11 shkurti i Doktorit që “mbjell grurë e i del thekër” !

5 Shkurt 2023, 19:53Blog Nga Kristo MËRTIRI

                       11 shkurti i Doktorit që “mbjell grurë e i del

 

-“Berisha nuk është as kampion i demokracisë dhe aq më pak kampion i patriotizmit. Ky Sali Berishë e la Shqipërinë pa shtet, pa polici, pa ushtri, pa zyra, pa banka. E prishi Shqipërinë aq sa, po të mos ishte Qeveria e Pajtimit, kushedi si do të shkonte. Kush i ka fajet kur prishet shtëpia ? I pari, i zoti i shtëpisë !...Dhe Saliu e la Shqipërinë ta qeverisë bota ! “Sali Berisha është tradhëtari më i madh i kombit shqiptar”. Këtë e ka thënë një luftëtar antifashist, që ka provuar shumë mbi kurrizin e tij. Pse po ikin qindra mijë shqiptarë nga ky vend ?...Janë 500 mijë që kanë ikur në emigracion.. Po të ishte bërë Shqipëria një mrekulli, sic thotë Berisha dhe ata që e quajnë ende “kampion të demokracisë”, ata do të qëndronin këtu dhe nuk do t’i hynin detit më këmbë e të përfundonin në kanalin e Otrantos…”.

26 vjet më parë, kur disa gazetarë shqiptarë në Perëndim lëshonin marrëzira, brockulla e këllira servilizmi pa kufi për Doktorin, Dritëroi ynë i madh foli shkoqur e pa frikë para opinionit publik të fyer, të vjedhur, të rrahur e të dëshpëruar gjer në kockë. Ishin ditët dhe netët kobzeza të ‘97-ës ! Ato që zezuan e sterrosën mjaft nëna e motra dhe vranë shpresën e besimin popullor nga Jugu në Veri. Dhe shteti do të binte si kuti kartoni. Pas kaq kohësh, “antirevolucionarët” e djeshëm na u kthyen të krekosur e cuditërisht si “revolucionarë” namusqarë të sotëm. “Revolucionarë” që dalin nga vilat, apartamentet e veturat luksoze dhe zënë e “qajnë” me oi-oi për fukaranë, sa edhe mikrofonat e kamerat e instaluara non stop 24 orë fillojnë të djersijnë nga sikleti e emocionet taze. Dhe flasin e flasin pa pushim në emër të popullit dhe kërcënojnë nga maja e thanës ! Në fund, marrin frymë thellë, qërojnë grykën dhe bëjnë thirrje për…Revolucion (?). Militantët e verbër vrapojnë të sigurojnë ca thasë me miell rezervë për “kohë lufte”. Se shkurti shkurton urët e nuk bëhet shaka. Pa folur për marsin që ngre lëkurët !...

                        -“…Ne jemi në një betejë për fitoren, për të vendosur Pluralizmin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Jemi në një betejë që populli opozitar do ta fitojë”. Ja, si flasin qesimce në emër të “popullit opozitar”! “Popull” që vërtitet e përpëlitet edhe nën jorganin dimëror e rreth pyetjes fatlumë : Ka apo nuk ka Pluralizëm politik në mëmëdhe ? Si e “vodhi” Edi Rama këtë “fitore” të popullit opozitar me huqe e pa huqe ? Dhe ligjërojnë përcart e të dehur nëpër të gjithë ekranet televizive  e në mediat me bollëk e maskarallëk të paparë (Në një kohë kur unë me mbi 45 vite me penë në dorë, botoj me mjaft zor e telashe shkrime të ndryshme në media ?! ). Për cilin Pluralizëm bëjnë llogje Kavaje ? Cila Liri Fjale u është cënuar vallë, pasi shajnë e kutërbojnë me fjalor rruge ? Madje, ua kalojnë edhe atyre pijanecëve që gjithcka “ua nxjerr bardhaku” nëpër mjediset e ndryshme publike. Ashtu të bërë thumb nëpër pijetore partiake, ia futin njeri-tjetrit dhe i mbajnë iso Doktorit që nesër do udhëheqë Revolucionin. Ajo anekdota e mëhallaliut tim tiranas te Ura e Tabakëve, tregon shumë sot e kësaj dite :” Në rrugën “Fortuzi”, dikur dy policë arrestuan një qytetar. Prokuroria bëri punën e saj cyryke dhe ia la në derë Gjykatës.

                        -Kush të futi në burg ?,-pyeti gjykatësi.

                        -Policët që kini këtu në sallë,-u përgjigj i pandehuri.

                        -Këtë e di, po përse ? Mos vallë për shkak dehjeje ?

                        - Tamam, për këtë zoti gjykatës; që të dy ishim bërë thumb !”…

                        Dhe kjo nuk është thjesht një batutë për të qeshur e për të ngjeshur, nga një humor që nuk flet pak. Po gazetarët, a i llogarisin te istikamet e “popullit opozitar” ? Sigurisht, sidomos ai tabor i ndryshkur analistësh që u mban pishën dhe avazin demode me ngjyra të theksuara partiake. Dhe harrojnë që shkurti, shpesh të “shkurton urët” ( Aq më tepër që ngricat dhe acari i tanishëm, po harxhon shumë dru për zjarr nëpër oxhaqet e vilave dhe të apartamenteve luksoze në metropol; në Gjiri(z)in e Lalëzit; në Durrës, Vlorë, e Sarandë buzë detit me shkumë e tramundanë; në Dajt, Llogara; Theth e Dardhë dhe në trevën “lule vilajeti” të Himarës ku cakejtë me e pa pushtet (jo pa pushtetin e parasë së pistë, kallpe e pa djersë), kanë rrëmbyer toka pjellore e shterpa për Resorte e Hotele me shumë “yje” të zhytur kokë e këmbë nëpër shtigjet e brigjet korruptive shtetërore e private !). Ndërsa mijëra e mijëra pensionistëve (djathtas e majtas) u dridhet dora dhe nuk guxojnë të ndezin sadopak ndonjë mjet ngrohës, por…mbulohen me batanijet e pazarit të “gabit” ! Të nesërmen, liderë-milionerët e partive i presin në bulevarde e sheshe këta fukarenj të ndershëm dhe u mbajnë fjalime “mallëngjyese” për Revolucionin. Mirëpo, jo të gjitha rrugët presin shkurt. Sepse në fund të fundit, këto lloj protestash janë ngritur mbi themele rëre. Aq më shumë që kjo botë e krokolepsur, ka edhe njerëz që i rëndojnë dheut me bëmat e gjëmat e tyre gjatë 3 dekadave katrahurë. Dhe vazhdojnë të na shesin hipokrizira me okë nga grazhdet familjare të pasuruara hajdutërisht nga gjaku dhe djersa e “popullit opozitar” !...

                        Doktori tashmë është provuar e sprovuar që shpesh mbjell grurë e i del thekër! Edhe këtë “revolucion” a thekër dimri, e mbolli në vjeshtë. Por ama dihet, vjeshta ka edhe gënjeshtra. Historikisht, populli “opozitar” e cdo shqiptar e di mirë : Nuk bëhet bakllava me miell thekre ! Largoni pasanikët kusarë të Polit(h)ikës lokale e qendrore dhe pastaj niseni tamam udhën e “humbur” të Pluralizmit ! Jo vetëm gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra. Vërtet oxhaqet e vilave i duan drutë të shkurtra, por vecanërisht në Shkurt, rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë. “Hataja” që pritet në datën 11, i ka strukur më thellë mijërat e hallexhinjve të ndershëm, kur kujtojnë shtatorin ’98 ; flakët vullkanike të Gërdecit me 26 vetë të djegur e të pjekur për së gjalli; 21 Janari që përgjaku paturpësisht e poshtërsisht trotuaret e Kryeministrisë, me jetën e 4 burrave me duart në xhepa etj.etj.

                        Mëhallalinjtë e mi tiranas te Brryli, Shkolla e Kuqe, Medreseja, te Ura e Tabakëve e gjetkë, do të përkujtojnë jo pa krenari Shpalljen e qytetit të tyre të dashur, Kryeqytet i Shqipërisë ! Po kështu, përmes humorit e nderimit të vecantë, do të kujtojnë Mjeshtrin e papërsëritshëm tiranas të humorit origjinal, të paharruarin Skënder Sallaku. Sepse në 11 shkurt i mbylli sytë përgjithmonë. Pra, nuk mund të torollepsen nga shkarpat mitingashe të askujt që kërkon të ndezë zjarre politike për të rrethuar, mbrojtur e blinduar pasanikët vjedharakë të djersës e gjakut të popullit në Pluralizëm.

                        Dhe nuk harrohen lehtë ata që “mbjellin grurë e u del thekër “ !  

 

20 Komente

  1. L
    Luani

    Shuml e vertete o miku im .., të gjithë i dinë kush janë këto kërma me në krye super kërmën sali krimineli , bëjnë gam gam se skan çtë bëjnë dhe ai që bën gam-gam nuk ta ha themi ne nga anët tona .., ose të ha munë thoshin pleqtë kur ishte llafi për njerëzit..!!

    1. L
      Lena

      Servil ngele gjithe jeten mo Luan balashi!

    2. Y
      Ymeri

      E ke qare o Kristo xhani. Asnje presje nuk i heq shkrimit tend se pena jote kurre su ka mbajtur anen hajdutve apo njerzve me shume fytyra. Zedhense e njerzve te mire e atyre qe i besojne djerses se vet eshte pena jote o gazetar i palodhur. Te urojme ketej nga Vlora e sic themi qelibari mbetet qelibar. Lart misionin e gazetarit te vertete.

      1. 1
        1

        Ata qe vene mbas Saliut kane hallin e Zeni dhe Jamarberit se vet Saliu ka hallin e familjes tij e nuk e can bythen per popullin .Shkoni i fusni nje te share amerikes dhe kimetes e shkoni ne darke ne shtepit tuaja e mendoni si do ta mbyllni muajin o te mjere

        1. L
          Lugu gjat

          I ke thene te gjitha, por iku vapa me gushtin i thone ketej nga anet tona. Bastardi i Tropojes dhe shpura e tij pa din e pa iman,i dhane goditjen fatale shqipes tone per te mos u ngritur me. Mallkimi i ndjekte dhe u shofshin e gjithe fara e tyre e qelbur, Mallkim.

          1. (
            (E.Dantes)

            No comments, shkrim brilant Kristo. Te uroj jete te gjate shendet e lumturi bashke me gjithe te dashurit e juaj. Tung nga nje moshatari juaj ne USA

            1. "
              "BOHOTINA"

              I nderuar Kristo! Ti thua gjera te verteta e te kuptueshme edhe nga njerezit e thjeshte. Nuk te heq dot gje, nuk te shtoj dot gje. Si zakonisht brilant...

              1. T
                Tatzani

                Paske rrjedhur o Kristo... Me vjen keq per kete pjerdhje por e verta nuk mund te mbulohet. Shko bej ndonje pune te hajrit sesa meresh me hartime te shkolles fillore?

                1. S
                  Shefqet Çela

                  Sala mbas 11 Shkurtit: JA BABA DESTUR ME MJEKËR MBOLLA GRUR E KORRA THEKËR.

                  1. V
                    Vranakonti

                    Respekt Zoti Mertiri. Nje shkrim brilant. Te lumt dora dhe mendja. Populli shqipetar do vuaj sa te jete Saliu,doktor mortja. Vetem kure te vdes ai do shpetoi Shqiperia.

                    1. e
                      emigranti

                      e dime o zoti kristo po demokrateve te shqiperise ju ka dale boja dhe se kane problem

                      1. D
                        Dajti

                        Edhe mua hartim me duket. Jo se jam kunder ides se Mertirit por eshte shkrim qe pasi e lexon nuk mban mend asgje, shume i pergjithshem. Po the ndonje gje tamam per demagogun me te madh sb thuaj qe shkaterroi zgjedhjet e 96, krijoi skemat piramidale per rishperndarje pasurie, vrau kater protestues te parmatosur, theu embargon e naftes per miloshevicin, pasuroi djalin dhe vajzen me vrasjen e 26 te njerzeve te Gerdec. Keto jane themeli dhe shtylla kurrizore e sb.

                        1. G
                          Guri Qafa

                          Paske pjerdh e rrjedh fare o Kristo, e mban dylbine t kodra pas bregut dhe nuk shikon te turijt tu. Po sa vite ka qe nuk eshte ne pushte Sali Berisha ? po sot qe shkateron kombin eshte Edvin Ramushi- nuk e shokon? as ti me penen tene. Po car te presesh nga ish anatert e PS- komunistet qe mbajn ne mjerim vendin dhe i bejen lavde Edi Brekushs pa origjine shqiptare...

                          1. A
                            Albano Thoma QILLAUX

                            Ti po m'lyp lækun ? Harœblonjën , hœ e zhdëpu fshillu e ngjitju shkrepave të Kiçokut e merr rrokëllimën pa gunë e t'shohëm sa t'vo kërma . A e per nœimë vërdallasë , veshja - tradicion - leget , Qillot ; / ë /a . Ty s'të zë as grepi jo më ta shoç çentron zhytur n'albuminë , kërc e të ndrisë mæënxata .

                          2. F
                            Fatmiri

                            Te lutente dora Kico!

                            1. A
                              Armandi

                              Bravo Kico, nje shkrim i shkelqyeshem. Suksese.

                              1. B
                                Bujari

                                Respekt z. Mertiri. Nje shkrim brilant dhe shume i burku. Me pelqenj gjithmone shkrimet e tua. Te lumte mendja dhe pena.

                                1. B
                                  Behar

                                  Na kenaqe o Kristo. Keshtu vazhdo. Nje shkrimtar Brilant. Respekte nga Behar Hoxha

                                  1. S
                                    Sara

                                    Respekte z. Kristo! Në një shtet normal ligjor reagimi i shtetit do të ishte i menjëhershëm. Duke filluar nga 1. vjedhja e zgjedhjeve në vitin 1996. 2_ Dhunimi i opozitës në 28 maj 1996. 3_ Arrestimi i liderit të opozitës Fatos Nano. 4_ Lejimi dhe legalizimi i firmave piramidale dhe paraqitja e tyre nga presidenti i kohës si dallëndyshe të kapitalizmit shqiptar, 5_ urdhërimin e ushtrisë për të sulmuar popullsinë e pambrojtur të Jugut në 1997. 6_ Shpërbërjes së shtetit dhe shpartallimit të ushtrisë. 7_ Nxitjes së luftës veri _ jug. 8_ Marrjen nën kontroll dhe kapjen e drejtësisë. 9_ Puçi kundër shtetit e organeve të tij më 14 shtator 1998. 10_ Vrasjes së 26 qytetarëve në Gërdec. 11_ Vrasjes së 4 protestuesve në bulevard. Qoftë edhe për 1 çështje duhet të ndëshkohet dhe të vihet para drejtësisë. Po për të gjitha këto çfarë duhet të bënte drejtësia??? Dhe kanë guximin të dalin para popullit dhe të kërkojnë përsëri pushtet. Kjo nuk besoj se është normale. Kështu që dhe ata që i pasojnë s'janë normalë por mund të kenë të njëjtin hall me Berishën. Prandaj zoti Gazetar shkëlqen me pasionin për të thënë të vërtetën.

                                    1. V
                                      Vito

                                      Të lumtë dora Kristo ke bërë një shkrim brilant për ata që dinë të lexojnë.

                                      Lini një Përgjigje