Albin, hidhe topin në fushën e Serbisë!

1 Shkurt 2023, 10:28Blog TEMA

Albin, hidhe topin në fushën e Serbisë!

Nga Daniel Serwer

Këshilltari i Departamentit të Shtetit Chollet dhe zëvendës ndihmës sekretari Escobar i bënë Kosovës një thirrje të fortë publike që të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe (Asociacionin) për të cilën është zotuar në vitin 2013. Shkrimi ka për qëllim t’i bëjë presion kryeministrit Kurti që të heqë dorë nga kundërshtimi i tij për Asociacionin, të cilin ai ka qenë i gatshëm ta konsiderojë vetëm në kontekst të njohjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës nga Beogradi.

Serbia ka refuzuar ta bëjë këtë. Prandaj, ankesa Chollet-Escobar është e njëanshme. Ajo nuk i ofron asgjë Prishtinës në këmbim të përmbushjes së një prej objektivave kryesore negociuese të Beogradit. 

Në thelb kjo do të thotë ‘Amerika është miku juaj më i mirë, ju na e keni borxh këtë për shkak të gjithë mbështetjes që jua kemi dhënë, në të kaluarën qeveria juaj e ka premtuar atë, ne do ta bëjmë atë të dalë mirë’. Ky është bullizëm diplomatik. Momente të ngjashme në të kaluarën kanë sjellë zhgënjime për Kosovën.

Çfarë po kërkon Serbia?

Ajo çfarë po kërkon presidenti Vuçiq është bekimi zyrtar për kontrollin hegjemonist të popullatës serbe në Kosovë. Ky kontroll tashmë ekziston, veçanërisht në katër komunat veriore afër me Serbinë. Beogradi i ka kontrolluar për dy dekada qeveritë (lokale), sistemet arsimore dhe shëndetësore, policinë dhe gjykatat e tyre. Paratë për këto institucione dhe për punonjësit e tyre derdhen drejtpërdrejt nga Beogradi. Ka shumë pak gjëra në komunitetet serbe në veri që Beogradi nuk do të mund t’i ndryshonte po të donte ta bënte këtë. Këtu përfshihen edhe aktivitetet e shumta të krimit të organizuar.

Serbia dëshiron që bashkësia ndërkombëtare ta pranojë këtë kontroll etnik. Beogradi u thotë shpesh diplomatëve perëndimorë se ka qëllim një marrëveshje më të mirë për komunitetin serb në Kosovë. Ajo ka qëllime të ngjashme me ato në Bosnjë dhe në Mal të Zi. Por, brenda Serbisë kjo shtrirje e kontrollit të Beogradit ndaj serbëve etnikë përtej kufijve të Serbisë quhet “bota serbe”. Në krahasim me botën ruse që presidenti Putin po e zbaton në Ukrainë, kjo është një përpjekje irredentiste për të mohuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendeve fqinje që kanë popullsi të konsiderueshme serbe. Vuçiq po përgatitet të krijojë de facto, nëse jo de jure, Serbinë e Madhe të cilën Millosheviqi nuk arriti ta krijojë në vitet 1990.

Çfarë po kërkon Kosova?

Kryeministri Kurti dëshiron një shtet sovran me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e tij dhe pa privilegje etnike në gjithë territorin e tij. Kjo, pa mëdyshje, do të linte pushtetin në duart e shqiptarëve, pasi ata përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë. Por, Kosova, me kornizën e saj kushtetuese, është larg këtij objektivi, pasi në parlament ka vende t

Gjithashtu ekziston një Këshill për Komunitete që u siguron pakicave qasje të drejtpërdrejtë tek Presidenti. Disa nga komunat me shumicë serbe janë krijuar në mënyrë eksplicite për t’u dhënë serbëve më shumë kontroll në nivel lokal. Të gjitha kanë kompetenca të zgjeruara që parashihen me legjislacionin e Kosovës. Asgjë nga këto nuk do të ndryshojë.

As shqiptarët nuk janë më pak të lidhur me etninë e tyre se serbët. Ata janë të shqetësuar për mirëqenien e komuniteteve shqiptare në Serbinë jugore, të cilët me dekada kanë qenë nën presion të konsiderueshëm nga forcat serbe të sigurisë. Këtij komuniteti nuk i ofrohen privilegje të ngjashme me ato që serbët i kanë tashmë dhe po kërkojnë brenda Kosovës. Reciprociteti është rregulli i parë i diplomacisë. Beogradi nuk duhet të kërkojë asgjë që nuk është i gatshëm të japë.

Rrethi vicioz

Tani, shtrohet pyetja nëse ka ndonjë mënyrë për t’i kënaqur, të paktën pjesërisht, edhe Vuçiqin edhe Kurtin. Amerikanët e shohin Asociacionin si një mekanizëm koordinues. Ata po premtojnë se ai (Asociacioni) duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, t’i përfshijë joserbët që jetojnë në komunat me shumicë serbe, t’i bëjë më transparente transfertet financiare nga Beogradi dhe të integrojë më mirë popullatën serbe në Kosovë. Këto janë objektiva të denja. Por, a mund të arrihen ato?

Unë dua ta marr këtë si të mirëqenë, por ata do të kërkojnë diçka tjetër nga Kuvendi i Asociacionit që dominohet nga serbët, të cilin e synon Beogradi. Kjo strukturë do të ishte e përshtatshme për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, çfarë amerikanët thonë se nuk e duan. Në vend të kësaj, “Asociacioni” do të duhet të ishte një arritje dypalëshe, e cila përfshin pjesëmarrjen aktive të Beogradit dhe të Prishtinës, si edhe garancën amerikane dhe evropiane. Në qoftë se Beogradi dëshiron të paguajë për arsimin ose për zhvillimin ekonomik në komunat me shumicë serbe, transfertat duhet të miratohen nga Prishtina si kontribute për komunitetet e përfshira dhe jo vetëm si vendime të njëanshme të Serbisë.

Koordinimi ndërmjet komunave me shumicë serbe do të duhej të kishte  parasysh edhe nevojat e fqinjëve të tyre në komunat me shumicë shqiptare në Kosovë. Kështu, një prej kërkesave mund të jetë ajo për pjesëmarrjen aktive të serbëve në Asociacionin ekzistues të Komunave të Kosovës.

Prishtina duhet të paraqesë opsionet e saj

Chollet dhe Escobar i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta paraqesë propozimin e saj për Asociacionin. Kryeministri Kurti duhet ta pranojë këtë sfidë, duke krijuar një strukturë ndërkombëtare që plotëson kërkesat kushtetuese e të tjera të Kosovës, ndërsa roli i Serbisë në bashkësitë me shumicë serbe do të ishte më transparent dhe më i përgjegjshëm.

Kosova duhet të kërkojë krijimin e një strukture të njëjtë për bashkësitë me shumicë shqiptare në Serbi.

Asgjë që projektohet në Prishtinë nuk ka gjasa t’i pëlqejë Beogradit, por kjo së paku do të ishte satisfaksion për amerikanët se Kurti është i gatshëm të ecë përpara me Asociacionin në kontekst të njohjes. Kjo do ta vendoste topin në fushën e Serbisë, aty ku e ka vendin.

6 Komente

    1. N
      Një shkrim shum i mir

      Një shkrim shum i mir, dhe me mend në koke, po kujet ja thua?... Kombin Shqiptare sote dhe Ka shume vite, që ullhiqet nga disa Shqip folse, por Jo nga Shqiptare .. Neve ka shume vite që na ullheqin disa hajdute të lindjes, të jerentum osë komandohen her nga Rusija her nga Kina sote nga Turqija. Prandaj Shqiprija, Kosova dhe i gjith kombi Shqiptare ështe në kët gjendje Ku ështe sote... Se pse Amerikanet të thone propoz, me mend në koke dhe me këmb në toke, dhe pastaj diskutone me ta. Por Albin dhe Rama me shoke e kane mendja, për të ndertue Xhamijat e Turqise dhe për të vjedhur.. Jo për të bër propozime dhe për të zgjidhur gjëra që i vyne Kombit. Sote kombi Shqiptare ka rëne komplet në gjume, vidhi dhe ndertoju Xhamija dhe jane në rregull me kry hajdutet e tyre..

      1. B
        Beni

        Shume po diskutohet te ngrihet apo jo asociacioni i komunave serbe dhe nuk e di duhet ngritur apo jo. Jemi nje popull i vogel dhe egzistojme fale mbeshtetjes se SHBA keshtu qe aleati yne me i madh duhet degjuar . Nisur nga ky fakt , mendoj se eshte rasti per te perfshire dhe te drejtat e popullit shqiptar ne luginen e presheves . Le te ngrihet nje organizem i ngjashem ne luginen e presheves me te drejta te njejta me serbet qe jetojne ne Kosove

        1. C
          Ceni

          Evropa kerkon ta integroje ballkanin dhe te rrisi sigurine e saj. Po mosbesimi mes serbeve dhe shqiptarve eshte ende i larte. Kosova duhet te synoje progresin, jo stanjacionin, pasi me shtetin qe krijoi fitoi por humbet kohe.

          1. g
            golgeteri

            Kurti gjithë ka luajtur lojë e me hile dhe ka bë autogola sa herë që i ka ardh rasti kundër miqëve tanë SHBA, BE etj. dhe shtetit amë Shqipërisë.

            1. e
              emigranti

              Shkrimi i pershkruan shume mire qellimet e Serbise per asosacionin si dhe cfare humb Kosova dhe me te drejte flet per reciprocitet per komunat shqiptare ne Serbi. Problemi eshte se megjithese paralajmeron me vone per nje shkeputje te komunave serbe nga Kosova dhe aneksimin e tyre nga Serbia, perseri sugjeron asosacionin, kuptohet ne interes te stabilitetit qe ju duhet per momentin Europes dhe Amerikes. A nuk mjaftoi valle Plani Ahtisari per serbet te cilet kane te drejta shume me teper se shqiptaret, por na u dashkan edhe asosacioni , pra marrja ne tavoline e Veriut te Kosoves. Le te bejne dhe serbet te njejten gje per shqiptaret ne Presheve, per reciprocitet . Jane 33 marreveshje te nenshkruara midis paleve ne Bruksel qe nuk zbatohen nga Serbia, dhe Perendimi ngul kembe tek asosacioni per te mos ja prishur qejfin Serbise, ne vend qe te kerkoje nga ajo zbatimin e marreveshjeve te arritura me pare dhe te pranoje krimet e kryera nga Serbia ne Kosove. Le te mos na njohe, pasi edhe Perendimi nuk po ja kerkon me, por ajo qe duhet per momentin eshte njohja nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven. Nje gje duhet ta kene te qarte se Serbia kurre nuk do te behet aleat I Perendimit kunder Rusise, por do te minoje nga brenda interesat Euro Atlantike si dore e zgjatur e Rusise ne Europe. Nga ana tjeter mos i humbni lidhjet me kombin shqiptar, se sic ka thene dikur Bajroni per ne " cfare miq besnike por edhe armiq deri ne vdekje ".

              Lini një Përgjigje