Kontradiktat e kapjes së Lulzim Bashës!

7 Shkurt 2023, 12:21Blog TEMA

Kontradiktat e kapjes së Lulzim Bashës!

Nga Altin Ketro

Lideri i Foltores, Sali Berisha, nuk lë rast në deklarata për shtyp apo kur poston statuse në rrjetet sociale, për të akuzuar ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se ka qenë i kapur nga kryeministri Rama dhe për këtë arsye nuk arrinte dot të fitonte zgjedhjet. E ka përsëritur kaq shpesh këtë gjë, saqë edhe sikur ta kenë nisur si një trill për të ulur figurën e Bashës përballë demokratëve, tashmë, pas kaq kohësh, duhet thënë që ata e besojë vërtetë këtë që thonë.

Nuk kemi asnjë të drejtë që t’i paragjykojmë në fiksimin e tyre, sepse bindja u është rrënjosur kaq thellë saqë është kohë e humbur që të këmbëngulësh për të kundërtën.

Ndonëse dihet si ka shkuar karriera politike e Lulzim Bashës, le t’i përsërisim për një çast përballjet e tij elektorale.

Në vitin 2015, në rolin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha pati betejën e parë elektorale, atë për zgjedhjet vendore, të cilat i humbi.

Në vitin 2017, pati betejën e dytë elektorale, por të parën për zgjedhjet parlamentare ku ishte në rolin e sfiduesit për postin e kryeministrit, të cilën e humbi.

Në vitin 2019, pati betejën e tretë elektorale, atë për zgjedhjet vendore, të cilën e humbi pa u paraqitur në zgjedhje.

Në vitin 2021, pati betejën e katërt elektorale, atë për zgjedhjet e dyta parlamentare, të cilat sërish i humbi, ndonëse kishte të gjithë opozitën të bashkuar.

Me një bilanc të tillë negativ, dy plus dy humbje, në total katër të tilla, normalisht ai duhet ta kishte mbyllur aty karrierën politike, të paktën për të pretenduar postin e liderit të opozitës.

Por në qershor të vitit 2021, Lulzim Basha bën atë që nuk e ka bërë asnjë i ngjashëm i tij në vendet e Evropës Perëndimore, duke pretenduar një mandat tjetër si kryetar i opozitës, për ta udhëhequr atë në përballjet e radhës.

Që dikush ka ambicie të forta politike, po të doni quajeni edhe karrieriste, dhe nuk do që të tërhiqet, kjo është një e drejtë e tij universale dhe assesi nuk mund t’i mohohet. Ama strukturat e tjera të partisë, që janë forumet më të larta të saj, kryesia, Këshilli Kombëtar, Kuvendi Kombëtar apo edhe grupi parlamentar, janë hallkat që duhet të pozicionoheshin e të mbanin qëndrim.

Çfarë bënë ato në vetvete? U pajtuan me humbjet e njëpasnjëshme dhe as denjuan të analizojnë faktorët që çuan në ato dështime. Edhe ato pak zëra që dolën kundër Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar, po edhe gjatë fushatës që zhvilluan brendapërbrenda PD-së, u sulmuan si përçarës dhe si individë që po bënin lojën e Edi Ramës brenda gjirit të demokratëve.

Një prej konformistëve më të spikatur e të vendosur të Lulzim Bashës ishte vetë ai, lideri i sotëm i Foltores, dora vetë Sali Berisha. Le të dalë dikush e të thotë një kritikë të Sali Berishën në drejtim të Lulzim Bashës, jo pas humbjes së parë, të dytë, të tretë, por në atë periudhën 26 prill 2021 (të nesërmen e humbjes) deri më 14 qershor 2021 kur u rizgjodh në krye të PD-së, e më tej deri më 9 shtator 2021 kur e përjashtuan nga grupi parlamentar.

Asnjë fjalë, asnjë qëndrim, vetëm justifikime të humbjes. Edhe në Kuvendin e PD-së ku u zgjodhën forumet e reja, Berisha u ul përkrah Lulzim Bashës ku e duartrokiti dhe e përqafoi.

Mirë deri më 25 prill 2021 Lulzim Basha paska qenë i kapur nga kryeministri Rama, po më 26 prill e tutje?

Po e pranojmë me dhimbje që Basha paska qenë një mjeshtër në maskim, që arriti të mos e nxjerrë fytyrën prej të “kapuri”, duke ua hedhur pjesës dërrmuese të PD-së, përfshi edhe mjeshtrit të intrigës, Sali Berishës.

Ama, ku qëndron morali i Berishës e të tjerëve, që i amnistuan Bashës 4 humbje radhazi dhe vijonin të besonin si të verbër tek ai?!

A kishte gisht Rama në këtë hipnotizim të Berishës & Co, që këta vazhdonin të mbështesnin një humbës, apo Lulzim Basha ishte e vetmja garanci që kishte Sali Berisha për ta pasur Partinë Demokratike nën kontrollin e tij, pa qenë vetë zyrtarisht kryetar?! Gjasat anojnë nga kjo e dyta.

E pra, besimi që kishte Sali Berisha, e bashkë me të e gjithë shpura e tij, për t’i dhënë mbështetje Lulzim Bashës për të udhëhequr PD-në në beteja të tjera elektorale, përbën dështim spektakolar për vetë Sali Berishën dhe gjithë të tjerët.

Dhe ky dështim nuk zgjidhej duke pretenduar rikthimin e Berishës në krye të PD-së si shpëtimtar i saj, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Për vetë pozicionimin që mbajti dhe heshtjen që pasoi, Sali Berisha ishte po aq përgjegjës dhe duhet të kishte marrë mbi supe barrën e mbështetjes pa kushte në publik të Lulzim Bashës (ndonëse nën rrogoz e mbështeste për interesa personale) dhe të ikte nga politika aktive si pjesë e dështimit të përbashkët.

Çdo justifikim e alibi që nxjerr sot Sali Berisha për t’iu shmangur kësaj të vërtete, tregon sesa i papërgjegjshëm është ai. Kurse ata demokratë që sot e mbështesin verbërisht, po bëjnë po atë gabim që bënë me Lulzim Bashën pas 25 prillit. Dhe këto gabime të përsëritura do u kthehen në bumerang në zgjedhjet vendore të 14 majit, kur të marrin humbjen e radhës. Dhe mos u çudisni kur historia të përsëritet si komedi, ku i kapuri i Ramës në këtë rast të na dalë... dora vetë Sali Berisha.

15 Komente

  1. I
    Ilir Meta

    Nuk e kuptoj qe keta te PD militant e simpatizante o jane budallenj e idiot ose bejn vete.Sali Berisha ben cdo gje te siguroj bythen e tij ,nuk i intereson fiton a humb ,do vetem te jet kryetari PDmirpo kta qe i shkojn nga mbrapa duken si zombi ,qenie te vdekura qe japin shpirtin per SB dhe jo per PD e demokracine ne vend.Le te vazhdojn se e keqja esh e tyre dhe do jen humbes ndoshta edhe per nje e me shum dekada nese nuk kthjellohen.

    1. B
      Buda

      Cdo njeri qe ka vjedhur thesarin e shtetit ne tunelin e Kerrabes blen boten jo me Shqiperine. Po te krahasosh pasurite e vjedhura te Sali Berishes dhe Ilir Metes, ish-mbreti hajdut Zog duket i varfer.

      1. b
        ben.

        Buda-lla. Po te kishe 2 gr me shume tru, vetem 2 gr do te vinte per te vjelle nga vetja. Po ti je rehat. Budallalleku eshte e vetmja semundje qe ta leheteson jeten. Po ta veshtiresoj pak une me 1 ushtrim matematik te thjeshte. Ne krabe sipas debilit tjeter avukat Beqirit, jane vjedhur 250 kg flori. Sikur flori i krabes te ishte 100% i paster ( qe nuk eshte se varion diku te 60%) me cmimin maximal sot ne treg shitet 50.000 euro/kg. Pra nese meta me berishen do e kishin vjedhur dhe shitur sot do kishin 12.5 milione euro. Lideri global, legeni i legeneve dhe debileve, 1 km autostrade e ben me minimumi 20 milione euro. Nese sot autostrada ne greqi kushton 4.5 milione euro, lideri vjedh 1.5 miliarde euro. Te dhemb gje koka?

    2. Z
      Zot na fal cfare ke krijuar !

      PeDe - ja nuk nuk funksionon si Institucion por si BANDE KRIMINALE dhe ska pse te njohe RREGULLA.

      1. I
        Ina

        Mos e nxirrni me kete kufome se e kemi alergji , na i prish diten, sa mire bente Enveri qe i pushkatonte njerezit si puna e ketij , e marte muaji me te dale Saliu kanceri i Shqiperise

        1. L
          Ladi

          Çfar shkruhet ketu eshte 100% e vertete dhe as topi nuk e luan. Por, vras mendjen: ndjekesit e verber te Saliut, a e kuptojne kete te vertete? A ndryshojne dot qendrim? Kur them te verberit, kam parasysh puthadoret, interesaxhinjt, militantet, qe per atdhe kane interesin dhe; interesi i tyre eshte partia, kryetari... Duhet ecur perpara me qytetarine dhe qytetaret qe e duan Shqiperine.

          1. E
            Evisa

            Nuk ka pushtet më komod se ai i opozitës në demokraci, kjo përbën bazën ku Berisha dhe Basha mbështesin qëndrimet e tyre politike të derisotme. Është kjo arsyeja pse atyre as u shkon nëpër mënd të hapin udhë për dikë tjetër në PD. Dhe përsa kohë qënia në politikë për motiv ka shërbimin ndaj vehtes dhe jo qytetarëve, mos prit të ndodh diçka ndryshe nga ajo që ka ndodhur deri më sot. PD (dhe jo vetëm ajo) është katandisur në një çetë amorfe, brënda së cilës nuk ka qoftë dhe një element idealist që mund të shërbente si frymëzues për ndryshim. Por edhe nëse do dilte, kontigjenti shfarosës i çdo vlere të shëndosh brënda saj do t'a asgjësonte pa më të voglën mëshirë.

            1. N
              Noci

              Militantët dhe grupi qe ndjek Berishën jane soji i njerezve qe ecin me modelin e vjetet te bindjes se Bajraktarit .Ata edhe nuk jane pak,shumica e tyre jane hallexhinj dhe te ndershem por ashtu ka qene modeli qe u rikthye bile pati tentativa ne nje fare menyre me i vendos se kete politike ndoqi kryebajraktari.Çdo gje qe flet ai besohet verbërisht se e ka thene zoti.Ne akoma votojne per keta monstra e jo per buken e gojes me parimin amerikan kush me jep nje luge supe me shume

              1. S
                SPAK

                Ne se bejne vete gjysma e te keqes! Por jane injorante provinciale.aq dine dhe aq thone! P.sh. ka shume juriste ne profesion dhe nuk marrin mundimin te lexojne se si funksionon sistemi amerikan po flasin marrina,duke imituar saliun! Nuk fitoni asgje ne kete forme! Thoni si eshte e verteta,ne se e dini ate, dhe pastaj do te vleresoheni nga publiku per qendrimin e drejte,por keshtu me genjeshtra..?! Me Gride dhe Salianj, Me Erla dhe Eni,me Cim Peken dhe Andi Bushatin! Turp jo po beni krim duke mbrojtur vrasesin Sali!

                1. k
                  kacidhja

                  Pd ne 32 vjet nuk i ka fituar asnjehere zgjedhjet pavaresishte nga manovrat e bere per rrotacion te pushtetit, nen dirigjimin e te huajve ,per te justifikuar demokradhine e reklamuar,gjithnje ne dem e kurriz te popullit.Hiq nje hajdut e vere nje tjeter kjo eshte loja e tyre.

                  1. N
                    Niko Shpiragu

                    Kacidhja: Ke thene te verteten. Pd nuk ka pasur kurre me shume se 15% te elektoratit. Jane bere manovrime nen drejtimin e te huajve dhe eshte lejuar vjedhja e votes e mashtrimi. Po, ju po u tregoni shqiptareve te verteten. Sali Berisha e di qe ka perkrahjen e te huajve, prandaj kercen akoma si kaposhi ne maje te plehrave. Edhe Edi Rama e di kete dhe e kupton qe nuk mund t'i bej ndonje gje atij.

                  2. F
                    Fatmiri

                    Lulka e gjyshi Sali jane babe bir dogamtatike markste-leniniste.

                    1. n
                      na i boni edhe Fotoshop surrat gerdalles birishi

                      Ky nuk eshte Surrati i vertete i Pidhit te Shqyer te Dhise se vicidolit o bordello Prostitutash

                      1. M
                        Mali

                        Po luli nuk ka qenur as nje here kryetar Ai ishte kukull Lulit nuk i jepte njeri vota per sa kohe pas tij ishte Saliu dhe tani qe eshte Sala s’ ka per te marrur vota d m th E keqja eshte gjakpiresi Sali Sala nuk e zvendesonte Lulin ,sepse nuk i besonte atij tjetrit qe do vendoste Te gjithe e pane presjonin e Amerikes ndaj Lulit dhe sa shpejt e shperfilli Sala per interes personale

                        1. s
                          sopiqoti

                          Sali Berisha nga fshatar nga Vicitoli perball njeri tjetrit. DY detvishlere ne nje dere.DY kungul qe nuk di ke te lesh e ke te maresh. Lum ne qe i kemi ,

                          Lini një Përgjigje