Per atë që ndodhi sot në Komisionin e Edukimit

17 Janar 2023, 16:29Blog Nga Agron Gjekmarkaj

 

Per atë që ndodhi sot në Komisionin e Edukimit

 

Së pari dua të them që është nder për Kuvendin e Shqiperisë të kesh një personalitet, një shkrimtare e mendimtare si Flutura Açka si anëtare të veten, se dyti per Komisionin e Edukimit ta ketë ketë kryetare dhe për Partinë Demokratike si deputete të veten.

Për çdo koleg kam patur e kam respekt  pertej çdo perkatesie partiake dhe jam munduar gjithmonë mos të shaj, fyej apo akuzoj për qejf të gojes sime dhe mendjes të tjetrit. Perleshem çdo ditë me politiken që mos të me ktheje në hienë e sherbetor.


Në shënjë të ketij  respekti po bëj një shenim per qendrimin e koleges Zhupa sot  në mbledhjen e Komisionit të Edukimit. Në gjykimin tim , befasuese per nga guximi.

Nuk e kam menduar se do vinte kjo dite. Secili ka të drejten hyjnore e legale të ndjekë bindjet dhe deshirat e veta, të rrokë të miren, të drejten, grupin apo liderin qe do vetë.

 


Por liria për të bërë këtë nuk mund ta kthejë të ngjashmin në tabelë qitjeje të pafre në qellim  të një skeme politike e cila synon diskretitimin e tjetrit se ai nuk të bindet apo se perdor dot. Ketu nuk hyn Zhupa.

 


Sot kolegia  sipas meje me një lehtësi të paperballueshme akuzoi dhe fyeu Flutura Açken dhe deputetet e tjere të PD-së nepemjet akuzash dhe aludimesh të padenja per gjoja bashkëpunim me PS-në. Togfjalëshi "jeni bashkë" perseritej  si leçitjet a perfoljet kunder armiqve të klases me kumbim autoparlanti.

 


Gjithesa u konsumua me një shfaqje populiste  duke vënë në perdorim edhe FB-në e saj ky për një çast pashë dhe veten.

Per momentin me topiti gjithë ky puritanizem, kjo force per t'ju versulur tjetrit qe deri dje mendoje njesoj.

Njeriu mund të ndryshojë bindje e qendrim po nuk mund ta fyesh tjetrin pse nuk i ka ndryshuar ato.

 


Me të njëjtin pasiona a zell ,  kolegia e nderuar sillej edhe kur mbronte interesat e partisë së komanduar nga Basha. Asokohe i duhej Luçiano Boçit të duronte dhe Luçiano pak me humor e pak me ironi e kalonte.


Thjesht e konstatoj lartesinë e pandryshuar të pasionit pa të drejten per ta gjykuar. Uroj shumë që në vetminë e saj kolegia e nderuar Zhupa ta kuptojë se ç'ka bërë e si është sjelle sot!

Në publik le të vazhdojë siç ajo beson se ështe gjeja e duhur , siç  ja lyp nevoja e qejfi. Por mbase një gjë i bën punë per ta ditur se ustai ka shtryllë shumë njerez si limonë e me pas i ka hedhur ndanë xhadesë.

Persa  me takon rast pas rasti do të marrë pergjigje nese e sotmja është strategji dhe perseritet me akuza apo shpifje të padenja. Gjithesa do të ndodhë pa e fyer dhe pa e akuzuar.

Historitë me shitje e blerje ngado që vinë  po i bejnë personat më të korruptuar në Shqiperi ata që i tremben kohes, Zotit dhe drejtesise shpirti i të cileve ka rënë ne leqe si laraska. As më impresionojnë as frikesojnë po keqardhje kam për ngjarje si kjo e sotmja. Laboratori i vjeter prodhon ënde me shumicë bojë per çdo fytyrë që nuk skuqet e zverdhet sipas hallit apo egos per karrierë.

Por jo mbi çdo fytyrë ajo ngjit. Mbi të Flutures jo e jo se para se të jete deputete është gjykuar me një veper objekt çmimesh nderimi kombetare e nderkombetare.

 

5 Komente

  1. T
    Tartufi

    Lexo,,,,,, o kungulli katolik. Enveri dhe shoket e tij luftohen vetem me format e tij . Maloku i degjeneruar dhe grumbulli qe e rethon ate,,,,, luftohet vetem me format e tij ,nuk ka rruge tjeter. Kete loje kaq te piste e kuptoj shum shpejte katoliku tjeter Mark Marku,,,, qe eshte per ti hequr kapelen . Kur futesh tek shtepia politike [ tek burdellua ] nuk flitet me per nder ,por per cnderim dhe te c nderuar . Bini malokut duke ja kaluar atij ne lojen e burdellos ,ose ndrishe jeni te perfunduar . Ky qe te shkruan te do me teper nga te gjithe katoliket dhe qe eshte Muhamedan .

    1. N
      Neritan Liçaj

      Mos u mer me te nje familje komunistash nga ata ato maskarenje ,nga babai ,mamaja ,dhe vellai Kadriu komunista te ndyre ,edhe kjo prandaj vajti te komunisti Non Grata se rjedh po nga nje familje e poshter

      1. T
        Tuti

        O Gone QenMarkaj po ju nje MUT jeni si Ti. Si Zhupa apo dhe Açka dhe gjith te tjeret nga mbrapa

        1. N
          Noci

          Nuk mendoj se parlamenti ka deputete me te dobet ,se nuk ka ndryshuar fare me zedhenesen e PD .Kjo degjon kryetarin dhe pas pak ndryshon dy tri fjale e del e ja fut kot qe ne te na neveritet sa me shume ai vend

          1. P
            Pal Vata

            Cdo dite shkruan ky maloku i pidhit te semes, i duket vetja i ditur, turp per parlamentin tone kush eshte bere deputet ky kafsha pre historike e Mirdites......

            Lini një Përgjigje