Komiteti i barcaletave

31 Janar 2023, 10:02Blog TEMA

Komiteti i barcaletave

Nga Enver Robelli

Bukë s’kishte mjaft, por humor me bollëk. Liri të shprehjes nuk kishte, por në ambiente të sigurta private lulëzonte tregimi i barsoletave. Njerëzit prisnin në rend për qumësht dhe kohën e kalonin duke i pëshpëritur njëri-tjetrit anekdota e rrëfime shpotitëse. Sipas George Orwellit, mjeshtrit të analizës së sistemeve totalitare, çdo barsoletë është një revolucion i vogël.

Këtë e ka dëshmuar Ben Lewis në librin e tij “Manifesti komik. Komunizmi dhe satira mes viteve 1917-89”. Në Rumani, Lewis zbuloi një ekspert të statistikës i cili mes viteve 1979 dhe 1989 mbajti shënim mbi çdo barsoletë që e kishte dëgjuar, ku e kishte dëgjuar, nga kush e kishte dëgjuar dhe sa shpesh e kishte dëgjuar.

Eksperti i barsoletave, pardon i statistikave, arriti në përfundimin se në komunizëm në “çdo të 4,71-tën ditë” ishte shpikur një barsoletë e re. S’duhet të habitemi që presidenti amerikan, Ronald Reagan, ishte koleksionist i madh barsoletash komuniste. Më 1993 shkrimtari hungarez, György Dalos, botoi vëllimin me barsoleta të komunizmit me titullin: “Proletarë të të gjitha vendeve, më falni”. Ka edhe përmbledhje e studime të tjera për rolin e humorit në komunizëm.

Por në këtë shkrim, dua të prezantoj disa nga barsoletat e një libri aspak të njohur. Është botuar më 1977 nga Instituti Zviceran i Lindjes, i cili s’ekziston më. Por libri me titullin “Genossen-Geflüster” (Pëshpërima e shokëve të partisë) ka mbetur. Qe disa shembuj:

“Çka është socializmi? Socializmi është sistem për tejkalimin e vështirësive, të cilat nuk do të ekzistonin pa socializëm”.

“Një anëtar partie e pyet një hebre i cili nuk është anëtar partie: ‘Çfarë qëndrimi keni për Leninin? Dhe për leninizmin?’ ‘Ah, e dini çka: mirë do të ishte sikur Lenini të ishte gjallë në vend të leninizmit”.

“Titoja dhe Hrushçovi po shëtisnin në mbrëmje nëpër Moskë dhe arritën te një varrezë. ‘Pa shikoni gurët e varrit’, tha Hrushçovi, ‘sa herët kanë vdekur njerëzit dikur!’. Befas diçka lëvizi pas kaçubave. Të dy ateistët u trembën kur një i vdekur po vinte drejt tyre. Tito ishte i pari që e mori veten dhe iu drejtua figurës së veshur me lecka. ‘Sa vite patët jetuar? Kur keni vdekur?’ ‘Çka? Si?’, tha figura duke iu dridhur zëri. ‘Jam mjeshtër për montimin e ngrohjes në atë fabrikën matanë, po vij nga ndërrimi i radhës dhe kaloj këtu nëpër varreza për të shkurtuar rrugën për në shtëpi dhe... ende nuk kam jetuar’, u përgjigj ai më në fund”.

“Një çift sillet i hutuar në katin e dytë të shtëpisë së mallrave ‘Centrum’ në Berlinin lindor. Dikur burri i drejtohet shitëses: ‘Më fal, vërtet nuk keni mobile?’ Shitësja qeshi përzemërsisht: ‘S’ka mobile është në katin e katërt. Këtu s’kemi këpucë”.

“Një çek që kishte emigruar në SHBA u shkroi familjarëve të tij: ‘Këtu është si te ju: me korona çeke s’mund të blesh gjë, me dollarë gjithçka”.

“’Ne kemi më së shumti vetura’, tha një amerikan. ‘E mundshme’, u përgjigj një rus, ‘por ne kemi më së shumti parkingje’”.

Humori në komunizëm ishte një kryengritje e përditshme kundër shtypjes, varfërisë, poshtërimit. Sistemin totalitar nuk e rrëzoi humori. Por së paku humori lehtësoi pak jetën e njerëzve deri në ditën kur ra Muri i Berlinit dhe pastaj njëri pas tjetrit ranë edhe sistemet komuniste. I vetmi komunist që ia pa hairin humorit komunist ishte me gjasë polaku Jerzy Urban. Ky humorist dhe cinik i papërmirësueshëm në vitet ‘80 ishte zëdhënës i gjeneralit Wojciech Jaruzelski (Vojçeh Jaruzelski). Autori Ben Lewis shkruan se Urban fitoi miliona, pasi më 1990 themeloi revistën satirike “Nie”, një organ majtist dhe antiklerikal që nganjëherë arrinte tirazhin deri në 700 mijë kopje. Tani tirazhi ka rënë dukshëm (25 mijë). Dhe Urban vdiq më 3 tetor 2022.

13 Komente

  1. H
    Hako

    Artikulli me domethenes i gjithe gazetes se sotme.

    1. S
      Stop

      Ky debil gazetar nuk di te shkruaje shqip. Duket qe nuk i shkruan vete artikujt po i kopjon te perkthyera keq. Nje debil qe shkruan "ne rend per qumesht" duhet te arrestohet urgjent nga ministria e rendit. Ta mesoje trapi ndryshumin mes rendit (order, ordine) dhe radhes (line, fila, turno).

      1. E
        Edi

        Në Kosovë themi "rend" për "radhë".

      2. S
        Shqiptari

        Po per kapitalizmin, ka ndonje barcolete, se me then te drejten liri shprehje ka sa te duash por edhe shfrytezim gjithashtu sa te duash. Kapitalistit i rriten fitimet ne miliona e miliarda,ndersa punetoreve u ngelin aq para sa per ti ber pagesat mujore. Punetorit nuk i ngelin para as per ndonje pushim te merituar.

        1. G
          Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

          E perse atehere te gjithë popujt marrin turr per ne vendet kapitaliste e pothuajse askush nuk ka deshire per te shkuar ne Kore te Veriut, Kube, Kine, Venezuele...

        2. S
          Skenderbegasi

          Ne i kemi reale "barcaletat". Partia e punes per te istifikuar emrin i çonte kuadrot ne pune prodhuse nje mujore. Ne nje prej diteve te asaj kohe nje antar i komitetit qendror shkon ne Fush Arrz dhe caktohet me nje druvar . Diten e pare te punes zyrtari u lodh sa s'thuhet, ndersa druvari i mesuar me punen sa here i binte drurit ja bente ehh. Zyrtari u çudit dhe thoshte me vete kaq kenaqesi ndjen druvari ne kete lloj pune, se une vetem ne krevat e bej kete psheretim. Dhe te nesermen i thot druvarit se sot do ta ndajme punen, a je dakord?! - Po i thot druvari i çuditur! -Ti do biesh spates, une do t'ja bej ehh.

          1. N
            Noci

            Thonin dikur ne çdo festë apo raste takimesh Enveri e mbante afer Pjeter Kosten per t'i treguar barsaletat e reja qe dilnin ne Shkoder kunder tij dhe komunizmit enverist

            1. p
              pokeristi

              Çdo vit në Nedor organizohej tek sheshi para pallatit të kulturës një si biçim ekspozimi i poetëve të rinj.Ishim një grup shokësh aty dhe po dëgjonim.Na afrohet Leka Bungo dhe ashtu “ si pa dashje na drejtohet : Ndigjoni nji poezi “ të fundit “. O sa bukuri ka tufa Sa gaz bje bagëtija Vijnë porsi blet e plotë I bekoft Ramiz Alija Ne qeshëm të permbajtur Leka u tret në turmë. Të mos harojmë Ramiz Alija në atë kohë ish sekretar i K.Q për propagandën i PPSh-së.Leka ka qënë thes i çpuar për ne i mjaft barcaletave me spec e pa spec.

              1. s
                sopiqoti

                Na bete per te QESHUR a derezi . Thellou ne studuime dhe patjeter "..ne kapitalizerm do te gjesh frymezim me te madhe per te na sjelle B A R C E L E T A qe do na bejne " te gajasemi".

                1. P
                  Petrit

                  Në kohën e Xhaxhit Enver, një kamion i Shqipërisë që kalonte nëpër Kosovë, ndalon te një pumpë për tu furnizuar me karburant. Punëtori që punonte aty i thotë shoferit që ta kthej pak prapa kamionin. Shoferi i përgjigjet "ne nuk shkojmë prapa, shkojmë vetëm përpara!"

                  1. A
                    Agron

                    Bisedojnë 1 amerikan, 1 rus dhe 1 shqiptar. Amerikani thotë "te ne trenat shkojnë aq shpejtë sa që shtyllat e dritave duken si një mur!" Rusi thotë "te ne trenat shkojnë aq shpejtë sa që qytetet duken të bashkuara si 1 qytet!" Shqiptari thotë "mua më ka lindë nëna nga bytha!" Amerikani dhe rusi së bashku "aiii çka po gënjen!" Shqiptari "unë gënjeva për 2 gishtë e ju po gënjeni me kilometra!"

                    1. P
                      Pa qi nanen Shiqere, asht e vertetë.

                      Kur Sali shkerdhata ishte prisident i Albanistanit, shkoj për vizitë zyrtare në Amerikë. Pasi hëngrën drekë me Xhorxh Bushin, që të dy dolën në ballkon të shtepisë së bardhë, për të shikuar qytetin. Bushi i drejtohet Sali UDB-ashit, dhe i thotë : Sali, a shikon këtë autostraden përballë nesh ! Saliu, i thotë po. Bushi i thotë : 1 % e buxhetit të kesaj autostrade, eshtë në xhepin tim.....!!! Kur Bushi, erdhi në Tiranë, pasi hëngrën një copë byreku me lakra, dhe pinë nga një garuzhde çorbë, Sali kopili dhe Bushi dolën në ballkonin e presidencës, dhe aty, Sali kurva i drejtohet Bushit : Bush, e po e shikon ketë autostraden që niset nga ketu deri në horizont..? Bushi i thot, nuk po shof asgjë. Berishë hajduti i thotë duke qeshur, pa qi nanen jam më i fortë se ti o Bush kamaradi, sepse 100 %, buxheti i kesaj autostrade është ketu, dhe i tregon xhepin e brendshëm të xhaketës.

                      1. O
                        Omir k

                        A do vish sivjet ne plazh Skam breke Shko dhe bleji ne pazar Skam leke

                        Lini një Përgjigje