Nga Andi Bushati
Partia Demokratike është duke luajtur aktin e radhës të një drame të turpshme që dëshmon rënien e saj të pandalshme. Nga njëra anë, një grupim deputetësh janë mbledhur për të shkarkuar me shumicë votash Enkelejd Alibeajn, pas qëndrimeve të tij personale dhe shpesh në kundërshtim me interesat e opozitarizmit. Nga ana tjetër, ky i fundit, ka përjashtuar, me një varg argumentash, sa qesharakë po aq edhe absurdë, katër pjestarë të grupit parlamentar për të ndryshuar ekuilibrin e numrave që do të sanksiononin largimin e tij përfundimtar.
E gjithë kjo betejë meskine po zhvillohet në sfondin e gjërë të një tjetre, asaj se kujt i takon të përfaqësojë partinë më të madhe të opozitës; Berishës që ka shumicën e anëtarësisë, apo grupimit të dytë që kanë trashëguar nga Basha, vulën e dikurshme që njihet ende gjykata, regjistrimin në KQZ, apo firmën për të kontrolluar llogaritë bankare të partisë.
Në pamje të parë, secila nga palët mund të ketë të drejtë. Foltoristët e kanë me prova se ata janë shumicë, e provuan këtë që nga kuvendi i 11 dhjetorit e deri në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Pala tjetër mbështetet në dy shtylla, një legaliste dhe tjetra morale. Ata pretendojnë se shumica berishiste nuk është çertifikuar asnjëherë në rrugë plotësisht ligjore, ndërsa për të dytën, këmbëngulin se e ardhmja e partisë nuk mund të lihet në duart e një 80 vjeçari, që shqiptarët e kanë rrëzuar dy herë nga pushteti, aq më tepër që tanimë ky është shpallur edhe non grata nga SHBA.
Por, pavarësisht se argumentat e grupimit që vazhdon ta etiketojnë veten si “PD zyrtare” nuk janë krejtësisht të neglizhueshme, përpara tyre ngrihen disa pikpytetje të thjeshta. A jeni jeni ju të bindur se sendërzoni vullnetin e pjesës së gjërë të demokratëve? A e merrni veten seriozisht kur mbani në sallën e kuvendit apo në komisione skeptrin e përfaqësuesve të PD-së? A jeni të ndërgjegjshëm se po bëni gjënë e duhur duke i dërguar ju emrat e komisionerëve zgjedhorë që i takojnë opozitës? A mendoni se keni mandatin e kundërshtarëve të këtij regjimi, kur merrni poza sikur negocioni me pushtetin zgjedhjen e presidentit, ligjin kundër spiunëve apo zgjatjen e jetës së komisionerëve famkeqë të vettingut?
Ndonëse i kuptoj dhe i pranoj një pjesë të madhe të vërejtjeve të tyre për Berishën, sa herë jam rekur ti bëj privatisht deputetëve të këtij krahu këto pyetje, po aq herë kam mbetur i shtangur. Nën zë ata e pranojnë se “doktori” dhe foltorja janë shumicë dërrmuese. Me hir apo pahir të pohojnë se tashmë anëtarësia në bazë e ka bërë zgjedhjen e saj. Por ama kur tenton ti provokosh se ç’kuptim ka të hiqen për atë që nuk janë, shpjegimet nisin e bien në absurditet.
Ato më shumë i ngjajnë klisheve që përsëriste çeta e dikurshme e deputetëve të “kërpëratave”, që ambasada dhe rilindja i konsideronte si opozitarë, ndërsa pjesa më e madhe e publikut i trajtonte si karavidhe qesharake.
Kjo ndjesi të krijohet edhe kur sheh Alibeajn në kuvend të flasë në emër të PD-së. Kjo valë përçmimi të pushton kur sheh se si ai prezanton kandidatët për zgjedhjet lokale, gjoja si përfaqësues të kësaj force politike.
Po i njëjti trishtim, sa tragjik dhe komik, të kaplonte edhe po të ndiqje deklaratën e fundit të përjashtimit nga grupi parlamentar të Këlliçit, Shehajt, Bylykbashit e Shehut.
Dhe prej aty, çdo njeri me dy pare mend në kokë do të ngrinte pyetjen: Mirë Enkelejd, Alibeaj mund të jetë në delir, mirë ai mund ta ketë shpallur veten një monark pa mbretëri apo diktator pa ushtarë, po ata derdimenë që i shkojnë nga pas cilët janë?
Sepse, në fakt, problemi i real i PD-së sot, nuk është Alibeaj, por një bandë bejlerësh të vegjël, që e shohin punën e deputetit si një interes meskin të ruajtjtes së ngastrës së tyre. Të zhveshur nga çdo përgjegjësi e mbajtjes së qëndrimeve në publik, të tjetërsuar nga çdo instikt politik i përfaqësimit të shumicës së një familje votuesish, ata qëndrojnë në hije, kanë frikë të shprehin ide, refuzojnë të kenë mendim, madje dhe kur janë të detyruar të hedhin ndonjë firmë, këtë e bëjnë në kulisa dhe e trajtonjë si një pazar banal, më jep të jap.
Kjo u pa qartë edhe në episodin e fundit të përjashtimeve të katër deputetëve. Me ndonjë përjashtim të rallë, askush nga ata që mbështesin grupimin e vetëquajtur “PD-ja zyrtare” nuk pati guxim të fliste. Ata i shmangeshin mikrofonëve të mediave dhe i trembeshin si djalli temjanit ftesave për tu përballur në emisionet politike të mbrëmjes.
Atyre nuk i interesonte fare pyetja nëse i volisnin përjashtime të tjera një partike edhe kështu të bërë copë e çikë. Ata nuk e quanin për turp që askush nuk kishte denjuar tu merrte mendim për këtë akt.
Ata thjeshtë i janë nënshtruar fatit se kanë renditur emrat në një listë që tenton të shesë sapunin për djathë, se janë pjesë e një pakice të papërfillshme që shtiret si shumica dominuese e partisë më të madhe opozitare dhe për këtë, as nuk duan të përballen, as të nxjerrin fytyrën në publik e jo e jo, të marrin guximin të argumentojnë politikisht.
Kjo bandë tarallakësh nuk është e vogël. Ajo numëron sot mbi 20 deputetë që e mbajnë opozitën të përçarë.
Dhe më shumë se sa sherret Berisha- Basha, më shumë se konflikti për selinë, stemën apo vulën, më tepër se debati për dekomunistizmimin e PD-së apo pro-amerikanizmin e saj, ekzistenca e këtyre parazitëve shpreh mjerimin më të madh të demokratëve. Kur mendon se me këtë tabor, PD-ja u nis për të shembur regjimin, në zgjedhjet e 21 prillit, e kupton se sa iluzive ka qenë kjo ambicie. Madje më keq akoma edhe nëse do të besosh në mrekullinë e ribashkimit dhe forcimit të kësaj force e kupton se kjo është e pamundur. Pasi problemi nuk qëndron vetëm tek mbledhja e firmave kundër Alibeajt, por mbi të gjitha tek bejlerët meskinë që do të vazhdojnë të vegjetojnë aty.
Edhe kryetarallaku bllokut vazhdon argumentet,por j gjyshi hisni,jo si i jati spiun i dekoruar nga ilir spiuni. Ka perfituar gje ky birbo si i perskutuar se po meret kesti katert.
Ore nje pyetje per Andin, keta "çeta e dikurshme e deputetëve të “kërpëratave”" kush i zgjodhi te ishin ne listat e deputeteve ???
Deputetët e çetës së kërpëratave Andushi vockël i përdor si shëmbulli më i keq i deputetëve të dobët të opozitës që iu kundërvunë Ramës në parlament , po pa sukses. Harron Andushi që ata janë pjellë dhe përfaqsojnë nivelin e PD-së . Ata janë zgjedhur nga Saliu dhe Luli dhe janë një nivel me Mulin , Vokshin , Tritanin , Këlliçin dhe gjithë grupin e deputetëve të PD qe kanë dalë nga gjiri i saj.
Ti mendon se opinioni nuk I kupton keto lojera qe behen ne stanin e PD! Gjithsesi kur ti komenton ne lapsin tend jane jo vetem hipokrite por dhe absurde,te poshtera dhe qesharake.Ti pinjoll I te kaluares ke hallin "mender" te sojit dhe by....s tende. Je sinkron me kusheririn tend Nesho dhe katundarin Shkullaku.Nuk ka asgje parimore ne analizen dhe komentet e tua.Je ne mbeshtetje te komoditetit, jetes dhe priviligjeve qe nuk te mungojne dhe ne kete sistem! Si? Duke bere presion mbi gjithcka mbi pushtetin dhe te ashtuquajteren opozite! Mjaft se na lodhet,nese ju ka mbetur nje fije morali!
Ik mor pederast i vogel nga cdo gje mis shkeuj me se je ber legen si beu te filmi koncert ne 1936 .race komunistesh keiminel yt bythqim lulishtesh.
Nuk e kuptoj pse Mero Baze nuk boton komentet?! Ashtu si Andi i quan 20 torllake qe mbajne peng ndarjen e PD edhe une kam te drejte ta quaj Andin TARALLAK,sepse ndarjen e kerkon Saliu dhe jo keta 20 Tarallake! Kush nuk e kupton kete eshte nje idiot injorant si Andi dhe shume analiste te tjere qe paguhen nuk dihet nga kush dhe jane me fanatike se vete PDistet,sigurisht se jane rrogetare!Andi eshte nje kurve ashtu sic eshte edhe Grida apo Salianji apo dhe fshatari Shkullaku!
Bushati eshte shume i lexueshem mjafton ti lexosh vetem titullin. Kete radhe vendosa ta lexoj dhe nuk me zhgenjehu. Megjithate me lindi nje ide qe dua ta ndaj. Bushati harron te permende Bashen qe ne se i referoemi gjuhes se futbollit te kohes, ne skuadren PD ai po luan si "FALSO NUEVE"
Shumë e saktë . Ai , Basha , po mbledh topat aktualisht e po sheh spartakiadën ... S'dihet kush e fut në lojë , ndërkohë që , të tjerët , shëuan trepikshin fitojnë ndershëm , në volej ndëruan setin të tjerë .....një komedi tragjike për këtë popull , ende pa shtet . Qofsha i pagabuar !
O Andi leri ata se jane pakice por shih familjen ...sepse ka zera se gruja e dyte po te qihet me keq se e para
Thank you Gazeta Tema! !Andin e la avokatja e popullit? Arsyet? Kjo e dyta thote se Andi eshte shume i kujdeshem per gjithcka edhe kur lan pjatat! Gruaj e lavderon burrin kur eshte burre dhe jo kur eshte impotent!
Po Salihu, more Andi vertet mund te jete shumice, por mos ka ndonje hall personal qe i eshte futur kesaj aventure? ...
Ky pederast blloku ka kaluar ne delir e i duket vehtja analist inteligjent “ koke e madhe” e gazetarise. Nderkohe qe eshte nje mashtrues ordiner qe dhe kur i dalin genjeshtrat ne shesh, as skuqet e as zverdhet. Shkurt eshte nje palaco cirku.
O New York Dum Fakte jo Lloqe Kavaje
Trotski ka zera per tigrin
Gazeta TEMA mund te ndyhet ne shume menyra, por kjo menyra qe e ndyn ky Bushati eshte menyra me efikase e ndyrjes. Problemi real i PD-se o analist-pjelle e urrejtjes, eshte se PD, e ndarë apo e bashkuar, nuk mund ta zëvendësojë KURRË të djathtën reale, natyrale, historike. PD, ose do të hanë njeri-tjetrin siç po bëjnë sot, ose, po mori pushtet, do përsërisë 1997-ën dhe 21 Janarin 2011, kur genocidoi Popullin Shqiptar me forcen e organizuar te Ushtrise. Sepse kjo është filozofia politike e PD-se.
Po mjafte o pusht, vetem llum nxjerr nga goja e dora. Si nuk ezhdukin kete pleh komunist?
Gjynah per Bushatin se eshte djale i zgjuar… Bushati fshihet pas gishtit dhe kerkon gjiperen ne kashte! Bushati e di mire por ben sikur harron se partite ne radhe te pare jane grupime politike qe udhehiqen nga nje ideologji e caktuar qe sintetizon interesat e pjesetareve te ketij apo atij grupimi. Do ta pyesja Bushatin: Dakort qe shumica e militanteve te PD tani jane me foltoren, por cfare ideollogjie i perkasin, me cfare ideollogjie perfaqesohen…? Po te kishte fituar Basha ne zgjedhjet parlamentare dhe perseri ta kishte perjashtuar Berishen nga PD a do te ishte njelloj situata dhe raporti i forcave atje? A eshte ideollogji thjesht Berishizmi ? apo te qenit antiRame? Te jete i djathte Tan Shehu ? Paloka ? Ilir Metaj? Boci e Baci? Historia dramatike kur perseritet kthehet ne komedi! Bushat! Po ndodh por ne menyre komike ajo qe ndodhi me shoqatat e Enverit. Ne 90-91 ishin shumice dhe fituan vertet zgjedhjet e para pluraliste, per te cilat Maco Panella tha se ishin te parat dhe te vetmet zgjedhje te lira…! Ku jane tani shoqatat e Enverit …???!!!! Bushat mos harro se dialektika me vepruese se kudo eshte ne politike!
Mjaft o bllokist, salist, PD-ist, PL-ist a çfardo leshist që je. Ti kishe ngjarë një çikë gjyshit,që, megjithëse komunist, kishte edhe burrëri, si tërbaçiot, do ishe pak burrë. Po si duket, ke trashëguar cilësitë më të këqija të shkodranëve servilë.Do të shkonte më shumë epiteti i Servantesit për Don Kishotin "fytyrë e vrerosur" Hije e keqe!
Nuk jane bande bejleresh ,por katundaresh te babzitur.
Ti,si klysh kurve qe je,dhe sherbetor besnik,i nje prej sherbetrorve tuaj besnik,ku patjeter keni detyrime reciproke per njeri tjetrin,pranoni te mirqene,kopilin e Vocidolit,si i madhi i PD-se,me nje test te krijuar nga pozita e presidentit,e rrakitikut,hajdutit,mashtrusit,dhe vrasesit me pushtet,Ilir Mutit,se kush do jete testi i vertete per demokratet e Ali Bashes,do jene zgjedhjet e vitit 2025,se pamvarsisht,shumices qe pretendon -non grada-,mbi 50%,e atyre 670 mije votusve te opozites,po dhe e nje pjese te mire te militanteve,nuk mund te mbeshteten me te nje i vdekur,dhe disa kufoma besnike rreth tij,prandaj o do mbeshtesin Ali Bashen,o do krijojne alterative tjeter.Pa fytyrsia jote dhe disa haleve mediatike si puna jote,qendron ne faktin,se nuk doni te pranoni,se Lulzim Basha,nuk ka qene asnje dite kryetar i plot pushtetshem i PD-se,ai asnje dite nuk mund te qendronte ne krye te PD-se,po te mos zbatonte urdherat e Berishes,kete e tregoi korriku dhe Shtatori i 2021,ku ne korrik,Saliu per interesat e tij e zgjodhi kryetar,bashke me ata enuket e tij,qe sot i kundervihen,kurse ne shtator,kryeministrin me te sukseseshem te tij,e shpalli armik,vetem se ai nuk kishte bythe te mbante ne kurriz nje -non grada-,me akuza konkrete,nga partneri jone me i madh,amerika.Kopili i Vicidolit,agjent i UDB-se,dhe agjent i sig,te shtetit,me anti -shqipetari,me bythlepirsi i Partise te punes,qe e perdorte Xhelili dhe Ahmeti,ate dhe familjen e tij,si tju donte bytha,eshte halja e ketij komkbi,eshte vrases i djemeve te Tropojes,te UCK-se,eshte vrases i bashpuntorve te afert te tij,qe ishin deshmitare te krimeve te tija,dhe fundi i tij do jete,fundi i nje kerme
Tropoja! Koment shume i drejt, sot Berishen e njohin te gjithe si edhe shume politikane te tjere, qe ne nje vend tjeter ligjor, do te ishin te denuar, por ky vend eshte i shpartalluar ne cdo drejtim. Perkrahsit e BERISHES sot jane ai grup, qe dikur u pasuruan me GJITHESHKA , si ta harrojne ata baben.?????!!!! Ndersa Bushati paguhet nga Berisha per cdo fjale qe flet. Bushati ka zgjedhur PARATE dhe jo moralin e larte. PARAJA TE SHET DHE TE BLEN
And Bushatliu! Kot e ke! Note median dhe Shqiperine! Nuk mundesh se e dime se je I koprementuar! Vetem kaq , we je kushuri dhe mik I Gim Gawo Llules, " ambasdorit" shqiptar ne ShbA, qe Tarifa I nxorri kallajin, mjafton. Gjej o njeri nje menyre tjeter. Merr shembull Ben Blushin! Shkruan libra, reportable, fejtone dhe fiton respekt, gjithsesi. Lexohet! Nuk Munden Robi, ta dhjesi pune keshtu, sic bene Ti! Tallen posterity me ty, permendin gjyshin, gruan dhe moralin tend pa teklif. Qofshe Ti!
Pinjolli komunist i kthyer në demokrat me pagesat Për zë bërë gam gsm është cop muti..!!
avash avash po e dredh dhe andi
O Bushat, edhe Enveri kishte perkrahje te madhe popullore si Saliu yt, por kjo nuk do te thote gje. Thjesht keta te gjoret, turma e demokrateve salinist kaq e kane horizontin e te gjykuarit. Vendi ka nevoje ekstreme per nje opozite , por sigurisht jo per kete te sotmen. Keta nuk jane opozitare por tradhetare te interesave jetike te kombit shqipetar. Dhe kur e thote dhe e sterthote Amerika, vetem budallenjte si ty dhe turmat e saliut nuk e kuptojne. Po thuaj shyqyr qe jeni pakice dhe nuk mund te pengoni perparimin dhe fuqizimin e Shqiperise.
Ja që ,shumica dërrmuese e " demokratëve" është me doktorin..ky është fakt! Po kur në 15 maj 2023,doktori të koleksionojë tjetër humbje të thellë si ajo me - 1 milion vota, çfarë shumicë do përfaqësojë,çfarë do t'u thotë " dërrmuesve" Saliu? Na vodhi shteti? Po mirë ,edhe Lulin e vidhte shteti,se kështu the' zotrote në korrik para dy vjetësh... Pse na qenka më e mirë për " demokratët" pra bytha e vjetër, "non grata" e Berishës sesa bytha e çjerrë por "grata" e Lulëzimit?? Apo sepse Luli nuk është pjesë e klanit Kapo!???? Kur del demokrat edhe djali i Masar Shehut,që në rini printe aksionet e xhaxhit Enver për prishje kishash ti nuk ke faj...çfarë del nga macja - thonë italianët- gjuan të kapë minj!
Sikur Lbasha te kish pasur palk tru sot do te ishte si Abraham Linkoln per Shqiperine. Por kunati edhe te tredhurit e sigurimit Alibeu alias adn e hetuesve te PPSH , Rusmajlët e degraduan ne pikën e fundit te torollakllëkut. Seshte zotesi e karikaturistit te sigurimit Edvin Rama por kompleks-tredhja dhjetra vjeçare e personave pa din e imam Alibasha. Vertet torollake analogë ! Presin nga Rama bonuse ?! Ku ku !! U qeth majmuni Rama.
Mjeshter doli Rama Se lesson PUSHTETTin Shkateroj opp0ziten TRADHEToj miletin Se leshon timonin GJERSA SHQIPTARET TE behen KETU Si minoritaret
Mjeshter doli Rama Se lesson PUSHTETTin Shkateroj opp0ziten TRADHEToj miletin Se leshon timonin GJERSA SHQIPTARET TE behen KETU Si minoritaret