Amerika i vuri “vizën” Albin Kurtit

27 Janar 2023, 19:11Blog TEMA

Amerika i vuri “vizën” Albin Kurtit

Nga Kimete Berisha

Fantazma e qeverisë!

Nuk u ftua në takim nga vendi më i fuqishëm në botë - Amerika, që do të thotë se kryeministri Albin Kurti momentalisht është i padëshiruari më i madh në botë.

Amerika i refuzon kriminelët e vrasësit, tradhtarët e agjentët (që punojnë për armikun)....

Por, njësoj të neveritshēm dhe të padëshiruar janë dogmatët, mendjemëdhenjtë dhe psikopatët, si Albin Kurti - i cili e konsideron Amerikën si një partner alternativ, pa të cilin - bën.

Luftën kundër Amerikës e nisi duke e analizuar dashurinë e popullit shqiptarë për Amerikën.

Albin Kurti doli me definicionin se 'shqiptarët nuk e duan Amerikën - por, ia kanë frikën'.

Misioni i Albin Kurtit në pushtet ishte që ta shëronte këtë popull nga frika prej Amerikës.

Dhe, për pak e shëroi....

Sëmundja e dashurisë në përgjithësi, e në këtë rast sëmundja e dashurisë për Amerikën - e mban gjallë shtetin e Kosovës.

Kur njerëzimi do të shërohet nga sëmundja e dashurisë - nga nevoja ekzistenciale dhe e tmerrshme për të qenë i sëmurë nga dashuria - atëherë ndodh fundi i tokës.

Se kujt i shërben kryeministri Kurti, sherri i kujt punon kundër Kosovës dhe pikëpyetje të tjera lidhur me veprimtarinë e tij antishqiptare dhe antiamerikane - do të merret vesh!

Përveç insistimit të tërbuar për prishje të miqësisë me krijuesin e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë (Amerikën), Albin Kurti vazhdimisht ka investuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve, duke filluar nga distancimi, rivaliteti falls dhe prishja e raporteve me Shqipërinë zyrtare.

S'ka lënë gjë pa

bërë për t'ia nisur 'asaj' lufte...

Ka investuar në zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe ka punuar

për t'i varfëruar dhe trishtuar shqiptarët. 

Qeveria e tij ua ka mohuar shqiptarëve jetën...

nga degradimi i shëndetësisë, nënçmimi i mjekëve dhe mësimdhënëse, nga refuzimi për t'ua pranuar stazhin pensionistëve - deri te dyfishimi i çmimit të tatimit në pronë - si akt i kryer - pa paralajmërim.

Ka premtuar padi ndaj Serbisë për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve - por zyrtarisht i ka mohuar krimet e Serbisë....

Nuk është qetësuar pa i mohuar viktimat shqiptare të shtetit serb, e ka glorifikuar vrasësin e civilëve shqiptarë dhe pa pushim ka provokuar hakmarrje e gjakderdhje, vetëvrasje e vrasje.

(Duhet të paditet dhe të hetohet për punën e tij në zhbërjen e lirisë e të pavarësisë së Kosovës; prishjen e raporteve me perendimin; ndarjen e popullit dhe nxitjen e luftës qytetare).

Sot, pasi nuk u ftua nga Ambasada amerikane për ta përfaqësuar politikën zyrtare të Kosovës, dhe pasi që u gjet zëvendësiimi (alternativa) për të - kryeministri fantazmë tha se Amerika dhe BE e kanë kërcënuar Kosovën me sanskione - nëse nuk bëhet siç thonë ata - pra, nëse nuk implementohen marrëveshjet që qeveritë e Kosovës i kanë nënshkruar.

Që kjo nuk është e vërtetë, e dëshmon fakti se sot Amerika e sanksionoi vetëm

kryeministrin Albin Kurti - i cili që nga dita e parë në pushtet e ka sabotuar çdo ide, çdo projekt dhe çdo iniciativë amerikane për zhvillimin e Kosovës.

Albin Kurti me arrogancë dhe vetëbesim e ka nënçmuar Amerikën, përfaqësuesit amerikanë, si të padenjë - për 'lartmadhërinë e tij'!

Qeveria Kurti është vetëm një alternativë, nuk pyetet për të ardhmën e Kosovës - prej sot.

Albin Kurti është i shkarkuar, de fakto. 

Kosova, sherri i tij, duket si në gjendje lufte - një çmendinë diktatoriale, ku bota perendimore detyrohet të lyp çare tek opozita dhe shoqëria civile - për t'u çliruar nga këmisha e bardhë me zingjirë, me të cilën e ka lidhur Kosovën kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti është sot një qeveri pseudo-diktatoriale, e leçitur nga perendimi, është një qeveri e braktisur, nga e cila më nuk varet e ardhmja e Kosovës.

Thjesht është qeveri fantome - që përndjek rrugët e vetmuara!

P.S.  Last online 15 years ago!

45 Komente

  1. V
    Vetfundosje e Mullah Omari

    Kimete ri urte se ky do beje bashkim kombetar te kujtohet kur erdhi ne Lezhe beri betimin por kur u kujtua haaaaa nuk lejohet nuk behet te kujtohet kur erdhi ne Shqiperi per te luftuar korrupsionin bashke me Sali Berrishen per pak vota e rrezoje Edi Ramen ehhh Rama mori mbi nje milione e bolsheviku vetefundosjes mori 123 vota shume afer Rames

    1. A
      Albini punon per interesat e shqiptareve

      Amerika punion per interesat e veta. Dhe duket qe z. Kurti nuk ju bindet atyre qe do te beje Amerika, dmth t'iu japi tokatg e Kosoves Serbise. Ju lutem, mos shkruani artikuj te tille qe jane kunder interesave te shqiptareve. Bravo Albin, puno dhe lufto per popullin shqiptar,

      1. s
        socialisti

        Hem,shifni pislleqet e ed’vinit se Albini e ka ne terezi,mund te rrezohet nga influenca amerikane por nese shkohet ne zgjedhje,populli do e lartesoje me shume sepse po sakrifikohet per interesat e Kosoves duke mos leshuar pe kunder interesave te shqiptarve,ndersa ed’vini e ka marre me shpejtesi tashme rrugen ne renie te lire dhe nuk ka sorros as njeri qe e shpeton edhe nese i shpeton burgut,pushtetin e ka humbur per ket jete,e sigurte,tashme mund te vije ne pushtet nje socialist i vertete si Ditmir Bushati ku te gjithe e presin me padurim,po mendoj te gjithe socialistet pa,patronazhiste dhe hajdute.

        1. P
          Prishtinali 100% Shqiptare

          Socialist qe nuk je me sakte je thjesht nje bolshevike enverist te rroshe vete se pellumbat te kan ikur Bibini eshte patriot si Berrisha po jane martuar Serbe haaaa te pershendes nga krahina shqiptare kosove keshille vllazerore shko te mjeku se mund te behesh keq fare

        2. T
          Tradhetia vesh edhe fustan!

          Kjo zhgarravitesja Berisha ka qene me kohe kundra Albinit sepse me pare eshte kunder Kosoves! Cfare gabimi paska bere Albini moj shkjae? Albini po mbron Kosoven ndersa perendimoret duan t'a bejme Kosoven KOKE TURKU per t'a marre me te mire Serbine qe te shkeputet nga Rusia! Albini po sakrifikohet per Kosoven! Po nje tjeter kryeminister ne Kosove pas Albinit do jete dakort te krijohet Asosacioni serb,kur serbet i kane te gjitha te drejtat kushtetuese si gjithe te tjeret? A nuk u bindet ju se cfare pasojash I dha Bosnjes asosacioni serb atje? Asosacioni kerkohet qe neser te kerkohet vetvendosje dhe bashkim me Serbine! Kaq e thjeshte eshte moj serbe e shitur!

        3. E
          Erzeni

          Bravo Kimete,por popullsise rurale te Kosoves i duhet mesuar abc-eja e te gjykuarit,ata,por jo vetem ata,edhe disa mender analiste ne studiot televizive ne Kosove flasin si e jema e zeqos maje te thanes.

          1. T
            Trebeshina

            Perfundimisht Albinin nuk e do me askush,nuk e do AMERIKA,EUROPA shumica e popullit ne Kosove,dhe 99% e shqiptareve te Shqiperise,pra eshte thjesht nje kufome politike.

            1. V
              Vjosa.al

              @ Trebeshina! Albin Kurti po bën qëndresë kundër Zajesdnicës se Serbisë, prandaj atë eduan 99% e shqiptarëve. Prandaj atë e sulmojnë të gjithë debilët e syleshët trushplarë që nuk kuptojnë asgjë nga politika apo që nuk ju dhimben interesat kombëtare, e sulmojnë të shiturit e tradhëtarët, e sulmojnë ata politikanë që për të marrë pushtetin janë gati tja servirin në pjatë Serbisë pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj. E sulmojnë edhe mediat e shitura te Beogradi, edhe Kimete Berishat e gazetarisë që kujtojnë se mllefet personale dhe honoraret e majme kane prioritet përmbi egzistencën e Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Por le të na thotë Kimetja: a është dakort me Zajednicën? Kaq e thjeshtë situate, për Kimeten dhe për të tjerët që lehin si të tërbuar kundër Albin Kurtit: A janë dakort që të pranohet Zajednica sërbe në Kosovë apo jo? Gjykata Speciale e Kosovës çoi në Hagë liderët e UÇK-së dhe nxiu luftën e saj për çlirimin e Kosovës nga zgjedha genocidiste sërbe. Zajednica do varrosi pavarësinë e Kosovës duke sjellë coptimin e saj. Na rrofshin buzët e kuqe të Kimetes pastaj si edhe yesmenët e shitur të politikës bythëlëpirëse shqiptare, andej dhe këtej kufirit ndërshqiptar. Aleatët tanë, për hir të balancave të tyre gjeostrategjike, po e detyrojnë Kosovën të kafshojë dhe të coptojë vetëveten me Zajednicën, sikurse e detyruan atë të poshtërojë vetëveten dhe të dërgojë me duart e veta në burgjet e Evropës në Hagë djemtë e saj të UÇK-së. Ky edhe është turpi dhe teagjedia e shqiptarëve që Kimetja jonë e këndon buzagas me zërin e saj të çjerrë prej sorre budallaqe.

            2. b
              bert

              Te lumte Kimete. Shkrim realist.

              1. S
                Sara

                Kimete je xhevahir

                1. E
                  Edi

                  BRAVO TE LUMTE PENA. JA ME KETE GJUHE FLITET ME KURTIN DHE ALE ATIN ETIJ SALIUN WE I SHERBEJNE VETEM SERBIT JO SHQIPETREVE

                  1. i
                    ilir

                    Sad but true

                    1. L
                      Liza

                      Kimete, nuk na tregove asnjeher: ke humbur virgjinitetin apo akoma ndodhesh ne gjendjen e Ganimete Musliut????….edhe nje pyetje te lutem: si ndodhi dhe cka ndodhi qe nga nje fanse e zjarrte e Albinit, u bere armikja me e madhe e tij?

                      1. G
                        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                        Nganjehere, per ta njohur nje njeri, duhet dhene pushteti. Populli ja dha pushtetin por, fatkeqesisht Albini tregoi se nuk eshte ne gjendje te udheheqe vendin. Prandaj edhe znj. Kimete, nga nje fanse e zjarrte u be nje kundershtare e madhe e tij. Znj. Kimete e pa me kohe qe Albinit eshte nje hic. Mire do te ishte qe edhe ti te vetedijesohesh dhe te kuptosh qe Albini vetem te zeza po i sjelle Kosoves.

                        1. L
                          Liza

                          E ke gabim, Kimetja i ktheu shqelmat Albinit vetem 10 dite pas zgjedheve. Kam pershtypjen qe nese Amerika na urdheron neve si popull ti heqim breket, ateher neve duhet ta bejme se po e don Amerika, kaq poshte kemi rene.

                        2. L
                          Luan Ahmeti

                          Ti Liza do bëje mirë të humbje virgjërinë e trurit tënd dhe të fillosh të shfrytëzosh trurin pa asnjë pengesë.

                          1. M
                            Mbeshtetesi...nga prapa

                            Liza,,,se nuk eshte idiote si ty,,qe u thua fansa kush kririkon punen apo lavderon punen e qeverise,,,,kta Kan fatte e nje populli ne dore,,,ti flet per fansa,,Pra pooulli qe voton shkon voton per fansat,j..ik shiko big Brotherin osé tik tokun se aty ka fansa,

                          2. P
                            Pukjani

                            Cdo shqiptar e di se Amerika nuk eshte thjesht garantuesi i shtetformimit dhe aleati yn strategjik por edhe kombi vellazeror e miqsor qe ne na gjindet kur do qe kemi veshtiresi, rrofte per jete e mot miqesia me SHBA

                            1. X
                              Xhovalini

                              Albin Kurti përderisa bashkëpunon me Sali Berishën, që dihet botërisht, se furnizoji makinën vrastare të popullit të kosovës me naftë, duke thyer embargon e atyre viteteve të luftës ku vriteshin e priteshin nën bajonetat e serbëve. Ky njeri si Albini, kurrë nuk u distancua nga berisha, por përkundrazi bashkë me vjosa osmanin kanë lidhje ku i bashkon tradhtia e popullit kosovar, nga këta persona non grada. Dita e diellit do vijë, ku poshtlrsitë e osmanit dhe kurtit, do gjykohen në hagë, për tradhti të lartë të popullit tyre.

                              1. Q
                                Qazim bej Mulletja dora vet

                                Oj Kimete, kush e ka zgjedhur bac Albinin kryeminister? Shkijet apo kosovaret?

                                1. D
                                  Dajti

                                  Nuk drejtohet shteti me delirant,Albini eshte delirant ne kulmin e entuziazmit,po me hu ne bythe. Ju lutemi vellezer kosovar,largojeni nje sahat e me pare.

                                  1. S
                                    Shqiptari nga Kosova

                                    Sa keq qe Kimetja eshte i vetmi person qe i bene autopsine politike çdo dite me nga nje shkrim brilant Albin demagogut..!

                                    1. K
                                      Kim Berisha

                                      Ngaterrohesh. KB e ka prej inatit, e per rroge. Por nejse.

                                    2. D
                                      Dani USA

                                      Kimete per mua te gjithe ata qe degjoin Sali Berishen dhe IM jane anti kombetare dhe duhen pushkatuar ne emer te popullit perjashto budallenjet se ata nuk prishin pune.

                                      1. L
                                        Leo

                                        Bravo Kimete Kjo eshte e verteta!

                                        1. k
                                          kirurg

                                          Duket si inat personal ky i Kimetes! Xhit kie bre cëuce?

                                          1. L
                                            Lidheni gomarin.

                                            Artikull i përshkruar nga mllefi, marrëzia dhe fantazia e sëmurë. KImetja sheh ëndrra me sy hapur dhe i merr dëshirat e saj për realitet. Nuk është Albini që po ia dredh Amerikës, por e kundërta. Amerika si dhe Europa kanë ndryshuar politikën ndaj Kosovës. Mê kujtohet se kur shpalli programin e qeverisë së tij, Kurti u shpreh se dialogu me Serbinë zinte vendin e shtatë në prioritetet e qeverisë së tij. Perëndimi u hodh përpjetë. Jo, çfarë thua more! Ai duhet të jetë në krye të axhendës tënde! - uluritën përfaqësuesit e Brukselit dhe Uashingtonit. Përse?! Sepse duan ta afrojnë Serbinë në kurriz të Kosovës. Dhe sot i kujtojnë Albinit Zajednicën. Që duhet ta vejë me çdo kusht në jetë! Kjo dëshmon se Albini pati të drejtë kur kundërshtonte krijimin e Gjykatës speciale për "krimet" e luftës së UCK-së dhe kur hidhte bomba tymi në Kuvend kundër Zajednicës. Dhe ja tani kur plasën bombat e vërteta. Të gjithë drejtuesit e UCK-së së lavdishme janë sot në Hagë Dhe Albinit po ia tundin këmbêt për të vênë në jetë asosacionin, pra te krijojê një republika serbska në Kosovë. Se asosacion do të thotë autonomi për serbët ndaj Prishtinës. Jo vetëm në veri të Mitrovicës, por edhe ndër enklavat serbe në Kosovë! Shaheni, shaheni Albinin dhe putheni dyshemenë kur të takoheni me të huajt se në fund të pusit do përfundoni. Nuk e keni kuptuar akoma o dru me pre, si kjo Kimetja", se politika është kurvë dhe se ajo e ka dredhur përsa i takon Kosovës. Jemi si 100 vjet më parë. Nuk them që Albini nuk ka bërê gabime. Por ai është politikani më patriot, më i pakorruptueshëm, më trimi nga ata që kanë qeverisur Kosovën këto 20 vjet. Por skllavi skllav mbetet. Madje mbetet keq edhe kur ia heqin vargonjtë.

                                            1. K
                                              Kot fare

                                              Ja te besuam.Po pa Ameriken zotrote nuk do egzistoje.Kjo Amerike e detyroi Serbine te kapitulloi dhe qe keni nje fare shteti sot.Nu k them te shkosh qorazi pas qerres se tyre, por mos bej trimin me luajal degjo dhe fundja bej sikur dhe asnjeher mos dil kundra.Me mire pak i varur sesa i pavarur dhe fillikat se ke ujkun tek dera.

                                            2. "
                                              "BOHOTINA"

                                              Bravo vajze, e ke qare kete artikull,,,

                                              1. a
                                                aleko

                                                Albini ka gabime qe cdo udheheqes i ben kur vjen ne fuqi,se nuk eshte e lehte ta zhvillosh e forcosh nje vend..duhet pune dhe kohe jo e vogel per kete.Por kur vjen puna qe ta pranojeose jo asociacionin kejo nuk eshte e lehte per tu pergjigje r.Nese pranohet serbia nuk do ndalet dhe do vazhdojeperpjekjet deri ne autonomi te kesaj pjese madje do fillojnete merren dhe me kishat dhe manastiret dhe komunitete te tjera serbe ne pjese te tjera te kosoves duke cuar ne rrezik funksionalitetin e shtetit te kosoves..kejo eshte frika e madhe

                                                1. B
                                                  Beni

                                                  Oo Qimete po na thuj bre pse u bo I keq Albini se ti e kishe idhull,apo kon fillu me te ardhe dhe ty zarfat ka Shqipnia.

                                                  1. L
                                                    Lol

                                                    Kujtuam se kishe ngordhur Idhull te patem dikur E hengre supen e Rames Dole nje vorbe me shurre Nuk eshte dicka e re Stroma si ti ka kudo Kujdes bej po ra Albini Ne bordello mbaj vrapin nxito

                                                    1. K
                                                      Kim Berisha

                                                      Kukumjaçke

                                                      1. T
                                                        Taulant

                                                        Kufoma politike do ti quaja, si albini, saliun apo ilir metaj. Por jo ka dhe me keq, keta i jane shitur shkjaut, kane bere gjithmone politiken e tyre dmth nuk jane politikane, por agjente kunder interesave tona kombetare.

                                                        1. H
                                                          Himarioti

                                                          Bravo zj. Berisha, keni bërë një analizë shumë të mençur dhe patriotike. Albin Kurti, Vjosa Osmani, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Co, janë antishqiptarët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave.

                                                          1. m
                                                            maks

                                                            Kjo eshte nje debile

                                                            1. V
                                                              Vp

                                                              Eshte vertet njeri I deshtuar dhe duhet te japi doreheqjen sa me shpejt ne se akoma ka pak tru ne koke; me nje ideologji te deshtuar dhe me veprime adolescent po I shkakton deme shoqerise Kosovare Kosova meriton njerez me te zgjuar ne krye te shtetit

                                                              1. E
                                                                Erdogan

                                                                Politika e Sh.B.A-se nuk do ta braktise kurrrrrrrre Kosovon Islamike. Per kete te jini te qarte. Serbet perkrahen nga Turqia qe investon Miliarda kurse ne Kosovistane vetem Xhamija. Serbet gjithmone si Pro Ruse jane vrare edhe nga ish Vellezerit e tyre Katolike Kroacia jo me nga Amerikanet. Lufta dhe mbeshtetja e Anglosaksoneve te Luftes Civile midis Rusise dhe ish Nova Rusise (sot UKrajina) tregon me se miri qellimin e ketyre Colonizatoreve dhe pushtues kudo. Kush e harron pabesine e Amerikaneve kunder popullit te vuajture Kurd? Gjerat kane dale sheshit. Ketu luhen Interesa te shkalles Tektonike. Si mund te luftosh Ruset me ane te popullit Ukrahinas? Vete Sholc i quajti Vellezer. Atehere perse nuk u shkermoq Natua sic u be me Varshaven pas Renies se Murit te kur "Qellimi i Natos" ishte Lufta e Ftohte? Pushtimi i Qipros nga Anglezet me ane te Turqise e ka treguar "fytyren" se cfare qellimesh kane Fuqite Perendimore. Si mund te mbahet akoma Kryeqyteti i te vetmit Komb Greko-Ilyre Kostantinopolis te pushtuar nga Islamiket e Turqise dhe flasin per Holokaust dhe "Te Drejta Njerezore"! Mbeshtetja e Politikes amerikane per Kosovon nuk eshte ndonje dicka qe do e bente popullin dhe shtetin e saj te zhvillohet. Thjesht sa me i varfer dhe i nenshtruar aq me Besnik ndaj Afendikoit.

                                                                1. E
                                                                  Eni

                                                                  Po mbase dhe kta te derguarit jane lobista....Kurti nuk jep leke se per vete jeton ne 70 m...asnje afere Korruption nuk I kemi degjuar.

                                                                  1. a
                                                                    azem bejta

                                                                    ANTI KOMBETARË PRO SERB DHE PRO SLLAV JANË SAL KARAXHIÇI ILIR SPIUNI NË SHQIPERI DHE KURTOVIÇI MË OSMANOVIÇKEN NË KOSOVË KËTA TE KATER JANË TE SËMUAR MËNTAL PA DINITET PSIKOPAT IDIOT DHE INJORANT

                                                                    1. T
                                                                      Trotski

                                                                      Respekte Kimete .I ke dhene hakun Albin Narcistit

                                                                      1. A
                                                                        Asd

                                                                        Albini si Don Kishoti, kerkon te beje "gjera te medha" pa mjete, pa instrumenta, pa bashkepunetore nderkombetare dhe mbi te gjitha pa Ameriken. Procesi i njohjes se Kosoves, duhet te udhehiqet nga politika amerikane. Cdo rruge tjeter, do ta ktheje Kosoven ne rrugen e rrezikut dhe pikepyetjeve per vazhdimesine. Me aq sa e kuptoj Albin Kurtin, me duket njeri me deshira te mira, ndoshta edhe i ndershem, por me nivel te ulet prakticiteti ne fushen e diplomacise.

                                                                        1. R
                                                                          Raifi

                                                                          Amerika i don veç politikanet puthadorë e jo ata kombëtar.Shif ç'i bëri popullit të Vietnamit pas 30 vite lufte deri në çfarosje ia dorëzoi Rusisë e Kinës at popull e at vend.Njejt bëri në Kore që tani i ka dal dardh me bisht,pastaj në Irak,Libi e Avganistan e Kosovë.Me shqiptarët e ka krye detyrën Amerika ,i ka vendos bazat ushtarake dhe e ka vendos një regjim kriminal që kurr Shqipëria nuk mund të bëhet shtet por një shoqëri e kriminalizuar ku lufta mes fraksioneve dhe bandave do jetë e përhershme.Ky pra është emisioni "Keni dëshiruar,dëgjoni".

                                                                          1. b
                                                                            be-x

                                                                            Bravo Kimete!

                                                                            1. b
                                                                              bashkimi per drejtesi

                                                                              Bravo Kimete, Doja vetëm të shtoja se rrugtimi i Kurtoviqit po merr fund në humnerën të cilën na e përgataitin për neve, anti kombëtarët Kurti, Osmani, Salihu Meta etj. Sa e sa herë kamë cek në këto komentime të shkurta se Kurti - Osman dhe NON GRATA e Shqipërisë po duan ta zhbëjnë Pavarësinë e Kosovës dhe ta kthejnë Serbinë. Armiqësia me SHBA, BE e në veqanti me UÇK dhe Shqipërinë ishin indikator i tradhtisë ekstreme. Tash e kanë kuptuar gjithë bota demokratike me përjashtim të ANALFABETËVE FUKSIONAL /siç i quan me të drejt Kurti aragatët e vetë të vetëfundosjes/ janë në aleacë me mafin kundër shqiptarizmit kudo që janë por tashmë vetë janë cullak para bote. TURPI I mbuloftë për jetë e mot.

                                                                              Lini një Përgjigje