
Nga Denis Dyrnjaja
Ngjarjet e fundit politike, sidomos protesta e së shtunës e thirrur para selisë së qeverisë, po na shfaqin rrëpirën degraduese në të cilën po shkon me koshiencë opozita në Shqipëri prej një dekade. Pjesëmarrja e pakët në këtë protestë tregon se besueshmëria te alternativa e opozitës po tkurret në vijimësi. Shkaqet janë të shumta, por më kryesoret janë mungesa e një fryme, e cila duhet të ketë në brendësi të saj ndryshimin e pritshëm nga qeverisja aktuale e përfshirë në shumë skandale dhe për më tepër besueshmërinë e njerëzve që pretendojnë të përfaqësojnë këtë ndryshim.
Tanimë gjithnjë e më shumë zhvillimet po provojnë se njerëzit e konsumuar të opozitës, nuk prodhojnë dot asgjë më shumë se ripërsëritjen e vetes. Të njëjtat fytyra, sjellje e fjalime. Edhe ata protagonistë të rinj të angazhuar dhe dalë në skenë imitojnë të modelin e vjetër dhe kryesisht janë kopje të dështuara të këtij modeli. Asgjë e re për veshët dhe sytë e shqiptarëve. Të njëjtat akuza e premtime.
Denoncime dhe fakte reale por nga njerëz të pabesueshëm dhe shpesh të dyshuar si të implikuar vetë në të shkuarën në skandale. Retorikë që mbështetet në kërcënime të dëgjuara edhe më parë dhe që janë në disproporcion me rolin që politika ka në shoqëri. Pretencat publike për ndëshkimin e Edi Ramës përveç se të pabesueshme, po krijojnë efektin e kundërt në publik. Njerëzit duan të dëgjojnë alternativa për një qeverisje ndryshe, për një pushtet të përulur, dhe jo hipokrit dhe jo pretenca që i takojnë drejtësisë.
Njerëzit kanë nevojë për një qeverisje pa propagandën e gënjeshtërt dhe pa prepotencën e paaftësisë dhe nepotizmit. Pikërisht këto teza aq shumë të dëshiruara e të pritshme nga shqiptarët, opozita si ofron dot, sepse i ka djegur në vazhdimësi mundësitë e saj, me shterpësinë e shfaqur. Kjo opozitë e sotme është larguar nga pushteti me 1 milion vota 10 vite më parë dhe nuk mund të rikthehet në pushtet vetëm me retorikën se shqiptarët mund të jenë mërzitur me një qeveri që i vjedh dhe po ndryshojnë votë, se ndoshta ata që i vidhnin dje s’do t’i vjedhin nesër.
Të mendosh se njerëzit janë budallenj është një miopi e thellë politike. Varfëria mund t’i manipulojë mendjet e hallexhinjve, por nuk i bën dot për budallenj ata. Ndaj opozita duhet të ndryshojë regjistër dhe kurs, pasi nuk po gënjen njerëzit që i duhen përtej militantëve, por po gënjen veten dhe mbështetësit e saj. Thënë ndryshe opozita duhet të përfshihet vetë në një revolucion të fortë e të thellë brenda vetes, për t’u bërë realisht një alternativë për shqiptarët. Për këtë ka shumë pak kohë dhe pak mundësi. Kjo për shkak se besueshmëria e opozitës dhe veçanërisht e PD, është dëmtuar thellë kryesisht nga axhenda e ndjekur prej Sali Berishës, njeriu që e tjetërsoi dhe formësoi sipas interesave të tij misionin politik të saj.
Nëse demokratët nuk kuptojnë këtë moment tejet delikat, ata po shkojnë në vetasgjesim dhe po dëmtojnë rëndë misionin e opozitës si institucion funksional dhe jetik për demokracinë. Legjenda se pa Berishën nuk mund të ketë opozitë duhet të bjerë. Mirë do të ishte që i pari ta pranojë këtë realitet dhe nevojë gjithashtu vetë Berisha. Sa më parë ai të vendosë të mbyllë aventurën e vet politike, aq më shumë rriten shanset e mbijetesës e një ripërtëritjeje të PD. Sa më shumë ai e zgjat këtë proces, aq më shumë rriten shanset e shpërbërjes përfundimtare të saj dhe për rrjedhojë edhe të opozitës aktuale në Shqipëri.
Largimi i Berishës do të duhej dhe duhet të shoqërohet me një rifreskim total të PD. Së pari duke u hapur si parti dhe së dyti për rikthimin e një gare të pandikuar e të paminipuluar si ato që ndodhin e pranohen si normalitet tanimë në PD. Në atë parti ka më shumë njerëz që vegjetojnë sesa kontribuojnë. Përballë një organizmi thuajse absolut të PS në mënyrë kapilare, PD shfaqet e përçarë dhe struktura të hallakatura. Në këtë situatë që është opozita, Edi Ramën nuk e rrëzon dot, as mot, pra as në këto zgjedhje lokale dhe as në ato politike të 2025-ës.
Ndaj e vetmja mundësi dhe veprim i zgjuar, do të ishte fillimi i një procesi për ta çliruar këtë forcë politike nga “pengmarrja” për interesa shumë më të vogla se interesat madhore të vendit, që do një opozitë të fortë e dinjitoze, sikurse do ajo pjesë e shqiptarëve, që nuk duan qeverisjen dhe të qeverisen nga Edi Rama. Po ka nevojë për një revolucion dhe ai duhet të nisë fillimisht nga opozita. Një opozitë e re dhe e vërtetë është përgjigjja e nevojshme për realitetin social e politik në Shqipëri, pas 33 vjetësh dështim për të ndërtuar realisht atë që quhet demokraci!
Shumë i saktë. Këtë artikull duhet ta studiojë mirë PD-ja dhe ata që i shkojnë pas.
Bravo
E vetmja mundësi që të shpëtojë PD është që e gjithë struktura e tashme partiake që nga degët e deri te Sali tradhëtari të shkojnë në rrotë të së ëmës.Në vend të tyre të vijnë njerëz krejtësisht të rinjë,virgo in tacta,se ndryshe nuk u besojnë më!
Njerezit duan te zhduken krejt nga ky vend. Nuk mund t'i genjesh te gjithe njerezit pas kaq shume kohesh!!!!!
Ik mor lepurush kur do te shkruash dhe ti
Me vjen keq Z. Dyrnjaja. Kjo klase politike nuk mund t'i genjeje te gjithe shqiptaret kaq gjate. Edhe Enveri kaq gjate na genjeu....
Per te ardhur keq si perfundoj PD
Berrisha i perket te kaluares uuuuuu large shume . Ky i semure ne mengjez gdhihet konservaror ne mbremje revolucionar Te nesermen ne mengjez demokrat ne mbremje proletare pa folur per gjendjen psiqike qe eshte shume i renduar hallucinant mithomane perverse nuk di cfare flet. Nese ky mjeran do kishte familje nuk do ta lejonin qe te talleshin kazanet tv per te ngritur shikueshmerin ndersa Rama i perket se tashmes eshte kultura qytetrimi dikush mund te thoje ka probleme korrupsion eshte normale ndryshe nuk do kishte zgjedhje . Proteste ne vitin 2023 haaa njerez qesharak demode ,rrethojne kryeministrin institucion shteteror pa asnje arsye me keto veprime krijojne urrejtje te pjesa gri . Une dhe familja ime jemi rreth 11 votues nuk i perkasim asnje force politike , l'impensable per ne te votojme PD dhe Berrishen te 11 ne votojme Ramen pa qene socialiste une nuk di nje vende europen ku nje parti politike bene proteste apo c'kane nje deshire per te pasur sa me shume protestues dhe sa me shume zhurme tipik sindikate sindikata e familjes kriminale Berrisha pa folur cfare fjalime te rendomta nga njerez te rendomte nga goje te rendomta recitojne te njejtat vjersha . Ndesa katundaret e ardhur protestues pleq po pleq nga ata qe humbin rruges bertasin akoma Nano ik nuk e dine qe sot eshte nje tjeter kjo eshte protesta e non grates. Non grata jo vetem qe duhet te largohet me suiten e tije tribale por duhet te dali para drejtesise per 2 Prillin,Nafta Milloshit ,Vjedhje ,Firma piramidale , 1997, Grusht shteti ,Çez ,Kompleksi Partizani ,Kater te vrare para kryeministrise ,Gerdeci ,Shitje detin Greqise aktakuza e ketij krimineli eshte e mbushur sa duhen vite vite ta gjykoshe . Edhe ne vendin me te humbur te Afrikes se zeze nje kriminel i tille nuk do ishte i lire kjo eshte drejtesia Shqiptare kjo eshte e thene media kazan Shqiptare keta jane Shqiptaret
Ky ka frike te thote qe duhet hequr Berisha me force nga PD, por e le ne vullnetin e tij…,,ik or frikacak, e gazetar gjysmak.
A mund te vije ne pushtet nje opozite qe ka monstra ne radhet e saj qe ngjajne si antare te partise nacional_ socialiste te Fyrherit dhe jo si antare te nje partie demokratike. A keni pare cfare deklaratash ben neonazisti Aleksander Biberaj per dhune dhe marrje pushteti me dhune prej 3 muajsh , thirrjet e tij do ti kishte zili dhe dr. Gebelsi i Rajhut te Trete kur dha porosi per sulmin mbi Rajshtag ne 1933 qe si pasoje solli ne pushtet Fyrherin e Rajhut te Trete .Dhe ky eshte pikerisht nipi i ish shefit ushtarak te pds Gjeneral brigade Shabon Tapia qe brenda nates ne 97en rrezoi shtabin e ushtrise duke nxjerre me shqelma nga zyra shefin e shtabit te ushtrise dhe bashke me spiunin Gazidede moren komanden e shtabit dhe urdheruan oficeret te braktisnin repartet ushtarake qe horrat dhe militantet shpellare te sulmonin depot e armeve e pastaj te behej tragjedia e 97es qe shkaktoi rreth 3000 viktima. Dhe imagjinojeni te vije ne pushtet perseri kjo monster se cfare mund tu ndodhe shqiptareve te lodhur ne ndertimin e te ardhmes se tyre me mijra probleme.
Ore mire e ke qeruar kete pune,po Grida more, te top stori,a eshte dakort,