Amerika ka të drejtë edhe kur gabon

1 Shkurt 2023, 19:42Blog TEMA

Amerika ka të drejtë edhe kur gabon

Nga Astrit Patozi

Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më në Shqipëri. Dhe mirë bëjnë, sepse kjo është një gjë që lejohet, ngaqë nuk shkelet ndonjë ligj. Ndaj nuk kam ndërmend të hyj fare në debat me argumentet, që përdorin, aq më tepër kur shumica e tyre i kapërcejnë me shumë guxim edhe teoritë më të ekzagjeruara konspirative.

Tek e fundit në demokraci njerëzit janë të lirë t'i duan apo t'i urrejnë edhe shtetet njësoj si njëri-tjetrin. Uroj të mos vijë shpejt ajo ditë kur t'i dëgjojmë t'i japin leksione Amerikës për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, se për gabimet e Uashigtonit nuk prishemi, ngaqë i pranojnë edhe vetë ata.

Në funksion të zemërimit të tyre për padrejtësitë që na vijnë nga përtej Atlantikut, po shfrytëzohet edhe historia e bujshme e hetimit të një ish-zyrtari të lartë të FBI, i cili mes të tjerash ka pasur edhe një segment të errët në Shqipëri. Histori, që e bën pis kryeministrin Edi Rama, i cili, sipas meje, edhe për kaq sa dihet deri tani, duhet të mbajë përgjegjësi.

Por nga ana tjetër ky triller spiunazhi amerikan gati po na paraqitet si një provë e pakundërshtueshme se edhe Shtetet e Bashkuara janë po kaq të kalbura sa edhe vendet jodemokratike apo autoritare dhe se fuqia apo qëndrueshmëria e insitucioneve të tyre janë një mit i rremë.

Në fakt është krejt e kundërta, megjithëse ajo që ka ndodhur nuk besoj se bën njeri krenar në Uashington. Për faktin e thjeshtë se i dyshuari që supozohet të ketë abuzuar me detyrën gjendet sot në paradhomën e qelisë së burgut, por jo vetëm kaq.

Përtej fatit të zotit McGonigal, i cili pritet të vendoset nga hetimi i mëtejshëm dhe më pas gjykimi i tij, Amerika është impresionuese si gjithmonë edhe për një ngjarje tjetër, që përfshin sërish FBI-në.

Pasi hetuesit e saj kanë ushtruar këto ditë kontroll për të gjetur prova paligjshmërie në shtëpinë e Presidentit Biden, disa muaj pasi të njëjtin riatual e kishin kryer në rezortin e ish-Presidentit Trump. Duke përndjekur praktikisht në kuptimin e ligjit dy burrat më të fuqishëm të Amerikës dhe për pasojë të gjithë botës.

Kaq mjafton për t'i mëshiruar të gjithë ata që përpiqen të na imponojnë hallet personale dhe keqkuptimet e tyre në Shqipëri, duke u përpjekur dëshpërimisht se mos kapin në gabim Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë që jam i sigurt se të mërziturit me Amerikën bëhen qull në djersë vetëm nga idea se policia apo prokuroria mund të trokasë një ditë në derën e udhëheqësve të tyre legjendarë, të cilët nuk ka lënë gjë pa bërë në dëm të vendit dhe popullit të vet.

Dhe kjo është pa dyshimin më të vogël ilustrimi më i mirë i asaj shprehjes së njohur se " Amerika ka të drejtë edhe atëherë kur gabon".

3 Komente

  1. A
    Amerikoni

    O Patoz po ndonjë llaf për PD kashtë e koqe do na thuash,se analizën për SHBA-në e qave me lot.....

    1. T
      Thjeshte Lexues

      ik o Astrit dhe futi ndonje "Pace" se nuk na the asgje te re.. Histroikishte Politikanet Shqipetare kane qene te Ndare ne "Preferncat" e tyre sipas Shteteve,nuk po theme sipas Interesit-interesave te Shteteve qe ata Admironin ose te Shteeve qe edhe Paguheshin..por edhe Paguanin si dhe nga Rrymat Ideologjike..shkurte Politika Shqipetare Historikishte nuk ka Qene nje POLITIKE E PAVARUR..por teresishte e Varur.. 1.-i madhi Skenderbe(Gjergje Kastrioti)..per te Mbijetuar lidhi Aleanca Politike dhe Ushtarake si me Vatikanin ashtu edhe Princin e Napolit..si dhe me Hungarezet..se paku kishte Karakter Kombetare Kryengritja dhe Qeverisja e tije.. 2-Fan Noli, i prirur dhe Frymezuar nga Revolucjoni Russ... 3-Ahmet Zogu..si fillim erdhi ne Pushtet ne Shqiperi me Ndihmen e Pashicit Serbe..dhuroj Shennaumin dhe Vermoshin...dhe pastaj kur pa se Italia ishte me e Forte se Serbia e "Ropi" Italine duke marre Miljona Lireta Ndihma. 4-Komunistet Shqipetare..edhe ata u Frymezuan" nga Kominternistet dhe ishin Marjoneta Serbe si Fillim..ku ligjin e bente Miladin Popovici dhe Mugosha Gjate Luftes..si dhe pas saj vete Tito deri ne 1948-ten..pastaj edhe Varesia nga Russet..pastaj Politika Shqipetare qe "Shpetoj" Kinen Mike dhe "Moter"...mbeti "ML-Kineze" deri me 1978...pastaj..Politika Shqipetare nga qe nuk e "Pirdhte" njeri..Mblodhi..Lope dhe Dele dhe arriti deri ne Paranoj te Mbledhe edhe Gomeret e Fshatit... @"Demokracia" Shqipetare nuk ka asgje me Demokracine..dhe Politika Shqipetare eshte Teresishte e Varur..nuk öpo them e "Shitur"..sa nga Greket qe rrembyen c´deshen, dhe po Kerkojne Kufirin deri ne Karaburun... @@Eu-ja...USA-ja bene c´te doje ne Shqiperi..Serbia..na "Qeverise" me Spiunet e UDB-s..Berisha..Basha..Flamur Noka ect... @@Dhe Qeveria e PS-s..nuk eshte me e mire..Korrupsoni i Trasheguar eshte bere "Tumore"..sistemi Gjyqesore dhe Shendetesore mos na Renta Halli...dhe se Fundi Politikane qe na dalin ne Afera Korruptive dhe per te mos thene Spiunazhi.. @@Shkurt Z:Patozi Astrit..NUK BEHET STANE ME LEPUJ...

      1. P
        PRoshi

        PO SI TE JAPE DOREHEQJE E. RAMA , SE PASKA TAKUAR DY HERE PERFAQESUESIN ME TE LARTE TE FB-ISE O RROTE MULLIRI. KUR DIHET SE BEHET FJALE N; TAKIME YZRTARE PER SIGURI KOMBETARE DHE KUR SHQIPERIA PO PREGATISTE DHE YGJIDHTE OFICERET E PARE TE BKT-SE (FBI-A) SHQIPTARE . O RROTE MULLIRI PA KOKRAT NEN TE.

        Lini një Përgjigje