Nga Poli Hoxha
Në skenën politike të Shqipërisë së pushtuar nga klasa e politike e korruptuar e Tranzicionit, çudirat dhe imoraliteti politik e njerëzorë, nuk paskan të sosur.
Pasi u zbulua plani malinj, korruptiv dhe minues ndaj demokracisë dhe opozitës shqiptare, Rama- McGonigal, i vetmi që nuk po flet është viktima direkte e tij, Lulzim Basha. Me një fisnikëri të “çuditshme” ai po hesht, ndërkohë që Sali Berisha po buçet. Edhe pak dhe me shumë mundësi, ky i fundit, ka për të shqiptuar fjalinë: E bënë kundër meje!
Lulzim Basha duke qëndruar larg kur mund të shfaqej triumfatorë ndaj Ramës dhe Berishës për “rublat” me të cilat e masakruan, sërish po mendon se po u jep një mundësi demokratëve që janë mashtruar nga Foltorja që nën dritën e fakteve, të kuptojnë të vërtetën e tij dhe të Berishës e Ramës. Se kush dhe për çfarë arsye, po e mban peng opozitën. Mbi të gjitha, cili po bën de fakto lojën e Ramës, edhe tani që është në ditën e tij më të zezë.
Por Sali Berisha, pa pikë turpi, nuk lë gjë të bjerë në tokë. E kap mashtrimin e skenarin e Ramës që e përdori vetë si akuzë, e bën gjyle topi, dhe jua hedh pikërisht atyre të cilëve duhej tu kërkojë falje.
Edhe pasi shkatërroi me grupin e tij një seancë parlamentare ku mund të iniciohej me qetësi një interpelancë demaskuese me Raman për këtë super skandal, paralelisht me zhvillimet e forta në SPAK për Gërdecin, shpalli fazën finale të revolucionit anti- “nongrata”.
Po ngre pikërisht alibinë që Edi Rama e ka përdorur deri tani, por që po e kërkon si oksigjenin e fundit sot, me lakun keq në fyt përballë SHBA, Perëndimit dhe gjithë shqiptarëve të lemerisur nga skandali “McGonigal”:
Mosbindje civile, protesta me çdo mjet për të “rrëzuar” Ramën, mosnjohje më të parlamentit dhe paralajmërime se as në zgjedhjet e 14 majit nuk do të hyjë…
Zoti i shtoftë inatin sepse me logjikë, pikërisht kjo përpëlitje në formën e një furtune në një gotë ujë, pritej të ishte edhe epilogu për fatin personal dhe të klanit që përfaqëson. Por Berisha sërish po hedh valle dyshe, (se Metajn as që e quajnë më), duke u kthyer në alibinë shpëtuese të Ramës edhe këtë herë:
Jam i zhytur deri në fyt duke guxuar që të korruptojë edhe zyrtarë të FBI amerikane, por shihni çfarë “opozite” kam në Shqipëri. Jo vetëm “nongrata” të shpallur nga ju, por edhe që kërkon që të destabilizojë vendin anëtarë të NATO sepse ka hallin jetik të Gërdecit, 21 Janarit, Klubit Partizani, CEZ-DIA, etj…
Në këtë kontekst, nga ana tjetër në mënyrë të habitshme gjatë këtyre 3-4 ditëve, ndërkohë që doli mbi ujë plani i Ramës për të implikuar Bashën dhe opozitën që drejtonte, (si të lidhur me rusët), nga pjesa e Partisë Demokratike zyrtare, plasën thirrjet drejtuar plot delikatesë Berishës. Duan që “të kërkojë falje” për maskaradën ruse që realizoi për më shumë se 1 vit rresht, në sinkronë të plotë me autorin-kryeministër të saj.
Dhe Berisha ua plotësoi dëshirën këtë të premte. Doli dhe tha sërish, se “alibashët” janë të shitur dhe në shërbim të Edi Ramës. Qenkan të shitur te Rama, i cili ndërtoi deri në zemër të FBI një skemë korruptive për të eliminuar Bashën me gjithë “alibashët” me shokë e shoqe!
Pikërisht nga ky kërkoni falje ju?!
Këta “alibashët” ose janë aq naivë sa të shpresojnë se ujku mund të reflektojë dhe tu kërkojë ndjesë për masakrat e pamëshirshme që ka bërë mes “deleve” në PD, ose ju është ngjizur në palcë frika nga berishizmi, edhe kur pafuqinë e ka të shkruar në ballë!
Këta kujtojnë se kur Berisha thoshte, se jo Taulant Balla por Luzim Basha është koka e “Tojota Jaris”, kishte informacion të gabuar dhe nuk e dinte se po mashtronte demokratët që ta ndiqnin te Foltorja antiamerikane. Këta “alibashët”, paskan pritur që kur Berisha doli blof me shpifjen se prokurorë belgë do ta arrestonin, të dilte si burrë shteti apo malësor me moral e dinjitet dhe të thoshte: Ndjesë por më kishin informuar gabim.
E kundërta ndodhi. Pasi Basha shkonte në Bruksel si në shtëpinë e tij dhe takonte personalitete të politikës evropiane, Berisha, pa asnjë shenjë turpi, (se reflektimi as që mendohet), jo vetëm që nuk kërkoi falje, por kaloi te një akuzë fatale dhe përtej lojës politike, siç ishin “rublat” që kishte gatuar Edi Rama.
Plasi edhe ky blof, por të njëjtët “alibashë” pritën shpresëplotë që po ky Berishë të kërkonte ndjesë për mashtrimin e tij të madh të bazuar në skemat “ruse” të Edi Ramës, sipas të cilës Basha do të arrestohej nga FBI sa të shkelte në SHBA.
Madje shkuan edhe te një drekë për Vitin e Ri ku Berisha qëndronte në krye të tavolinës dhe biseduan, “për domosdoshmërinë e mendimit ndryshe në një PD të bashkuar”. Të qeshësh, nuk mundesh në këtë situatë. Të ulërish është pak.
Shkeli dy herë brenda pak javëve “Basha i shkretë” në SHBA, ndërkohë që Berisha Tv më TV kishte thënë se e kishte të sigurt që do ta arrestonte FBI, (kush ja jepte sigurinë?!). Por as që denjoi që të jepte ndonjë shpjegim për këtë mashtrim të radhës, kurse Basha sërish nuk morri revansh dhe heshti duke shpresuar si sot, se demokratët do ta kuptojnë një ditë të vërtetën e Rithemelimit dhe të komplet Trekëndëshit të tij të Bermudës.
Por edhe Basha e morri përgjigjen këtë të premte. Nga Berisha dhe të gjithë ata që e ndjekin atë: Je i shitur te Rama dhe pikë!
Nuk i ka mbetur më asnjë fije cipë në fytyrë nga mashtrimet as 24-orëshe Berishës, por “bashistët” vazhdojnë që ta trajtojnë me delikatesë si një poçe antike me vlerë. Kanë merak se mërzisin demokratët e gënjyer. Presin se mos ndoshta Berisha reflekton dhe çliron PD-në. Pikë e zezë çfarë strategjie!
Le të dalin nën dritë edhe 100 plane të tjera mafioze të Ramës kundër jush, për Berishën gjithmonë keni për të qenë të shitur e të blerë te ai. Dhe e dini pse?
Sepse nuk po pranoni ende që ti nënshtroheni Trekëndëshit për tu bërë bashkë në luftën kundër planit të Perëndimit për ti vënë ruspën, pa ndëshkushmërisë, korrupsionit të tyre dhe gjithë Tranzicionit. Bashkohuni në fund të fundit se do shpëtoni nga “akuzat” e tyre, të cilat në fakt gjithkujt do ti bënin nder. Bashkohuni edhe që të paktën Trekëndëshi, të kenë dikë jashtë për ti çuar “cigare” të burgu VIP i Reçit. Me apo pa ju, ai është fundi i rrugës së tyre se ja kanë paracaktuar vetes. Ndaj vazhdoni si të doni!
po mire o koqe, a di te me thuash se kush i pagoi muzinit min 400 mije dollare per te lobuar per partine demokratike?
Poli fut koken ne rere po' harron se ka trupin jashte e dallohet qe eshte nje sali i Vogel...e quajne veten gazetare ..Jane thjeshte punetore te rendomte te klanit te saliut
Kjo kerkon te ngjalle nje kufome politike, Lul Bashen. Te varrose kadavren Sali Barisha dhe Edi Ramen ta groposi kollaj kollaj me nje intrige alla Salianase...!!!! Kush i ha keto dokrra? Elektorat gri?! Elektoriti gri eshte shume here me i pergatitur dhe i zgjuar se kjo bibe qe na jep pretencen; a thua se eshte kryeprokurori i USA..
More zoti Poli ose shume hoxhallare meqene se Rama sipas teje qenka krimineli me i madh i vendit tone a mund te na spjegosh pak se si engjelli yt Basha vrau kater te pafajshem ne bulevard ,sa miliona euro vodhe nga rruga e kombit ,si ja shiti detin grekve e sa e sa te tjera dhe mos kerce si gjeli ne maj te plehut se dukesh edhe ti si pleh i ndyre.
Sinqerisht me vjen turp qe jam shqiptar sot, ndersa quditem se si dikur isha krenar si shqiptar dhe mendoja se ishim nje popull i menqur dhe atdhedashes, por ama paskem gabuar dhe kur shof se si nje kriminel turbullon gjithe kombin tash e 30 e sa vite dhe drejtesia sikur nuk ka guxim te vepron me ban te ndihem i turperuar dhe i fyer si shqiptar, nderkohe qe shum kriminel ne rajon duke filluar nga millosheviqi, shesheli,kertesi, karaxhiqi,mlladiqi,bullatoviqi e deri te krimineli i vogel i maqedonise sikur jane zhdukur ose izoluar,ky kryekrimineli sali berisha vazhdon te kercenon edhe me vrasje, akuzon shqiptaret si bashkepunetor te millosheviqit ndersa tbirin e tij kriminel fazlliq shkaun e kishte kshilltar spécial per siguri kombetare, dhe vazhdon te trillon e pjell akuza nga me te ndyrat ne toke dhe prap guxon te dali ne media dhe me gjithe provat publike qe drejtesia e verber ka hesht dhe vetem hesht qe i bie se e mbeshtet, pra vazhdon qe edhe pa pushtet krimineli dirixhon drejtesine.
Fatosi-Kosovë, Respekte, burrë i Kosovës. Natyrisht qe edhe në Kosovë/ Dardani ka plot trushpelare qe ndjekin Saliun, sepse njesoj jemi, shqipetarë. Por shqipetaret e Kosoves kane të drejtë të gabojnë. Sepse ne fund të fundit, jane jashte kufirit shtetetor, dhe kane hallet e tyre me një nga armiqte me të medhenj të shqipetareve ne shekuj - Serbinë. Ndersa shqipetaret brenda kufirit? Nuk kane asnje justifikim, perveç degradimit moral, qe të ndjekin Sali Qenin nga mbrapa. Si i rritur me bindje të djathta, unë nuk e kam votuar asnjehere Partine Socialiste. Por Sali Berishën? Kurren e kurres. Megjithese Lul Basha provoi të ishte një Lolo, me mire pranoj variantin Berisha ne burg dhe Basha kryeminister, se sa Berisha ne pushtet. Nje Lolo si Basha mund të rrije vetem kater vjet kryeminister, dhe pastaj do ta heqin. Njesoj si nga Bashkia e Tiranës. E çfare dëmi do beje Basha per kater vjet, po qe se Berisha është në burg? Asgje nuk do beje. Do vije, do iki. Madje me me pak deme se sa Rama. Dhe do hape rruge per politikane te rinj. Ndersa Berisha? Berisha? Puu puu puu puu puu, do thoshte si drejtori i shkretë i Jovan Bregut, ndjesë paçin të dy. Berisha është nje kancer 30 vjeçar qe nuk po e operon dot njeri, ta shkulë me rrenje nga trupi i Shqipërisë dhe të shpetoje njehere e mire politika shqipetare. Edhe ata trushpelare berishiste we i shkojnë nga mbrapa do ta kuptojne se sa të trashe kane qenë kur te ikë Berisha. Njesoj si me trushpelaret e Enverit, qe e kuntonin Enverin si të derguarin e Zotit mbi toke. Derisa vdiq dhe e moren vesh se ishte veç nje monster. Edhe Berisha me rrumpallat e tij Jane e njejta gje.
Mire e the o Fatos! Baca na ka zi faqen, na ka korit. Cka kena me ba tash?
Kush te ka thene ty se Basha eshte i pafajshem mor shoku..Edhe t'i si te tjeret akuzoni Ramen per parate ruse qe po e pati bere Rama ka zbatuar ligjin por nuk ka asnje prove per kete me perjashtim t'a provave Alla berishiane
O te keqen e Enverit, perpara ketij krimneli gjenetik , qe ka 32 vjet qe i vret vjedh Shqiptaret, dhe akoma thote jam une , mortja c'popull i skllavruar qe jem pasi nuk reagon askush ndaj perbindeshit te Vicidolit Sali Kerma, turp... mjere ne......!!!@@@
O te keqen e Enverit, perpara ketij krimneli gjenetik , qe ka 32 vjet qe i vret vjedh Shqiptaret, dhe akoma thote jam une , mortja c'popull i skllavruar qe jem pasi nuk reagon askush ndaj perbindeshit te Vicidolit Sali Kerma, turp... mjere ne......!!!@@@
O polo vec pol nuk je . Gjol lol tol bol etj mund te jesh. Jeni njerez pa kerbishtje e pa te ndenjura sa para merni per perrallat qe tregoni.Si gazetar qe e mbani veten perse nuk i beni publike faktet qe keni per kedo. Bejeni nje here kete gje dhe do te shikoni sa sa do ju shtohet vlera.Bejeni per hire te drejtesis te popullit e te vendit tuaj.Bolltoret corape pa fill .Ok.