Garancia e pushtetit të Edi Ramës!

10 Shkurt 2023, 19:00Blog TEMA

Garancia e pushtetit të Edi Ramës!

Nga Dritan Hila

Qenef-Rama, hale, pervers, monstër, pleh, idiot, mashtrues, kafshë, bastard, na çave trapin, ambasadorë që shkojnë me anëtarë të qeverisë….

Këto janë vetëm disa fjalë të përdorura nga deputetët e PD pa dallim rreshtimi ndaj Edi Ramës. Të krahëve që pavarësisht ndryshimeve kozmetike, të përbashkët kanë shkollën e Sali Berishës që mban etalonin për gjuhën e pistë që ka ndaj kundërshtarëve. Nuk ka rëndësi nëse je femër apo mashkull në atë rreshtim. Ti duhet të kapësh fundin në degradimin njerëzor të përdorimit të fjalorit të pistë, të shpifjes, të makinacionit. Përndryshe kot që rri në atë formacion pasi karrierë nuk bën dot.

Një personazh publik ruan normën e civilizimit edhe përpara një vrasësi serial. Por në shkollën e PD testi i ecjes përpara është qenia vulgar.

Njerëz të veshur me mandat politik, që mendohet të kenë edhe një minimum edukate qytetare, në fakt kur i dëgjon, të duket sikur hap ndonjë pusetë të ujërave të zeza të bllokuar; me fjalor që ngjan me murin e një nevojtoreje publike; me gjuhë trollësi të rrjeteve sociale, që e bën edhe një burgaxhi të duket si murgeshë.

Komunikim skandaloz, aq më tepër kur mendon që këta pretendojnë të jenë ekipi drejtues nëse fiton opozita, nuk jep asnjë shpresë për ndryshim. Shqiptarët janë të lodhur nga Edi Rama që gjithfarë ronxhobonxho gjysmanalfabet që ka bërë para në këto tridhjetë vite, i mban në sqetullën e tij si model të kapitalizmit shqiptar por që vetëm mjelin vendin me pozicione monopol dhe trafiqe influence.

Janë të rrëgjuar duke parë gjithfarë pyke të administratës me tabela policore në kroskot që kanë një agresivitet prej kuçke si në timon, ashtu edhe kur të presin në zyrë. Janë shpresëhumbur kur shikojnë modele Alqi Bllako. Janë të fryrë nga fufat kur shikojnë zara të Samove e Çetëve që bëhen ministra e zëvendësministra dhe modeli i karrierës është pehlivanllëku dhe jo aftësia.

U lodhën duke pritur drejtësinë. Janë të penduar që nuk u morën me trafiqe dhe pisllëqe pasi ky është modeli që respektohet nga shteti dhe modeli që i frikësohet shteti. Por nuk harrojnë që modeli përballë është edhe më i zi. Sepse janë të njëjtët njerëz, gjobaxhinj, kusarë, që krijoi Berisha.

Nuk ka shqiptarë me mend në kokë që mund të votojë këta të çakërdisur që sheh çdo të hënë e të enjte. E nëse mendojnë që mund të përsëritet historia e 2005-ës; se me sharje dhe britma po frikësojnë shqiptarët duke i ngatërruar me Fatos Nanon, i bie që kanë fantazi të shfrenuar. 

Shqiptarët nuk kanë ndërmend të provojnë edhe njëherë llumin që vërshoi dikur rrugëve të qyteteve në ‘91-in, kur vrasës, hajdutë kooperativash që ëndërronin të bëheshin policë, pastruese spitalesh të etura për karrierë, të frustruar, përdhunues, plehra dhe llumi i shoqërisë që përdornin pikërisht këtë gjuhë që Berisha e ka bërë shkollë, të vijnë edhe një herë në drejtimin e vendit.

Njerëzit duan një qeveri më të ndjeshme ndaj halleve njerëzore dhe të ardhmes së vendit. Ndaj ca ikin e ca të tjerë janë indiferentë, pasi pikërisht nuk i gënjen mendja që PD e një personazhi që Evropa nuk e do as të kalojë kufirin se i ndot ambientin, është ndryshimi. Ndaj edhe ca që kanë dy pare mend në kokë e dinë që kjo është rruga e greminës dhe me këtë model nuk vijnë dot në pushtet. Ndaj Edi Rama kënaqet kur e shajnë. Kjo është garancia më e mirë e mbretërimit të tij./dritare.net

11 Komente

  1. O
    On

    E pra si I behet ? Se dhe ti qe fiton nga pushteti nuk je I kenaqur perkundrazi...per te ikur ti nuk iken se sdi te besh gje....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askushi

      Megjithese nuk e duam kjo eshte teper e vertete! Me mire Edi edhe 10 vjet se sa Sala e Meta qe ta neverisin kur i degjon, shikon

      Përgjigjjuni
      1. M
        Miku

        Me se e sakte,analiza,fatmirësisht shumica e shqiptarve e kane vendosur se me ke,dhe perse,argumente të tjera jane te teperta

        Përgjigjjuni
        1. Çshkrim !!!! "Ç'gazetar "

          Përgjigjjuni
          1. E
            Engjell

            Ik o debil! Ty ste flet as gruaja jote. Jo po do durojme te na vjedhe edhe shpirtin rama me ballukun. Se cdo gje na e moren por shpirtin nuk ja u japim. Ky eshte shtet bandit!

            Përgjigjjuni
            1. I
              I parezistueshmi

              I shkelqyer!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fraksioni /1

                Me lejen e pa marrë nga Askushi,do sugjeroja një ndryshim të vogël në komentin e tij ; Megjithese nuk e duam( përjashto përgjithësimin ,sondazhet nuk e vërtetojnë shprehjen) kjo eshte teper e vertete! Me mire Edi edhe 10 vjet se sa Sala e Meta qe të neverisin kur i degjon, shikon, "pa le më të na qeverisin dy hajdutë njëri prej të cilëve edhe vrasës"

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lina

                  Do hani M.......e Edi Rames pas ca vitesh do ti bini kokes me grushta kur Shqiperia te jete bosh nga shqipetaret dhe plot me Afgane,Indiane dhe bangladeshas.Dhe shqipetaret 80 vjeç e siper pa perkrahje

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Diell_i

                  Një i vëmendshëm , i prapë , e mëndtë , vënçe , por dhe i shpërkufizuar nga një vizmë terrori - botëror - nëse s'kontrollon dot panikun , shket pa ikur e do thoshte që nëse tëndja është n'emision , imja eshtë në mision siç kur ka le , por , pa ditur , nëse të jesh me mision , me vënmëndjen si të pagueshe ti vetë për një emision , pse jo edhe në tjetrën hemisferë , prapë mëndja e përprapët do thellohështe , a s'është misioni juaj n'emisione një mision shoqëror - në konceptin etik ?! Si t'shomë lepuj ferrash ashtu dhe vëmëndja strumbullaret . Tërkuzë etnike e folklor parakalor . Pa dashur , veç për qetësinë , jemi të gjithë në mision të përjetshëm , por , për ca , pagesë , e për ca si ti me tënden , po me , zanat . Liria s'është detyrim , as zanatet , por , të dimë disa nga mjeshtëritë , zxana8 , jemi më të dlirët se liria me kufi , a s'ka ajo një cak ?! Biles shitet e gjejmë të lirë fare , aq sa një kuçkë në trotuar , pa zanat ose dhe me . Në kët'orë , në këtë tonën hemisferë - edhe tënden - hëna , është gjysmëtake , si në mision e dielli q'emeton , sa do meitonen gjysmake e gjysmakë t'i shomë sonte ditës ç'do llangosin . Verdhonën në kët'orë , e shoh pa naze e pa teka , por , po , jetëepërtë e kuçk'të sertë tallazesh mbi këtë sterë . Kjo'shtë ajo , Hëna . T'shomë kuçkat e hienat e lepujt e ferave në misione e n'emisione , në 12 - të t'sahatit , n'a do rin'gjatë si shushkat sheshit të shushatura , a n'a do njollen n'do ca . Qui nenni .

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    raul

                    Artikull ekselent. Imagjinojeni o njerez te behet minister hunderri Tedi bibiloshi hundpalloshi, kodoshi, kokboshi gjelkokoshi qe ne delir te plote , ne qiellin e shtate sheh endrra se do behet revolucion dhe ne pushtet do kthehet njeriu me i urryer i planetit spiuni Agush askush kokeducja me cfurk ne dore dhe hanxharin ne doren tjeter. Atehere i ka ardhur vertet fundi i botes dhe le te shembet.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tinto Brass

                      Kam par ckam pare po me bythqir burre se ky Hila sme kan zen syt. Me moterqir e me fisqir se ky ska. Lepires kurv

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje