Nga Roland Bejko
Vetëm dy personave u interesonte sot prishja e seancës parlamentare.
Vetëm këta dy persona sot nuk ishin të interesuar për debat në Parlament: Edi Rama dhe Sali Berisha.
I pari ishte autori i skenarit të gjasme implikimit të PD në sponsorizime rusësh.
I dyti, është ekzekutori i skenarit të atij të parit brenda PD duke i marë të mirëqëna shpifjet e Ramës me qëllim për likujdimin politik të ish kryetarit të PD dhe mbështetësve të tij. Madie veç baltës që vetëm ai di të hedhë mbi kundërshtarët, ngriti edhe një komision brenda foltores për të bërë medemek transparencë.
I pari, Rama nuk mori fare pjesë në seancë dhe la porosinë te kryetarja e kuvendit që ky debat të mos merrte udhë.
I dyti, Berisha, shkoi dhe e pushtoi foltoren e Kuvendit, që të prishej seanca, ta përjashtonin, dhe mundësisht ta përzinin prej andej me forcë me punonjësit e gardës.
Berisha nuk kish interes t'i linte deputetët e tjerë të flisnin sot. Minimalisht dikush prej deputetëve të PD që nuk e mbështesin do t'i kujtonte se ai nuk ka asnjë të drejtë morale dhe politike të denoncojë Ramën për komplot ndaj PD-së me sponsorizime ruse, sepse nëse Rama komplotoi, Berisha e ekzekutoi komplotin e tij brenda PD ku akuzoi ish kryetarin si bashkëpunëtor të rusëve në këtë rast, e më parë e kish akuzuar si bashkëpunëtor të Ramës. Ndërsa nëse seanca do zhvillohej normalisht, socialistët do ta sulmonin për dosjen e 21 janarit, dhe do t'i kujtonin se i biri sapo kishte dalë nga zyrat e SPAK-ut ku u pyet për çështjen Gërdeci...
Ndërkohë, vazhdon ende të mos shprehë pendim për krimin që ka bërë brenda PD, ku kryetarin legjitim e largoi me akuzat si i shitur te Rama, dhe i implikuar në afera me rusët, por bën sikur nuk ka ndodhur gjë.
Kështu që nëse seanca do zhvillohej normalisht edhe pa prezencën e Ramës, sivëllai i tij, Berisha, rrezikonte të kthehej nga akuzues në të akuzuar.
Edhe njëherë u drejtohem militantëve të Berishës nëse doni vërtet të iki Rama, duhet me çdo kusht të çliroheni nga Berisha.
Kështu që, kush nuk do të hajë kashtë pas mbarimit të barit, duhet të çlirohet një sekond e më parë nga pengu.
Ça t'u bëjë më shumë amerika?!
Salizmi eshte ideollogjia sunduese ne tere shtresat e pd edhe pse deklarojne se jane kundra saliut... Edhe bejko eshte nje sali 100 perqind..duan te tregohen te ndryshem po' harrojne se nuk mund te fshihen dot me kostume te rinj..shikoni si sillen,si i gjykojne gjerat,si e duan ta kene shtetin ne pergjithesi e drejtesine ne vecanti..vetem shpifin,mbjellin percarjen,e mbajne shoqerine ne konflikt te perhershem,akuzojne kedo ,i shumezojne difektet e shoqerise me 100,i zmadhojne e mundohen te luajne me karten e moralit por harrojne si kane shtepine e tyre.pra duan shqiperine si zhgarravinen e tyre partine e saliut
Si mundet qe pothuaj gjithe lazot kane Copa mishi?
DHE VINI KETE KOKLOQEN TA BEJE SHQIPERINE.
Ky e ka kapur keq me Berishen per nje dacke qe hengri....
Edi Rama e ka per detyre te luftoje kundershtarin por jo si armik dhe kete e ka bere.Ajo qe ka lobuar ne USA kunder Bashes nuk ka asnje prove kurse per Berishën keni te drejte ,ai eshte çibani i PD
pra ju jeni duke thene qe Basha nuk ka lobuar me parate ruse? Perkundrazi, i eshte vertetuar shuma e parave dhene ndermjetesuesit ligjor nga 2 kompani me pronare ruse.
Nga doli ky i "mençuri" Bejko, syçka, kaleshe janë?