Një episod jo shumë i mocëm që u kthye në anekdotë, vazhdon të tregohet sot e kësaj dite në rrethinat e Kolonjës ku me qesëndinë e tyre “të varin në qese të duhanit”. Dy miq të mi nga Leskoviku e rrëfyen duke qeshur e tallur te Brryli, pasi dëgjuan nga ekrani intervistën “drithëronjëse” të patriotit që nuk u bë kurrë Ambasador, duke mashtruar trashë disa televizione të papërgjegjshëm e cyrykë me emisionet e tyre limonadë : “Një ditë prej ditësh Hasan Qinani e takoi në rrugë Xhafer Ypin (një nga qeveritarët që firmosi arrestimin, burgosjen e internimin në guroren skëterrë të Shëngjinit, të babait tim në Maj të 1939-ës, pas protestës së parë punëtore antifashiste te Ura e Bëncës në Tepelenë). Në bisedë e sipër, Hasani i tha: -Ne, Xhafer bej, s’jemi mirë. –Pse, more Hasan ?
-Po ja, bre Xhafer bej, ne na kanë lënë Pandelinë dhe jo Naim Frashërin.
-Si, ore, Naim Frashërin jo ?
Hasani pa e prishur terezinë, i thotë:-Po xhaxha Pandeliu dhe pse rri në hamam, megjithatë është kryeministër”.
Fjala ngiste fjalën. Ai udhëheqës i partisë me emrin më të ri në Shqipërizën tonë me bollëk particka që nuk janë të sigurta as me emrat dhe numrat e listës së dorëzuar në Gjykatë gjatë ditëve të themelimit, thonë se nuk del në mexhlis pa bërë banjë allaturka (në hamamin e nxehtë në Tiranë, jo në llixhat e Sarandoporit ku janë sulur ca skifterë privatizimesh në vreshta që nga Tirana etj.). Por fshatarët e thërrisnin edhe nevojtore, pas një shqipërimi të saktë. Atë rit nuk e ndryshon ende, sidomos para se të bëjë deklarera në median elektronike të shapravitur. Shkumoset me furcë e shkumë “perëndimore” në mjekër e faqe, megjithse është qose (meshkujt që nuk kanë qime, jo ajo figura adhuruese e përrallave popullore). Kollariset dhe përpiqet mundimshëm të trashë zërin para publikut shikues e dëgjues. Tamam si në mesditën e 23 janarit. Sipas definicioneve të tij inxhinierike, diplomatike e politike, 27 shtetet e Bashkimit Europian nuk i zë gjumi e po vuajnë nga anoreksia akute pas deklareve kritike të Edi Ramës (?!). Dhe jep alarmin (jo me pisqollë e as me topa nga Melesini maja-maja) për shtimin e zemërimit të papërmbajtur europian dhe “kërcënimin e Holandës” sedërqare. Pasi zbulon me dhimbje atdhetare “mbrojtjen e Vucicit” nga Kryeministri, brengoset e nakatoset pa u telikosur te lufta në Ukrainë !
Më tej, duke shtrirë herë pas here gjuhën e kollares nga qafa deri në gjunjë, ia fut si kau pelës aq sa tromakset, zverdhet në fytyrë, psherëtin e rënkon nga “vazhdimësia dhe përkrahja që vjen nga Soros”. Sipas atij “diplomati” surrogato të akshamit që kujton se e përvetëson mirë këtë profesion të nderuar edhe duke vegjetuar e jargëzuar pak kohë në Amerikë (pa punuar asnjë ditë në ministrinë përkatëse në Tiranë), mund të lëshosh popla e dokrra pa doganë. Po të mos ishte nepotizmi historik në emërime e gradime yrrja-byrrja krejt të papërgjegjshme (për të cilin protestoi ashpër edhe poeti i ndjerë Fatos Arapi dhe nuk e përfilli asnjë politikan e pushtetar), ky njeri plastelinë që e mban veten kolonjar e leskoviqar dhe nuk di se nga bie Kolonja, me siguri do të ishte një inxhinier a teknik i rëndomtë në kapitalizëm. Lerë e rritur në pupla e me shërbëtore te koka, në vila e orgjira dhe pa e lëvizur prapanicën nga veturat shtetërore të sekretarëve të Parë në rrethe. Me rrënjë të forta në Bllokun e djeshëm e të sotëm, kërkon të shesë dëngla e vëngla në emër të popullit nga ekrani në ekran dhe në faqe gazetash pa asnjë filtër profesional e qytetar. Dhe një fjali tërkuzë e ka 15 rradhë në letër ! Por në 23 janar e ngriti më lart piacën mediokre e qesharake. Foli pa pikë lyre dhe plot megalomani e fodullëk: “Kjo është e papranueshme për kombin shqiptar”(më në fund, edhe në emër të kombit ?!).
Vetë Ismail Qemali do të rrënqethej e dridhej si purteka po të dëgjonte këtë llafollog bosh e të padurueshëm, pa kurrfarë shtylle kurrizore. Dhe nuk janë thjesht qëndrime amatoreske, delirante e humoreske në fushën e Diplomacisë Politike partiake. Sepse të tillë kokoshë të përgjumur nuk këndojnë vetëm herët në mëngjes, por i bien tamburasë (pa kabatë e famshme të Leskovikut) orë pas ore nëpër ekranet që e presin si ujët e pakët. Dhe kërcejnë e fluturojnë gardh më gardh(deri tani në 3 forca politike) dhe as që kujtohet se po gjezdise hu më hu, një ditë njëri të bën hatanë ! Dhe e gënjen vetja kur mendon në ekstazë se do e dëgjojë OKB-ja fyellin vrimandryshkur të tij. Me një fjalor tepër varfanjak na prezantohet si “Ambasador” sipëror nëpër tezgat erërënda të paneleve televizive, duke e shitur shkumën për ajkë. U sfilit për të bërë bujë e zhurmë kuturu me slogane e nallane hamami nga “tregjet e gabit”, sa për beriha e pas berihasë. Madje, dikush na tha se i paska vënë syrin kolltukut të ministrit të Jashtëm (!), megjithse pleqëria e ka dongëdisur e telendisur pa mëshirë. Përshembull, befas pasi një koleg përdori në titull fjalën “Karma”, ky qerrata i qorollepsur u ul e studio me orë të tëra sanskritishten dhe të martën e “ftilloi” publikun e “etur” me kopjime e sqarime ekskluzive(?).
-Të lutem, më dëgjo pak, miku ynë ! Këta janë nga ai takëm që vajtën për jonxhë e nuk hëngrën tamam as bar. Prandaj u ngrit ajo bejtja aq shumë e njohur, që u kthye edhe në këngë satirike. Të ish gjallë penëarti Faik Konica i asaj nahije bukurishumë e lavdimadhe, me siguri do e ngjyente penën në shishen me bojë sarkastike të papërsëritshme. Se këtij “diplomati” mashtrues i mjaftojnë tymueset që hidheshin dikur nga tunelet ushtarake mbrojtëse të Postenanit…Kush ka shkuar te berberët e Leskovikut, nuk besoj të ketë shpëtuar pa dëgjuar urtësinë “s’ka fis pa një pis”.
Kujtoj një mikun tim kallajxhi që punoi vite të tëra te Ura e Limuthit në Tiranë, kur na thoshte shpesh sa herë vinte në redaksinë e gazetës “Bashkimi” : -Mos u besoni kurrë atyre që kalojnë me kallaj e profka mbi gunë ! Sepse ata e kanë kallajisur me kohë fytyrën…Vecse jo të gjithë leskoviqarët bien erë kolonjë (tretësirë me alkool e me erë të mirë, që përdoret zakonisht pas rrojës). Dikur këtë fat e kishin vetëm kurbetlinjtë e qytetëruar. Por jo nënkryetari i partisë më fringo në Shqipëri, një gjitholog e manekin i regjur vitrinash politike të ditës. Nuk e dimë ende ditën e lindjes së tij si “opozitar” dhe “analist” kokëkrisur e sygremisur. Pyesim manekinët e tregut të lirë, por ata nuk pipëtijnë. Vallë, nga malli apo nga halli ?! Përgjigjen më të bukur e ka dhënë 39 vite më parë miku im i cmuar, Iliriani, “poet i vërtetë e dinjitoz”-sic e quante Dritëroi i pavdekshëm. Lexojeni vetë, po të doni bashkë me leskoviqarin rrënjëdalë që nuk ka rënë dhe as bie erë kolonjë, poezinë “MANEKINËT”: “Rrimë në vitrinë…/ Na veshin, na zhveshin, na fshijnë./ Ne presim të qetë dhe heshtim,/ Se jemi manekinë./ Vrapojnë në rrugë nga shiu/ Këmbë burrash, grash dhe fëmijësh,/ Ne s’lagemi kurrë…(Mjerë njeriu/ Që s’njeh qetësi manekinësh !)/ Shkojmë andej nga na thonë,/ Qëndrojmë ashtu si na vënë,/ Buzëqeshim, përherë pozojmë;/ Përballë, profil, me një këmbë./ Dhe s’nxehemi kurrë, s’bërtasim,/ Sikur bota të kthehet përmbys,/ Mjafton të na veshin e mbathin,/ Që ne të pozojmë sërish”. Portret më të arrirë se ky, nuk besoj se gjen !...
AGIM NESHO...... Ore Kristo, thonë se i shkruan me të hedhur këto radhë ti.......
Agim Nesho, Nje Paçavure që i duket vetja Ambasador,qe ska qene Kurre, Nje Pusht Burre ,e di qe sgjej dotasnje Epitet per kete Qelbesire Ndyrsire .
Bravo je dhe pusllen ketij idioti te ashtuqyertur hale ambasadore,keshtu u zgjodhen keto njerze te shpifur dhe idiot nga rrethet familjare se ingjinier kete qenef asnje firme ne sistemin kapitalist nuk do ta merrte ne pune kete hajvan
Po pse o Kristo xhani, pse nuku ja vë emrin e zotërisë, që kur ishte i vogël, nuk thoshte jam i biri i Gaqo Neshos, por thoshte jam nipi i Hysni Kapos…. Agim Nesho, i biri i Gaqos dhe i Tanës (injorante 24 karat). Ka teze, Vito Kapon / ( gruan e Hysni Kapos), ka dajë Piro Kondin. Etj, etj, etj me shumicë korifenj të PPSH. Vetë ka mbaruar inxhinjeri elektrike, por ka hyrë shul dhe ka dalë lloz. Është marrë me,çdo gjë, por vetëm me profesionin e tijë asnjëherë. Është pjesë aktive e KLANIT KAPO, bashkë me Andi Mehdi Bushatin ku nëna e Andushkës, mamanë e Agim Neshos e ka teze. I therrasin GIMI I PUROS ( mbasi njëherë e një kohë, dikujt ja ka mbajtur…….në gojë) dhe kështu me këtë llagap e tallnin në atë kohë se çmut burrë ishte. Kaq.
E ke qare o Kristo. Sarkazma qe ke perdorur i ka dhene figures qe ironizohet ate qe i takon. Portreti i duhur. Na urreu debatet ne tv nenkryetari PL. Respekte per ty i nderuar Mertiri, pena top.
Te lumte pena zoti gazetar!nje shkrim i goditur per keto lepirsa.pa pik dinjiteti.
Të lumtë o Kristo djali. E ke qarë figurën e " Mbasadorit" I biri i tet kur ka qenë Sekretar i Parë në Pogradec Enveri e shkarko i për veprime jo të moralshme.
Ti te ve jo ne maje te penes, por ne maje te karamanjolles, per tipa e manekine qe hiqen ata qe nuk jane e qe nuk kane arrire dot ne jete. Thjesht mashtrues... Mire ua ben, e meritojne.
O shoku Kristo Mertiri paske rrjedhur jo vetem nga mendja por edhe nga bytha dhe goja.
Ou, ou! Sa i paska djegur kjo perlë gazetareske e Kristos, Iva-s, ndonjë ish konkubine të ambasadorucit.
Nesho Plastelina. Sa e goditur !!!
Z.Kristo tekam njojtur ne rinin tende te hershme ne rp.1105 Tirane .Eke shkruar brilant jemi moshatare.
Kristo je i madh bravo per humorin e holle qe ke perdorur po sikur nuk ja vlente te lodheshe kaq shume per nje mender ambasador se po te ishte i vertete do gjente ndonje parti tjeter po ashtu m . . I ishte pa vajti tek ajo m . . Parti me ate mender m . . kryetar me ate mender h . e ishkryetare e me ca m . . nenkryetare
Po ti! Ç'pate? Jeshe mirë ,prëmë!
....në shambœke - të duhanit - ose ; i shkoi ( më ) si çallëza gjerdanë .
E meriton.
O Kristo Paske rrjedhur e Pjerdhur! Po deri dje ne ate sistem qe ishe edhe Ti i Verberuar ata ishin maje e Shoqerise dhe tani i shan me rrenje e dege ti- po ja fut Pordhes. Ata ishin Maje Mali dhe ti kerkon me Rilindjen Tende te Pjerdhur te Edi Drames ti Telendisesh beson ti me Dokrrat e Tua?
Guri druri, ne nje fjali 3 here ke perdorur fjalen “pordhe” dhe ashtu, si nje pordhe, te ka dale dhe ky koment. Kujdes mos felliqesh here tjeter.
Hekriut! Po kush ka pjerdh e ja fut kot?! Edhe ju mos fllqni fjalen se ata nuk i flliqni dot as Kristua as ju me flet rrufe! Edushi eshte pa Origjine shqiptare- eshte dobiç- ka mbush qeverrine me kurvicka e putanka Kudo!
O Fërdi, po flisnim per gjuhen e padenje te zoterise lart (Guriu). Askush nuk e felliq fjalen nese e respekton ate. Nese s’te pelqen shkrimi, lexo nje tjeter qe te pelqen. Por, nuk te lejohet te fyesh ne anonimat, pas tastieres te kompjuterit apo telefonit. Autori del me emer dhe mbiemer, ndersa ju te gjithe dilni me emer pagezimi ketu.
Pergezime per shkrimet e tua zoti Kristo ! Respekte !!
Ah mor adashi im i nderuar. Po nuk behet mu...lakruar or mik. Sido qe ta tehollin, sido qe ta mbjellin, sido qe ta lajne e thane mu..., mu...do ngelet. Te pershendes per lezetin e shkrimit Te uroj shendet e pene qe te mos thyhet kurre. Gjithe te mirat.
Një radiografi e qartë e shoqërisë shqiptare. E thënë mjeshtërisht nga pena e gazetarit me emër. Përshtatur aq bukur me poezinë "Manekinet".Ky soj është që mbushin emisionet televizive , me panele e analistë të tillë. Më bukur nuk mund të shkruhet. URIME
Kristo ! Jam kënaqur me këtë shkrimin tënd . Nuk e kisha lexuar më parë . Dikush nga komentuesit bëri një vrejtje, se pse nuk nuk i ke shkruar emrin? Siduket nuk e ka lexuar deri në fund, emrin “Manekin”! Të pikon “maja ar” , majë e penes domethëne…!