Pse Zamira Durda sheh babëzinë që ne të tjerët nuk e shohim!

11 Janar 2023, 15:33Blog Nga Alba Malltezi

Pse Zamira Durda sheh babëzinë që ne të tjerët nuk e

Zamira Durda, kjo nënë shqiptare që humbi djalin e saj Erison Durda, vetëm 7 vjeç, në tragjedinë e Gërdecit, sheh më qartë se të gjithë ne, bashkëatdhetarët e saj. Ajo është e qartë, më e qartë se Drejtësia e re: Babëzia për para’ bëri që të ndodhte Tragjedia e Gërdecit!

Pra babëzia për vila, për udhëtime, për luks, për “Hermes”, për Dolce & Gabbana, për toka, për dasma “firmato” me kuzhinerë “firmato”, në vende “firmato”, por me rroga shtetërore, bëri që vogëlushi i saj me biçikletën e tij të humbte jetën në Gërdecin e “minuar” nga një aferë korruptive. Aferë, të cilën e kishte thurur dhe për të cilën kishte këmbëngulur një ministër me urdhër të djalit të kryeministrit të tij dhe ky djalë, është gjithashtu i babëzitur për vila, për udhëtime, për luks, pa punuar, dhe me prindër gjithnjë të punësuar në... “Shtet”.

Por këtë fakt e sheh fare qartë vetëm Zamira Durda dhe pakkush nga ne; shumica jemi ulur të numërojmë paratë në kasafortën e një punonjëse të administratës, të grabitura nga gruaja që e ndihmonte në pastrimin e shtëpisë së saj. Ne duam të dimë me saktësi nëse ishin 120 mijë apo 400 mijë euro në atë kasafortë te apartamenti në të ashtuquajturën “rruga e Kosovarëve” (dhe mirë bëjmë), por nuk duam të dimë asgjë për vilat disamilionëshe në radhën e parë, sfiduese për çdo logjikë shtetërore dhe njerëzore, të Gjirit të Lalëzit, apo të rezorteve të tjera anembanë Shqipërisë. Madje, shumë prej nesh ato vila, apo kulla të ndërtuara me miliona e miliona euro të korrupsionit as nuk duam t’i shohim , madje, madje aty duam të jetojmë.

Ndokush prej nesh dje, ndonjë analist edhe nga ata që ka qenë i persekutuar, përpiqej të analizonte se çështja e kasafortës së nëpunëses së administratës është disafish më e rëndë se shpërthimi i Gërdecit. Kemi arritur deri këtu: Që gazetarë shqiptarë, pa numëruar politikanë, të përpiqen me këmbëngulje të bindin ata “që nuk marrin vesh”, se kasaforta e zonjës Alda, është më e rëndësishme se edhe 21 janari, se edhe Gërdeci.

Nuk dihet se cili është hall i madh që ka zënë vërtetë disa prej nesh për të arritur në humnera të tilla, por një gjë është e sigurtë; askush prej nesh nuk ka provuar humnerën e humbjes së një fëmije, që del për të luajtur në moshën më të bukur, dhe hidhet në erë mbi aferën e të babëziturve për vila dhe për “Hermes”.

18 Komente

  1. V
    Vjola

    Të lumtëëëëë!

    1. L
      Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

      Shume bukur e ke shkruar, por fatkeqsisht ky eshte realiteti Shqiptar ku media eshte kaq e peshtire dhe e paskrupullt qe t'a neverisin me injorancen, mungesen e profesinalizmit, njeansine gjithemone te orientuar jo drejt te vertetes dhe fakteve por e drejtuar nga paraja dhe diktati i atyre qe paguajn. Po c'mund te presesh kur gomer e injorant si Cimka Peka, Andi Bibilushi, nipi i Bllokut, Artur Cari Putana et al jane "AJKA" e gazetarise ne Shqiperi qe mbushin ekranet e TV dhe faqet e gazetave me lajme bajate ne interes te atyre qe i paguajn dhe pa piken e turpit, dinjitetit apo kurajos per te then te verteten shtrembrojn realitetin, historin ne sherbim te padronve te tyre. Heshtja e tyre ndaj shume ceshtjeve te rendesishme qe kane ndodhur nder vite dhe akoma vazhdojn te ndodhin dhe te gjithe ne i perjetojm, eshte kriminale. Gazetari shkerdhatash!

      1. H
        Hanko Halla

        Bravo Alba, ke hedhur ne leter nje proze poetike te ndjere si nene dhe si moter! O Zot na mbaj trurin nga cfare po degjojme! kaq i fuqishem paska qene Perbindeshi i Vicidolit, kreu i Agjenturse Serbo-Ruse ne Shqiperi, krykrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha????!!!

      2. t
        tata luigji

        Pse nuk po ben emision BLENDI FEVZI KURVA?????

        1. I
          Iso

          Per ti dhene fund politikaneve antishqiptare e te degjeneruar si sali vuku duhet te hapet arkiva e shtetit.Ne baze te informacioneve shume te sigurta aty ndodhen pergjimet qe i jane bere nje antari te komitetit qendror te ppsh-es dhe doktoreshe e djalit te tij ka qene liri berisha (sllobodanka) e cila i shkonte ne shtepi per ti vizituar djalin dhe ky antari i kqppsh e "vizitonte " lirien por kaq mire i vinte llullen ky birboja sa pasthirmat e lilit tek shtepia me gjethe jehojne aroma dhe pushojne te qeta ne arkiven e shtetit.

          1. m
            maloku

            Slobodanken e ka pas qire dhe Ali Alushani dhe kete e dine te gjithe Thone dhe Shkelzeni eshte cun i Alushanit

            1. m
              maloku

              Slobodanken e ka pas qire dhe Ali Alushani dhe kete e dine te gjithe Thone dhe Shkelzeni eshte cun i Alushanit

            2. M
              Muzaka i Ri

              Bravo kesaj NËNE te pa mposhtur dhe respekt ne maksimum se e meriton me te vertet emrin NËNE. Luftoj me te gjithe rracat me te ndyra te ketij vendi dhe fitoj. I perulem me respekt.

              1. D
                Dauti

                Po nuk shkoi prapa hekurave sypeshkaqeni, spakun hidheni ne hale

                1. K
                  Kosta

                  Ju lumte per vemendjen !Therisni ne nje proteste per ndeshkimin e ketij krimi e do te kuptojme " ndergjegjesimin" e ketij "mileti ".

                  1. P
                    Peolojpa..

                    I dhjere qe ne surrat. Djale Komunistash te xhaxhi Enverit.

                    1. L
                      Leo

                      te lumte Alba Malltezi!

                      1. B
                        Beni

                        Zamir Mane eshte biznesmeni me inteligjent ne Shqiperi sepse ai beri dy llogari te thjeshta. Ca prodhon Shqiperia? Trafik dhe korrupsion. Ku do ti hedhin paret pasunaret shqiptare? Ne Vila dhe ne tallava. Tallavane ja jep ortaku i tij ne Tv Klan qe prodhon k... me shumice dhe telenovela, kurse vilat ja jep Zamiri. Ky eshte biznes me paret e te korruptuarve dhe trefikut. Urime per shkrimin, po akoma nuk ka vend per zgjidhje se kjo ceshtje shume e rendesishme.

                        1. X
                          Xoni

                          Eshte ne nderin e nje populli qe te mos e ler varrosjen e katastrofes se Gerdecit. Turp per disa qe mbrojne fajtoret me argumentin...se mos deshen ata te ndodhe shperthimi. Korrupsion do kete kudo dhe perhere por kur shoqerohet me viktima te pafajshme fajtoret nuk duhen lene pa u ndeshkuar .

                          1. D
                            Drejtesi per Gerdecin

                            Eh more popull ce gjeti kete vend U ai nga gjembi U ai nga Plumbi Gerdeci eshte dhimbje plumbi dhe Alda Klosi dhimbje nga gjembi po hajde thuaj Saliut . Saliu thot plaga e Alda Klosit dhemb me shume se elbeten eshte mjek ai dhe njeh mire cila plage dhemb me shume . Shume vone per te vene drejtesi kane kaluar gjithe ato vite qe nga 2008 Saliu beri qef me gjithe familjen e vet ndersa te demtuarit u sorollaten dukr kerkuar drejtesi kupton gje Saliu ndjen ndopak dhimbje , mesiguri ka urejtje ndaj ketyre njerzeve te demtuar sepse kerkon te shpetoi lekuren. Eshte turp drejtesia duhet te vendosi dhe sejccili te mare denimin qe i takon shume vone.

                            1. E
                              Era

                              Shkrim shumë i qartë,ju lumtë Alba Malltezi.Për të jetuar në luks,fëmijët e kriminelëve u vranë 30 të pafajshëm. Gërdeci dhe 21 Janari.

                              1. F
                                Fatmira

                                Vetem nje evgjit i pafytyre si Fatmir Medihoxha mund te therrase me sa fuqi: "Jam i pafajshem", kur me urdherin e tij per te hapur "Uzinen e Vdekjes" ne Gerdec humben jeten 26 fryme njerezore dhe u plagosen 300 te tjere, pa llogaritur shtepite e bizneset e hedhuara ne ere. Fatmir djali erdhi ora e llogarise se pse mashtrove ushtrine e SHBA -se, duke u shitur municione te skaduara kineze me amballazh shqiptar?! Pse dhe urdher per hapjen e Uzines se Vdekjes pa pyetur specialistet profesioniste qe te garantonin kushtet teknike per nje ndermarrje aq te rrezikshme???!! A nuk e kupton se urdheri yt eshte "Krim i paster kunder njerezimit"???

                                1. P
                                  Piktori

                                  Zenith ka bere plastik, por gabimisht I kan vene pidh ne vende te buzeve ?

                                  Lini një Përgjigje