PD vazhdon të presë 9 janarin

8 Janar 2023, 20:40Blog TEMA

 

PD vazhdon të presë 9 janarin

Nga Skënder Minxhozi

Një vit më parë Sali Berisha vendosi të sulmojë me shkallë zjarrfikësesh, hunj, gurë e gjithfarë i erdhi për dore, selinë e partisë që drejtoi për 22 vjet. Njëherësh ai vulosi edhe rikthimin politik me zjarr dhe dhunë, ashtu siç ka ditur përherë të sulmojë shtetin dhe sistemin, për të ruajtur pushtetin personal.

Tetë janari i vitit 2022 mund të jetë, ashtu siç duan ta ironizojnë berishistët, dita e Lul Bravës, por ajo është njëherësh edhe dita e Sali Shkallës. Eshtë dita kur ishi historik i politikës shqiptare bllokoi procesin politik në Shqipëri duke dhënë kudo nëpër rreshtat e politikës mesazhin e moslargimit, të riciklimit dhe të rikthimit të përjetshëm majë kalit. Aty prej nga, siç thoshte dikur një koleg i tij i viteve ’90, Berisha mund të zbresë vetëm kur ta thërrasë i Plotfuqishmi.

Ajo që ndodhi në 8 janar është një tablo tipike e dekadës së parë të pluralizmit shqiptar, e inskenuar me dhunë në dekadën e tretë të shekullit. Ky rikthim i vrazhdtë u prodhua me frymëzimin dhe regjinë personale të atij që na ka mbajtur prej 32 vjetësh në trajektoren e trazuar të viteve ’90, të atij dhjetëvjeçari të cilit i dha formën dhe pamjen e ideve të tij të dhunshme poltike. Sali Berisha sulmoi një vit më parë selinë e Partisë Demokratike sepse në thelb ai nuk di të bëjë diçka tjetër. E bëri këtë gjë i paprovokuar në thelb nga Lulzim Basha, të cilit i dha votëbesimin edhe pasi humbi zgjedhjet e fundit parlamentare. E sulmoi partinë pasi i duhej një zyrë, një podium dhe një shkresë me kokë, prej nga të vijonte sfidën me Amerikën.

Tetë janari, në fjalët e Berishës dhe Foltores, ishte fillimi i bashkimit të demokratëve. Dimë sot, pas një viti, se Doktori dështoi në misionin e tij të përsëritjes së vitit 2005, kur bashkoi edhe mocionistët, edhe selamistët, edhe të gjithë izmat e tjera të të djathtës, për të krijuar një front të përbashkët që i dhë shtysën jashtë pushtetit Fatos Nanos.

Berisha i sotëm, krejt ndryshe nga ai i 17 viteve më parë, kontestohet nga 71 përqind e shqiptarëve. Një shifër negative e cila ka brenda pa më të voglin dyshim, edhe atë që ndodhi një vit më parë, kur Doktori drejtonte personaliosht azapët që mësynin muret e zyrave të PD. Një vit pas marrjes së partisë dhe heqjes së dyerve prej llamarine të cilat nuk e mbrojtën dot karrierën e ish-delfinit të Berishës, Lulzim Bashës, nga fryma dhe pritshmëritë e ditëve të para të Foltores ka mbetur shumë pak. Protestat e vjeshtës, të cilat do të rrëzonin Edi Ramën, as u panë, as u dëgjuan kund. Opozitarizmi televiziv i Berishës dhe Metës, me fjalorin e egër dhe kërcënimet në seri, u mpak e u tkurr në protesta të vogla si ajo e 6 dhjetorit, kur e gjithë opozita mundi të mbushë vetëm sipërfaqen e urës së madhe të Lanës.

Përçarja e 8 janarit vazhdon të mbetet aty, edhe pse zyrat në PD nuk kanë më dyer të blinduara dhe megjithëse Berisha është bërë de facto pronari i tyre i pakontestueshëm. Opozita është bërë më e ashpër, por edhe më e vogël. Sepse kalorësit e 8 janarit sollën vërtet me vete frymën e dekadës së sherrit, viteve ’90, por harruan se çdo gjë në këtë botë ka një fillim dhe një fund. Ashtu si karriera e krerëve të kësaj kryqëzate politike që kërkojnë ta mbajnë me dhunë Shqipërinë në kthetrat e tranzicionit. PD e tetë janarit vijon të endet në fatalitetin e asaj dite, pa ja dalë dot të grisë faqen në kalendar. Nëntë janari nuk ka ardhur ende për demokratët dhe nuk dihet si do të jetë kur të vijë vërtet.

11 Komente

  1. T
    Tani

    Sa bukur e ke thene 8 Janari eshte dita Sali Shkalles…. Faleminderit qe mundoheni tu hapni nje dritare talebaneve Salian

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alpet.al

      Jo Sali Shkalla. Eshte Sali Qysqia! Sali Qysqia qe shqeu Lul Braven! Jane tipiket Partise Demoratike! Eshte mjerimi i opozites shqiptare dhe degjenerimi i btranzicionit shqiptar! Mos harroni! Eshte Sali Qysqia! Kobi dhe Kanceri i Shqiperise!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mërua nga Pësht-Hani

      Mingjozi vazhdon të presë Nerin. Që të hanë sëbashku mut në ofertë, pa konservantë

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zyko

        Kot qe merreni me Saliun. Per sa kohe ta mbaje Rama ai eshte ne rregull. Edhe me lart do te ngjitet se i duhen njeri-tjetrit, si vellezerit siamese.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ed

          Perle e gazeterise profesioniste !

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gole

            Karriera e Sali Berishës ka marrë fund,por bashkë me të mori fund edhe PD!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Soreto

              Me sakte eshte Sali Huri.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tuku

                S.B njelloj shkaterrues si Hitleri.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patrioti

                  Nuk ka per ti ardhur kure

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    TemaTiku

                    Sa i shqetesuar per PD eshte ky Minxhua i parkuar thelle fare aty ne ullukun e verres by...se qeverise Rama!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sula

                      PD lindi si nje verë e cilesisë te mirë por qe nga "shpejtesia" nuk u tapos mire ne shishe; veç kesaj nuk u mbajt edhe ne ambiente te pershtatshme. Rjedhimisht eshte kthyer ne uthull qe ose duhet flakur ose i duhet nderuar destinacioni.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje