Nga Andi Bushati
Zakoni i lodhur për të rikujtuar në çdo përvjetor dëshmorët e 21 janarit, ashtu siç bënte regjimi i vjetër në çdo 5 maj, me disa nga ata që kishin vrarë pas shpine gjatë luftës, po fillon të bëhet i neveritshëm. Përtej pritjeve në zyrën me harta të Ramës dhe vendosjes së luleve në trotuar, gjithçka tjetër është hipokrizi. Këtë herë ka qenë ministri i drejtësisë Ulsi Manja, që njësoj si paraardhësi i tij Saimir Tahiri, rimori një nismë për rihapjen e dosjes.
Natyrisht përtej fanatikëve të partive gjithkush është i bindur se masakra e 2011-ës, në bulevard, ishte një krim shtetëror, i cili nuk mund të ndodhte pa urdhër politik. Të gjithë janë në një mendje se procesi që u zhvillua për të ishte një farsë e organizuar nga pushteti i kohës, që vetëm drejtësinë nuk vuri në vend. Ekspertiza e FBI-së e tregoi qartë se provat e krimit u fallcifikuan, tytat e pistoletave u ndryshuan, serveri i kryeministrisë u fshi, gëzhojat u hoqën nga perimetri i krimit, prokurorët nuk u lanë të hetonin apo të pyesnin zinxhirin komandues të gardës. Kaq mjafton për tu bindur se nuk kishim të bëjmë me një ‘pakujdesi’ por me një krim të urdhëruar dhe të fshehur nga lart, që do të mbetet ndoshta një nga njollat më të mëdha në karrierrën politike të Sali Berishës.
Pra, deri diku, nuk ka asnjë diskutim se çdo përpjekje serioze për ta zbardhur të plotë atë ngjarje është e mirëpritur. Por, delenxhijtë e rilindjes e kanë humbur prej kohësh të drejtën që publiku tu’a besojë këtë mision. Anatemimi i drejtësisë së vjetër dhe ankesat për këtë të renë, prokurorët dhe gjykatësitë e së cilës i kanë vettuar vetë, nuk pinë më ujë. Pasi ka ngjarje dhe mistere të cilat edhe vende me një pushtet të admirueshëm të ligjit nuk i kanë zbardhur dot kurrë. Kjo mund të ndodhë edhe me 21 janarin.
Por ama, një forcë politike nuk matet vetëm me suksesin që ka pasur drejtësia gjatë kohës që ajo ka qenë në pushtet, por mbi të gjitha me moralitetin që ajo e ka trajtuar çështjen për të cilën i kërkon llogari prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dhe këtu, në një dekadë, rilindasit i kanë vrarë për së dyti viktimat e 21 janarit. Rama dhe PS nuk vunë kurrë as një filtër moral, nuk përdorën asnjë kordon higjenik për të ndërtuar kauza të përbashkëta ata të cilët dikur u renditën përkrah vrasësve.
Le të kujtojmë se ky pushtet u ndërtua në bashkëpunim me Ilir Metën, kundër të cilit ata katër “kokëpalarë” dolën të protestonin në mënyrë të ashpër. Së bashku me LSI-në, rilindasit përkujtuan së bëshku një sërë përvjetoresh të masakrës, deri sa dy partitë u ndanë për interesat e veta elektorale, dhe aspak për këtë çështje që moralisht s’do duhej të ti kishte lënë të bashkoheshin kurrë.
Le të kujtojmë se ende dhe sot, TV Klan, ai televizioni që propgandoi atë videon e manipuluar, sikur protestuesit ishin vrarë nga turma, në sinkron me alibinë që po përhapte Berisha, sot është i preferuari i pushtetit. Edi Rama dakron me drejtuesit e tij në një muaj, më shumë se ç’i ka pritur familjet e viktimave në dhjetë vite dhe kjo media ndihet sot nën pushtetit e tij shumë më rehat sesa nën atë të Saliut.
Le të mos harrojmë se një ish ministre e PD-së, Majlinda Bregu, që mbajti mbrëmjen e krimit në “Opinion”, një qëndrim kundër viktimave që të rënqethte mishin, u shpërblye nga kjo qeveri me lobimin për postin e shefes së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Dhe qershia mbi tortë, është përzgjedhja si kryebashkiak i PS-së së Matit, i gardistit të grupit të gatshëm në 21 janar, Agron Malajt, që u shpërblye nga qeveria Berisha me katër paga shtesë për katër të vrarët. Ky personazh vazhdon të mbështetet nga qendra dhe të votohet nga baza e nënshtruar socialiste duke e legenosur përfundimisht memorien e atij krimi të shëmtuar.
Ka dhe plot politikanë, gazetarë, pronarë mediash, me të cilët, për interesa të çastit, ky pushtet e ka flakur tej filtrin higjenik të 21 janarit. Por edhe rikujtesat e mësipërme janë mjaft për të dëshmuar se as Rama dhe as rilindja, nuk e kanë një shtyllë morale, këtë tragjedi që hiqen sikur i përlot ende.
Ata mund të organizojnë përkujtimore, mund të shpërndajnë shpërblime për familjarët dhe herë pas here të shtiren sikur po angazhohen për rihapjen e hetimit. Por, politikisht, vetëm janë tallur, pasi për atë që kishin 100% në dorë s’janë treguar dinjitozë në asnjë moment. Sa herë i është dashur, nuk kanë nguruar të bëjnë aleancë me mbrojtësit e dikurshëm të grupit të zjarrit, qoftë edhe për interesin më të vogël momental. Dhe këtë pabesi nuk e korrigjon dot drejtësia, as ajo e vjetra e Saliut, as kjo që kanë ngritur vetë.
Personalisht ndjej neveri per konferencat e shtypit te kriminelëve të 21 janarit. Por ndjeshmëria ime nuk mund të jetë në lartësinë dhe fisnikërinë e një pasardhësi të byrosë politike.Unë jam thjesht një pasardhës i një familje armike borgjeze.
I nderuar K. Luften kunder "armikut borgjez" e filloi Enver Hoxha me zjarr e hekur. Pastaj, mbas vitit 1990, e vazhdoi nxenesi i tij i zellshem, Sali Katunaro-Komunisti i devotshem, duke petzene nga Partia e djathte gjithë "borgjezet" e djathte. Si rrjedhoje jemi ketu ku jemi, kur ne Shqipëri nuk ka parti të djathtë. Kemi PS, nje parti të qendres se majte, dhe PD nje parti ekstremiste e majte, me drejtim të theksuar anarkist, por çuditerisht mbledh rreth vetes nje grup të varferish antikomuniste. Nje paradoks i vërtetë Salist. Ndersa intelektualët e djathtë kane mbetur pa parti.
O K-ari, leri ato pasardhesite e te tjerat..., se s'eshte koha per te degjuar per BELULIN dhe familjen tende armike nborgjeze. Ketu behet fjale per nje ceshtje me thelbesore se sa jeta jote private... Nuk i besoj as syve kur lexova kete artikull dhe as i besoj gojes, por do t'ia them, Bravo Andushi i Hisniut, i ke ra kokes. Nje shkrim me kuptim, realist dhe i besueshem. E verteta s'mund te mbulohet me c'fardo justifikim apo trillim qe perdorin te dyja palet per qellimet dhe agjendene tyre politike. BRAVO ANDUSH!
Cme kujtove Majlinda Bregun ate 21 janar!!!! Tmerr si i mban dheu dhe i Gjati!
Spaku ,qe drejtohet nga vlera perendimore do cmontoje korrupsionin dhe llumin e instaluar nga kelyshet e sigurimit pas 90 ,qe u kthyen ne djathtoshe konservator .Shqiperia do eci perpara,nderkohe qe analist xhenerik pompistat e demokracis po veprojne njesoj si saliu ne komunizem qe mbante shurren e udheheqjes .
Po kush te ka thene ty se ata qe nderoheshin me 5 maj kane vrare oas shpine? Mos valle gjyshi,apo gjyshja? Keta nuk besoj qe te kane thene,por je nje koke sapllake , je nje i poshter dhe bythelepires i Saliut. Duke shpifur ti gjysma shurdhjese e familjes Kapo je nje maskara ,je nje pusht qe turperon te dy familjet nga ke origjinen.
hik robqir i peshtire se do ta shkerdhejn cke
Haleja e bllokut
Je shumë i neveritshëm dhe pa shtyllë kurrizore!
Bushat, shyqyr qe iu gjende nje here te vetme ne krah drejtesise, ashtu si dhe te vete profesionit tend si gazetar. E megjithate, cfare kupton ti me kete qe ke shkruajtur: "krim të urdhëruar dhe të fshehur nga lart, që do të mbetet ndoshta një nga njollat më të mëdha në karrierrën politike të Sali Berishës"? Sipas teje, krimi shteteror qe vrau 4 qytetare ishte i urdheruar, urdheri u fsheh, por ai krim eshte thjesht "njolle ne karrieren politike"? Nuk eshte monster me vete kjo fjali e jotja?????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Ky BYTHSHATI qe na doli ne krahe te "drejtesise" ka 12 vjet qe ushqehet nga haleja e LIKE FLORI BERISHES
Ky është Pordha e Hysni Kapo, ja ky Andi Bushati kështu është, del e leh nëpër kazone e shkruar nëpër portale Andi Loqja.
Ai qe vodhi lopen nuk ka faje !
Ai qe vodhi lopen nuk ka faje. Fajin e kane ata qe nuk diten ta ruanin !? Si gjithmon, lake' i neveritshem i Saliut ngele. Verme !
O Bushat,nuk jane njolla per Berishen por veper penale, krim i vrasjes me dashje se shume personave.Keto detaje jane thelbi i djallit tek ti ,Sali Berisha e gjithe ju ustallaret e ketyre 32 viteve.
Sido që të jetë ky shkrim thotë të vêrtetën. Qê janë të përlyer të gjitha palët. Të shohim tani çdo ngjasë. Po nuk u dënua as edhe kësaj rradhe, Sali Berisha duhet të shpallet kampion bote.
me e shkerdhyerja,me e caperlyemja me zguadrina,me bushtra ate nate qe u vrane 4 protestues,ishte Majlinda Breku. Nuk u permate nga agresiviteti.-KU TE KALONIN O PREC,,ku te hynin,Prec,KE TE PUSHTONIN PREC,,Nuk me harrohen thirrjet e saj hysterike,drejtuar bashkefolesit Prec Zogaj,qe tha-Me mire ti kishin lene te pushtonin kryeministrine,se i vrane!
Andi ,doje prova nga amerikanët për " non grata" të Saliut? Tani që fillojnë e dalin prova ,nuk je i kënaqur dhe formulon fraza pa fund të cilat nuk kanë asnjë vlerë sepse njihesh si palë... Nga e trashëgove profesionin e kurvës?
O Bushati, burrë i poshtër, këtu mirë ke shkruar ti por, me ata të 5 Majit çfarë ke ti!? Kur kanë rënë ata , në luftë kundër nazifashizmit, jo vetëm ti por, edhe babai i yt ka qënë në koqet e babait të vet. Po të pyes dhe një herë: Çfarë ke ti me dëshmorët dhe heronjt e kombit tonë, të rënë në LANÇl? Ti je një pjellë e ndyrë, një shqipfolës anrishqiptar.
Bushat eshte hera e pare qe bie plotesisht dakord me ty. Kishte kohe qe nuk po beje shkrime realiste e te sinqerta por i deformoje duke gatuar analiza me mllefe. Cdo gje qe thua ne kete analize eshte e vertete e nuk e luan as topi.
Eshte hera e pare, qe lexoj nje koment tendin qe afron me te verteten afer 80 perqind. E per kete te pergezoj .
Miu i haleve te ben per te vjelle.
Po leh si zagari në Karavasta një herë e një kohë . Gloti më Buat bej gloti më .