Nga Frrok Çupi
Edhe në Beograd u shfaqen politikanë që thërrisnin ‘Tradhtar!, tradhtar!…’ dhe sulmonin me pasion nacionalist. S’e them dot orën e saktë kur Parlamentin e Serbisë e pushtuan kundërshtarët e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, por ka qenë e enjte, 2 shkurt, paradite.
Nuk ka dyshim se ka qenë e njëjta orë me sulmin që ndërmorën deputetët e PD në Parlamentin e Shqipërisë; ashtu si në vitin 1991 kur opozita këtu thërriste ‘e duam Valiasin si Stari Tergun’… Edhe serbët pushtuan foltoren e Parlamentit duke jehuar me thirrjen kundër qeverisë: ‘Tradhtar i Amerikës!’.
Në atë orë, në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ishin ftuar autoritetet politike të Kosovës për të nënshkruar ‘orën e së vërtetës’ mbi marrëveshjen mes Kosovë e Serbi; por në takim nuk u ftua i vetmi kryeministri Albin Kurti. Ky kishte marrë ‘flamurin’ e luftës kundër SHBA- BE dhe, nga jashtë, thurte plane si të mos pranohej ‘Asociacioni i Komunave’, i cili ishte nënshkruar që në vitin 2013. I dërguari i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Escobar, foli prerë: ‘Sidoqoftë, Asociacioni do të bëhet’.
Derisa erdhi në këtë ‘fjalor’ të prerë përfaqësuesi amerikan, natyrshëm nënkupto tension dhe shtrëngesë të panatyrshme.
Në të tre rastet, të tre ballkanikët (Nacionalistët serbë, Sali Berisha e Ilir Meta dhe Albin Kurti), në të njëjtën kohë, sipas tyre, kishin shtrënguar hekurat ndaj Amerikës.
Deputetët serbë, me armën ‘tradhtar!’ u vunë kundër grupimit të presidentit të Republikës që kishte pranuar të çohet përpara Marrëveshja me Kosovën. Me armën e nacionalizmit etnik dhe parullën e ‘shitjes së Kosovës’ ata hapnin gropën e madhe ku binte projekti pro- europian i Serbisë. Presidenti Vucic tha hapur se ‘pa këtë marrëveshje’ Serbia të harrojë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Rënia e ‘Serbisë Europiane’ do të thotë menjëherë rrënimi i projektit Perëndimor për Serbinë dhe kthimi i busullës së shtetit ballkanik drejt Moskës. Goditja, më në fund, drejtohet kundër Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, ku bie një histori e tërë lufte, projektesh dhe përpjekjesh diplomatike Perëndimore.
Deputetët ‘okupues’ serbë e dinë këtë.
Edhe në Tiranë, deputetët e grupimit antiamerikan, aq sa okupuan foltoren dhe kërkuan anarki, aq edhe mbanin hapur telefonat ‘smart’ ku transmetohej rebelimi i ‘pro- moskovitëve’ në Parlamentin e Serbisë. Disa media në Tiranë, në vend të kësaj, filmonin një deputet të maxhorancës që luante shah me vete, teksa të tjerët ulërinin. Ndoshta kjo ishte pamja më dëshmuese e Parlamentit të Tiranës. ‘Shahu’ i deputetit ishte shenja se këtu luhet shah, nuk mund të ndodhë ‘revolucioni’ i antiamerikanëve; këta thjesht koordinojnë veprimet me ligësinë anti- perëndimore që ende ka mbetur në Ballkan. Shqipëria është e garantuar si qendër stabiliteti për rajonin, edhe aleanca e shtetit me Amerikën është në ‘nivelin më të lartë’, deklaruan amerikanët.
Vetëm Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy ‘ekskavatorë’ që rrëmojnë lidhjen me qytetërimin Perëndimor, nuk ndodheshin në sallën e Parlamentit. I pari është ende i dënuar për të mos hyrë 10 ditë, i dyti i dënuar për të mos hyrë kurrë më. Fryma e tyre e injektuar te deputetët e tyre ishte qartas ‘grusht kundër Amerikës’ në këtë kohë të keqe. Plani i tyre ‘superior mbi superfuqinë’ ishte ndërtuar me dy plane: Në njërën anë sulmonin kryeministrin Rama se ‘ka tradhtuar Amerikën’; në anën tjetër i shtrinë dorën Amerikës duke i thënë: ‘Ne bashkëpunojmë me Kongresin’, nëse doni. Ama, nëse doni (!). Kërcënimi, sado që është i marrëzishëm, megjithatë përmban idenë e skllavërimit të Amerikës nga dy të korruptuar të mëdhenj.
Qëllimi i Grupimit është që të minohet projekti për rreshtimin e rajonit drejt Perëndimit. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës i ka forcuar edhe më shumë këto linja.
I treti i Ballkanit ‘pa direksion’ u shfaq Albin Kurti, kryeministër i Kosovës. Ky është një bashkëpunëtor i hershëm i fantazmës se ‘nuk na duhet një shtet i Kosovës’, gjë që ka pasur mbështetjen e hershme të Sali Berishës në Shqipëri. Edhe sot e kësaj dite Kurti nuk e pranon qeverinë pro- amerikane dhe pro- evropiane të Tiranës. Politika dhe media e Kosovës, çdo ditë po i bëjnë thirrje të ndryshojë kahjen ndaj SHBA, por ai ka deklaruar se ‘nuk e pranon’ projektin BE- SHBA. Sot është nisur drejt Ankarasë ku do të takohet me presidentin turk Erdogan, ndoshta në një përpjekje për të gjetur ‘një oaz refektues’.
Sulmi i tre ballkanikëve kundër Perëndimit nuk është se mbaroi këtu…
Non grata do i shërbente edhe dreqit të mallkuar për të shpëtuar gjënë e vjedhur.
3 ballkanas qe sulmojne ameriken Dhe vetem 1 ballakanas qe i del zot. Spiuni froki cupi. Me rob shpie, u dhim tu qesh.
"ben"! Sa "hazerxhevsp" qe je mor OTOMAN i shekullit te XXI. Ske faj, ai grazhd ndyresirash qe te ushqen ty, ashtu te brumos: MALOK dhe OTOMAN.
Tre ballkanas qe e sulmojnë Ameriken janë I pari është fashisti Sali I dyti është spiuni Ilir dhe i treti mjerani dhe mashtruesi i lindur mashtrues Albini Amerika është në rrezik nga këta budallenjë
Vetshtruesit e Shqiprise Londineze, kusaret qe genjejn vehten se po mashtrojne Ameriken, jane te tubuar rreth : Berishes, Metes, Ed Ramoviqit dhe Lul Bashoviqit.
Sekretari i tre Ballkanasve eshte bajga Cupi, nuk ka mbetur Amerika te mbrohet nga ky kar-agjoz.
Frrok Çupi, e knaqe meshkarravinat e tua. Ti more ngeles e injorant ne nje shkrim tendin shkruaje se ne Mitrovice ka miniere thengjilli. Ne Mitrovice ska thengjill o injorant. Kaq e njeh Kosoven ti. Po te beje shkrime me te meçme, sot sigurisht do ta kishim nje Shqiperi Londineze jo me te varfren ne Evrope. Injorant e shkarravites .
Mos i qaj hallin Shqiperise ti ! Qaji hallin Kosovistanit tend dhe vetes o injorant, qe nuk e dini kush jeni, nga vini, kujt i perkitni; që trupin e keni ne Europe e mendjen ne Azi; qe keni nivel te ulet kulturor, arsimor, vetedije te ulet historike..... Shqiperia eshte shekuj para jush ne keto aspekte!
Arber, te thot mire Kosova pa çka se ty te kercen bytha. Ne mbetem ne gomone e me pagat me te ulta ne evrope. Kosoves bravo i qofte. Jane atedhetar e ncionalist te ndershem. Me 15 vite shtet ata kane sote administrat me te drejte dhe respektojn ligjet e shtetit me shume se ne. Kosova eshte djepi i shqiptarise.
Edhe kur ne Rambuje vendosej fati i Kosoves, ai qe bente thirje per mosnenshkrimin e Rambujese ishte pikerisht Nongrata pseudo patriot qe bente thirje per mosnenshkrimin e saj duke e quajtur akt i larte i tradhetise kombetare. Dhe vetem pas vendimmarjes te burrave patriote te vertete u be e mundur nenshkrimi i saj dhe Kosova sot eshte shtet i pavarur. Edhe kjo eshte rastesi???
O frrok po kaq idjot je ti qe akoma shkruan gjera pa vlere je fundi i gazetarise
Oer Frrok Çupin keto tema jane te renda. Ik o Frrik shko beje ndonje shkrim oer domate e patate. Se le nam me keto shkarravina
C' fare lidhje ka Albin Kurti me Berishen e Meten kete se kuptoj.Saliu dhe Likja e sulmojne se i ka vene me vize te kuqe dhe pret nga drejtesia shqiptare ti denoje jo se do ndodhi po nejse.Albi Kurti eshte patriot dhe per idete e tij qe mbeshteten tek e drejta e Kosoves si shtet i pavarur i shkon kundra dhe vete Amerikes.Se kuptoj ket llogjike qe e tha amerika dhe ta pranojme.Albin Kurtin fatkeqesisht nuk e mbeshtet Tirana zyrtare se politikanet tane jane per big brodher jo per politike Dhe sme duket fare korrekte dhe e drejte te permendet Albini me nje rang me sali hajdutin e like mafjozin.
DHE FRROLU MPREH SHPATEN PER TA SHPETUAR AMERIKEN !
Sipas qytetarit dixhital, balona ruse qe po fotografon ne territorin e SHBA-se eshte kerkuar nga aktivistet e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelet dhe kryehajdutet Sali Sheqere Vuk Berisha dhe Ilir Floriri.
Eshte vetret qesharake qe ish sigurimsa si bajga Frrok Çurrpi qe kane persekutuar qindra njerez pse donin Ameriken tani hiqen me amerikan se vete amerikanet.
Keshtu jane bythqirat o Tur. Behen me me te fortin, ngaqe nuk kane tope vete. Me nje fjale qine me loqet e tjetrit. Frroc Kupi behet dhe me kinezet po t'ia doje bytha. Legen ka qene legen do vdesi.
E mer Frrok spiuni,qe kur u bere pro Amerikan ti mer plehre qe ke share ameriken per 50 vjet me shume se enveri.Rrace e keqe.
Paske rrjedhur në mënyrë të pa kthyeshme o Frok Çupi?! Tani e ke hak si strehë halenë!
...ndersa ballkanasi i katert sapo plasi skandali i McGonigal u hodh ne ilegalitet e i ka humbur boja...
Albini kurrsesi nuk duhet futur në një thes me Berishën Metën! Kur Albini kundershtonte e luftonte serbët , Berisha thyente embargon ndersa Likja punonte për tu pasuruar! Megjithatë Çupi ka marr "shpatën" me sulmu Berishën e Metën tani që "ran nga kali", se dikur bashkpunonte ngusht me 'ta! Dhe çuditërisht nuk thot ASNJI fjal kunder qeverisë Rama , qe vetem kete vit i kan plasur 3 skandale te mjaftueshme per nje qeveri demokratike me dhën dorëheqjen!!!
Mjere ne qe na ka ra Hise me keta edepseze te Ndyre.keta Marroçe duhen penalizuar njehere e Mire per bemat e tyre monstruoze. kundra Shqiperise dhe Kosoves.
Albini nuk eshte hajdut e mafioz...kjo me mjafton ta votoj gjithe jeten...kur te beje vile nuk e votoj me...
Te lumt Açifi nga Himara C' fare lidhje ka Albin Kurti me Berishen e Meten kete se kuptoj.Saliu dhe Likja e sulmojne se i ka vene me vize te kuqe dhe pret nga drejtesia shqiptare ti denoje jo se do ndodhi po nejse.Albi Kurti eshte patriot dhe per idete e tij qe mbeshteten tek e drejta e Kosoves si shtet i pavarur i shkon kundra dhe vete Amerikes.Se kuptoj ket llogjike qe e tha amerika dhe ta pranojme.Albin Kurtin fatkeqesisht nuk e mbeshtet Tirana zyrtare se politikanet tane jane per big brodher jo per politike Dhe sme duket fare korrekte dhe e drejte te permendet Albini me nje rang me sali hajdutin e like mafjozin.
Stambolli digjet kurva Cupi krihet.
NON GRATA shqiptare; Kurti, Osmani, Berisha, Meta etj janë ani perëndinor dhe por sllavë jo pse themë unë por fakte janë të tilla . Të Ejten e tri Kuvnedet anti SHBA, BE dhe Shqipëri mbajtë në të njejtë kohë mbledhjet në Kuvendet etyre me një skenar të ngjashëm dhe me gjuhë anti demokrtaike. Kurti pasi e ka fut Kosovë në armiqësi të thellë me të gjitha vendet demokratike - perëndimore tash iu ka kthyer Turqisë për gjetë shpëtim nga kurtha që përgatiti kundër kombit dhe për intresa të Sllavisë ortodokse dhe ra vetë në te.
Baca Frok! Asnjëri s'të ka tradhëtuar , mos u shqetëso ,shërbejnë atje ku jan betuar pra në Vuci doll.