Hijet e errëta të një sondazhi

8 Shkurt 2023, 18:09Blog TEMA

Hijet e errëta të një sondazhi

Nga Skënder Minxhozi

Kolegu i vjetër Eduard Zaloshnja e ka shumë për zemër artin e sondazheve. Është ndër të paktët që sondon opinionin publik edhe kur s’ka gara elektorale. Në analizën më të fundit të votave ai ka paraqitur preferencat e shqiptarëve për kryeministrin e ardhshëm. Një përballje intriguese në distancë mes Ramës dhe Berishës, duke parë ashpërsinë që ka marrë jeta politike e vendit gjatë vitit të fundit.

Sipas Zaloshnjës sot ka rreth 8 përqind më shumë votues që preferojnë një mandat të katërt të Edi Ramës, sesa ata që preferojnë rikthimin e tretë të Sali Berishës në vitrinën e skenës politike shqiptare. E përkthyer në shifër absolute votash, mes të dyve egziston aktualisht një diferencë jo e vogël, rreth 130 mijë vota.

Sondazhi i mësipërm nuk ngjan një rrufe në qiell të hapur për opozitën. Përkundrazi. Të gjitha leximet e opinionit publik pas shpërthimit të krizës Basha-Berisha në PD, pasuar me konsolidimin e pushtetit të Doktorit mbi partinë e vet, kanë prodhuar një situatë depresive mbi votuesin e mesëm shqiptar. Euronews analizonte në një tjetër sondazh në 27 janar të vitit 2022 pëlqyeshmërinë e Ramës dhe Berishës, duke i nxjerrë përkatësisht në shifrat 50.1% dhe 21 % preferencë. Pra 30 pikë përqindje diferencë.

E njëjta media në tetor, pra dy muaj më parë e ngushtonte disi këtë diferencë, teksa e jepte Ramën në 40% pëlqyeshmëri, kurse Berishën në 26% të preferencës së 1000 të anketuarve në gjithë vendin. Sërish humnera shifrore mes të dyve duket se jep shumë pak shpresë për një rikthim të Berishës.

Sondazhi i Zaloshnjës dhe testimi i Euronews janë zhvilluar në një klimë aspak të thjeshtë për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Lufta e Ukrainës në sfond me rritjen galopante të çmimeve, stina e dimrit me frikën e një krize energjitike, skandalet dhe akuzat e përsëritura që kanë goditur e vijojnë të godasin eksponentë qëndrorë të maxhorancës, pa harruar çeshtjen McGonigal – të gjitha këto e bëjnë të komplikuar mandatin e tretë të Edi Ramës.

E megjithatë Berisha, e bashkë me të edhe Meta, nuk po munden të arrijnë rezultatin e “dyshes rezervë” Basha-Kryemadhi. Të dy këta në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 thuajse e barazuan në shifra votash proporcionale Partinë Socialiste, duke e tkurrur diferencën mes tre partive PS-PD plus LSI në rreth 30 mijë vota.

Tani që në fushë kanë zbritur “senatorët” Berisha e Meta punët për opozitën po shkojnë më keq sesa kur timonin e kishin në dorë shqytarët. Një paradoks i cili e ka megjithatë një shpjegim racional. Berisha u thirr në krye të partisë së tij me tam-tame të mëdha nga militantët e besnikët. E ka një njollë nga Amerika por të paktën është i vetmi që na kthen në pushtet, thuhej në PD para një viti teksa hiqeshin xhamat e dyert e blinduara të Lulit. Entusiazmi televiziv i Foltores me salla të vogla të mbushura me fanatikë që bërtisnin duket se i gënjeu ata që besonin në një mrekulli të tretë të Sali Berishës.

Asgjë e tillë s’po ndodh, edhe kur në krah të Doktorit është ulur ish-presidenti, i cili dihet se ka namin e luftëtarit të votave të minutës së fundit. Berisha dhe Meta janë një çift që sot vlejnë tetë përqind më pak se një kryeministër i një qeverisjeje të mbytur nga pesha e pushtetit të vet, mërzia e të qënit në majë dhe skandalet e akumuluara. Hijet e errëta të sondazhit të Zaloshnjës vetëm sa rikonfirmojnë një frikë të vjetër të opozitës shqiptare: që Berisha e gjen veten sot, dy vjet pas zgjedhjeve, duke ndjekur shifrat elektorale të Lulzim Bashës, në vend që të sfidojë pushtetin e Edi Ramës. Një sherr selie, jo një garë për pushtetin e vendit.

13 Komente

  1. A
    Aktivisti socialist

    Sa here hapin gojen idiotet e PDs rritet votat e Rames.. Partia socialiste do arrije 900 mij vota pak a shume. Rritja me e madhe e votes eshte tek te rinjte. PD e Saliut eshte partia e pleqve qe ende bejne lufte ne koken e tyre me komunizmin ose thjesht kane inate te vjetra. Te rinjte e sotem nuk jane si baballaret e tyre ti marre Saliu prej hunde. Ne gjitha bastione te Saliut qe i perdorte mish per top partia socialiste po thyhen rekorde. Te fala nga Aktivisiti

    1. k
      k

      Kushdo të fitojë,shqipëria është shtet i vdekur nën goditjen e korrupsionit dhe mafjes.

    2. D
      Demo Leshi

      Berisha bashkë me spiunin e leshit dhisë kurrë nuk do të arrijnë rezultatin e Lulit. PD kurrë nuk vjen në pushtet po nuk flaku Sali kërmën dhe Ilir MUTIN. Gëzuar Ramazanin!!!!!

      1. P
        Popull

        Ne fakt prandaj po e mban vulen peng gjykata. Prandaj po kercenohet administrata. Prandaj hoqi koalicionet me ligj Rama. Ngaqe Ps eshte aq mire me sondazhe sa po kalohet ne masa ekstreme qe ti jepet cdo lloj mundesie PS te mbaje pushtetin me zor. Po ik o minxhoz se je bere karagjoz komplet. Vertete mendon qe me cfare ka bere rama do marre 800 mije vota! Nje keshille per ty dhe zaloshnjen: shkarkoni aplikacionin aktivisti ps, dhe futjuni punes. Se do perfundoni si si Kac Islami qe i hoqi te drejten e kafshates se pushtetit Rama

        1. D
          Dakord

          O popull po pse je kaq i paditur more?? Nuk jane hequr koalicionet o i paditur, jane hequr pazaret pas zgjedhore. Futuni ne koalicion parazgjedhor ju fronti i haleve.

        2. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          Ish Shqiperia 30 vjet pa shtet shqiptaret ne ARRATI Keta FEV ZINJ-Zagare propogandojne Neronin SALI! Keta mender sondazhiste 30 vjet ne sherbim te KRIMIT Nje pjese byth-lepires te Sales nje pjese e Like EDVINIT! Ne kete vend 30 vjet pa shtet ku sundon vetem Vdekja-pa LINDJE Shqiptaret 30 vjet nuk votojne keta krriminele flasin me PER QI NDJE!

          1. C
            Cubi

            Po dihet ajo pun. Sa do qe Rames i kan dal skadale te ndryshme qe ne fakt po i zbulon vet PS ja prap se prap ka difference mjaft te madhe me qeverisjen e qenerve te shqupit bashk me leshin e ijes. Nuk e harron populli kollaj se ckan ber dyshja kriminale nga 30 e ca vjet. Te pakten sali ziu sbesoj te vij ne pushtet,me shkurt do ta ket te mar rrugen per ne tufin.

            1. O
              Olleshi

              Mbasi ikem te gjith i fundit te mbyll porten

              1. T
                Tirona

                Akoma mereni me sondazhet se sa perqind ka Krimineli Berisha dhe akoma mereni me te , se shpejti si ky ashtu dhe Meta do perfundojne ne burg, prandaj eshte Mos e kaloni kohen duke folur per to

                1. L
                  Lini

                  Min hozi kone e oborrit te Rames.

                  1. N
                    Nick

                    Per Berishen sa te jete jeta nuk votoj! Ne zgjedhjet e ardhshme do shkoj vetem per ta bere votën te pavlefshme!

                    1. V
                      Vezhguesi

                      O zoti gazetar skandal duhet konsideruar qe akoma disa shqiptare enderrojne te sjellin ne pushtet Saliun and Ilirin. Kjo eshte skandaloze. Shifrat e sondazheve nuk kane fare rendesi. Keta te dy duhet te ishin me kohe prapa hekurave....Sa per Ramen ai dhe klika rilindjoshese eshte thjesht me fat qe nuk ka tjeter opozite te besueshme ne vend. Ndryshe Rama me zor e kapte 10%...Uroj te dale nje force e pergjeshme politike sa me shpejt te jete e mundur. Ndryshe Shqiperia keshtu do zvarritet edhe per shume kohe.

                      1. D
                        Dhimbia e madhe Popull !

                        Leriani te drejten VOTUESVE ne doni atdheun tuaj -Shqiperi-ne MBRODHESI. Po u siguruar drejtesia e fshehtesise votes, sigurohet kjo-mbrodhesia. Dhimbia e madhe Popull!

                        Lini një Përgjigje