Vëllezër hipokritë, ç'do të bëhet me 21 janarin?

21 Janar 2023, 11:40Blog TEMA

Vëllezër hipokritë, ç'do të bëhet me 21

Nga Pëllumb Kulla

Ka numra të mallkuar, numra fatprerë, numra ters.

Njëri sish ësht numri 13…

Në shumë ngrehina dhe hotele kati i trembëdhjetë nuk ekziston. Ai është aty, përmbi të dymbëdhjetin, por quhet i katërmbëdhjetë. Kjo gjë vihet re në shumë vende të botës.

Në Shqipëri është një datë e zezë, një datë turpi, një datë hipokrizie… Është një datë që nuk duhet të zihet në gojë. Ajo ose duhet ngjyer e zezë nëpër kalendarë, ose duhet fshirë.
Kjo datë është data e sotme, 21 janari.

Shqiptarët pas njëzetës duhet të kalojnë më njëzetedy janar. Ngaqë në atë ditën në mes, katër vetë janë vrarë me duar në xhepa. Atë ditë një urdhër, ca ushtarë të armatosur, ca pushtetare, kanë vrarë katër njerëz që mbanin duart paqësisht në xhepa.

21 janari shqiptar duhet të mbetet i urryer në jetë të jetëve!.Është i nënti 21 janar radhazi, që unë shkruaj për këtë ditë të zezë dhe nënvizoj, se asnjëri prej atyre të vrarëve nuk është farefisi im, por sejcili prej tyre më dhemb si të ishin vëllezërit e mij. E nuk do të më dhembnin po të qe se dikush nuk do të kish urdhëruar pushkatarët, që ata të katër, të rronin jo më tej se 21 janar 2011.

Në këtë vend janë vrarë me mijëra e mijëra të pafajshëm, janë, zhdukur, mbytur e varur padrejtësisht, mijëra e mijëra njerëz të urtë, gojë-ëmbël dhe që nuk patën shtypur një mizë. Diktaturave dhe regjimeve gjakatare ua kemi vënë përsipër ato mëkate.

Por të rënët e 21 janarit janë vrarë në një qiell që u duk i kthjelltë, në një kohë të deklaruar si demokraci, në një shtet me ligje. Ata i vrau dhe po i mban të vrarë e të nëpërkëmbur një shoqëri njerëzore, më hipokritja e tëra kohëve dhe e tërë shekujve.

Asnjë nuk është dënuar për atë urdhër, për ata plumba, për ato dredhime, për ato premtime. Asnjë prijës i këtij vendi nuk ka kërkuar gjyq, asnjë gjykatës nuk është marrë me atë gjykim e në gjithë këta vjet, pēr atë faj madhor.

Sot e kaqë vjet 21 janarin e presim, si të tëra ditët e motit, por nuk duhet të jetë kështu. Atë ditë ne duhet ta kalonim me sy përdhé.

Turp, turp, turp! Turp e mallkim në jetë të jetëve!Politikanë, qeveritarë e vëllezër hipokritë, qofshim të mallkuar në jetë të jetëve!

37 Komente

  1. B
    BUJARI JU DEGJON

    T'u lumte Pellumb Kulla!... Ky nuk eshte nje shkrim... Kjo eshte nje Thirrje per Ndeshkim! Kjo eshte nje Ulurime!... Por SPAK-ut i jane zene veshet me dylle... Ndersa gjithe ne te tjereve na eshte zene zeri... Turp!Turp!Turp!

    1. S
      SA_HALE-KOKE-K@RI

      Mire e ke more vella, po kush t'a degjoj kete kushtrim...!? Per A-SPAK-un dhe Drejtesin as qe bhet fjale, se dhe 100 Kryetar te nderrohen s'ka per te marr asnje veprim. Por ky kushtrim duhet te jet per ne, popullin, qe te ngrihemi e t'i kerkojm llogari ketyre vemjeve qe kan pushtuar drejtesine, keta bythepambuk qe marin rrogat e trashin xhepat duke xhvatur popullin, por asnje pune nuk bejn, per qeveritaret qe me pretendimin se drejtesia duhet len te bej punen e saj..., mbrojn njeri tjetrin... U vran 4 njerez te pafajshem dhe qeveria e drejtesia akoma s'kan ndeshkuar asnjeri, kurse vrasesit bredhin te lire e dalin neper emisione e bejn dhe karshillika. MJAFT ME! KA ARDHUR KOHA QE POPULLI T'I KERKOJ LLOGARI DREJTESISE DHE QEVERISE.

      1. V
        Vranakondi

        Po,ke shume te drejte zoti pellumb. Malluar qofshin ata qe ufdherusn te derdhenin plumba mbi njerez te pafajshem. Korbi zi Sali Berisha tallet cdo vitme ata qe vrau vete.

          1. A
            A

            Bravo Pellumb Kulla. Je edhe zeri im.

          2. X
            Xoni

            Jashte politikes.....eshte teper turperuese si mund te ndjehet nje qytetar normal I nje vendi minimalist demokrat te injoroje nje ngjarje te tille kriminale ne mes te njerezise ne mes te dites.Do na perbuzin nipat e mbesat... dhe mire nese do ta bejne.

            1. L
              Lala i Lushnjes

              TURP! TURP! TURP! !!!???. Turpi është për njerëzit që kan cipë zoti Pëllumb. Ata janë kriminel e lloji shtazësh pa din e pa iman.

              1. B
                Berti

                Bravo Z.Kulla ! Turp per kete qeveri hipokrite qe ka 10 vjet qe ben indiferenten! Turp per Edi Ramen qe hesht ! Turp per deputetet socialiste qe vegjetojne e nuk guxojne te ulerijne per kete padrejtesi te drejtesise ! Turp , neveri per ata funderrina trushpelare, hajdute, vrases e rrugace qe i shkojne akoma prapa kryekriminelit te Shqiperise.

                1. e
                  eDRAMA, Il Re degli Ignoranti

                  TURP, TURP, TURP per ate qe i perplasi socialistet ne 2011 tek gardhi i Kryeministrise me ate video Meta-Prifti...per ta bere me pas ne 2013 sebepciun e 21 janarit Kryetar Kuvendi e me pas President te Republikes (emri besoj nuk ka nevoje se ja njohim surratin te gjithe)

                  1. L
                    LIRIA

                    Mallkuar qofshin urdhedhenesit per vrasjen e 4 viktimave, por mund te ishin me shume. U rente ne zemren e tyre. Turp qe akoma krekosen para aparateve qe shkrepen e nxjerrin fytyrat e tyre, qe per te mbajtur kariket e pasurite e tyre, shtine mbi jetet e njerezve te pafajshem. O ju te aferm te tyre, akoma keni besim te kjo drejtesi e qelbur, te kjo qeveri e pjerdhur, te kjo politike hajdute e kriminale, edhe pas 12 vjetesh. Mos i qani me.

                    1. S
                      SPAK

                      Mendoj se data,, ka vlerat, qe permend Z. Kulla! Por nje emer Sali dhe nje tjeter Like jane ata qe duhet te mbulohen me turp dhe marrin denimin e merituar!

                      1. P
                        Popull

                        Ke harruar emrin Rama qe organizoj protesten dhe mbi gjakun e tyre u be kryeminister .beri kompromise me Salin dhe ilirin dhe tani vjedh dhe pret

                      2. P
                        PO , PO

                        Qellimi i vetem i vrasjeve me 21 janar ishte per te terrorizuar kundershtaret politike dhe mbare popullin opozitar , per ti dhene nje mesim te hidhur , qe te mos guxonte me te protestonte dhe Ai , bajraktari mesjetar i Vicidolit te mbetej perjetesisht sundimtar i ketij populli ! Nje krim tjeter dritherues per ate ndodhi , ishte edhe indiferentizmi , qendrimi aprovues ne heshtje nga ana e felliqesirave perendimore , qe e quajne veten demokraci te vjetra e te konsoliduara , por ne thelb jane naziskine . Perendimi iu hidhet ne fyt qeverive shqiptare kur vrasin qofte dhe nje qen rrugesh , apo nuk krijojne siguri absolute per paradat e homoseksualeve , por nuk iu pelcet bytha fare , as qe e ndjejne , kur ne mes te dites , para selise se k/ministrise , qeveria bandite , naziskine , iu ve plumbin ballit qytetareve qe guxojne te protestojne . Sa cinike qe tingellojne kushtet qe na ve dhe shton perdite BE - ja per te na marre ne gjirin e saj ! ! !

                        1. L
                          Loni

                          Ishte mbrekulli qe u vrane kater se jane edhe 19 te tjere te plagosur nga turma me plumba. Shume te tjere nga frika nuk shkuan ne spitale. U vrane kur cdo gje kishte mbaruar, po iknin. Me keqe akoma turma e kermave te nesermen ulurisnin neper media duke ju vene fajin atyre qe organizuan protesten dhe njerezve qe moren pjese. Sot keta kerma nuk lene dere kryeministrie pa djegur, peme e makina rrugeve te Tiranes kur dalin vete ne proteste dhe nuk ju hyn nje gjembe.. E ke vene re Pellumb qe sot rrine si muti ne shi? Sa per Ed Ramen, historia do ta gjykoj per kete ngjarje dhe 12 vjet mungese drejtesie!

                          1. A
                            Ali Pasha

                            I vranë dhe tani po i qajnë hahaha. Familjeve ju dhanë lekë duke ju mbyllur gojën. Shumica e familjarve nuk flsain njeri me tjetrit sepse u zunë në ndarjen e lekve...po, po eshte e vertet miq hahah. Rrugeve ju vunë emrat e tyre si heronje qe u vranë duke thyer Kryeministrinë per te vendosur Ramën kryminister. Ja dhe Ramen e kemi tani me lule ne duar nduke i nderuar, duke luajtur politikë me to per te ruajtur pushtetin, duke i perdhunuar edhe te vdekur hahaha

                            1. E
                              Edi

                              PO CFARE PRESIN KETA FAMILJARET E KETYRE TE VRAREVE ATA E DINE KUSH I VRAU ATA E DINE QE KETA JANE TE PASUR ATA E DINE QE NE SHQIPERI SKA AKOMA DREJTESI SE AI QE I VRAU E SHKATEROJI DREJTESINE. KETA E DINE QE NE SHQIPERI VRITESH PER BANALITETE PA JU DREJTUAR DREJTESISE PO ME VETEGJYQESI. KUR VJEN PUNA TE POLITIKANET QE JU VRANE NJEREZIT TUAJ TE DASHUR JU I DREJTOHENI DREJTESISE KUR E DINI WE AJO NUK EKZITON PER ATE QE JU VRAVI . CFAERE PRISNI APO KUR TE VDESE VRASESI.

                              1. R
                                Referendum per arrestimin e koleres sali

                                I njejti avaz,vjen 29 nendori fillon jo iku ne 28 gjernani i fundit jo iku ne 29,kur kriminel si saliu e co jane ulur kemb kryq e po vrasin e vjedhin,vjen data e gerdecit i njejti avaz,ku mediu me sypeshkaqenin e saliut jane te pa fajshem,dhe ja rrezik te jene fajtor banoret qe i kishin shtepite aq afer,vjen 21 janari po ashtu e lagu se lagu,saliu del engjell dhe del ne cdo tv qe paguhet nga paret e gerdecit,del edi rama vendos ca karafila dhe presim vitin tjeter,se drejtesia eshte tredhur nga saliu qekur rustem gjata u be antar i pedhit

                                1. P
                                  Patrioti

                                  Vini emrin dhe mos hajdeni rrotull. Krimineli dhe vrasësi bën moral nëpër Shqipëri, TV kombëtare KLAN dhe TOP QENEFI edhe një pordhë të bëjë Sali krimineli zë gjysmën e lajmeve. Shoqëri hipokrite dhe e paralizuar. SPAKU leshit shijon privilegjet dhe flë gjumë. Gëzuar Ramazanin!!!!!

                                  1. P
                                    Popull

                                    Populli duhet te cohet e te zhduki vfare ka brenda ne SPAK ,jane gjithe keto te zeza mbi ty popull ,ti u vrave per 50 diktature ,po ti u rrahe ne 1996 ,po ti u vrave 19997 po ti u vrave ne Gerdec ,po ti u vrave ne 21Janar e po ti po vritesh dite per dite duke pare ne TV kriminelin qe i ka bere keto te zeza Sali Berisha ,e po ti popull ri ne gjume ,prandaj duhet te cohemi te zhdukim prokurore e gjykatese qe tallen me ne , nuk e bej per politike por nga sot te jemi te cliruar nga krimineli Sali Berisha dhe spiuni Ilir Meta ,( çohu Shqiptare ) o sot o kure

                                    1. P
                                      Populli

                                      Më 21 Janar 2011 u vra një popull i tërë nga shteti i tij, me armët e njësisë ushtarake elitë të shtetit, me efektiv mbi 500 ushtarakë. U vranë 4 vetë, por operimi është i tillë që mund të vriteshin 400 vetë. Është KRIM KUNDËR NJERËZIMIT dhe duhet t’i relatohet Gjykatës së Hagës. Është krim i organizuar i një shteti të tërë, prandaj SPAK nuk ka tagër ta bëjë këtë gjyq.

                                      1. I
                                        I indinjuari.

                                        Nje mendje me thote se Sali Berisha tani nuk ka me faj,ai e ka kryere punen e vete,ai tani gezon fryetet e saj dhe del ne çdo TV dhe jep mend si me i dituri i botes. Jo motra dhe vellezer,jo miqte e mi te dashur,jo ju them ju gjithe bashkekombasit e mij ju nuk u takon nje perdhunim i tille nga i vetmi njeri ne kete planet qe quhet sali berisha. Mire por une dua te kenaq pak shpirtin tim duke ju çjerre masken edhe atyre deputeteve socialiste,politikaneve socialiste dhe te majte ne pergjithesi : Si nuk gjekerkan nje kohe per te menduare dhe vepruare per te zgjidhur nje here e mire çeshtjen e 21 janarit. Si ka mundesi more popull ne se me degjon se kur i do bytha saliut i ngre turmat dhe vret e djeg ne mes te Tiranes dhe nuk i hyn gjemb ne kemb ,por ju mor dere shuare pse nuk organizoheni dhe te digjni dhe piqni te gjitha pasurite qe keta kreminela e kane vene me djersen tone te perbashket PERSE ????? Lereni ate dreq fjale deputet ,lerini ato perfitime se per punen qe kini bere i kini te gjitha te padrejta dhe te pa merituara. Me degjoni ju dhe Edi Rama po te doje: Si KM. i shqiperise per keto 10 vjete ka bere dhe po ben ne masen mire detyren fisnike te rende te KM.Historia do ta vere ne vendin qe i takon.Por per keto qe popullit i djeg shpirti si Gerdeci,21janari,dhe vjedhjet nga Berisha dhe Meta te popullit shqiptar historia dhe populli do ta denoje aq sa e meriton dhe pa asnje ekujvok.çdo gje e vjedhur nuk duhet te gezohet nga vjedhesi,dhe çdo familjar i te vrareve dhe ne pergjithesi tere populli nuk duhet te qetesihet pa u denuare ne menyre shembullore ata qe urdheruane dhe vrane ne mes te dites.Shpresojme se nje dite do te na dale gjumi dhe syte do na kthjellohen.

                                              1. s
                                                shpirtrat e lenduar

                                                Ate qe se ben ligji per arsye te ndryshme duhet ta bej vetgjyqesia.

                                                1. O
                                                  On

                                                  Po nga urdheruesit e sulmit o Pume komunisti qe sala te beri ambasador nga gastor...kush do denohet dikush....kush ka vrare ne shkelje te ligjit te denohet...

                                                  1. N
                                                    Noci

                                                    Para tre ditësh ai qe i vrau ata 4 te shkreten tha se eshte hetuar e nuk ka nevojë te merremi perseri .Zoti Kulla si ne çdo shkrim ngre nje problem qe ne po e vuajme -pandeshkueshmerine.Prandaj zyrtaret vjedhin ,mashtrojnë ,bejne sikur punojnë ,ndoshta neser perseri vrasin.Mjafton te shohim figurat me te urryera qe duan perseri pushtet sepse askush nuk i heton ,por duhet te hyjne ne burg Tahiri pa faj e ketyre po i plas pasuria e vjedhur

                                                    1. F
                                                      Fratari

                                                      Urdheruesi per vrasjen e 4 viktimave te 21 janarit dhe prokuroreve te SPAK qe nuk veprojne e pesofshin mbi femijet e tyre .

                                                      1. s
                                                        shqipoja

                                                        Krim cnjerezor i kryer nga armiq te ketij populli. Kriminelet vertetuan edhe njehere qe nuk kane gjak shqiptari. Sa femije u rriten pa mbeshtetjen e babait ? Sa familje u zhyten ne mjerim, nga mungesa e kontributit te kryefamiljarit ? Sa, sa....sa ...? Historia do ti denoj keto perbindesha me fytyre njeriu. Por historia do te mbuloj me turp edhe kete maxhorance, qe me nje hipokrizi te paskrupull, vazhdon te bej nje ritual te neveritshem cdo 21 Janar. Turp, turp, turp, per kete maxhorance qe prej 10 vjetesh flitet qe i zoteron te gjitha pushtetet. Perbindeshat e krimit dhe monstrat qe veshin masken e hipokrizise, historia do ti hedhi ne te njejtin kosh

                                                        1. F
                                                          Fisniku i Freskut

                                                          Uroj qe ky te jete 21 Janari i fundit i turpit qe Drejtesia Demokratike Ligjore Shqiptare po e ha me buke!

                                                          1. E
                                                            Emanuel

                                                            Mosmirenjohesi eshte me I keqi.......Sala eshte Diktator I njohur por ti z Pellumb je mosmirnjohes...sepse te mori pa merite e te beri ambasador...mendon se I afroheshe ndopak Thanas Shkurtit?

                                                            1. 2
                                                              22 Janar

                                                              Mire e ke ti Pellumb, është një datë që nuk duhet të zihet në gojë. Ajo ose duhet ngjyer e zezë nëpër kalendarë, ose duhet fshirë. Problemi është se kur do i përkujtojnë katër të vrarët familjarët, me 27 dhjetor?

                                                              1. D
                                                                DinPak

                                                                Ka 12 vjet qe me 21 Janar te cdo viti botohen pothuajse te njejtet artikuj, behen te njejtet komente dhe revoltime te komentuesve, here here sillet ndonje e dhene shtese, si puna e ketyre audio pergjimeve kete vit, por qe harrohen qe te gjitha, qysh te nesermen, me 22 Janar, deri me 21 Janarin e vitit tjeter ne vazhdim. A do te ndodhi e njejta gje edhe kete vit? Vetem nje Zot e di!

                                                                1. D
                                                                  Detari

                                                                  per ke vellezer e ka fjalen ky, per turkiet? organizatori i 21 janarit ishte ramazoni, pyetjen bejani jevgut kryeminister.

                                                                  1. L
                                                                    Loni sionisti

                                                                    Jam plotesisht me zotin artilkullshkrues, por më parë me të zezë lypset ngjyer data 8 Nentor...

                                                                    1. K
                                                                      Komentues i perhershëm i gazetes Tema

                                                                      Ke te drejte , ke dhe gabim, Pellumb Kulla. Ti u thua politikaneve turp turp turp! Por jo, i dashur Pellumb: Demokracia nuk ka shtylle politikanet, por drejtesine, prandaj thuaju turp prokuroreve, gjykatesve, avokateve qafederra se ata po e mbajne peng demokracine. Thuaj popullit qe ti djegin me benzine prokuroret, gjykatesit dhe avokatet qafederra e pastaj vendoset demokracia e deshiruar. Kur populli hesht dhe proteston per nje kg domate dhe harron jeten qe e kane ne dore prokuroret , gjykatesit dhe avokatet qafederra, ose ben sikur harron, lere dhe mos e nga! Pse nuk ngrihet nje here populli i tere kunder tyre ne Tirane dhe Lalez?!

                                                                      Lini një Përgjigje