Nga Alba Malltezi
Si përherë, dhe fatmirësisht, kemi të drejtën tonë të shprehim në liri mendimin mbi këdo, ndaj kujtdo. Dhe nuk e ka më shumë të nevojshme këtë asnjë popull tjetër, më shumë se ne. Nuk jemi shprehur për dekada të tëra, dreqi e mori. Nuk kemi pipëtirë që të vegjël, e shumë prej nesh deri pleq.
Kokën ulur, kurrizin ulur, gojën mbyllur. Koreja e Veriut ishim ne. Më keq se kushdo tjetër në Lindjen e çmendur “komuniste”, që komuniste nuk kishte asgjë veç hiles së madhe të diktatorëve të rinj, të cilët nga luftëtarë, të shndërruar në pushtetarë, nuk donin asgjë më shumë sa të mos humbnin pushtetin e privilegjet me çdo kusht, me çdo formë dhe dhunë. Ajo po që ishte shtypje, dhunë, burgosje e një populli të tërë.
Këta ishim ne, që sot kërkojmë të gjejmë një identitet të lirë, qytetar.
E në këtë liri shumë prej nesh bëjnë gabime. E sidomos, në një liri pa rregulla, lëndimet janë të mëdha. Por ama jemi të lirë akoma në këtë rrëmujën tonë. E këtë liri, këtë nivel evolucioni pranë dinjitetit njerëzor, askush nuk duhet ta prekë, ta cënojë.
As me të rinjtë e të rejat brenda Big Brotherit, që aty brenda zgjodhën të futen vetë, askush nuk i detyroi si ne që jetuam në diktaturën më të egër. E mori e mira, janë ca vajza e djem që duan të luajnë, që na përfaqësojnë me edukatën apo pa edukatën, me zgjuarsinë apo budallallëkun, me prapambetjen apo modernizmin, me kulturën apo dijen e përfituar nga eksperienca, me strategjitë apo natyrshmërinë, janë thjeshtë një grup shqiptarësh që duan të argëtohen, të fitojnë apo të humbin.
Mos vendosni lupën mbi tiparet e tyre, mos ngrini shpatën mbi veset, tekat, fjalët e thëna nga adrenalina rinore dhe ajo e kamerave që “zhveshin” çdo njeri kurdo. Nuk janë më të zhveshur të rinjtë në Big Brother nga opinionistë politike nëpër studio, ndoshta nuditeti fizik është më i hijshëm se ai i shërbimeve politike apo ai i deformimeve të të vërtetave.
Të rinjtë në formatin e Big Brother nuk janë modele për t’u ofruar, nuk janë heronj, nuk janë shembuj, ata janë si të gjithë ne, madje ndonjë prej tyre më ekselent se shumë prej nesh në një profesion. Te secili prej tyre mund të dëgjosh perla të momentit, ashtu si edhe më të papriturën sjellje të papërshtatshme, por nuk duhet të nxehemi, të mërzitemi, të indonjohemi me ata. Mos vazhdojmë të gabojmë përherë se me kë duhet vërtetë të indnjohemi, të kërkojmë llogari e të pretendojmë të jenë model. Asnjë prej nesh nuk duhet të ndjehet ndaj tyre superior.
BRAVO ,ATY TELEVIZIONI DUBEJ TE BENTE NDONJE PERMIRSIM NE ORAR OSE NE TRANSMETIMIN BRUTO,POR PJESMARRESIT JANE TE RINJ DHE NUK KANE CTE FSHEHIN................NE NE JETEN E PERDITESHME KEMI SA TE DUASH BUDALLALLEQE PO ASHTU EDHE ATA . KUSH DON TE SHOHE LE TA SHOHE KUSH NUK DON KA PROGRAME TE TJERA SA TE DUASH..................TELEVIZIONET JANE KOMERCIALE.............NE KEMI TVSH E FAMFSHME QE NUK E SHEH NJERI SE ESHTE DEGJENERUAR SI KUVENDI QE NUK KERKON LLOGARI..........POPULLI E MBAN ME PARA QE I PAGUAN DIREKT
BRAVO ,ATY TELEVIZIONI DUBEJ TE BENTE NDONJE PERMIRSIM NE ORAR OSE NE TRANSMETIMIN BRUTO,POR PJESMARRESIT JANE TE RINJ DHE NUK KANE CTE FSHEHIN................NE NE JETEN E PERDITESHME KEMI SA TE DUASH BUDALLALLEQE PO ASHTU EDHE ATA . KUSH DON TE SHOHE LE TA SHOHE KUSH NUK DON KA PROGRAME TE TJERA SA TE DUASH..................TELEVIZIONET JANE KOMERCIALE.............NE KEMI TVSH E FAMFSHME QE NUK E SHEH NJERI SE ESHTE DEGJENERUAR SI KUVENDI QE NUK KERKON LLOGARI..........POPULLI E MBAN ME PARA QE I PAGUAN DIREKT
BRAVO ,ATY TELEVIZIONI DUBEJ TE BENTE NDONJE PERMIRSIM NE ORAR OSE NE TRANSMETIMIN BRUTO,POR PJESMARRESIT JANE TE RINJ DHE NUK KANE CTE FSHEHIN................NE NE JETEN E PERDITESHME KEMI SA TE DUASH BUDALLALLEQE PO ASHTU EDHE ATA . KUSH DON TE SHOHE LE TA SHOHE KUSH NUK DON KA PROGRAME TE TJERA SA TE DUASH..................TELEVIZIONET JANE KOMERCIALE.............NE KEMI TVSH E FAMFSHME QE NUK E SHEH NJERI SE ESHTE DEGJENERUAR SI KUVENDI QE NUK KERKON LLOGARI..........POPULLI E MBAN ME PARA QE I PAGUAN DIREKT
Zonja Malltezi, tashme, po, kemi lirine te bejme c'te duam! Big Brother show eshte nje nga keto liri te njerzve, VIP ose nga ata te rendomtet, qe enderrojne te behen VIP nepermjet ketij formati. Shkrimi yt, opinioni yt, thirrja jote per ta pranuar kete show, njerzit brenda tij dhe muhabetet e tyre me ose pa sens, eshte gjithashtu nje nga keto cfaqje lirie. Por une kam nja dy verejtje, sugjerime nese do, per ty, zonja Malltezi. C'lidhje ka perdorimi i gogolit te komunizmit dhe diktatures si nje license per te pranuar cdo lloj lirie, kotesie, vaniteti, perversiteti dhe imoraliteti (po e evitoj shprehjen "prostituim publik" si nje biznes fitimprures) qe e gjen me shumice ne Big Brodher, per te na e servirur ate ne shkrimin tend, si nje shprehje dhe dehje lirie qe na ka munguar gjate diktatures? Sic edhe supozoj se e di edhe ti vete mirefilli, ky format ShowBiz-i, eshte nje copycat majmuneror nga TV-te e vendeve qe nuk kane kaluar neper diktatura komuniste per tu dalldisur neper keto orgazma lirie qe e paskesh te nevojshme shoqeria jone. Dhe me tej, cili eshte dreqi e mori, mesazhi dhe modeli moral e social qe percjell nje format i tille qe, meqe ti vete e konsideron nje vlere per ne dhe na ben thirrje per ta pranuar sic eshte, do beje akoma me mire te na e ftilloje dhe spjegoje, te na e ndricoje dhe lancoje per ne te gjithe te tjeret qe e shohim me dyshim dhe me qesendi, qe na i sjell zorret e melcite ne gryke dhe qe na ben te dyshojme nese ka mbeteur ndonje gjurme e asaj qe deri tani vone konsiderohej mardhenje normale ne shoqeri, familje normale ne shoqeri, moral i pranuar ne shoqeri, mesazh i pranuar ne shoqeri, pergjegjesi, afeksion, besnikeri e ndersjelle ndermjet partneresh/bashkshortesh apo autoritet dhe perkujdesje e natyrshme prind-femije. Ne historine e shoqerive dhe vendeve te zhvilluara/civilizuara te cilat ne duam ti imitojme, sigurisht ka pasur vale e levizje gjthefaresh, eksperimente, revolucione dhe thyerje kodesh mentalitetesh dhe tabush seksuale, po te duash. E tille ishte levizja e hipive "Hippie Movement" gjate viteve 60-70 te shekullit te kaluar e cila, megjithe kritikat e disa aspekteve apo teprimeve ne rrjedhen e saj, ne fakt percolli mesazhe dhe dukuri qe ndikuan pozitivisht ne zhvillimin social te brezave qe u perfshine ne kete levizje, ne USA, Angli dhe Kanada, efektet e te cilave u ndjene dhe u perqafuan, ne te gjithe boten : mbrojtja e mjedisit dhe pyjeve, riciklimi i mbeturinave, ushqimi organik, kendveshtrimi optimist dhe shpresa per jeten, diversiteti kulturor dhe toleranca sociale dhe racore, kritika ndaj politikave qeveritare dhe korporatave, qendrimi kunder luftrave (Vietnami), nje sens angazhimi dhe jo indiferentizmi. Motoja e kesaj levizje: Peace, love and activism e ndryshoi ngahera stofin social dhe mentalitetin e shoqerive ku u zhvillua. Pra kishte nje mesazh te qarte e progresist edhe pse alarmoi strukturat shekullore te shoqerive perkatese me revolucionin seksual edhe jashte kornizave martesore dhe ne pergjithesi, kunder ashtu te quajtures "mainstream mores" te brezave te meparshem. Nderkaq, as organizatoret e Big Brother Show, as sociologet dhe spcialistet e psikes dhe sjelljes njerezore nder ne dhe as publicistika (si ky shkrim i zonjes Malltezi) qe rreket ta beje te pranueshme kete lloj formati per shoqerine tonem, per te gjithe brezat) nuk e kane marre mundimin te analizojne dhe te shpalosin mesazhet e BigBrotherShow, te VIP-ve te perfshire ne kete cfaqje apo te figurave te tjera qe aspirojne te behen VIP-a nepermjet vulgaritetit dhe ekspozimit te tj ne cfardo lloj forme, qe lejojhet dhe nxiten nga producentet e ketij formati. Sa me siper dua te bej te qarte se personalisht mendoj se TV-te dhe producentet perkates jane ne te drejten dhe ne shijen e tyre te krijojne apo te imitojne cfardo lloj formati televiziv dhe showbiz qe duan, qe te edukojne publikun apo thjesh tye marrin klikimet e tij, ashtu sikunder publiku ka te drejten e vet ti ndjeke, ti pelqeje apo ti anashkaloje e bojkotoje shfaqje te tilla. Komenti im thjesht ka te beje me kritiken e zgjedhjes qe ka bere zonja Malltezi, qe e frustuar nga mungesat e lirise qe ka patur ne te shkuaren, jo vetem e pelqen kete lloj formati si nje vlere lirije, por edhe perpiqet te ndikoje qe edhe te tjeret te bejne berihajin pas BigBrotherShow. A thua zonja Malltezi eshte aq naive se nuk e di se edhe pa thirrjen e saj, publiku eshte i shokuar dhe i mahnitur pas kesaj marrie. Sepse njelloj, njerezia, do te mblidhej dhe do te shijojnte si ne ekstaze, cfaredo lloj gallate, perversiteti, drame, tragjedije apo komedie qe do te ndodhte te zhvillohej aty pari ku ai jeton apo punon, ku ai kalon kohen e lire apo thjesh eshte deshmitar kalimtar, pa e vrare mendjen nese ka ndonje mesazh apo model per te imituar ate qe po ndodh para syve te tij: eshte thjesht kurioziteti dhe vaniteti njerezor per te kundruar, per te perjetuar emocionet apo adrenalinen qe rrjedh neper damare kur jepet nje cfaqje, pavaresisht pasojave dhe mesazheve te saj. Tani perfytyroni orgazmen qe perftohet kur pervecse shijon spektaklin, ke edhe te drejten e votes, per ta mbajtur ne Big Brother nje VIP apo per ta flakur jashte tij. Ashtu sikurse publiku i Romes se lashte ne Amfiteatrin e Gladiatoreve kur jo vetem zbavitej me gjakun e arenes dhe viktimat e coptuara aty, por edhe ulurinte per te bindur Perandorin nese ai gladiatori gjyhnaqar i mbetur gjalle, i dorezuar e i carmatosur, duhej te vritej aty ne arene, sic ndodhte rendom, apo kesaj rradhe ti falej jeta. Desha te them me kete qe, numri i shikuesve qe ndjek Big Brother, nuk eshte prova as e vlerave morale, as e modelit qe lancohet aty dhe as e mesazhit qe percilet aty. Ata, ndjekesit e ketij formati, jane plebejte e amfiteatrit televiziv qe ndjekin nen adrenalinen e ndeshjes dhe te etur per vanietetin dhe perversitetin e personazheve te xhveshur fizikisht dhe moralisht, me ziline dhe nevojen e imitimit te tyre, ato zombiet e arenes ku ca shpirtera njerezore, vullnetarisht, e kane dorezuar statusin e tyre VIP, real apo fiktiv qofte, nen gjykimin plebejan te telespektatoreve dhe ate perandorak te producenteve te Big Brothe Show! Dhe ata jane vertet YJE! Te nje yllesie qe tashme nuk percjell me as drite dhe as mister.
Me mire shikoj nje film turk. Sebashku me familjen time. Se sa kurverite e vllehut Ben Blushi qe kerkon ti fusi neper familjet shqiptare. Deri dje e mbushi Top Channel me filma rus. Sot me kurveri. Per sa kohe shqiptaret nuk e drejtojne kete vend. Ky stan kete bulmet do te kete.