali istet mundohen te mbrojne nje opozite kriminale.Ata qe heqin veten opozìt jane kontigjente ktiminale.Keta analist duke u perpjekur te mbrojne nje opozite normale,ne realitet mbrojne keta kontigjent te krimit qe udheheq Saliu.Si duhet te jete opozit apo mazhoranca eshte tjeter gje fge si eshte ne fakt eshte tjeter.Populli thot ja ujku. Jo thot thetri gjurma gjurma.
Ky emri yt o blend kajsiu me kujton griresen e frutave
O Blendi, dukesh që nuk je pjekur akoma për të dhënë mendime politike. Shko merru me ndonjë aktivitet tjetër ku nuk ke nevojë të tregosh budallëkun tënd.
ik o KAJSI se nuk evrruan njeri per ty....