
Ditën e shtunë, libohovitët brenda e jashtë Shqipërisë, festuan 80 vjetorin e Clirimit nga pushtuesit nazifashistë dhe shërbëtorët e tyre sahanlëpirës. As që u shkoi mendja te protesta-miting e Doktorit në metropol. Rrapi 5 shekullor në zemër të qytetit, që fal hije dhe freski me bollëk në mbi 1000 metra katrorë, ashtu krenar e dinjitoz priti e përcolli ish partizanë e pasardhës të tyre, mërmëriti e mbajti iso burrërisht përmes këngëve popullore kushtuar Clirimtarëve të gjallë e të vdekur, mbi 100 Dëshmorëve të Lirisë e Demokracisë së vërtetë, djemve dhe vajzave të nënave që falën jetën në lule të jetës për të mos patur kurrë pushtues, shtypës e të shtypur !
Si yll i pashuar karvani është e do të mbetet intelektuali, patrioti i madh e udhëheqës i djalërisë shqiptare, Mësuesi i Popullit, jataku i ngrohtë i bujkut dhe i vegjëlisë e sic shkroi Luigj Gurakuqi mbi kurorën e tij në Vlorë: “Më të madhit idealist shqiptar, Avni Rustemi !”. Historia mban shënim të mirin e të ligun ! Peshorja e saj nuk gabon kurrë. Nuk besoj të ketë shembull të dytë në botë : Zemra e djaloshti hero libohovit, u ruajt mbi 40 vite pranë zemrave vlonjate ! Se vërtet e balsamosi me lotë e psherëtima mjeku i shquar , Sezai Como (libohovit 24 karat), por ishte populli që e mbajti gjallë në këngë e ligjërime, në buste e emërtime atë “shtyllë Demokracie”, atdhetarie, trimërie e mencurie. Sic pohonte gazeta “Politika” në 24 prill 1924, “plumbi feudal ka goditur idealin shqiptar” apo “Avniu thërret për bashkim e për betim”.
…Libohovitët e vërtetë e duan shumë Libohovën dhe figurat e ndritura të saj. P.sh. një Degë e Shoqatës Atdhetare “Avni Rustemi” ka vite që gjallon edhe në Boston, në SHBA. Gazeta me emrin e qytetit të lindjes rrëzë malit Bureto, ka mbi 2 dekada që shkon dorë më dorë te mërgimtarët e kësaj krahine emërmadhe. E dini kush është në krye të saj ? Është Vasil Malita, 102 vjec ! Tjetër. Bija e kësaj treve, Nexhmie Zaimi, ishte gazetarja e parë shqiptare te “Neë York Time” dhe te “Zëri i Amerikës”. Deri në vitin 1913, mbi 20 djem nga ky qytet kishin mbaruar studimet e larta për Mjekësi në Universitetin e Stambollit etj.
Kur u mblodh tani së fundi Shoqata Atdhetare-Kulturore “Avni Rustemi” në Tiranë, në mbyllje të atij takimi të bukur e vëllazëror, Bexhet Cobani i papërtuar i dhuroi secilit pjesmarrës një libër të ri voluminoz me të dhëna historiko-gjeografike dhe klimatike të krahinës së Libohovës (në vështrimin e parë, e qeshura dhe sytë e Bexhetit më shembëllyen me ish kolegun tim të Radiotelevizionit, të paharruarin Agron Cobani !). Vecse ai libër serioz ishte vërtet “si qershia mbi tortë”. Dhuruesi qe bashkëautor me Besnik Ismailatin dhe Emin Beqarin. Pasuri e vecantë për krahinën, brezin e ri, studiuesit, administratën e lexuesit që do mësojnë jo vetëm guidën turistike, por edhe kujtimet e Celebiut, Bajronit etj. Ose legjendën e Rrapit shumë të mocëm që nuk u tha e nuk i shteroi uji kurrë. Por mua, si ish korrespondent i Jugut, më ndezën meditimin natyrshëm disa kujtime të cmuara për udhën 115 vjecare të Arsimit Shqip në Libohovë (1908), e sidomos për një emblemë mësuesie që vendalinjtë e respektuan shumë, intelektualin e Dritës së Diturisë, Hasan Spahiun e rrallë. Ish nxënës ekselent në Shkollën Teknike “Harri Fulc” në Kavajë. Me disa gjuhë të huaja, zotëruar mjeshtërisht e pa kurrfarë fodullëku. Vonë mësova se paska qenë edhe një nga poetët lirikë të viteve ’30 të shekullit që iku, por edhe përkthyes skrupuloz i 8 librave artistikë e teknikë. Paska lënë me dorën e vet edhe rrëfimet personale të titulluara thjesht “Kujtimet e një mësuesi”. Bukurshkrimi i tij i vecantë të befason. Disa fletë origjinale i ruan me dashuri edhe miku im Agim Demi, nipi i Shazies (bashkëshortes), mësueses dhe gruas fisnike që e respektuan edhe gurët e drurët, tërë njerëzia. Një cift i ndritshëm që rrezatoi vetëm dituri, mirësi, përkushtim dinjitoz në breza, model i papërsëritshëm qytetarie e profesionalizmi. Fjala vjen, Shazia antifashiste e orëve të para, sa qe mësuese, gjysmën e rrogës ia jepte motrës (nëna e Agimit) që burri i iku në atë botë dhe e la me 3 fëmijë të vegjël ! I ndrittë shpirti atje në Bolëngë të Përmetit, ku prehet krah për krah me Hasanin…
Kujtoj vitin 2008, kur Agimi arkivist i vjetër botoi një përmbledhje interesante për 100 vjetorin e Shkollës Shqipe në Libohovë. Një tjetër pasuri e pacmuar. Mirëpo,pasuri mbi cdo pasuri materiale e monetare do të mbeten emrat dhe kontributet dritëshumta të libohovitëve Urti Osmani(Cano), Mësuese e Popullit; Abedin Cici (shkencëtari i famshëm i Frutikulturës, ish partizani që provoi edhe qelitë e burgut, djalë Dëshmori i Atdheut, që u ringrit e shkëlqeu si agronom në ngritjen e Kurorës së gjelbër të Tiranës); Haki Bejleri violinist i talentuar dhe folës i mrekullueshëm për 30 vite në Radio-Tirana, përkthyes i veprave letrare e filozofike por edhe i kryeveprave botërore operistike të Verdit, Pucinit, Bizesë, Rosinit etj dhe që emri i tij cuditërisht nuk përmendej gjëkundi (?!); Servet Pasho pedagog i mencur në Gjeologji; Bajram Avdiu, Mësues i Merituar; Jorgo Malita, matematikani e Profesori i rritur jetim, se babai i dha shpirt në kampet shfarosëse të Fashizmit në Itali; Fotaq Diamanti gjeolog e pedagog i nivelit europian; Abedin Nepravishta ish anëtar i Komisionit Nismëtar të Kongresit të Lushnjës; Nizamudin Bejleri; Eqrem Gjata; Halil Zhuzhuni; Hiqmet Roshi, Kadri Gjata (Kumbaro), Sherif Ruli etj. Një armatë e tërë mëncurie e atdhetarie ! Shkolla ku drejtonte Hasan Spahiu (I cili erdhi pasi punoi 12 vjet në Dibër, Kolonjë, Kavajë e Konispol), konkuronte në shkallë republike. Po kështu shkolla e mesme “11 Shkurti”, ku erdhën edhe 300 konviktorë nga Gjirokastra, Përmeti, Skrapari, Tepelena, Erseka, Vlora e Saranda. Mjaft nxënës arritën të bëhen pedagogë në Universitete e nëpër institute shkencore. Vjershat dhe fabulat e para të shkrimtarit të dashur për fëmijë, Tasim Gjokutaj, u ngjizën e hodhën shtat në këtë qytet tepër arsimdashës. “Se dritë e Diturisë, përpara do na shpjerë…”. Amanetin e Naimit të pavdekshëm, libohovitët prushpashuar nuk e hodhën kurrë pas shpine ! Por nuk mund të harrohen as Hysen Cobani, Mynyr Como; Uran Asllani e Moikom Zeqo. Dhe as profesori i Gjeologjisë, Sul Jusufati, që drejtoi gazetën e Shoqatës “Avni Rustemi” 17 vite me radhë. Emrat e 8 mjekëve libohovitë u gdhendën edhe në Spitalet e Shkodrës, Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit, Peqinit e Vlorës, si themelues të tyre ! Ndërsa Hasan Spahiu guxonte e hapte debate kulturore nga provinca në Kryeqytet, sidomos për Fjalorët disa gjuhësh. Pa tangërllëk,, thjesht me argumente shkencore të patundshme. Modest si ai. Pa fluturuar e deliruar në këmbët e malit Bureto… Se edhe shqiponja fluturon në qiell, por folenë e bën në tokë !
Kristo je i mallkuar nga koha. Te thuash të vertetën, të moralshmen në këtë kohë qenësh dhe bushtrash ështe çmënduri e njerëzve të arsyeshëm, është akt vetmohimi në këtë kohë horash e xhepaxhinjësh me pushtet apo më së shumti gazetar e reporterë kumarxhinj e shitblerësh femrash apo meshkujsh, njësoj.... Unë personalisht të përshëndes e inkurajoj për këtë akt, por dije që qentë' do të lehin, bushtrat do të kuisin dhe dinjiteti yt do nëpëkëmbet nga personeli i bordellos Shqipêri me ne krye guvernacën amerikane..... Të tjerat nuk mund ti them se vihem në rreth si Emiliano Zapata. Heronjtë nuk kanë vetëm pushkë e gjuak por edhe penë e bojë njeriu.
Kristo! Meqë shkrimin e ke nisur me datën 11 shkurt si ditën e "çlirimit" të Libohovës nga pushtimi nazi-fashist, për ta potencuar se në atë luftë heroike, citon ti, se derdhën gjakun dhe 100 dëshmorë!!! Me siguri e ke ngatërruar shifrën me 100 (ekzakt 104) ballistë të vrarë, ku udhëheqës i tyre ishte Qazim Rustemi, xhaxhai i Avniut, që e keni (jo ti) mitizuar. Si nuk ta kanë mësuar o Kristo se në historinë e Luftës Civile (tetor1943, nëntor 1944), Libohova njihet si bastion i ballistëve. Se në Libohovë ballistët dhe guerilistët (ashtu e quanin veten "njësiti gueril"), vranë e dogjën shtëpitë e njëri-tjetrit, por ama këmbë gjermani a italiani nuk shkeli, përveç se italianët kishin aty një zyrë të policisë financiare (karabinierë), kundër të cilës u bë në 11 Shkurt 'sulmi' i guerilistëve, që përkoi me ikjen e saj dhe kështu 'historianët' fitimtarë e quajtën, në mënyrë të sforcuar, atë datë 'çlirim' të Libohovës nga pushtuesit nazi-fashistë (!). Si, të mos e kishte dhe Libohova një ditë çlirimi?!?! Sa për dijeni, ballistët libohovitë të vrarë nuk kanë as varre, kur kundërshtarët kanë varrezat e tyre të dëshmorëve me një obelisk dhe ku prehen jo 100, por 24 dëshmorë, prej të cilëve 6 të "panjohur"(?!). Ka aty dhe ndonjë të vdekur aksidentalisht në aksionet e ndërtimit të hekurudhës, pas lufte, të shpallur më vonë dëshmor. T'i vura në dukje këto, si realitet historik, sepse për të tjerat, edhe pse me shumë panegjerikë brenda shkrimit, i afrohen disi realiteteve. Në fund i nderuar, miqësisht do të të sugjeroja, leja historinë e Libohovës, libohovitëve, jo për gjë, por se është ca më ndryshe nga sa ta kanë treguar.
Libohovit, 105 ballistet e Libohoves qe u bashkuan me pushtuesit naziste gjermane gjate Luftes se DSyte Boterore ne Shqiperi jane njelloj me si haxhiqamilistet e Lufte se Pare Boterore, qe donin te kthenin Sulltanin e Perandorise Osmen ne Shqiperi. Atyre u ngjajne saliberishistet e sotem qe mblidhen cdo te shtune ne Tirane per te kthyer ne pushtet ish-komunistin e flakte, kreun e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Berishen.
@Buda, nga kushedikushi je, se libohovit jo dhe jo! Nuk dua, as ta kam ngenë të replikoj me ti për tema të historisë dhe më gjerë, jo vetëm të Libohovës. Nuk di ç'moshë dhe arsimim ke, por gjithsesi miqësisht, një këshillë të vogël po ta jap. Bëj një sforco dhe lexo ndonjë libër! Besomë, është mik i mirë ai, më i miri nga të gjithë ata që të rrethojnë. Tung!
Paske rrjedhur o shoku Kristo Mertiri dhe duket se fjalet i lëshon si lopa bajgat o lumë madh? Do te gjej ndonje dite aty te lidhur te rrapi e do thote mileti vote dhe Kristua
O Baxhul more Baxhul Here ta fus e here ta ngul Ti do thuash eshte njesoj S'eshte njesoj ne bythe e goje
faleminderit Kristo! Libohova flamur i Kombit, bastion i shqiptarizmës, shkëmb i fortë themeli në historinë e Shqipërisë! të përjetshëm qofshin ata burra të rëndë që ju ke shkruar emrin!
Bravo o Kiço. Te lumte pena. Je gjithmone ja ashtu i vertete, sic te kam njohur ne rini. Sukese
Te lumte Kristo e ke qare si shkrim. Gazetar i mrekullueshem
Po ku je o Kristo Mërtiri. Me kenaqe me kete shkrim. Te lumte dora dhe mendja.
Kristo Mertiri, nje vlere e shtuar e gazetrise Shqiptare. Ta ka ënda te lexosh te tille gazetar. Je i madh Kristo
Shkrim brilant. Shkruar me shpirt qe te krijon emocione e te ben ti kthehesh rileximit te tij. Te lumte. Respekte
Shkrim i bukur dhe me vlere, kemi nevoje per me shume shkrime te tilla.
Me pelqejne gjithmone shkrimet e tua, Kristo. I shkruan aq bukur dhe te veretet. Sa kenaqesh duke i lexuar.
Pershendetje i nderuar zoti Kristo Mertiri ! Me lejo te falenderoj per kete shkrime te pasterte e te vertete qe ke botuar . Nuk ta theme per mburje , por ju me kete shkrime, edhe libohovit te ishit nuk munde ti rendisnit kaqe bukur historikun e Libohoves , e te njerezve te saj te mire . Je i kompletuar si gazetar , je profesioniste qe vlerat e tua i ke te shpalosura ne vitet e shumta qe punon ne gazetarin , ku shkrimet e tua kane lene mbresa e vazhdojne te terheqin njerzit e shumte qe te duan per kurajon e inteligjencen e larte, e mbi te gjitha je nje gazetar me ndjenja atdhetare ku i pasqyron bukur ne shkrimet qe boton ,siç ke bere dhe per kete shkime te fundit qe botove , me emrin e dashur per çdo Libohovit te Hasan Spahiut njeriut te nderuar qe se bashku me gruan e tij, ja kushtuan jeten e tyre arsimimit te bijve e bijave te Libohoves Po ashtu eshte ndere per ne Libohovitet kur na shkruajne per djalin e Libohoves Heroin e Popullit Avni Rustemi. Shume bukur ke permendur me rradhe sa te kame zili mbi pasqyrimin historik qe i ke bere ne shkrime bijve te Libohoves duke i permendur per kontributin e madhe qe ata kane dhene ku ne krenohemi me ta . Te lumte zoti Kristo per kete shkrime , ku mendoj se Libohovitet do te jene mirenjohes . Te uroj suksese ne rrugen e bukur te gazetaris qe ke nje jete te tere qe e bene . Respekte !