Legjenda e Teatrit

19 Janar 2023, 19:59Blog TEMA

Legjenda e Teatrit

Nga Minella Aleksi

Një vepër arkitekturore si Teatri Kombëtar asnjëherë nuk ka qënë kauza e masave. Përse? Teatri është momenti kur qënia njerëzore bëri hapin e madh drejt civilizimit, erdhi në skenën e shoqërisë njerëzore për të luajtur rolin e tij emancipues. Nuk është kërkuar ndonjëherë zëri i popullit mbi arkitekturën e stacionit qëndror të trenit në Paris, në Romë, në New York, dhe as në Tiranë gjithashtu, pale më të pyeteshin masat apo aktorët e historianët për teatrin kombëtar. Në kohën e mbretërive ndërtimi i një ndërtese të denjë për teatër kombëtar ndërmerej nga Institucioni mbretëror, ishte e drejtë e pashkruar në dokumentat themeltare të mbretërisë, as që mund të kalohej nëpër mend se duhej kërkuar mendimi i aktorve, i punonjësve të skenës, atyre të ndriçimit, madje nuk vendoste as kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Teatri kombëtar përfaqsonte madhështinë e kurorës mbretërore. 

Dhe nuk mund të lihej në dëshirë të mendimit të masave. Në shoqërinë e tregut të lirë ndërtimi i një teatri nuk lihet as në dorë të ministrisë së kulturës. Atë e ndërton Qeveria, e cila shpall konkurse, angazhon ekspertiza me specialistë të fushës, përzgjedh projektin më të mirë dhe menaxhon fondet e nevojshme. Ndodhi me Operan e Sidneit. Filloi ndërtimi në 1959 dhe si pasojë e kundërshtive e pengesave financiare të Ministrit të Punëve Publike e miqve të tij, autori i projektit, arkitekti danez Jørn Utzon u largua në mënyrë demostrative më 1965. Projekti përfundoi më 1973 me këmbënguljen e Qeverisë. Arkitekti amerikan Frank Gehry si kryetar i Jurisë së çmimit Pritzker, më të lartit të arkitekturës në vitin 2003 tha: “Jørn Utzon bëri një ndërtesë shumë përpara kohës së saj, shumë përpara teknologjisë së disponueshme... një ndërtesë që ndryshoi imazhin e të gjithë vendit.”

Shtëpia e re e operës së Vienës nisi të ndërtohej pas një dekreti të perandorit mbi zgjerimin e qytetit të Vienës. Dekreti fillonte me fjalët: “është urdhëri im” e inauguruar më 1869 në prezencë të perandorit Franz Joseph I dhe perandoreshës Elizabeth nuk i kënaqi fillimisht pritshmëritë e qytetarve vienez. E vendosur pranë një ndërtese të madhe banimi, vjenezët pohuan se në atë ambjent ajo nuk ishte mjaft monumentale dhe nuk përfaqësonte Vjenën si një qytet botëror të muzikës. Mjerisht, thellësisht i dëshpëruar arkitekti i saj Eduard van der Nüll bëri vetvrasje. Arkitekti bashkëautor August Sicard von sicardsburg, vdiq mbas 78 ditësh. Sot, Opera e Vienës konsiderohet një kryevepër monumentale e arkitekturës vjeneze.

Teatri kombëtar ndërtohet si vepër arti, brenda tij luhet art, dhe më pas pjesa tjetër është histori. Çfarë përfaqsonte ndërtesa e teatrit në Tiranë? Ndërtesa e Teatrit të kujtonte ndërtesat provizore që bënte shteti komunist në qytezat e reja industriale nëpër Shqipëri. Nndërtime të përkohëshme ku mbas pune bëheshin aktivitete artistike, ndaheshin fletat e lavdërimit të të dalluarve në punë dhe zhvilloheshin mbrëmjet e vallzimit. Për kaq ishin, për zbavitje, asnjëherë nuk përmbanin e përçonin monumentalitet. Por ne shqiptarët, të parimit me forcat tona e adaptuam pafundësisht atë ndërtesë sipas parimit: të nxjerrim dhjam nga pleshti. Ajo ndërtesë as nuk u mendua dhe as nuk u ndërtua për gjykatë edhe pse në të u bënë gjyqet e antikomunistëve. Çuditërisht asnjëherë nuk bëmë përpjekje që të konservoheshin si muze burgjet e komunizmit për historinë e errët që përfaqësuan. Pra u përshtat nga nevoja. Nuk u ndërtua  për Institut Kombëtar Historie, Por u adoptua nga nevoja si institut. Sot nuk kemi Institut historie. Nuk u dërtua as për Teatër Kombëtar, as për Institut i Lidhjes së shkrimtarëve e artistëve, por thjeshtë një ngrehinë prej pupuliti për zbavitje pas pune. Këtë duhet t’a kemi të qartë që të gjithë. 

Nuk ka në botë teatër kombëtar me pishinë brenda ambjentit të vet. U adoptua si “Buona per Albania”. Mikelanxhelo në jetëshkrimin e tij i thotë Papës: “Çfarëdo gjëje të mirë që ndërtojmë, përfundon duke na ndërtuar neve vet”.  Prandaj ndërtesa e njëllojtë nga i njëti arkitekt me Teatrin tonë ishte prishur prej kohësh në Itali. Këtë e dokumenton edhe i ndjeri, esteti Jusuf Vrioni. Ndërtesa prej pupuliti në Tiranë kishte paraqitje estetike por aspak strukturë madhështore. Natyrisht standarti i arkitektit italian kërkonte që edhe pse një ndërtesë provizore për zbavitje pas pune të ishte diçka që estetikisht të paktën të ishte e pranueshme dhe e pëlqyeshme në përkohësinë e saj. Kaq respekt i detyrohej vetes. Pra ishte si diçka tranzitore, nga nevojat e çastit. Nuk ishte pjesë e një zone të studjuar për monumentalitet kryeqyteti. Atë projekt madhështor Bosio e kishte konceptuar dhe zbatuar me ndërtesat monumentale në Bulevard. Përndryshe nuk do e vendoste ndërtesën me pupulit jashtë dhe prapa syve të botës së bulevardit! Ishin 2-3 arkitket dhe 2 historianë që folën disa herë dhe shkruan për konservimin e “Ndërtesës për Zbavitje”, por të linin përshtypjen se këmbëngulja e tyre ishte më shumë shprehje shpirtërore e një racionalizmi romantik profesional sesa koncepti profesional konservues sipas pricipeve të kategorive ndërtimore për atë qëllim. Konservimi i veprës së artit fokusohet në ruajtjen e veprës origjinale. 

Ruajtja e veprave të artit përfshin pastrimin, riparimin dhe, shpesh, heqjen e përpjekjeve të vjetra të restaurimit. Askush nuk thotë dot saktë, një Zot e di numrin e ndërhyrjeve riparuese, përforcuese të ambjenteve të brendëshme të saj, adaptimeve për nevojat e aktorve etj etj,. Konservatorët janë të përkushtuar për t'u siguruar që arti të ruhet për brezat që do të vijnë dhe besojnë se pamja e veprës së artit, restaurimi vjen e dyta pas ruajtjes, konservimit të saj. Një konservator punon pa u lodhur për të siguruar që pjesa origjinale të mbajë formën e saj origjinale dhe të mund të shijohet ashtu siç synonte artisti në krijimin e saj.

Shqetësimi kryesor i një konservuesi arti është të sigurojë që integriteti i pjesës origjinale të mbetet. Një pyetje e thjeshtë: A mund të konservohet për dekadat e ardhëshme një ndërtim me pupulit?. Një ndërtesë që brenda 30 minutash ishte në tokë. Nuk e di sesa fadroma, sa eksploziv dhe sesa javë do duheshin për të rrafshuar ndërtesën monumentalë përpara ndërtesës prej pupuliti. Ndërsa historia e artit dokumentohet. Ka forma nga më të ndryshmet për të dokumentuar historinë. Për pasionantët konservues.

Arti përçon kumte te njerzit. Eshtë përçimi i një vizioni estetik që shpreh kulturën e një populli. Sinqerisht mendoja se debati për teatrin, protestat, diskutimet  me Institucionet do të ishin me estetikë artistike të denja për nivelin kulturor të supozuar të të përfshirëve në këtë ndërmarrje historike. E gjithë fushata e tejzgjatur, e manipuluar, e shitur, e blerë, etj ishte një zhgënjim në ekstremin e kundërt estetik, për të mos përdorur fjalë tjetër të padenjë. Kausa e teatrit kishte interesa, nuk kishte pasion vetflijues. Të kesh “Pasion” do të thotë të vuash, të flijohesh. Njeriu nuk mund të falsifikoj pasionin. Me artistët për teatrin kombëtar shqiptar kjo ndodhi. Nuk u mbajt parasysh parimi se artisti nuk paguhet për punën që bën, paguhet për visionin dhe pasionin për art.  Me sa duket ne shqiptarët  nuk jemi material i tillë njerëzor. Komedia e luajtur nga njerëz që punonin në teatër, por dhe nga intelektualë përfshi analistë e gazetarë sharlatanë ishte aq groteske sa falcifikimi u bë i madh deri në neveri.

Turma nuk ka vizion, por krijon iluzion. Për mjetet e komunikimit qoftë fizik, qoftë shpirtëror popujt ushqehen me legjenda e mite, e kanë nevojë shpirtërore. Legjendat e mitet janë lojra të historisë për të shprehur raporte të jetës me të vërtetën, në emër të jetës dhe lartësimit të saj. Legjenda e flijimit përçon te populli të cilit i përket një kumt. Mendoj se duhet të jesh dashnor pasionant i Estetikës sipërore për të qënë i denjë për vetflijim. Nja dy artistë demostruan me fjalë se për kauzën e teatrit do rendnin pas pasionit të tyre deri në flijim. Është detyrë e shpirtit të jetë besnik ndaj dëshirave pasionante. Prandaj te kryeqytetasit ndonjëherë u ngjall një ndjenjë ankthi se për kauzën mund të shkohej deri në flijim. Akoma më shumë kur si me qëllim ishte vendosur që shëmbja e pupulitit të bëhej natën. Mundësia për flijim ishte akoma më e mundëshme, pasionantët vetflijues mund t’u fshiheshin lehtësisht syve të policisë dhe të punëtorve shkatërrues. “Tragjedia” e teatrit nuk u luajt nën pluhurin dhe kartonat e pupulitit. Humbi shanci, nuk kishte flijim. Nuk do të kishim legjendë flijimi për teatrin. Pas çfaqjes të gjithë u kthyen në shtëpi. Teatri i ri ka nisur. Qeveria po e ndërton.

28 Komente

  1. J
    Juristi

    I vetmi shkrim i sakte per teatrin.

    1. D
      DinPak

      Shkrim shume i forte, por sidomos fotoja e zgjedhur si domethenie e mbrojtjes (apo flijimit) per pupulit-teatrin.

      1. O
        Obobo

        Ku e ka saktesine ky? Shkruar plot gabime.

      2. S
        Shqiptari

        Keqardhje per Skifteret e Berishes qe harxhuan tere ato energji,qe “luftuan me horrat e qeverise” qe shemben “kujtesen e popullit” dhe e lane kete vend pa nje “Dopo Lavire”prej xhunkthi dhe kashte.Te rroni bashke me baben!

        1. H
          Hordhia rrumpalle e Saliut

          Shqiptari, je i madh per zotin. "Dopo Lavire" - ha ha ha. Do thosha "Dopjo Lavire" ishte ajo ndertesa dhe mbrojtesit e saj të tredhur nga Berisha. Ndertimi i Teatrit nuk e bën EDI Ramën kryeminister me të mire apo me të keq. Ashtu si Berisha nuk ishte kryeminister me i mire sepse gjatë qeverisjes se tij u ndertua rruga e Kombit. Sepse me këtë logjike na del qe Enver Hoxha qenka udheheqesi me i madh i shqipetareve per dy mijë vjet. Por debilët nuk dine të mendojne. Vetem i çon Berisha nga te doje. Natyrisht ka edhe plot trushpelare qe e kujtojne Edi Ramën si Skenderbe, por muhabeti është qe nuk behet lufta politike me ndertesa Teatri. Na happen zorret.

        2. p
          pilo lala

          Shume sakte, pak e zgjatur. Ka kapur nje detaj te bukur, ku kjo ndertese eshte fshehur nga Bulevardi Kryesor, pra nuk eshte ndertese e kompozimit te Bulevardit, eshte nje ndertese ndihmese.

          1. d
            denis

            Kjo quhet baxhella e teatrit, baxhella e liqenit, baxhella e stadjumit, baxhella e pazarit te ri e baxhella e cdo gjeje te bukur qe eshte bere ne Tiranen tone te bukur....

            1. "
              "BOHOTINA"

              Bravo. Bukur mire.

              1. T
                Teatri i ri me kembe te mbare

                Bravo per shkrimin po ketu me injoranti hiqet me specialisti dhe nuk ishin pak injorante po goxha te tille dhe i mbeshteste nje super gjithollog i lindur dhe rritur ne male dhe qe kane tre vjet na kane care menderen por nje germadhe qe EDI RAMA i vuri rruspat e hodhi ne lume . Edhe njehere bravo.

                1. Q
                  Qytetari

                  Bravo për shkrimin. Saktë!!

                  1. J
                    J .Nonaj .

                    Bravo .nje artikull i mrekullueshem i vertete .problemi i te cilit eshte analizuar drejt .pa pasione mediokre e inate injorantesh . E deshiron ky popull .keta demostrues.. te bukuren .te rene .perparimtaren !!!?? .E pra .vetem ne vendin tone ndodhin keto gjera .Eshte per te ardhur keq se ca """ intelektuale """ qe e quajne vehten te tille .ngrene krye .organizojne """spektakle """te shemtuara ne emer te kultures .apo kujteses .Kundershtare politike .qe kundershtojne te bukuren .te rene .perparimtaren ne kulture .Bejne politike !!!

                    1. J
                      J .Nonaj .

                      Bravo .nje artikull i mrekullueshem i vertete .problemi i te cilit eshte analizuar drejt .pa pasione mediokre e inate injorantesh . E deshiron ky popull .keta demostrues.. te bukuren .te rene .perparimtaren !!!?? .E pra .vetem ne vendin tone ndodhin keto gjera .Eshte per te ardhur keq se ca """ intelektuale """ qe e quajne vehten te tille .ngrene krye .organizojne """spektakle """te shemtuara ne emer te kultures .apo kujteses .Kundershtare politike .qe kundershtojne te bukuren .te rene .perparimtaren ne kulture .Bejne politike !!!

                      1. N
                        Non Grata

                        Pune shpellaresh qe nuk dine kush eshte e reja dhe e bukura ,shifini prijsin e tyre ka 70 vjet ne Tirane e akoma nuk ka mesuar gjuhen letrate ,dhe ajo kope injorantesh i shkojn nga pas

                        1. p
                          pokeristi

                          Shkrim i thjeshtë,i qartë e argumentus,i kuptushëm edhe për dythundrakët pseudoaktorë,që janë jo pak dhe që janë thekur nën pluhurat dhe ngrohtësinë e pupulitit gati shekullor…

                          1. M
                            Moisi Golemi

                            Aleanca për Sharlantanizëm.

                            1. A
                              Albi

                              Nuk e mbarova se lexuari shkrimin se me lodhi qe me paragrafet e pare kur fillon e shkruan qe "Mbreti" e zgjedh arkitekturen e teatrit. Qe ketu me dha nje neveri se e nenkuptoi Edi Ramen me nje mbret perendimor. Pak me poshte me krijoi nje neveri akoma me te madhe se krahason arkitekturen e Tiranes me Vienen e me kryeqytete te tjera te Europes. Keto dy gjera me bene shume te ndihem keq se kush ka te drejte te na jape mendime intelektuale e kete te drejete te shkruaje ne nje gazete serioze si Tema.

                              1. L
                                Lame Duka

                                Problemi "Teatri kombetar te mos shembet" ka qene pjese e gjithe frymes destabilizuese te PD ne opozite. Nuk ka asnje hap te qeverise scialiste tash dhjete vjet qe te jete miratuar, e aq me pak- te jete duartrokitur nga opozita. Teatri i ri u ngrit sa me shpejt e sa me i bukur per kryeqytetin tone, kurse aksioni i atyre qe u bene "mish per top" te nje ceshtjeje te mbrapsht gjoja ne roje te Teatrit te vjeter, le te jte nje mesim se nuk behet opozite duke thene vetem "JO, jo,. jo", keshtu te Astiri, te Kopshti Zoologjik, te kodrat e Liqenit, kudo, deri ne Parlament. Rezultati? PD sot eshte copa copa edhe per te tille shkaqe.

                                1. x
                                  xhemal

                                  Ka harrur zonja se. godinen e ndertuan fashistet per tu argetuar pas Pune..komunistet e shfrytezuan per art..edhe per gjyqe politike menjehere pas luftes clirimtare nga nazifashistet ..ishte nje ngrehine me puplit e ndertuar shpejt e shpejt..kishte ardhur koha te rrafshohej ,Sic u be..arti nuk eshte godina po' shkrimet e vepra e artiste e qe jane te ruajtura mire..asgje ska humbur.nuk duhet politiziar..urojme te ndertohe.t nje ndertese madheshtore sic e meriton teatri

                                  1. K
                                    Kapedani

                                    Shkrim i sakte por detajet e teperta e bejne te lodhshem.Teatri ashtu si shume raste te tjera(Astiri,parku lodrave tek liqeni) u politizuan nga shpellari Vicidolit.

                                    1. s
                                      shtjefen palushi

                                      per cfar meritash vecohesh nga turma? nga qe e ke te rrujt? apo te pa rrujt?

                                      1. T
                                        Tirona

                                        Analize shume e sakte. Nuk gjej asnje fjale per t'i shtuar shkrimit. Te lumte.

                                        1. M
                                          Mero

                                          Llafollogji dhe asgje me teper. Ky tipi as e ka kuptuar thelbin e historise me teatrin. Ketu behet fjale per mungesen e transparences me te cilen qeveria bashkia vepruan. Cdo gje fshehurazi. Cdo procedure e mbajtur sekret. Cdo veprim i bere me dyer te mbyllura. U arrit deri aty sa te menjanonin cdo konkurim, cdo procedure te mundshme ligjore dhe te benin nje ligj te posacem ku te percaktonin se kush do e bente ndertimin. Autori ketu ose sdo ose nuk e mban mend qe ky ligj u rrezua ne gjykate me arsyetimin se vjen ne kundershtim me rendin kushtetues dhe ligjor. Jam dakord qe atij teatri i kishte ikur koha prej shume vitesh po menyra sesi u veprua nuk kishte gje tjeter vecse korrupsion dhe interesa perosnale ndertuesish dhe qeveritaresh. Ky ishte thelbi i ceshtjes se teatrit. Kjo ishte arsyeja e protestave, pavaresisht se ne momenye te caktuara u politizua nga opozita ashtu sikurse mazhoranca ua mbylli gojen disa te tjereve duke i joshur.

                                          1. L
                                            Lasgushi

                                            Shkrimi i mirë shumë,por.... Per ta thene me dy fjalë,godina e prishur ishte turp si teater per Tirane tonë. Ajo ishte identikit me suratin e atyre qe cireshin me shumë, nebrojtje.Suratin e aktorit medioker Budina dhe ate te pseudoavokates Kalaja. Perfeqesues të partise që është lidhur me aromen e urinen.Aroma të cilen mer vendi dhe qyteti sa herë fitojne dhe e qeverisin ata. Realisht jo artistikisht.Kujtoni Shqipërinë,Tiranen etj,në vitet 1997 dhe 2013.

                                            1. B
                                              Bureto

                                              Shkrim vërtet shterues. Megjithse Minella Aleksi, sipas meje, me të më shumë u drejtohet atyre që iu kundërvunë projektit për një teatër të ri, nga cmira që kishin se me këtë vepër, do mbetej në histori emri i Ramës, kundërshtarit të tyre për motive të ndryshme, sesa i hante meraku për prishjen e të vjetrit. Them u drejtohet asaj kategorie që për shkak të zhurmës që shkaktonin, e amplifikuar kjo nga politika dhe media, ishin një pakicë mjerane në krahasim me një shumicë që e miratonte heshturazi projektin e ri për një teatër dinjitoz, për të ardhmen.

                                              1. "
                                                "BOHOTINA"

                                                Pengojne gjithcka pozitive. Jane partiake. Po parti do te thote pjese, po per te teren, per Shqiperine a do mendojne ndonjehere? Dhe gjithnje keto veprime i ben vetem krahu i PD-se!!! Qe jane militane e shoh mire, por bande pse jane?! Vonuan parkun tek Liqeni. Vonuan Unazen e Re plot nje vit. Vonuan Teatrin. U hodhen perpjete qe u ndaluan grerezat e pafund, sic ishin furgonat, pa licence, pa siguracione, pa kualidime e qe u binin ne qafe autobuzeve qe punonin sipas ligjit... E sa e sa te tjera...

                                                1. a
                                                  alphade

                                                  Ky Minella Aleksi nuk paska kuptuar fare karakterin politik pse u be kaq zallamahi e gjirulldi per teatrin pupulit ! Thjeshte ishte nje sebep (pretekst) qe opozita e zeze e Saliut me jeniceret e tij, puro derra te dale nga pyelli e zbriten ne qytet si hor- dhite e Atiles e Cingis-Khanit dhe idem si keta rrafshuan gjithe Shqiperine dhe medemek u binte pika per testrin pupulit, ku mbrebta tij vec vlerave srtistike ishte shndrruar ne refuxhio orgjive ……Hedhja per toke e tij ishte nje fitore e artit dhe kul- tures kunder politikes mjerane te opozites Sali Berishes, Ilir Metes dhe Lulezim Bashes duke patur si dekor Lelajt bythger- vishtes, kokedhjamosurit Budina, Fytyrspa- hidhn Kalaja, idem Doris Pack ….! Fatke- qesisht autori i ketij artikulli, megjithese duhet vleresuar per njohurite e tij ne Histo- torine e Artit Boteror nuk i meshuar karak- terit politik qe u be kaq gjurulldi e kote gjoja per te mbojtur kete “veper” te fashiz- mit Italian (Ministrite -vertete art i Rilindjes Italiane ) ndersa Teatri Pupulit, veper e Fa- shizmit Italian dhe artisteve tane as i plasi fare per teatrin por per shprehur urrejtjen ndaj pozites se Edi Rames dhe Erion Veliajt ……

                                                  1. S
                                                    Soza

                                                    Ata që projektuan prishjen dhe ata që luftuan për ta mbrojtur shkatërruan institutet e studimeve e projektimeve, të gjitha. Ata mbretër e ato qeveri që ndërtuan e ndërtojnë teatro, nuk shembën ndonjë objekt të tillë, por në dritën e mësimeve të . . . zgjodhën një vend të përshtatshëm për zhvillim të mëtutjeshme të ambientit dhe ndërtuan veprat që i shijon sot njerëzimi. Nga që nuk jam specialist, po ju kujtoj godinën e operës së re të Hamburgut, që u ndërtua në ish zonën industriale, mbi një godinë të vjetër. Po e mbyll me pyetjen pse nuk u projektua të ndërtohej teatri i ri në fund të ish stacionit të trenit, duke shënuar fillimin e një qendre të re? Suksese të mëtutjeshme.

                                                    1. D
                                                      Demotakercita

                                                      Te kundershtosh ndertimin e nje vepre per art do te thote se pranon te mos besh ndryshim .Godina qe u shemb ishte turp per artin shqiptar.Kur shikon godinat e ngritura ne shume qytete te tjera,qe megjithese kane kaluar dekada,qendrojne me dinjitet,te ben pershtypje se si nuk u ndertua nje teater ne Tirane.Shkrimi jep nje pamje se cili eshte perparimi.

                                                      Lini një Përgjigje