Big Brother apo PD, ku po luhet drama e vërtetë?

13 Janar 2023, 18:31Blog TEMA

Big Brother apo PD, ku po luhet drama e vërtetë?

Nga Skënder Minxhozi

Çdo vit në këtë kohe populli i telenovelave braktis filmat turq për të hapur veshët e sytë brenda shtëpisë së Vëllait të Madh. Është një sport kombëtar që krijon audiencë, vëmendje dhe mbi të gjitha thashetheme e sherre rozë pafund. Është një nga ato valvula sigurie që shryjnë mllefet e tensionet sociale në një vend, kur s’ka luftë e revolucione. Kështu cilësohet përgjithësisht edhe sporti apo gara të tjera në kohë paqeje. Më mirë këto sesa fjala vjen një luftë si ajo e Ukrainës apo një 21 janar tjetër…

Në anën tjetër të kryeqytetit, aty ku s’ka kamera dhe rrjete sociale, Partia Demokratike ka vendosur të garojë në distancë me Big Brother, duke prodhuar një psiko-dramë të ngjashme me formatin e famshëm televiziv. Nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për ta pritur njëvjetorin e sherrit të 8 janarit, përveçse me lista përjashtimesh e firma për shkarkime brenda shtëpisë politike.

PD duket e përfshirë në syrin e një cikloni pa rrugëdalje, pa krye dhe pa fund. Duket sikur kjo parti e madhe ka harruar tashmë një herë e mirë të shohë përballë, drejt kundërshtarit, por grindet vetëm me teshat e veta. Plasin skandale në qeveri, arrestohen zyrtarë të lartë dhe të tjerë akoma refuzojnë t’ju dalin zot parave të vjedhura nga pastrueset në shtëpitë e tyre, kurse opozita merret me…lista spastrimesh e mocione brenda vetes. A thua se mallkimi i 31 vjetëve kur Berisha luftonte papushim me armiqtë e brendshëm në parti, mbretëron ende i paprekur, si standart pune e sjelljeje brenda PD.

Paradoksi i të gjitha sondazheve të viteve të fundit na thotë se me rritjen e konsumit të qeverive Rama, kuotat e pëlqyeshmërisë së kryeministrit dhe partisë së tij ose kanë mbetur në vend, ose kanë bërë përpjetë. Një nonsens i vërtetë aritmetik dhe logjik, sipas të cilit sa më shumë konsumohet një elitë politike e caktuar, aq më e pranueshme dhe bëhet për të tretët: shqiptarët. Ndërkohë opozita vijon të mbetet më e papreferuara. Kuotat e sondazheve të fundit që shohin në fund të listës të gjithë krerët opozitarë, në mes të një dimri lufte me çmime të larta e histori korrupsioni – janë paradoksi më i pashpjegueshëm për cilindo që dëshëron të kthejë pllakë në këtë vend.

Në një vit prej datës kur theu dyert e Lulit në PD, Berisha (dhe krah tij Meta), mundën të provojnë se janë duke ndërtuar një iluzion të madh optik. Premtojnë revolucion kombëtar dhe ofrojnë de facto një përmbysje selie, një puç pallati. E kaluan verën duke kërcënuar Ramën në të gjitha rasat, kohët dhe mënyrat e fjalorit të shqipes dhe nuk bënë asgjë më tepër sesa një vrimë në ujë. Në fakt bënë shumë më pak se Lulzim Basha, i cili deri tani mbetet standarti i vërtetë për t’u arrirë për Sali Berishën.

Në një vit nga largimi i Bashës, PD e dalë nga Foltorja jo që nuk arrin t’i ofrohet sfidës me shtetin e dhjamur dhe hijerëndë të Ramës, por i duhet mund dhe përpjekje të barazojë Partinë Demokratike të atij që e quajtën humbësin e madh. Dhe kur mendon se Basha ishte vërtet humbës, çfarë i bie të jetë tani Berisha? Në këto kohë spektaklesh televizive plot melodrama dhe sherre të telekomanduara, PD e Berishës i bie të jetë një simotër e madhe e Big Brother, ku palët luftojnë brenda mureve klaustrofobike të një shtëpie me mure kartoni dhe ku Vëllai i Madh ka gjithçka nën kontroll. Edhe rezultatin final, i cili ndryshe nga Big Brother, nuk ka fitues…

12 Komente

  1. a
    andrea

    Eshte turp per topin qe big bradher e ka kthyer ne nje emisjon politik por aty jane mbledh big kurvat prandaj cdo gje eshte normale per te tillat.

    1. A
      Argita shume e shemtuar

      Pse nuk beni nje Big Brother PeDe. Por te angazhoni dhe spiunin IM me Muuuniken dhe kryetaret pa parti Dashin, Nardin, Gonen, Dulen, Idrizin Mediun—- ka me bukur ? Do ishte audienca me e madhe si thote Salihu “me siguri absolute, absolutisht”—- i ke te tera aty , Salihu ne prime time,—-ju betohem ky show di zgjaste me vite.—-do vinte Xenua hormone pri shut ne takim surprize, po do vinte dhe Argita shemtuar me tonela puder e rimel Por perseri shemtire.—- do vine ne takim surprize Abi te babi.—-SpiuniIM me sharabajgen muu, —-imagjino kafene e mengjesit Dule-Idriz.—-Bisedat intelektuale ne pishine Nardi-Dashi.—-Nardi do flirtonte me muuniken…. Imagjinoni Griden si psiko-analiste te ketij show. Do kishte interesim dhe nga HBO ta blinin produksionin. Te dhjefsha Kardashian-t

    2. N
      Në kohën e kolerës neokomuniste

      Neri I nervozuar I thote Mingjozit: Në pidhin e sat'ëme luhet drama! As në BB as ne PD, dobiç I departamentit të gomerëve. Mingjozi u largua, ndërsa Neri filloi të tundte kokën si penis me datë skadence. Big time me Ner Mingjozët

      1. K
        Kuriozi

        Hahahaha shume e bukur duket qe je kokrra e bythshkerdhyerit kelysh i Sales dhe Serbise,Kur e ke mbrenda nga te del fenda?

        1. D
          Dakord

          Ju sumëkuqtë e rripjerdhjes keni shumë brima ne dizpozicion. Ti psh "kariozi kureshtar" fënd me mushkëridhe asimilon gazrat ne gjak. Prandaj sheh vetem me bythe, dhe nga bytha pallohesh. Njesoj si Minxho.

        2. G
          Gjuhëtari

          Më vjen keq po ti me kolerë je një analfabet funksional që nuk di të shkruash shqip , pa le më të artikulosh drejtë e saktë . Mëso shqipen , pastaj shkruaj që ta kuptojë dhe mileti atë që shkruan .

        3. F
          Faiku

          O neri ko populli po injorantet

          1. K
            Kozmo

            DIKUR KISHTE LOJRA ME GLADIATOR , QE POPULLI TE ZBAVITEJ. SOT NUK KA ME GLADIATOR, POR KA POLITIKAN DHE KJO ESHTE ZBAVITEJ PER POPULLIN E SHKRETE. KUSH FITON,??????!!!! KUSH HUMB.?????!!!!

            1. K
              KCK Live ne Surrel

              Nderro ca numrin e syzeve o Minxho e do ta shohesh ate, Dramen e vertete! Ajo eshte tek njera nga 5 shtepite ne pronesi te nje vartesje te nje ministri te Rames ku 400 000 Euro nuk i del kush per zot. Aty eshte Drama per kete popull te varferuar kafsherisht nga kjo kaste Hajduterie.

              1. E
                Ethem Lalaj Athinë

                Të merresh me Sb,PD-në..nuk e vlen.Ndonse thuhet se OPOZITA( E PD) ËSHTË ASET KOMBËTAR. -PD është një KONGLOMERAT spiunesh e Komunistësh të 92 që tundi flamurin e ndryshimit të SISTEMIT nga një KOMUNIST Bythë lëpirës i BIROISTËVE.VO: 1.PD nuk bashkohet më Ajo duhet të reformohet pa Salinë

                1. x
                  xhemal

                  Merren kot me shporten e karavidheve apo koshin me m...t

                  1. S
                    Shqiptari thjeshte

                    Nivel shume i ulet Vetem te shani njeri tjetrin

                    Lini një Përgjigje