A do të jetë rezultati në Bashkinë Shkodër një shumatore e thjeshtë aritmetike?

10 Janar 2023, 12:30Blog Nga Eduard Zaloshnja

A do të jetë rezultati në Bashkinë Shkodër një

Vjet më 6 mars, u zhvilluan zgjedhje jashtë rradhe në Bashkinë Shkodër, por pjesëmarrësit ishin të paktë – vetëm 47 mijë shkodranë votuan, krahasuar me 69 mijë që kishin marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, apo 69 mijë që morën pjesë në zgjedhjet e mëparshme lokale, kur Voltana Ademi e PD-së siguroi një epërsi prej mbi 10 mijë votash ndaj Kejti Bazhdarit të PS-së.

Në 14 majin e këtij viti do të kemi në Shkodër një skenar goxha më të ndërlikuar. Nga njëra anë është Bardh Spahia, që e mbështet PD-ja e Berishës, dhe nga ana tjetër është Benet Beci, që e mbështesin degët lokale të PS, të PSD, dhe të ish-LSI (ende nuk dihet nëse PD-ja e Alibeaj-Bashës do të nxjerrë ndonjë kandidat të vetin në Shkodër).

Meqë votimi i 6 marsit të vjetshëm ishte i cungët (vetëm 47 mijë shkodranë votuan), dy votimet e mëparshme (ku votuan 69 mijë shkodranë) mund të na shërbejnë si njëfarë udhërrëfyesi i përafërt për mënyrën sesi mund të ndahen votat më 14 maj të këtij viti.

Në dekadën e fundit, PSD dhe LSI kanë marrë në territorin aktual të Bashkisë Shkodër mesatarisht 14% dhe 13% të votave. Ndërsa PS ka marrë mesatarisht 25% të votave në territorin e kësaj bashkie (jo të qarkut).

Meqënëse degët lokale të PSD dhe ish-LSI duket se do të përkrahin Benet Becin e PS-së, mund të bëhet shpejt e shpejt një mbledhje e thjeshtë aritmetikore: 25% socialistë + 14% socialdemokratë + 13% ish-lsistë = 52%.

Por në territorin shkodran, ndoshta nuk funksionon një aritmetikë kaq e thjeshtë…

Së pari, duhet që të gjithë shkodranët që kanë votuar më parë për PSD e LSI tu binden liderëve të tyre lokalë (nëse këta të fundit janë në të njëjtën mendje me njëri-tjetrin). Së dyti, duhet që të gjithë socialistët shkodranë të votojnë për Becin, i cili nuk është shquar si ndonjë socialist i thekur historikisht…

Me pakë fjalë, gara në Shkodër do të jetë interesante më 14 maj!

3 Komente

  1. !
    !!!

    Fushatat zgjedhore ne Shqiperi gjithmone fillojne 6 muaj para zgjedhjeve. Pse ? Sepse fushatat zgjedhore ne Shqiperi nepermjet presjonit dhe manipulimeve te popullates prodhojne stres, frik, ankth tek njerzit, dhe si rezultat nje numer i konsiderueshem te njerezve rrefuzojne votimin. Pse te votosh kur te gjithe jane njesoj.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veshtrues

      Nese Shkodra do qe te jape nje shembull qytetarie si asnjehere tjeter ne kete vend, ajo duhet te abstenoje ne votime. Votimi per cilen do parti ne kete vend, eshte i pa vlere per kombin dhe aq me teper per Shkodren.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Grant

        Perkundrazi veshtrues! Shkodra eshte I vetmi qytet ne Shqiperi qe ka zgjedhur kryetrin e Bashkise me 1848! ( Lexo historine e Shkodres.) Por problemi qe Dron se eshte popullat qe zhantazhohet , vidhet dhe manipulohet! Eshte koha qe Shkodra te tregoi vehtevehten, karakter, respiktin per vehten dhe Shqiperine! Horrat dhe maskarenjte e Shkodres duhet ta lene te lire. Eshte koha qe ky popull tu thote ketyre " No passaran". We are free and responsible. Ata duhet te zgjedhin njeriun e duhur, si kryetar dhe luder te qytetit! Shpresoj we Shkodra love do e beje. Edhe nese Jo, per Shkodren respekt! Ndjehem keq te kritikoj njerezit e mrekullueshem te ketij qyteti! Jane 1.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje