Budallai ia vret mizën vetes në lule të ballit

13 Janar 2023, 12:35Blog Nga Frrok Çupi

Budallai ia vret mizën vetes në lule të ballit

Nuk i shikoni ‘budallenjtë’ që po i nxjerrin sheshit krimet e tyre?! Gruaja e pasur, drejtoreshë në një ministri, që u grabit nga pastruesja e shtëpisë, pse doli zbuluar? E thjeshtë fare: Ajo kishte grumbulluar euro më shumë se mend…

Miku im i vjetër nga Kosova më ka treguar historinë e tij në adoleshencë kur sapo kishte rënë në ‘zjarrin e dashurisë’ me vajzën fqinje në fshat. Kishte zbritur në Prishtinë për të blerë livanda; nuk iu durua derisa të mbërrinte në shtëpi dhe e hodhi në kokë gjysmën e shishes me lëngun që lëpinte flokët. Rrugës e zuri shiu dhe koka iu mbush me shkumë… Në vend të livandës kishte blerë shampoo.

Budallallëku djaloshar ia nxori në shesh dobësinë për vajzën e fqinjit.

‘Asgjë nuk fshihet përgjithmonë’, thotë shkrimtari amerikan pasi e pyesin rreth ngjarjes mizore të Gërdecit. Guy Lawson i ka kushtuar dy  libra tragjedisë së Gërdecit, të dy me histori të vërtetë, ‘Qentë e Luftës’ dhe ‘Armët dhe spitullaqët’ (Arms and Dudes). Njeriut, sapo e  lexon titullin e dytë, i shkon mendja se pa e lexuar fare mund ta kuptojë për cilin e ka fjalën autori. Sa të sjellësh ndër mend portretet e Shkëlzenit ( Berisha) dhe të Fatmirit (Mehdiu), aty i ke gjetur menjëherë autorët. Të dy këta dallohen, që prapa Dajtit, se janë dy djem spitullaqë. Kurrë nuk i ke parë me flokë të pa hekurosur me ‘xhel’; kurrë nuk i ke parë si njerëz të zakonshëm që edhe mund të bëjnë ndonjë punë- por vetëm të pispillosur; kurrë nuk ke hipur në ashensor me ta e të mos të ketë ardhur të vjellësh nga parfumi…

Ta kishin ditur kriminalistët e hershëm se ‘të ngjashmit në krim, ngjajnë së pari nga pispillosja apo nga budallallëku’, me siguri këtë indicie do ta kishin vënë që në faqet e para të ‘Shkencave të Kriminalistikës’. Aq më tepër bëhen si njëri tjetri djemtë spitullaqë kur kanë marrëdhënie vasaliteti. Ministri Mehdiu, sado që kishte bërë rrugë të gjatë në politikë, i kishte qenë afër edhe mjeshtrit Godo; kishte udhëtuar edhe në Amerikë si ‘i krishterë’, por në fakt ishte mysliman që lutej para Krishtit në Netët e Lutjeve…, sado e sado, prapë kishte mbetur një skllav i djalit të Sali Berishës. Rruga drejt skllavërisë e çoi edhe drejt suksesit, por me një kosto shumë të lartë: Që në krimin e parë të përbashkët, Fatmiri do të kapej si spitullaq i ngjashëm me Shkëlzenin. Nuk ka nevojë për kërkime të mëtejshme.

Besoj se shkrimtari Lawson i ka krahasuar të dy djemtë dhe i ka ardhur të ndjekë rrugën e krimit përmes ‘spitullimit’ të njësojtë.

Rruga e krimit ndiqet përmes detajeve të thjeshta, detaje njerëzore dhe të dobëta, siç është edhe brilantina në kokën e burrave. Rruga e krimit ndiqet, sidomos nga dobësitë njerëzore, siç është edhe budallallëku e marrëzia. Nëse do të ishte ‘inteligjent’, vallë si mund të hapte gjyq Shkëlzeni kundër shkrimtarit Lawson, ku të zbulohej si autor krimi dhe të humbte rreth një milion dollarë?!…

Atëherë pas ‘brilantinës’ së flokëve dhe budallallëkut, bëhen shumë pyetje të egra:

Pse vallë duhej vrarë Kosta Trebicka në një fshat të humbur të Gramshit? Vetëm pse nisi të dëshmojë të vërtetën mbi krimin e Shkëlzenit? Ta dinte sot Berisha se si do të ndiqej fija, do të urdhëronte menjëherë njeriun që u nis nga Tirana drejt Gramshit: ‘Mos!, mos e vritni Trebickën…, më mirë paguajeni dhe binduni para tij, se sa ta vrisni!’. Por posti i lartë të bën ‘zot’, teksa je qenie me dy këmbë dhe i ke të gjitha prerogativat të kthehesh në budalla. Kosta Trebicka ishte një qytetar amerikan e nuk mund t’i shkonte ‘hupë’ gjaku.

Por edhe sikur të mos mund ta kthenin vendimin për vrasjen e Trebickës, të paktën ta vrisnin me ‘mençuri’. (O zot çfarë po flas, po them ‘ta vrisnin me mençuri’!’. Mirëpo dërguan atje një njeri të fluturuar nga mendja, që besonte se Berisha ishte vetë ‘zoti’,  dhe e vrau Kosta Trebickën pa lënë pikë gjaku, aktin e shpalli sikur ishte aksident me makinë por makina nuk e kishte prekur, trupi pa jetë i shtypur nga makina u gjet njëzet metra para makinës…

Deri më sot, të gjithë ‘e kanë besuar’ se makina të shtyp edhe pa të prekur, se makina ta heq rrashtën e kokës edhe pa pikë gjaku- si në rastin e Olldashit. Mirëpo krimi është vetë një budalla që nuk i gjendet shoku në këtë jetë; aq më budallenj janë autorët që besojnë se mund të nxjerrin armën dhe ta vrasin mizën mu në ballin e tyre.

Tani po mblidhet rrjeta e krimeve, si në lumin e fshatit ku zihet peshku. Ose, meqë flasim për fshatin, krimet po mblidhen si në ‘lëmin e budallenjve’ e si në ‘Sokakun e të marrëve’.

Nuk i shikoni ‘budallenjtë’ që po i nxjerrin sheshit krimet e tyre?! Gruaja e pasur, drejtoreshë në një ministri, që u grabit nga pastruesja e shtëpisë, pse doli zbuluar? E thjeshtë fare: Ajo kishte grumbulluar euro më shumë se mend. Alda Klosi nuk kishte pse ‘vriste mizën në ballë’ të vet e të drejtohej për në Polici. Ishte që ishte, pastruesen Rozeta Dobi e kishte në dorë. Tani i duhet të dorëzojë gjysmë milioni euro të gjetura në shtëpinë e saj, por i duhet edhe të përgjigjet para ligjit. Edhe burri i pastrueses, i cili ftoi kamerat në shtëpinë e tij për të dëshmuar se atë luks e kishte vënë me ‘paratë e burgut’, tani duhet të përgjigjet para ligjit. Po ç’deshe që ftove kamerat, zotëri i burgosur dhe i pasuruar?! Apo kështu qenka ligjësia e zbulimit të marrëzisë?

Në fakt ligjësia e zbulimit të krimit kalon përmes kësaj gjendjeje njerëzore që shpesh e quajnë ‘ngadalësi të mendjes dhe të sensorëve’.

Janë dashur 30 vjet për të ardhur deri në pikën kur ‘budallenjtë’ po i tregojnë vetë krimet. Kjo është stina. Po të mos ishte kjo stinë, ish- president e ish kryeministër Berisha, nuk do të kishte ‘marrë armët e harqet e militantët’ për të luftuar kundër Amerikës. Ose të paktën nuk do të kishte deklaruar se ‘e di kush i vrau të katër burrat’ para kryeministrisë në 21 janar. Ose të paktën nuk do të kishte kapur mjetet më primitive e të kishte pushtuar selinë shtetërore të PD. Ose nuk do të kishte deklaruar se ‘kisha katër snajperë në kokën e kryetarit të opozitës, një snajper e kisha vetë në sy’. Ose nuk do të kishte hedhur gjithë këto para për të mbajtur ‘më këmbë’ një Foltore, sa për qejf…

Budallenjtë e bëjnë me qejf dëshminë për krimet e tyre. Njësoj si me mizën në lule të ballit.

39 Komente

  1. R
    Rinija

    Je asi asave Frok Cupi

    1. D
      Drejtesia e munguar

      Frrok, të lexoj shpesh dhe godet në shenjë. Sidoqoftë, për vdekjen e Trebickës nuk mund të thuhet me siguri se e vrau apo nuk e vrau makina e tij. Mundet të ketë rënë nga makina me kokë në tokë dhe kaq mjafton për të dëmtuar qafën apo kokën për të vdekur. Unë e besoj që mund të jetë vrarë por dua të di më shumë se çfarë ka nxjerrë autopsia si faktor kryesor të vdekjes së tij. Respekte.

      1. V
        Vranakonti

        O drejtesia e munguar! Kosta trebicken e vrau Saliu per te shpetuar te birin. Njerzit besnik te Saliut,tropojan pashpirt, e rrembyen Trebicken nga shtepia ne Tirane dhe e çuan ne leskovik dhe ku e vrane. Thuren plane e justifikime djallezore,sikur shkoi per gjueti,(se gjuetari na dalka vetem per gjah), thirren dy polic rrugor nga amerika gjoja bene ekespertizen si donte Berisha,ku gjoja trebicka kishte rene nga makina dhe ishte vrare nga makina. Kembet e gjarperit nuk duken o "drejtesia e munguar"!

      2. f
        frrok=i palare,i felliqet,zhuls e fort spihun

        Fiks Asi i karave eshte frrok flliqsira

        1. A
          Arber

          Ti, p... i sat'ame, i sat'mote, i sat'shoqeje!

          1. I
            I. Hoti

            Ti majmun(mos fyej majmunin) , je velliqsita me e madhe qe mund qe ekzistoje. Ne mos kriminel,e te djeg miza nen kesule; je perkrahesi i kriminelit ,,hajdutit shkaterruesit, pordhuesit, grabitesit ,dhunuesit e vrasesit te shqiptareve ,demokracise drejtesise e te ardhmes se tyre ! Te lutem repliko per kete koment FALEMINDERIT nqs replikon ne menyre qytetare.

          2. A
            AGRON K.

            Gazeta "Shqiptarja.com online", 6 shtator 2020, me titull: "Vrasja e Trebickës, biznesmenit që iu kundërvu familjes Berisha/ Kush janë ekspertët që e mbyllën çështjen si aksident..." thote se biznesmeni shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka, ka lindur ne Korce ne vitin 1958 dhe eshte vrare nga kriminelet e trustit te "Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes" po ne rrethin e Korces, ne vitin 2008.

          3. P
            Poseidon

            Gjigandi i mendimit te keishtere.

            1. t
              tony

              I dashur Frrok kam shume respekt dhe i lexoj shkrimet tuaja por te me falesh do te bej nje kritik te vogel. Mundesisht pa ulur nivelin e permbajtjes ka mundesi qe shkrimet ti shkruash pak me thjesht dmth me te kuptueshme sepse jo te te gjithe arrijne te kuptojne esencen e shkrimit tuaj.

              1. V
                Vranakonti

                Respekt pakufi per Frrok Cupin. Eshte i madh. Shkrimet e tij i lexojme me interes dhe besim se problemet qe ngre dhe analizon jane reale dhe te verteta.. Deri sot, Zoti Cupi eshte analisti me i mire dhe me i verteti ne vendin tone.

              2. a
                agim

                Frrok, te respektoj per kenaqesine e leximit qe na jep kur pime ate kafene e mengjesit.????

                1. R
                  Rorirota

                  S’ka më shkoqur, shkrim i goditur. Po si do dilte e vërteta e krimit të vjedhjes? E vërteta vonon por nuk harron! Të lumtë pena

                  1. K
                    Kojshiu

                    Si perhere e ke qare, Frrok. Ja ke perplasur faturen surratit, halabakut te Vicidolit. Asnje veprim qe ai ka bere dhe ben, nuk ka patur asnje nuance mencurie, ka patur vetem vrasje, dhune, mashtrim, dredhi, vjedhje, britma... Deri sa ai djaloshi trim, i futi nje sallake turinjve para syve te gjithe botes, duke e telendisur dhe duke i thyer hunden qe edhe ashtu ishte e shtrember. Qe atehere i ka ulur disi tonet, nuk e keni vene re, se sa here qe del ne ato "konferencat e tij te shtypit", stermundohet te shaje i qete, me buzeqeshje gjoja ironike, me nje intonacion zeri "minor" dhe levizje teatrale te duarve dhe trupit. Dikush i ka ka fryre ne vesh dhe i ka mbushur mendjen se ne kete menyre, pordhet dhe gelbazat qe ai nxjerr nga goja, du te vijne era parfum...

                    1. Z
                      Zeni saliut

                      Fol Frrok te lumt dora

                        1. T
                          Tirona Re

                          Bravo Frrok Cupi!

                          1. r
                            reni

                            Me te vertete nje shkrim i bukur. Bravooooo.

                            1. t
                              tata luigji

                              Frroku te denon me pene,berisha te fut plumbin boooobo cfare ndryshimi shpellari me qytetarin bravo F.Cupi ke lene gjurme me shkrimet tuaja qe po ndihmon te ndahemi nga e keqja berishjane

                              1. c
                                ce

                                Ne fakt vdekja e te ndjerit Olldashi me nje rreshqitje dy m lartesi e makines ka shume dyshime per ate plage vdekjeprurese pas veshit. Kane rene makina nga 20 lartesi bile ne humnere dhe ka raste qe ka shpetuar shoferi. Po Remzi Hoxha qe u ngeli ne dore dy spiuneve te vicidolit , njeri u be dhe Drejtor tatimesh per te marre imunitet pas vrasjes se Remzi hoxhes, ku jane sot dy spiunet . Bravo Frrok i ke nxjerre ujin e zi krimit ne Shqiperi. Je mendjendritur.

                                1. B
                                  Bubulina

                                  Çdo krimë le gjurmë. Çdo kriminel ne finale behet qesharak. Vdes si klloun, ose i djegin varrin. Ky eshte rrisku i pushtetit te pa kufi qe duan te zotrojne. Ishte koha e duhur per shkrimin tuaj, Profesor.

                                  1. B
                                    Boston

                                    Me pelqen Frrok Çupi me shkrimet e tij dinjitose, te fuqishme, te thjeta per te kuptuar dhe shume te sakta ne mendime. Urimet me te mira

                                    1. M
                                      Moza

                                      Bravo e madhe për ju z.Frrok. Nuk keni lënë vend për gjykime. Bravo!

                                      1. D
                                        DikManJaku

                                        Frrok Cupi: Pasi ja mori ne goje Berishes per nja 10 vjet te mira tani po nxjerr qimet qe i kane ngel ne fyt nga bolet e Sales. Po ik mer kar se jane ngop shqiptaret me legena qe kthejne bythen nga fry era.

                                        1. F
                                          Fisniku i Freskut

                                          DIkManJaku, per hir te se vertetes, une te siguroj se Frrok Cupi nuk ka bashkepunuar asnje ore me kryekiminelin Sali Berisha. Ishte Doktor Pelicilina qe iu qep Levizjes se Studenteve te Dhjetorit 1990 dhe Frrok Cupit, por me Mjeshtrin e Madh te gazetarise shqiptare i ngeci sharra ne gozhde dhe perfunduan ne dy rruge te ndryshme: Frroku drejt Nderit te Patritot dhe Demokratit Shqiptar, Sali Sheqere Vuk Karaxhic u identifikua si "Kreu i agjenturse serbo-ruse ne Shqiperi" dhe do ta mbylle jeten me Turp si tardhtar.

                                        2. F
                                          Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve

                                          Frrocko ka njohuri per Mizat se nje e tille (madje nga ato te kalit) eshte vete prej 30 vitesh ne prapanicen e gjithe pushteteve.

                                          1. S
                                            Serma

                                            Në Budë , nuk se besoj se besojnë , por në alla ama , e kanë deklaruar me të ligë e me t'tyret ligjëri . Si t'ishte lama q'i fshyti . Pa brega . E se kush do i shpërkojë , ata qofshin , se kush ka me i la dinet . Ç'budallallëk ! Ata qofshin . Fjala i çeltë mendien , si . Merak e sy s'kanë në ballë ngado shkelkan . Një manushaqe në gonxhe .

                                            1. Z
                                              Zagali

                                              O Serma! Po çfare ke shkruar o derzi.Nuk meret vesh se çfare shkruan. Shko meso pese klase te pakten qe te kuptosh vete se çfare shkruan.

                                              1. S
                                                Serma

                                                Jeto si ta ni ty n'gjeç kalë qepju . Ne na ka hijë zia . E pse duhet të kupojë një zagal , fundja ç'dobi ka ! Shi'mos gjen t'pa kashaitura vithe e lëna ne derëzest se mëkonemi tjatër për tjatër .

                                                1. A
                                                  ARBEN

                                                  O SERMA OOO INJORANT ..KU KE LINDUR ..KU E KE MESUAR KETE SHQIPE ..OOOO QE CTE TE THUASH. ,,.. PO PSE SHKRUAN OO PSE SHKRUAN UUUUUUUUUUUAAAAA.

                                                  1. A
                                                    Arena

                                                    Po ja Arben që ti të pyeses e të nxjësh në pah gnosin tënd . Ë ? E sheh Arben nuk të ignjorova , të vun i G mes isë e nësë , e ta qepa jo në shtypi si ti .

                                                    1. S
                                                      Serma

                                                      Ti do jesh allau ti apo buda apo ti i mishton të dy . U bëka ar vjella tuaj . Shko morr shëllirë trushpëlarë . Tutkun .

                                              2. L
                                                Lija

                                                Moj Serma mer një përkthyes kur shkruan se nuk të kupton njeri çfar ke dashur të thuash

                                                1. J
                                                  Juli

                                                  Serma eshte: SPERMA e Ervin Salianjit ne shalet e Grides.

                                                  1. S
                                                    Serma

                                                    Më mirë mos e lexo . Ose magjino një syth lule vishnjë e jo smunjen . S'të detyron dikush të kuptosh , por si përhapet lia po . S'të bën dëm .

                                                  2. C
                                                    Colorado

                                                    Frroku , KY Shekspir shqipetar .I pakrahasueshem , por a e kuptojne pellazget ???????

                                                    1. R
                                                      Rrok

                                                      Ky Frrok Cari eshte verte i pakrahasueshem, mercenar tipik shqiptar, me Enverin-kundra Enverit, dhenderr i sekretarit te pare te PPSH-se- kundra vjehrrit, me Saliun-kundra Saliut, me Nanon-kundra Nanos, me Meten-kundra Metes, me Ceken-kundra Cekes, me Majkon-kundra Majkos, kundra Rames-me Ramen, kundra Trampit-me Trampin-kundra Trampit, me sigurimin e shtetit-kundra sighurimit te shtetit, me SHIK-un-kundra SHIK-ut, me SHISH-kundra SHISH. Shihet qe e ka ne gen mercenarizmin. KUSH KA NJE KOCKE T'JA HEDH FRROKUT E BEN PER VEHTE. Baze me sa duket po ndan kocken me Frrokun.

                                                    2. F
                                                      Frangaj

                                                      Shoku Llulla ska marrë qetësuesit sot. Frroqi pasi lyhet me mut fillon bën si gjevrek gay, pastaj pi karbit me fanta, dhe vret miza. Frroq Llulla mer ilaçet mor kar se more ne qafë edhe Tëmën e Mëros.

                                                      1. T
                                                        Trotski

                                                        Respekte Z.Frok.Nje miku im eshte komshi me Fatke Mediun dhe ato dite te gjemes se Gerdecit ka pare qe Zen Sy Peshkaqeni vinte çdo nate per te takuar Fatken ,bile kur e futi Sali kerma ne qeveri ,ai erdhi dhe ia dha vete Myzhdene ,natyrisht per heshtjen e Tij per roblemin e Grdecit .Mirpo e verteta mund te vonoje po del ne SHESH .Tashti i shikojme zbuluar grupin e Gjemes se Gerdecit.Presim qe SPAK tu jape denimin e merituar

                                                        1. S
                                                          Sara

                                                          Një shkrim brilliant. Respekte për mjeshtrin e shkrimit. Kaq bukur i ke shkruar sa nuk i lëvizet as presja.

                                                          Lini një Përgjigje