Meqë Shteti nuk përgjigjet për ta, meqë djemtë e vajzat e drejtësisë nuk mundën as pas 12 vitesh të identifikojnë dërguesit dhe ekzekutorët e 4 protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, atëherë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika kanë një përgjigje për Sali Berishën sot, nga bota e përtejme! Pikërisht sot, me 23 janar 2023, kur Sali Berisha pa asnjë problem cilëson se të katërt u vranë në një përpjekje “të një grushti shteti”.
Ja fjalët e tyre:
“Ne u vramë jashtë kangjellave të kryeministrisë zoti Sali Berisha, ish-kryeministër! Asnjë prej nesh nuk u fut brenda gardhit, asnjë prej nesh nuk sulmoi qeverinë, sepse ne e respektojmë Shtetin! Për atë Shtet ishim në protestë, për atë Shtet që po keqpërdorohej. Ne na këputën plumbat e Gardës së Republikës, ndërsa protesta ishte drejt fundit. Ne shprehëm kundërshtimin tonë për korrupsionin dhe do të ktheheshim secili në shtëpi, pranë familjes.
Ne nuk ishim puçistë, nëse kishte vërtetë puçistë aty, ju atyre nuk iu prekët as qimen e flokut, jo më t’i qëllonit. Plumbat e Gardës na morën jetën, neve, njerëzve të thjeshtë të Shqipërisë. E dhatë ju urdhërin? U thatë ju të qëllonin në trupat tanë? E dimë, është e vështirë sot të kuptojmë se kush qe zëri i zi që mori vendimin që plumbat vdekjeprurës të kapnin kë të mundnin, por besuam se shkenca, pasioni për të vërtetën, fjala e dhënë për drejtësinë do të bënin të pamundurën të bashkonin grimcat e mbetura nga vendngjarja e pastruar me kujdes dhe zhdukja e fakteve e të tregonin atë që e besojnë të gjithë: Ne të katër, zoti ish-kryeministër nuk ishim puçistë. Ne të katër ishim në pika të ndryshme të Bulevardit.
As nuk e njihnim njëri-tjetrin, as nuk kishim ndonjë plan puçist kundër jush. Sot jemi të katër nën dhe’, pa një shpjegim, pa një arsye. Përse ne? Përse Garda, me njerëz të stërvitur dhe të specializuar na goditi pikërisht ne? Sot të dëgjuam qartë kur përsërite se do të bëhej puç shteti atë ditë, e ke thënë shpesh. Si të të besojmë kur që atë ditë the se u vramë nga njëri-tjetri apo nxorrë dy mjekë ta mbronin këtë tezë? Si të të besojmë përsëri kur zhduke të gjithë filmimet e kamerave të kryeministrisë? Si të të besojmë kur përndoqët gazetarin që u plagos dhe për fat të mirë është sot gjallë, ndryshe nga ne?
Jo vetëm atë, Fatos Mahmutajn, por edhe familjen e tij që të mos thonte të vërtetën. Por ju keni të drejtë të thoni çfarë të doni se Drejtësia, djemtë e vajzat tona më të mirë, nuk po na sqarojnë, na lanë kështu, të trishtuar edhe këtu ku jemi. Ndoshta nuk na e kanë ngenë, ndoshta janë të zënë me të tjera gjëra, por ne jemi këtu, vazhdojmë të pyesim: Përse Garda e Republikës që ju ruante ju zoti Berisha, na vrau ne? Jashtë kangjellave të kryeministrisë, atë ditë të vranët të 21 janarit 2011?”.
Sigurisht që fjalët e mësipërme nuk mund të jenë të 4 të ekzekutuarve në bulevardin Dëshmorët e Kombit, por ata të katërt flasin me trupat e tyre, sepse të gjitha kufomat flasin, pavarësisht të gjitha përpjekjeve për t'ua mbyllur gojën.
Një pergjigje, shum e mire, Ed Rame Turke hajdut Erdogani, ështe njësoje si Sali Gerdeci, për sa i peket qeverise, korrupsjoni dhe në deregje e ka shpie Shqiprine, sote.. Por Saliu ështe edhe vrase ordiner njësoj si Enver Terroristi. Rama, Saliu dhe Meta duhet të dalin para drejtesise se cili për krimet e tyre...
Turp per PS, turp per deputetet gjumashe e kukulla te PS, turp per ministrat e kryeministrin qe nuk i japin pergjigjen e merituar kryekriminelit Sali Berisha sa here flet per 21 janarin. Socialiste lerini deklaratat hipokrite por duhen vepra, grumbullim materialesh te reja qe dalin per 21 janarin si audio e fundit, vidiot ku Berisha deklaron qe mund te vriteshin dhe 300 protestues ate dite, vidiot kur deklaron qe do te godiste dhe vete me pistolete bashke me 4 snaipere etj. Si ka mundesi o hipokrite qe vrasja e Ziverit qendron ne Prokurorine e Tiranes e ju nuk insistoni qe ti kaloje SPAK- ut. Nje sugjerim familjeve te 4 viktimave qe te mos takojne ne 21 janar Ramen dhe eksponentet socialiste derisa ata te realizojne premtimin per zbardhjen e vertete te urdheruesve te krimit makaber. BOLL ME HIPOKRIZISE. !!!!!
Se mos I kane folur Edvinit, Mero djali, ta pyesin sesi e nderuar kujtimin e tyre ne keto 10 pushtet! E ka bere Shqiperine te jetueshme, apo vend prej ku shqiptaret ikin nga syte kembet?!....
Po per ilir hajdutin me vidio ,qe Rama e beri kryetar parlamenti e president,si nuk flet njeri,ai eshte i pa fajshem se e gradoi Rama
Cfaredo te bejne keta te tre nuk e fusin ne burg njeri-tjetrin se nuk duan te krijojne precedentin e denimit te politikaneve. Mos shpresoni me kot. Dje ne homazhin me lule Rama dukej hipokrit.
Kjo eshte e pasqyruar ne tera medjat ate dite.Lul Basha duke u zgerdhire mbi taracen e kryeministrise.Sali Beg Berisha duke u zgerdhire nezyren kryeministore,me xhama te hape.
Sa-Hale Breshkari, Like Truthari prej Floriri dhe Palloshi Rama perbejn nje terkendesh misterioz dhe te pazgjidhshem, si trekendshi i Bermudes. Ky trekendesh mbajn ne kem njeri tjetrin. Kushdo qe te jet ne kendin e majes mbeshtetet nga dy kendet e bazes... Prandaj pa e shkaterruar kete trekendesh vicioz, asgje s'ka per te ndodhur, vjedhia dhe korrupsioni shtetrore do vazhdoj, drejtesia s'funksionon, perparimi i vendit mbetet ne vend-numro... Manipulimi qe i behet 21 Janarit esht i turpshem dhe skandaloz. Faktet dhe provat kane qen dhe jane ne dispozicion te drejtesise. Manipulimi i ngjarjes nga vrasesit qe akoma dalin e flasin pa ju dridhur nje qerpik dhe justifikojn veten per vrasjet dhe propaganda e manipulimi qe behet nga opizitaret e athershem qe megjiothese jane ne pushtet flasin me papergjegjesi e bejn premtime sikur akoma te ishin ne opozite... TURP!TURP!TURP!
Derisa populli i majte dhe i djatht te mos bashkohete te protestoin per te drejtat e tyre nuke do te kene te drejta,te drejtat nuk fitohen nepermjet militanteve te partive .
Ata qe Juve dushoni qe ishin vrasesit e te dashurve te juaj , Jane te lire ,dalin neper Podiume ,normal me Bodiguarte ,, por i keni mundesite TI pershendesni ne Lule te hallit..Ju duhen vetem meshkuj .. Gjaku me gjak ..AI Krimineli nuk pranoi komunikimi me ta,zgjodhi zjarrin kunderve te dashurve te juaj,sote Heronje...Jepuni Pergjigje me humbje mbase perseri ,por shpirtin e atyre te dashurve i qehtesoni disi...
Ata qe Juve dushoni qe ishin vrasesit e te dashurve te juaj , Jane te lire ,dalin neper Podiume ,normal me Bodiguarte ,, por i keni mundesite TI pershendesni ne Lule te hallit..Ju duhen vetem meshkuj .. Gjaku me gjak ..AI Krimineli nuk pranoi komunikimi me ta,zgjodhi zjarrin kunderve te dashurve te juaj,sote Heronje...Jepuni Pergjigje me humbje mbase perseri ,por shpirtin e atyre te dashurve i qehtesoni disi...