Makina e zezë e Berishës paska një numër tragjik nën një ngjyrë jeshile

29 Janar 2023, 11:00Blog Nga Frrok Çupi

Makina e zezë e Berishës paska një numër tragjik nën

Daleni burra, daleni more! Ndaluni se pasha bukën ua ndezëm dritat e ua vumë buritë në veshë.


U ndezën drita të kuqe makinash zemërake dhe u egërsuan si në teatër fytyra policësh. Jemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e Mërkurë 22 Janar 1997. Ora 15.41. Fryjnë bori makinash me targa të verdha.

Policia tund tabela të kuqe dhe jep alarm. “Kaloni more anash, a jini ka merrni vesh, se po kalon Sali Berisha. A, burra ma të mirë jini ju që kaloni serbes në rrugë! A jini ka merrni vesh!?…”

Kështu dukej se iu thoshin qytetarëve “të lirë” të fortit hipur në vargonjtë e makinave policore që përcillnin dje Presidentin e Republikës drejt pjatës së drekës. “Shkoni more anash, mbytuni, se iu shtypëm. He, lecka të dreqit, nuk dini radhën e gjërave; ju lecka kaloni para jo-leckës”.

Dukej se policia e shtetit shtrydhte borduret e bulevardit si djathin e bjeshkës. Dje, në një situatë të tillë alarmante, Presidenti i Republikës linte zyrën në Presidencë dhe shkonte në Brrakë.

U tmerruam nga zhurma. Makina e zezë luksoze e Berishës paska një numër tragjik nën një ngjyrë jeshile. Numri 001. Nuk e kisha parë kurrë këtë numër, mbase për shkak të tmerrit që përhap kur kalon Presidenti mes popullit të lirë. Dëshira ime dhe nderimi për kreun shtetit, ma kërkonte që numrin 001 ta lexoja duke nisur nga numri 1, jo nga 0, siç ishte shkruar në të vërtetë.

Sepse aritmetika më e thjeshtë na kishte mësuar që zerot vetëm mbas Njëshit marrin vlerë; ndërsa Njëshi mbas Zerove nuk ka më vlerë. Njëshi dje lexohej mbas zerove me vështirësi përmes vërshëllimave, dritave, alarmit dhe syrit të shkelur të policit që më kaloi pranë. “Kaloi edhe ky, sa kam përcjellur unë nga këta Numra”- tha polici.


Makina e zezë kishte qenë në përdorim të Enver Hoxhës, dhe mbas syrit të shkelur të policit, m’u bë sikur ajo makinë kalonte si kali i tërbuar që ka mall për të zotin, ose si një gjallesë tjetër e frikësuar se mos përsëri do ta kapë i zoti që ka pasur. Nuk dihet me cilin e ka ndierë veten më të qetë ky Mercedes i zi. Por një gjë e ka mësuar me trishtim: Mercedesi i krijuar për liri, mbeti gjithnjë i kontrolluar dhe rrethuar prej policisë. Fati më i keq i tij më duket se është numri 001.


Pse të kanë vënë këtë numër, i dashur mik? Po flas me zotin Berisha, jo me mjetin. Me siguri, zoti President nuk ka pasur aq shumë kohë sa të shikojë makinën në harbim e sipër; e ka parë gjithnjë nga brenda. Jam i sigurt, ky nuk do ta kishte lejuar këtë numër. Një nga miqtë e mij më të mirë, poet dhe gazetar, një ditë po dëgjonte dikë që fliste me radio dore dhe prezantohej kështu: “Jam 07, a je ka m’nigjon 027…”. Në këtë kohë miku im tha: “Sa mirë punon subkoshienca e disa njerëzve! Këta nuk dinë shumë gjëra, por kanë konstatuar se fillojnë me zero. Shiko si thonë 01, 02, 03, 04…”.


Ne, qytetarët shqiptarë, do të ndiheshim mirë po të na fillonte i pari i shtetit nga Njëshi. Nga Njëshi i vlerës. Qeveria tani po akuzohet si bashkëfajtore në vjedhjen më të madhe që iu bë djersës së popullit shqiptar, përmes fantazmave të fajdeve. Kjo situatë e ka tmerruar gjithë vendin, megjithëse mjetet e informimit nuk tregojnë asgjë. Mirëpo atë që nuk tregon Televizioni, më duket se e tregon Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në mesditë, kur Presidenti lë zyrën dhe shkon për drekë. Na trembe, i dashur miku im Sali!

Si të kanë rrethuar kështu makina policie, çfarë po të bëjnë këta!? Dikush thotë se të ruajnë nga vjedhësit, dikush tjetër thotë se të ruajnë nga të vjedhurit. Po ku vjedh shteti, miku im!?


Pse po tërbon e ikën kaq shpejt makina juaj e zezë, zoti President!? Nuk po ndaloni pak që të bisedojmë në ndonjë kafe?! Është kohë me diell sot. Në funddhjetorin e vitit 990, diku këtu afër kthesës ku gati na shtypi makina juaj, kemi qënë në këmbë. Binte shi, doktor, e mban mend.


Ndalu pak o doktor, nuk dua të ndajmë asgjë nga ato të tuat. Aq më tepër tani që shteti yt është borxhli para popullit të grabitur me fajde. Po ndalu pak të të tregoj se po tmerrohen njerëzit nga zhurma e bilbilave që të vinë anash. Kam merak se ku po të çojnë këta. Mbase vrapojnë për hesapin e tyre që të japin ndonjë lajm si në tragjedinë e lashtë: “Mbretin e pamë lakuriq”.

23 Janar, 1997

SHTETI NË CEREMONINË E LARGIMIT

Ranë piramidat e fajdeve. Njerëzit kërkojnë paratë “e pastra”. Nga njëri qytet në tjetrin, populli po ngrihet në revoltë kundër qeverisë. Ç’po bën shteti? – pyesin njerëzit. Bankat janë bosh, ndërsa shteti premton “paratë për popullin”. Letra apo para do të kthejë!? Vendi po digjet, ndërsa thonë “e kemi në zemër Lushnjën”. Ushtri, polici, terror. Burgu po gëlltit në të dy kanatat; u rihap Burreli. Kamxhik e gjak mbi opozitën, mbi sindikatat, mbi të djathtët, mbi të majtët, mbi të persekutuarit.

Njerëzit e përshkruajnë sjelljen e tanishme të shtetit si më të pazakonshmen mes çudirave të ndodhura. Largimin e Berishës, të gjithë e kishin parashikuar si shumë të vështirë. Janë ditët e fundit të mandatit të presidentit. Mund të themi se ai thjesht po sistemohet për ikjen. Edhe sikur për një piknik të shkonte një tip si ky, do ta kishte kthyer shtëpinë së prapthi; e jo më duke sistemuar tërë atë “mal” pushteti ku sundonte. Njerëzit janë edhe të frikësuar se “kushedi ç’do të na bëjë ky tani”; por nuk është koha aq për frikë se sa për vëmendje. .

Vemendje në sensin konstitucional
Po të vini re, Berisha po e tejkalon kujdesin që të mos shkelur ligjin. Psh., hartoi e firmosi një ligj të ri për përdorimin e ushtrisë në jetën civile, ndërkohë që ekzistonte një ligj i tillë. “S’ka gja, ma shumë e ma mirë”. Puna është që të mos e rëndojë precedenti i Byrosë Politike. Në këtë sens, Berisha gjatë këtyre 37 ditë mandati që i kanë mbetur deri me 9 Mars, po tregon kujdesin maksimal për sistemimin konstitucional. Me siguri, ditën e fundit, po të mos ishte kujtesa popullore, shteti nuk do të ketë gjë për përgjegjësi.

Vetëm kujtesa qytetare. Kujdes sistemimin e organeve të larta të piramidës. Me sa duket ky ka vendosur që të lërë fajtor parlamentin, dhe të shfajësojë qeverinë. Parlamenti këto ditë është ngarkuar me dy përgjegjësi të mëdha: E para, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. E dyta të “bekojë” Presidentin për mandat të dytë, edhe pse parlament jo legjitim. Askush nuk mund tua harrojë këtyre parlamentarëve mëkatin për një juntë legale; mund të ndodhë qe nesër këta parlamentarë të përjashtohen nga jeta politike.

Aq më tepër që thuajse të gjithë janë jo-legjitimë, ose uzurpatorë të karrikeve parlamentare, të blerë me paratë e popullit të vëna në fajde. Berisha i është kthyer precedentit të Mbretit Zog, i cili la nën fajësi parlamentin që i dorëzoi floririn, dhe “fshehu” qeverinë.

Në ikje shteti masakron qytetarët
Nuk ka dyshim se akuza e parë për masakren ndaj Ndre Legisit, Edi Ramës e Vladimir Myrtezait, bie mbi kryetarin e shtetit. Këto janë akte të rënda. Personalisht, duke e njohur Berishën nga afër, nuk mund ta përjashtoj këtë nga një mëkat i tillë. Ashtu sikurse mund të them se edhe pa marrë lejen e tij, cubat që ka rretherrotull kryejnë kasapanën ndaj opozitarëvë.

Këto ditë, për qytetarët e Tiranës, tmerri e frika janë shtuar shumë, sidomos prej makinave pa targa ose me targa të huaja, prej leshatorëve dhe kriminelëve që nuk flasin mirë gjuhën shqipe. Janë ditët kur po largohet Berisha, dhe këta njerëz sa tregojnë besnikërine, aq edhe marrin hakun e fundit. Por në radhët e këtyre njerëzve të shfazuar ka pjestarë të rrethit familjar të Sali Berisha, qe njihen dhe megjithatë nuk përmbahen. Kur ndodh edhe kjo, atëhere beson aq më shumë se është thjesht çështje sistemimi. Mundet që mbasi Sali Berisha sistemoi fëmijët jashtë shtetit, (sipas informacioneve nga brenda), ka premtuar edhe sistemimin e këtyre kontigjenteve përgjakëse.

31 Janar, 1997

20 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    D.m,th duhet te fillojm e te besojm bestytntin ! A mos vall,sipas teorise konspirative te Frrokut,varferia jon si Komb,vjen si rrjedhoj se monedha jon fillon me zero,dhe numerohet ne te vjetra dhe te reja ?!

    1. b
      berisha eshte nji Terrorist Islamik ,nji Taliban

      Edhe pse ,te gjithe dijme mire se KUSH e vuri ne krye te Shtetit Shqiptare me 91 -si president nji cop injoranti si saleh berisha ,(e papare ne Histori qe nji cop Muti shpelle ,si berisha te drejtoj Shtetin ,qysh nga koha e Zogut ) te drejtonte Demokracine ,imagjinoni ,sot kur dijme se cfar i beri ktij vendi Kafsha Primtive _____ duhet te kishte nji reagim me Dinjitoze te shtreses intelektuale por edhe Patriote te Shqiperise edhe pse me 97 - Te Fortet - Aleatet - Miqte tane te Medhenj , kundershtuan arrestimin e burgosjen e Kermes se Vicidolit (per arsye qe dihen Rjepja e Sqiperise me themel ,mbi toke e nentoke ) perseri ,mosreagimi i shqiptareve ,per ta hequr qafe ne cdo menyre Bakterien Kanceroze te Politikes Shqiptare ,e cila do ishte e Drejte e Dinjitoze ne cdo lloj menyre , e cila do i kursente shume Deme e te Kqia Shqiperise . Jane metoda pastrimi te KOmbit qe i ka aplikuar gjithe Europa . Nuk mundet te kesh ni Komb e Shtet te shendetshem nqs si Largon prej Trupit te tij Tumoret , semundjet Kanceroze ,perndryshe ai do lengoje e rrezikohet te marri fund . Ne kte gjendje eshte Shqiperia sot . Prane gropes se madhe qe i hapen Mafiozet e Politikes Nderkombetare , por edhe Hienat rreth Shqiperise ,si psh Greqi e cila Financon rregullishte edhe me ndihmen e BE-se 100-ndra Miljona €uro ne Mediet e gjithe institucionet Shqiptare te nji Shteti qe drejtohet nga nji Qeverri Karagjozash ,te paafte te heqin qafe dy Kerma qe po qelbin jeten e shqiptareve dhe mbajne Peng zhvillimin Normale te shoqerise e vendit .

      1. ?
        ????

        Bravo mor zotëri, bravo!

        1. S
          SPAK

          Frroku dhe shoket e Saliut ne ate kohe por edhe ne 2008 per Gerdecin dhe 2011 per 21 Janarin duhet te thirren nga SPAK, si njerez qe kane dijeni per ngjarjen! Largoni kete kufome nga politika dhe merjani pasurine!

          1. E
            Eni

            Sekuptoj..kur Berisha e paska perdhunuar kaq keq kte..si pranoi ky te behej drejtor I madh I Berishes 2006 -2013? I ka ngel ora ne 97 ten. Se Ngjela thoshte qe nga 93 Amerikaner e braktisen Berishen. Erdhi e takoi Bushi ne 2008 dhe u fut ne Nato. U ka ngelur ora ne 97....cudi

            1. J
              Jago

              Ishte marrezia kolektive qe i shkonte nga pas e zhgenjyer nga vitet e diktatures, duke i dhene nje te cmenduri ate fuqi politike ne fillim te viteve 90 qe do te shkaterronte gjithshka ne kete vend. Per ata pak njerez qe e njihnin mire sindromen e tij , e dinin po aq mire se kjo do te ishte nje diktature e dyte .Disa u larguan, disa zgjodhen te mos flasin. Kush guxoi e pagoi me koke.Sali Berisha eshte mallkimi i ketij vendi.

              1. K
                Koli

                Ketij ja hengri pleqerine mllefi.

                1. a
                  arqile

                  BERISHA KRIMINRL DO JAPI LLOGARI PARA PERENDISE.

                  1. t
                    tetovari2

                    Jo,jo, Arqile, njëherë le të japë para popullit e pastaj para Zotit!

                  2. a
                    ali

                    "Mundet që mbasi Sali Berisha sistemoi fëmijët jashtë shtetit, (sipas informacioneve nga brenda), ka premtuar edhe sistemimin e këtyre kontigjenteve përgjakëse." Mos valle keto kontigjenteve ju rekomandua sistemimi ne UK? Mos valle, keto kontigjente, sot udheheqin veprimtarite antiligjore-kriminale ne UK? Sa pune e madhe iu del perpara organeve te drejtesise shqiptare per te zberthyer dhe neutralizuar ato veprimtari kriminale, te cilat vec te tjerave demtojne imazhin e shqiptareve te ndershem te cilet punojne dhe jetojne ne UK apo kudo ne Europe.

                    1. P
                      Proshi

                      Janë shkrime të realizuara 25 vjet para. Mendo tani sa të ngjashme raste janë për shpurën e Saliut dhe Viçidolëve në Shqipëri.

                      1. A
                        Arian libohoviti qvano mtirone

                        NA ÇAVE SUMEN FRROK RROK ÇUPI. SHKRUN CA GOMARLLIQE TE DALME BOJE. TI DHE MERO NE NJE BRIM I BINI FYLLIT TEK SAL BERISHA. OK O PUNA JUJ KENI ÇKENI ME TE PO JAM KURIOZ ME DIT ÇDO BONI KUR BERISHA TI NGREJE PATKONJT NGA QILLI. ME ÇDO MERENI JU. JENI BO TE NEVERITSHEM ME KTO MENDER ANALIZA DHE MA KEQ QE NUK MERENI ME ED RAMEN QI PO NA GROPOS. KAQ TE PESHTIRE BOHEN SA PO TA DIJSHIT DO THYJSHIT KOMPJUTRAT. EDHE BYTHLEPIRJA KA KUFI HEJ MUT BURRA.

                        1. I
                          Iliri

                          Çfare thote ore ky lugat? Ky eshte edhe nje tjeter zagar i Ed Karit serbofilit.

                          1. k
                            kasemi

                            Si nuk ju vjen zor akoma te jepni kete shkrim te 1997-tes. A ju kujtohet qe Nano i premtoi popullit 100% te fajdeve? Dhe jo vetem qe nuk iu dha asnje lek, por pronat qe dipononin firmat ia shiti per dy leke kujt deshi. Qeveria e Berishes brenda tre muajve i ndau parate e Poullit dhe Xhaferrit ne shumen 52% dhe 60%. La ne banke 130 milion dollare te Vefes, te cilat u shperndane sipas qejfit per 3-4 muaj, ne kohen e qeverisjes se Finos, minister financave Ben Malaj, qe punonte ne 4 apo 5 firma piramidale. U be dhe nje komision parlamentar me dy kryetar Spartak Brahon dhe Ngjelen. Ky komision konkludoi se qeverisja nuk kishte marre asnje lek te fajdet. Ju kriminelet komuniste destabilizuat Shqiperine, vetem per te vjedhur dhe privatizuar, se deri ne mars 1997 ishte vrare vetem ne Vlore Artur Rustemi( brenda ne radhet e protestes.) Vrasjet e tjera qe pa pushim ju i permendni jane bere ne qeverisjen e Finos, Nanoss e vazhdim. Ju jeni mjeshtra per te mashruar, por mire ia beni ketij populli budalla dhe hajdut, qe meriton kete qeverisje qe nuk ka lene gje pa vjedhur.

                            1. B
                              Bubulina

                              Frrok Çupi, ne nuk ju meritojmë. Ne, shqiptarët, nuk e meritojmë, një penë të rradhë si ju. Na fal Profesor.

                              1. O
                                O Zot

                                O i mjeri ti per mendte e kokes or mik ! Kalo nga varri i Enverit dhe adhuroje drisa te realizosh enderren e te marresh bekimin e “profesorit “ frrokut !

                              2. A
                                Ar libohovuti

                                NA ÇAVE SUMEN FRROK RROK ÇUPI. SHKRUN CA GOMARLLIQE TE DALME BOJE. TI DHE MERO NE NJE BRIM I BINI FYLLIT TEK SAL BERISHA. OK O PUNA JUJ KENI ÇKENI ME TE PO JAM KURIOZ ME DIT ÇDO BONI KUR BERISHA TI NGREJE PATKONJT NGA QILLI. ME ÇDO MERENI JU. JENI BO TE NEVERITSHEM ME KTO MENDER ANALIZA DHE MA KEQ QE NUK MERENI ME ED RAMEN QI PO NA GROPOS. KAQ TE PESHTIRE BOHEN SA PO TA DIJSHIT DO THYJSHIT KOMPJUTRAT. EDHE BYTHLEPIRJA KA KUFI HEJ MUT BURRA.

                                1. k
                                  koli

                                  Doli ky pushti .

                                  1. E
                                    Emigranti 1991

                                    Ne nuk e meritojmë një Frrok Çupi. Ne vrasim historinë, të vertetat e saj, vrasim kujtesën dhe kumtuesitit e saj. Ne kemi qenë dëshmitarë dhe aktor të këtij absurdi politik e social. Është e gjithë tabloja reale, në narracionin e një gjeniu të gazetarisë shqip. Të dhunshëm, materialist, hajna, vrasës, të rreshtuem prapa një " Saliu".Pasi ta lexojmë, mirë është te pyesim veten-ç,ka fitova, e çka humba?! Edhe vetë ish kryeministri ynë fuhet ti përgjigjët pyetjes- A ja vlejti," barra qiranë"?!. Sikur të investohej për të ndertuar demokracinë që premtoj, sot, e as do ta rrihnin rrugëve, as nuk do të vriste Aleks Niken ( ani pse i preku gardhin), e të tjera. Do mund të thoshte- ,,kaq munda të bëjë, vazhdojeni vetë.

                                    1. l
                                      lushi

                                      Shkrim i bukur z.Frok veçese ate problemin e shifrave nuk e ke shtjelluar siçà duhet pasi ,kur e morri PD pushtetin nuk kishte me vlera por antivlera e per rrjedhoj targa me nr.001 ishte normal pasi drejtimin e vendit e kishte mare antivlera qe dinte te numeronte deri ne 10 ,por kerkush nuk e kuptoi asokohe.U deshten 16 vjete qe te kuptohet qe shifra prapa zerove nuk paska vlere!Me mire vone se kurr thote populli. Targa 001 u vu pasi drejtuesit e Inspektoriatit rrugore kishin para 007(XH.Bondin) e per rrjedhoje ketij i takonte 001.

                                      Lini një Përgjigje