Filipi, kryebanditi i Ballkanit

19 Janar 2023, 17:01Blog TEMA

Filipi, kryebanditi i Ballkanit

Nga Mitro Çela

Shkrimtari gjerman Oliver Shmid ka botuar një roman.

Romani ka si personazh kryebanditin e Ballkanit, Filip Çakulin.

-Një ditë, -tregon Filipi,- u ulëm për kafe me Koçon dhe Agron Llakaj. Më tha Koçoja:

-I kemi një borxh gjermanit Shmid. Na ftoi në Hamburg. Hëngrëm dhe pimë. Na bëri dhuratë me vlerë shumë: Tullë nga muri i Berlinit.

-Është në nderin tënd, nëse ke nder, ta ftojmë gjermanin në Tiranë.

Po më tej? U bë ftesa nga revista “Hosteni”. Dhe Shmidi arriti në Tiranë.

Nata e parë.

Darkë tek “Guva e Qetë”. Një guvë në miniaturë. Burra dhe çupa rreth tavolinave. Mish. Pula. Qofte. Domate. Pras Raki. Verë.

Balerina që kërcejnë. Këngë. Më tej disa djem e çupa pinë ashash.

-Kam qënë në shumë qytete të Evropës. Nuk kam parë një të tillë. Kush është pronari?

-Filipi-tha Koço.

Dita e dytë.

Duke pirë kafe, gjermani tha:

-Filip! Dua të shoh shtëpinë ku ke lerë…

-Ku i bëjnë nderë…në Dermisht të Sarandës- dhtoi Koçoja.

U nisën për Sarandë dhe mbritën në Dermisht.

Ishte mbledhur i gjithë fshati. Një tufë me lule.

Një çupë, veshur me veshje popullore me tabaka në dorë. Mbi tabaka bukë dhe kripë.

-Haje gjerman! Bukë dhe kripë për miqtë e rrallë -tha Agroni.

Pastaj këngë dhe valle. Filipi hidhej e përdridhej. Gjernani zgurdullonte sytë.

-Ka mbaruar shkollën e baletit, Herr Filip?

-Jo. Filipi ka nisur të kërcejë, që çilimi…

Gjermani u ngrit në këmbë. Pa detin. Butrintinn vreshtat, tha:

-Parajsë e shkuar parajsës! Mund ta blej shtëpinë e Filipit? Do investoj dhe do bie turistë nga Hamburgu…

-Mos, ulëriti Agron Llakaj. -Nëse do të vritesh me Filipin, kërkoi ti blesh shtëpinë.

-Filip! Po zonjën ku e ke gjetur?

-Në Divjakë! Nesër na presin.

Në Divjakë mbritëm në mesditë. Populli kishte dalë rrugëve. Tek dera e bashkisë qëndronte Kryetari.

Veshur me uniformë zyrtare.

U ngjitëm në zyrë. Foli vetëm Filipi. Kryetari rrihte duart.

Pastaj erdhi vizita në lagunë.

Pyll. Tufa me kuaj të egjër.

Një zog i bukur qëndroi përballë gjermanit.

-Ky është pelikani kaçurrel. Zog i rrallë.

-Thashë unë. Rritet vetëm në këtë lagunë. Është specje në zhdukje. Por falë protestave të Filipit, qeveria zgjidhi qesen. U ngritën fole. Dhe pelikani kaçurrel rritet, i lumtur…

Në Tiranë gjermanin e pritën ministrat e Finacës, bujqësisë dhe transportit. Guvernatori dhe kryetari i Bashkisë.

Kudo “zyrat” i hapte Filipi.

-Kaq pushtet ka Herr Filipi?

-Pas kryeministrit vjen Filipi, - i tha Koçoja.

Një ditë para largimit të mikut, u mblodhëm për kafe. Debate. Problemi: dhurata për gjermanin.

Pas shumë propozimesh, fitoi ideja e Agron Llakaj:

-Shmidi na dha një tullë nga Muri i Berlinit. Ne ti japim një copë qymyr guri nga miniera e Memaliajt. Ështe 3 milion vjeçar!

-Ule pak! -Ndërhyri Koçoja.

-Një milionë vjet më shumë, një milionë më pak, nuk i prish punë gjermanit!

…Kaluan tre vjet. Një ditë Filipit i vjen një zarf nga Gjermania. E dërgonte gazetari Arben Ruka.

Brenda zarfit një libër. Autori Oliver Shmid. Arbeni kishte shkruar një rezume të librit.

“Tre gazetarë gjermanë rrëmbehen nga banda e kryebanditit të Ballkanit, Filip Çakulit.

Gazetarët gjermanë ishin mbyllur në një bunker. Kryebanditi hartoi një peticion. Ja dërgoi qeverisë gjermane, nëpërmjet ambasadës në Tiranë.

“Nëse brenda një jave, nuk dërgoni dy milionë euro, gazetarëve gjermanë do tu presim kokat.”

Kaluan 7 ditë. Qeveria gjermane nuk e vuri ujët në zjarr. Ambasadori tha në një konferencë shtypi:

-Qeveria gjermane nuk negocion me banditë!

Pas dy javëve, banda i liroi gazetarët.

Kur mbritën në Gjermani, gazetarët dhanë një konferencë shtypi.

-Na burgosën. Na izoluan. Por na trajtuan mirë. Flinim në krevat me pupla dhe hanim bërxolla derri. Pinim birrë. Na liroi vetë kryebanditi.

Kaluan disa kohë. Një gazetare e Dojçe Vele i bëri një intervistë shkrimtarit.

-Si po shkon shitja e romanit?

-Është libri më i shitur, kohët e fundit në Gjermani.

-Personazhin kryesor ju e kini quajtur Filip Çakuli. 

Por Filip Çakuli është një nga gazetarët më të shquar në Shqipëri.

Ai mund t’ju padisi në gjykatë.

-Unë shpresoj që Herr Filip, si humorist, nuk do i drejtohet drejtësisë…

Po shkuam në gjykatë, do më duhet të paguaj si frëngu pulën?!

22 Komente

  1. T
    Toni

    Po kjo ca karin ishte

    1. T
      Taku

      Jo big brother

      1. d
        durrsak 24 karat

        Po ti Toni ca karin do? A ke lexu ndonji lber ne jeten tate? Qeke pallosh.

        1. T
          Toni

          Durrsak 24 karat nuk ka. Jane ose Gjirokastrit ose kosovar. Te tjeret jane katnar shijaku ose ishmi. Si puna Tironsave nga Nroqi qw nuk i lenin te hynin ne Tirone per te ble buke gruri. Ti shoku te larten te keneta e ke mbaruar me librat qe i botonte luisi. Kokrra e katnarit.

      2. L
        Lasgushi

        Po të mos ishte Filipi Cakuli.Perse do të jetonte dhe cfare do shkruante Mitro Cela?

        1. N
          Nje qytetar

          Une nuk e mora vesh çfare ishte ky shkrim , fejton, perralle , publicistikë , ëndërr apo dalldisje e Mitros tani ne pleqeri !?

          1. d
            durrsak 24 karat

            Kur je injorant nuk e din se fare osht ky shkrim.

          2. G
            Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

            Ky ishte fejton me humor të hollë, pak të zi............... . Disa të huaj vijnë në Shqipëri, i presin me gjithë të mirat, sipas zakoneve shqiptare, por...............kur kthehen në vëndin e tyre e nxijnë Shqipërinë dhe shqiptarët........

            1. A
              Adi

              Fiks, me kete perfundim dola edhe une. Dhe ne mjaft raste eshte e vertete, jo vetem per mikpritjen por edhe qe ne shqiptaret nuk reagojme per te mbrojtur veten dhe te verteten kur shpiken lloj lloj idiotesish nga ata qe duan te shesin nje liber, nje artikull apo video, duan te behen sensacionale ne kurriz te shqiptareve

            2. M
              Miku i Librit

              Po paçepilafhongsi Fahri Balliu ça menimi ka per ket shkrim?

              1. N
                Niku

                Fshati quhet Dermish, jo Dermisht o Mitro. Se si e pa Butrintin gjermani nga Dermishi vetem Mitrua e di. Nejse, kot qe flasim, ti prape loqe do ngelesh cfaredo qe te themi ne.

                1. A
                  Agron

                  Kerrici I Fahriut u be gomare tani

                  1. M
                    Mitro -burre /i kurve/s

                    Filipi nuk eshte Kryebandit,ai eshte Kryegjobaxhi. Kete zanat ja mesoi edhe gjobaxhinjve te tjere, Piranjat, Stopi, CNA Gopi. Doktori. Sajmiri. Genti, Elvi Findo-veshoja. Etj. Filipi ka per djale edhe ate kryehajdutin e lojrave te fatit, Zhanin.

                    1. A
                      AppleBy

                      Dolen Fantasmat e Sigurimit ,Fuksat qe gjoja jane dhe Njerez te Medias e Artit…Shkrime qe nuk bejne as te Fshish Sumen.Na mbyten Fuksat akoma

                      1. e
                        ee,

                        Filip Cakuli dhe Mitro Cela (edhe tastiera qe shkruaj nuk i pranon se kane dy germa te shqipes qe nuk mund "ç" e madhe) jane ata qe hengern e dhe pine ne kohen e Enver Hoxhes, spiunuan sa deshen, kam nje fakt konkrete ne nafte Patos me emer e mbiemer dhe lagje po deshi Filipi qe deshen te diskretitonin nje person inxhiner sepse u kishte thene dhe i kishte thirrur sekretari i pare i partise se Naftes Fier dhe Patos. E nxorren ne gazeten Hosteni dhe e telendisen njeriun me urdher te partise; sot jane po ata qe na mburren. Ketyre vetem duhet prere mishi me gershere se nuk jane vetem. Eshte katastrofe sot keta hane e pine njesoj si Saliu kur jane tallur me gjakun e nejrzeve.

                        1. S
                          Stiv Xhobs.

                          Shtyp dhe mbaj te shtypyr ne tastjere "ALT" dhe dhe nderkohe shtyp numurin 128 dhe tastjera ta qet germen "Ç". Po ke ndonje problem tjeter me tastjeren pyet Latif Dreqin, FCB, Tropoja, Rajmond vlonjatin e plot e plot laskare te tjere

                        2. B
                          Ben

                          Po foto me Ramen, ç‘lidhje ka shkrimin ?

                          1. I
                            Ik or loqe

                            Mbeturina te sistemit qe nuk po e c’bejme dot. Presim sa te ikin nga kjo bote, shpresoj ne Ferr ta kene vendin keto plehra te shoqerise qe vazhdojne te kene hapesira ne media

                            1. $
                              $antiago-@-Chil€

                              Bo bo...qenka tmerruar gjermani duke ngrënë pras e duke pirë hashish.. Nejse ...një gjerman i paidentifikuar mund të jetë një serb i kamofluar ????

                              1. E
                                Eni

                                Filipi mire me Ballin mire me Partizanet...

                                1. H
                                  Hansi

                                  Ore ju që shani, kushëri me gjermanin jini, pa pyesni të tëmat çoç kanë bërë ndonjë punë kur na pushtoi gjermani dhe mbase jini noj dojç.

                                  1. M
                                    Miku I Pidhipit

                                    Ik o loqe meso te shkruash e laju se qelbesh era shurre

                                  Lini një Përgjigje