Shifrat e tre dekadave, në 1989 vetëm 31 mijë shqiptarë jashtë vendit. Sot 40% e popullit në emigracion

24 Janar 2023, 13:30Blog Nga Eduard Zaloshnja

Shifrat e tre dekadave, në 1989 vetëm 31 mijë shqiptarë

Shqipëria ka patur disa dallgë emigracioni qysh prej ndryshimit të sistemit politik. Dhe nëpër media e nëpër kafenera, janë përmendur me rradhë si shkaktarë të këtyre dallgëve – Enveri e Ramizi pas dallgës së parë, Saliu pas dallgës së dytë, Fatosi pas dallgës së tretë, Saliu pas dallgës së katërt, dhe Edvini pas dallgës së pestë…

Pa u futur në analizën e shkaqeve apo shkaktarëve, ky shkrim synon vetëm të analizojë kurbën e emigracionit shqiptar përgjatë tre dekadave të fundit.

Nga regjistrimi i popullsisë para ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri (u krye më 1989), numri total i banorëve rezultoi 3,182,417 (shihni tabelën shoqëruese). Ndërkohë, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3,214,241 shtetas shqiptarë. Pra, rreth 32 mijë shtetas rezultonin atëherë emigrantë (politikë apo ekonomikë).

Nga regjistrimi i parë i popullsisë pas ndryshimit të sistemit politik (në fund të vitit 2001), numri total i banorëve rezultoi 3,069,275. Ndërkohë, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3,993,077 shtetas shqiptarë. Pra, rreth 924 mijë shtetas ishin atëherë në emigracion.

Nga regjistrimi i dytë i popullsisë pas ndryshimit të sistemit politik (në fund të vitit 2011), numri total i banorëve rezultoi 2,821,977. Ndërkohë, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4,289,950 shtetas shqiptarë. Pra, rreth 1.47 milionë shtetas ishin atëherë në emigracion.

Regjistrimi i tretë i popullsisë pas ndryshimit të sistemit politik ende nuk është kryer, por nga llogaritjet  vjetore të popullsisisë banuese që publikon INSTAT-i, mund të nxirret shifra e përafërt 2,750,000 banorë në fund të vitit 2022. Ndërkohë, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4,586,144 shtetas shqiptarë në fund të dhjetorit 2022. Pra, rreth 1.84 milionë shtetas janë aktualisht në emigracion.

Shifrat e tre dekadave, në 1989 vetëm 31 mijë shqiptarë

Në grafikun shoqërues janë përmbledhur të gjitha shifrat e mësipërme, për të treguar se sa përqind e shtetasve shqiptarë kanë qenë në emigracion në fund të secilës nga dekadat e shkuara.

Në dekadën e parë pas ndryshimit të sistemit politik, ndodhi emigracioni më i madh – nga një emigracion i papërfillshëm më 1989, u arrit deri tek pothuaj çereku i shtestasve shqiptarë në emigracion më 2001. Në dekadat pasardhëse u ngadalësua ritmi i rritjes së emigracionit – përqindja e shtetasve në emigracion u rrit me 11 pikë pas dekadës së dytë dhe me pothuaj 6 pikë pas dekadës së tretë.

Shifrat e tre dekadave, në 1989 vetëm 31 mijë shqiptarë

5 Komente

  1. I
    Iliri

    Ti hapin syte sepse keto jane reale shifrat.Meta dhe zagaret e tij thone qe po boshatiset shqiperia nga Rama por ne kohen e Berishes njerzit per te shpetuar koken iknin nga syte kdmbet ndersa sot ikin per te mbushur kuleten.Ne qeverisjen e Berishes kane ikur 900 000 shqiptare per 5 vjet

    1. E
      Era

      Ulëritëm,shamë,që regjimi i Enver Hoxhës na izoloi.Tani ulërim e shajmë po braktiset vendi.Mjerë shqiptarët e shkret su gjehet karari,kujtesën e kanë 5 minuta.

      1. r
        rezari

        Keta qe bertasin qe po boshatiset vendi as ju rruhet fare per ata qe ikin.Ne kohe te Zogut popullsia e Shqiperise nuk i arrinte 800000 fryme dhe prapseprape kishte emigracion ne te kater anet e botes. Ku do qendrojne 4 miljon njerez ne 28 mije kilometra katror.Prandaj bejne mire qe ikin se ketu do hanin njeri tjetrin.

        1. P
          Parruca

          Komenti me qesharak qe mund te behej! Singapori ka 5.5 milion banore per 786 km katror dhe eshte nje nga shtetet me cilesine me te larte te jeteses ne bote. Monako, Hong Kongu, Luxemburgu gjithashtu. Por ka njerez qe jane te gatshem te shesin dhe nenen e baben e tyre vetem qe Timonieri mos te shahet. Eshte per te ardhur keq qe te tille njerez qendrojne sepse lepijne ndonje kocke dhe jane te tjeret ata qe ikin.

        2. r
          rezari

          Koment qesharak thote Parruca por harron qe ikja ka filluar qe kur ne krye ishin timonieret e tu.E pastaj ato qe per mend ti nik jane shtete por Qytete shtete dhe Hong kongu eshte qytet i Kines nuk eshte shtet.Se ashtu do permendje dhe Pekinin ,Nju Jorkun e te tjere qe kane nga 14-15 milion banore.

          Lini një Përgjigje