Regjistrimi që vërtetoi përfundimisht ADN-në e njëjtë të Ramës dhe Berishës!

7 Janar 2023, 17:55Blog TEMA

Regjistrimi që vërtetoi përfundimisht ADN-në e

Nga Poli Hoxha

Ende ngelet mister se përse u nxor pikërisht tani nga pluhuri një bisedë pikante e 4 janarit 1991 mes Sali Berishës, Edi Ramës, Azem Hajdarit dhe piktorit të shquar Sali Shijaku, në momentet më historike të Shqipërisë. Nga ajo bisedë opinioni publik, por veçanërisht demokratët, janë surprizuar më së shumti për rezonancën dhe mirëkuptimin gati për çdo çështje, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Pa u futur në teknikalitete të atij diskutimi, ajo që bie në sy është se Sali Berisha aprovon dhe madje përshëndet me “Bravo” qëndrimet e Edi Ramës, edhe kur ai e thotë hapur se gjithçka bëhet për pushtet. Ndryshe nga Azem Hajdari që flet për mobilizimin e shqiptarëve, të PD-së në bazë dhe shtrirjen e saj në të gjithë vendin, Rama dhe Berisha në koherencë flasin për “lojën e mitingjeve’, për “diplomaci” në mënyrën se si duhet trajtuar Ramiz Alia dhe madje, edhe vetë figura e Enver Hoxhës.

E gjithë fryma e retorikës së Ramës dhe Berishës përqendrohet te mjetet dhe mënyrat pragmatike që duhen përdorur, për të rrëzuar një regjim komunist dhe zëvendësimin e tij me pushtetin e tyre. Në asnjë moment të asaj bisede nuk flitet për një ofertë ndaj shqiptarëve, për demokraci perëndimore.

Gjithçka rrotullohet rreth mënyrave makiaveliste për të marrë thjesht pushtetin; pra kalimi nga një regjim, në një tjetër “demokratik”. Madje edhe kur flitet për Enver Hoxhën dhe veçanërisht për pinjollin e tij të denjë që drejtonte ende regjimin, Ramiz Alinë, fryma e diskutimit veçanërisht nga Berisha është në formën; “Ai të lëshojë- ne të lëshojmë”.

Duket si plan për një pazar në tentativë i cili nëse nuk do të funksiononte, atëherë “të mbledhim 80 mijë shqiptarë”, ta rrëzojmë dhe ti marrim pushtetin.

Një pikë e errët e këtij fakti historik, (biseda), që ka nevojë për shpjegim, është ajo e marrëdhënies mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Janë të vetmit që janë gjallë nga katërshja e regjistrimit, por ende nuk kanë folur.

Gjatë këtyre 30 viteve të dy këta, por edhe dëshmitarëve të shumtë protagonistë të ngjarjeve të vrullshme të viteve 90-të, kanë deklaruar se Berisha me Ramën janë ndarë me njëri tjetrin përfundimisht, që në datën 13 dhjetor të vitit 1990.

Edi Rama i cili mungoi në themelimin e PD-së në 11 dhjetor 1990, sapo ishte kthyer nga Greqia në datën 13 dhjetor dhe direkt ka shkuar në një sallë në katin e dytë të Drejtorisë në Qytetin Studenti, ku nën drejtimin e Gramoz Pashkos mbahej mbledhja e parë, (e zgjeruar), e Komisionit Nismëtar të PD. Pas debateve të ashpra, Rama u shkëput dhunshëm nga PD.

Berisha gjithmonë ka deklaruar se atë ditë “e përzumë ne”, kurse Rama ka mbrojtur variantin se iku vetë, pasi nuk rrihej më me Berishën e të tjerë si ai. Pra të gjithë shqiptarët e dinin, (deri natën që u publikua biseda te Blendi Fevziu), se Edi Rama i kishte ndërprerë marrëdhëniet me PD-në dhe Sali Berishën në datën 13 dhjetor 1990.

Por ja që historia nuk mund të fshihet përgjithmonë. “Çuditërisht” vetëm 20 ditë pas “ndarjes plot urrejtje”, të dy shfaqen në studion e piktorit Ramadan Karanxha te “Mine Peza”. Jo si kundërshtarë apo “armiq” siç janë vetë-shitur gjatë këtyre 32 viteve, por në koherencë të plotë me njëri tjetrin. Të dy në mirëkuptim thurin plane për “pushtetin e ri”.

A janë këto 20 ditë të retushuara deri më tani nga historia, koha kur u ngjiz një plan dhe projekt për pushtetin e ri dhe tranzicionin shqiptarë dhe kush është Kumbari?!

Pavarësisht se me klasën politike të këtyre 32 viteve nuk ka vend më që të habitesh për asnjë lloj gjëje, personalisht nuk besoj se Berisha dhe Rama kanë qenë “grup” i pandashëm teknikalisht gjatë këtyre 3 dekadave, ku kanë qenë protagonistë të “demokracisë” sonë. Por ajo që nuk diskutohet më është se ata kanë qenë bashkë në thelb dhe në mjete; në mënyrën se si e kanë konceptuar dhe shfrytëzuar demokracinë dhe pluralizmin.

Të dy që në fillesat e tyre në politikë kanë qenë bashkë për pushtetin. Pushteti është aliazhi që i bashkon. Janë vërtet dy të kundërt nga pikëpamja sipërfaqësore, por në fakt janë anët e një monedhe e cila ka të njëjtin aliazh; pushtetin personal dhe të klanit.

Ky bashkim 32 vjeçar duket qartë brenda partive që kanë drejtuar dhe drejtojnë. PS e Ramës ngjan si dy pika uji me PD-të e Berishës, vetëm ngjyrat formale i dallojnë. Të dy kanë deformuar dhe shkatërruar demokracinë e brendshme nëpër partitë shqiptare dhe pastaj këtë e kanë imponuar edhe te shteti hibrid autokratik e korruptiv, që shënjon vendin që nga koha kur i hoqën frenat, (ose i dorëzoi me pakt), Ramiz Alisë.

Rruga drejt pushtetit personal me çdo kusht dhe mënyrë, i ka bërë që bashkë të kenë oligarkët, pasuritë, dhe mbi të gjitha kontrollin mbi sistemin politik, ekonomik dhe mediatik në Shqipëri. Bashkë e kanë kthyer korrupsionin në “art dhe shkencë”, duke habitur gjithë botën.

Ndaj duhet kuptuar përfundimisht, se të dy janë tulla e parë e Tranzicionit lëngues të Shqipërisë. Nuk kemi makinë kohe që të kthehemi pas në 4 janar 1991 te studio e piktorit të ndjerë Karanxha, që të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo dyshe.

Por sot që po i shohim lakuriq dhe të vërtetë si kanë qenë që kur ju futën politikës për pushtet e pasuri, kush nuk e kupton se ata janë Një, nuk e do Shqipërinë dhe fëmijët e vetë. Kanë të njëjtën ADN; atë në funksion të pushtetit dhe korrupsionit!

46 Komente

  1. B
    Bardha

    Jo kjo tregon per te barazue njerze e personazhe kjo futje ashte e pregaditur nga zagaret,qeni i vicidolit nuk mund te barazohet me tetjeret,medie qensh

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Djajt komuniste kane te nejten ADN...pse si menduat ju ndryshe! Marks Lenin Rama Berisha apo Soros. = Bolshevike

      Përgjigjjuni
      1. R
        Remo

        Bardha apo 'bardh e zi'?! Poli Hoxha, eshte i pari qe shkruan dicka reale, normalisht qe s'ben pjese tek bota e trushkundurve, por realist e jo se ata qe duan t'i dine disa te verteta, 'si dine'! Bejne sikur s'kuptojne sepse bireku dhe sufllaqia, te trash sumen por edhe koken, gjithsesi, respekt qe shkruajti qarte tragjedine Shqiptare te ketire tre dekadave ne vetem pak fjale. Perse del sot ajo audio? Eshte teme tjeter kjo, ndoshta nga ata qe rrenuan Shqiperine dhe qerasin me karamele 'non grata', eshte pjese e eksperimentit, e terapie se shokut qe akoma vazhdon, por te pakten eshte nje kembane qe trushpelaret te reflektojne(ata qe duan vendin e tyre dhe s'presin nga alienet t'i nxjerrin nga reaminacioni), eshte e thjeshte, ashtu sic ishte perdhosja e kushtetutes ne 2008-en, po nga keta, Rama-Berisha, eshte TURPI i atij vendi qe edhe e drejta per te protestuar, i eshte ndaluar!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Studioni Marreveshejn Derisha-Rama te dates 21 prill 2008, per ndarjen dhe alternimin e pushtetit midis tyre dhe do te dilni me konkluzionin historik, se "Berisha dhe Rama kanë qenë “grup” i pandashëm teknikalisht gjatë këtyre 3 dekadave, ku kanë qenë protagonistë të “demokracisë” sonë. Por ajo që nuk diskutohet më është se ata kanë qenë bashkë në thelb dhe në mjete; në mënyrën se si e kanë konceptuar dhe shfrytëzuar demokracinë dhe pluralizmin.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Unë Kame disa vite tashe më që theme se, Enver Hoxha, Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta në thelbe jane njësoje. Por secili nga keta horra Kane qeverisur në kohe dhe rrethana të ndryshme. Në ate diskutime shifet qaret se kushe jane në të vertet Edi Rama dhe Sali Berisha. Azem Hajdari, duket njeriu më me idale dhe parime demokratike në ate diskutime. Ju veq shifni Ramen kure takohet me diktatoret dhe islamiket si Erdogani me shoke se si rri duke qeshur dhe ju thote vllezer, Baba e ku di unë. Kurse kure shkone në Evrope dhe perëndimin rrine duke sha e mallku. Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta duhet të dalin para drejtesise sa më pare të jet e mundur.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Asmon Gazepi

              Ti mund te kesh edhe shekuj qe barazon Enverin me Saliun, Ilirin e Edvinin, por kjo nuk do te thote se nuk ke gabuar, mbasi Enveri ka qene diktator, po asnje here hajdut, ndersa keta te tre jane hajdute ordinere!

              Përgjigjjuni
            2. D
              Dakord

              Duan te helmojne opinionin publik duke analizuar ngjarje te vitit 90 me mendesite e vitit 2023. Sigurisht qe ne vitet 90 qellimi i vetem i opozitareve perfshire saliun ishte rrezimi i diktatures nga pushteti dhe askush nuk kishte asnje program per te ardhmen. Kjo bisede i rrit vlerat Rames.

              Përgjigjjuni
            3. K
              Koli

              Nuk e di je Gazetar Mashkull apo Femer,te pakten nga emri ,nuk e di cfare je.Por te krahasosh Jeten Politike te Edit dhe Saliut,me duket se je gabim or Gazetar(e).Saliu ka Vra,e beri PD prone te familjes,kush ishte kunder zhdukesh,ose binte bga shkembi ose vritej gabimisht para Zyrave te PD.Edi iku nga Shqipnia perfundimisht kur e pa qe nuk cante dot ne PD e Saliut dhe Azemit,iku ne France(Emigrant or gazetar),u kthye vetem nje here dhe i thyen nocken dhe hunden,trimat e Saliut.U rikthye ne 98 dhe Fatosi e boni Minister.Mbas pak kohe fitoi Tiranen si Kryetar Bashkie:Ne PS asnje nuk eshte Vra per mendime te ndryshme,ose te Dhiet ne Dajak,sic hanren ne PD ,Genc Pollo,Arben Imami,dhe te tjere.Keshtu qe mos bej te tilla krahasime,Sali -Edi jane Nata me Diten.Sa per ate fjalen Pushtet qe paska thene Edi,edhe une po te isha per Pushtet do luftoja,pushteti te jep gjithshka,pare,te rrine te gjithe peqe - lepe,dhe pse jo more Gazetare.Me duket si shkrim i bere bga Lulushi,shume i dobet ne nivel Gazetaresk.

              Përgjigjjuni
              1. Vjosa

                Kush eshte ky pela hoxha? Ç'FARE pune bene? Jo per gje po nuk kuptohet as gje nga ato që llafos .

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Remo

                  Po si do te kuptosh ti moj(mor) Vjose Asmone, kur s'ke kuptuar gje per tridhjet vjet me radhe. Edhe pse s'mundem te imagjinoj se nga kush krah je, te befte mire gjithsesi!

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                  Ajo bisede tregon se sa alabake jane(njerin e eliminoi maloku)dhe per cfare luftonin.Sali komunisti ishte dhe eshte me hipokriti,servili intriganti se kishte eksperiencen e sekrekarit te ppsh dhe shetitjes ne Valareke,dhe kishte perkrahjen e komandantit me te ri ne luften partizane ramirezi,te cilin sali shpellari e ngrinte ne qiell derisa i mori te gjitha frenat.....Dhe pas kesaj e hengri ramizi dhe ne populli qe bertisnim poshte ky e poshte ai.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tan_Tironci

                    Poli Hoxha e paske degju me bythe audion. Sala ishte pro Ramiz, Edi donte te shkeputeshe nga komunizmi, kaq.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

                      E vërteta është se Edi Rama shkonte shpesh tek studio e piktorit Ramadan Karanxha. Edhe Sali Shijaku gjithashtu............................................................................ . - Është Sali Berisha dhe Azem Hajdari që shkojnë për herë të parë. Mesa duket për të takuar Edi Ramën.................................................................................... . Përse duan ta takojnë?....... . Këtë duhet ta sqarojnë Berisha dhe Rama................................................................ Dhe kjo mbase gjëndet po ta dëgjojmë të plotë inçizimin dhe jo aq sa ka shkëputur me keqdashje Fevzo................ .- Gjithashtu Rama e ka pranuar në një emision tjetër ekzistencën e këtij inçizimi............................................ . Pra Rama asnjëherë nuk ka gënjyer............... Berisha po. Ai ka gënjyer kur ka thënë disaherë , se e përzumë Edvin Ramën për të mos e takuar kurrë më......

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jon Baboçi

                        1990-2023 vazhdon ne pushtet PPSH. Tallin bythen vjedhin dhe pasurohen. Delet blegërijnë e bëjnë kakërdhi në rrjetet sociale. ...Neritan Ceka duhet djegur me vajgur të përzjerë napalm... I vetmi qe do permbyse komunistet eshte Lali Eri. Neritanin ka per ta varur nga koqet tek pazari I ri.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poseidon

                          GABOHESH PORDHE SE KOHA MUND TE BASHKOJE APO NDAJE POR NUK DO TE THOTE SE JANE NJESOJ ,JANE SI 1OO NETE ME NJE DITE TE BUKUR....

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Evisa

                            Ky shkrim mund të konsiderohet si fotografia e dytë lakuriq e Edi Ramës. Sa për Berishën është e kotë të flasësh, i shtrirë sa gjatë-gjërë në arkivolin politik siç është realisht, ashtu i pavarrosur i intereson vetëm Edi Ramës, këtij Makiaveli të fëlliqur politik.

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zeqo Pilafi

                              Se kush është Sali Berisha për Edi Ramën shiko ndërtimet tek kompleksi "Partizani", kohën kur ato janë ndërtuar dhe kjo është më se e mjaftë për të nxjerrë një konkluzion.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shaqiri

                                Sa te mencur jeni ju te PD-se! Populli ka 32 vjet e me shume qe i di keto marifete politike! Si ta merr mendja ty o Kadill, qe Sali Berisha nga komunist fanatik dhe sekretar i ppsh te kthehet brenda nates ne demokrat i flakte, dhe qe na solli demokracine sic deklaroni ju hajdutet, plackitesit dhe vrasesit e Saliut! Kjo do te thote se ti ose je miop, qorr, dhe naiv ndaj ngjarjeve gjate ketyre 32 vjeteve, ose luan rolin e nje budallai! Qe te dyja qendrojne per ty dhe per te gjithe ju te verberit e injorante te PD qe i shkojne mbrapa nje muti si Sali Berisha! Po u bashkove me nje mut, era mut do te mbash!

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Martin

                                  Kurre te mos iu shkoje mendja se leberit apo malesoret te behen demokrate pa jetuar ne Tirane tre breza.

                                  Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Lindi

                                  Kush eshte ky Pjelli Hoxha mo, qe veç broçkulla ka leshuar. Asnje argument dhe as nje lidhje logjike ne ato qe vjell.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Artibr

                                    Ja ku i ke te dy Koha I tregon te gjitha dy shefat e ndermarjes se krupsionit te shqiperis duket qarte qe te dy Jane njerezit e mbeshtetur dhe ven ne krye nga zigurimi shqitar po haruar dhe metaj ish rekrut i sulo gradecit kurse per keta nuk dihet ende kush i ka ven aty na duhet te presim ende qe ta mesojme. Njesoj si 32 v me par mbeten po njesoj mjeshtra te mashtrimit por kush munde te fliste ne ate koh me kete gjuh vetem njerezit qe ishin te stervitur te zigurimi qe kishin nje mbeshtetje te madhe prej tyre.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Ermali

                                      Te studio e Danes vinin Driteroi, Sali Shijaku, Kristaq e Edi Rama dhe shume piktore te tjere por edhe Saliu. Me vone ky i fundit sillte edhe Azemin. Dihej qe ajo studio ishte e pergjuar nga sigurimi si nje aneks i komitetit ekzekutiv. Sigurisht qe ka te tjera incizime, ruajtja e tyre ka me shume vlera tregtare ne show-bisnesin gazetaresk se sa politike.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Ρrushi !

                                        Tani ngjarjet rrodhën aq shpejt sa vetëm fëmijët e kupolës komuniste, pra të bllokut dhe ata që me thonj qëndronin rreth tyre si Saliu kishin një dritare më shumë për të parë atë çdo ndodhte për më tej , ditët e ardhshme. Unë shoh që të 4 protagonistët ishin të çfazuar e të paqartë se çfarë mund të bënin me ndryshimin. Ishin fare, mo po fare të papërvojë dhe vizion. Sëpari sepse nuk kishin as shkollë e as përvojë për të udhëhequr. Nuk kishin luftuar për pushtet. Ju erdhi pushteti në pjatë dhe ata u sollën si qentë karshi saj. Rama duke emigruar jashtë për disa vjet e fitoi atë shkollë për të qeverisur. Në fillim me Tiranën e ja tani për gjithë Shqipërinë . Them se është në gjendje tani ta ndryshojë Shqipërinë deri në 2030- tën , të pangjashme me këtë të sotmen. Është si ajo fjalë e urtë; "nëse më bëni nuse sërish do di të nusëroj më mirë." Për Saliun, asnjëherë nuk ka ditur të qeverisë. Por ka ditur të përçajë e vrasë pabesisht duke paguar njërin kundrejt tjetrin.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ad

                                          Autori ka mëse te drejtë, pavaresisht se Z.Rama është natyre tjetër dhe me një kontribut pozitiv ndaj rrumpalles te krijuar nga PD... Por kjo është pak... PS s'ka kritikuar kurrë reformat antikombetare dhe vrastare të PD... Ta gjitha vendet ne momente kyce historike kanë kaluar përmes luftes civile midis të keqes dhe se mires... Këtë, ne Shqiperi, do te duhej ta benin ne nje perplasje ballore me te keqen emigrantet atdhedashes mbi 60 vjec që e kanë jetuar tashmë jetën, gjë që gjithesesi mbetet dhe per arsye gjeostrategjike ëndërr në Diell... Zoti i pastë në vëmendje Shqiperine dhe Shqiptaret...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vini

                                            Tufik gazetar, flet per 1991 dhe analizon ne 2022 qe Edi Rama dhe Sali Berisha nuk na kan propozuar nje demokraci perendimore!! Po ku ra kishin mesuar, ne shkollen e partise apo ne Rtsh!! Kush eshte ai politikan ne bote qe kishte apo ka formulen per te kaluar nga nje sistem komunist ne nje sistem demokratik. Tema, boll me pseudo analiste kafenesh...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Ladi

                                              Gazetare ja ke futur pordhes kot fare. Bene sikur bene zbulime dhe pale ke mberritur deri tek ADN per nje bisede kot fare e lagu s'e lagu.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. .
                                                ..

                                                Cila është arsyeja që nuk i shfaqni komentet?

                                                Përgjigjjuni
                                                1. d
                                                  doni rrumpallen dhe anarkin

                                                  shiko punen jo gunen. me fjal saliu e beri shqiperine te dyten pas gjermanis, me vepra e ktheu ne Siria. Rama me fjal dhe ka gabuar po punet e tija do fliten edhe pas 500 vitesh.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Politike te kam dhjerre

                                                    Cfare jane keta koqe te flasesh me mendesine e sotme per 1991?Atehere vinim nga nje shoqeri me mendesi komuniste mjetet e informacionit te kufizuara domosdo dhe pervoje nuk kishte drejt nje te panjohure.Keta diskutojne tani mbasi jane te bombarduar nga mengjesi dreke darke vetem politike mbasi kane pare gjithe keto vite nje karikature demokratike dhe flasin si profesora.Jemi ne vitin2023 kane kaluar 31 vjet zoteri dhe nje femije sot e kupton dallimin jane kohe te ndryshme.Mos u kapni pas fijes se kashtes ka plot gjerra te tjera ku dyshimet jane evidente sesi nje levizje studentore nuk ishte gje tjeter por nje inskenim per te shpetuar bythen e dikujt dhe katranosur kete vend.Ata qe e nisen jane akoma ne politike kjo eshte evidente per sa kohe qe vegjetojne aq i larget eshte perspektiva jone si vend.Kjo duhet te na shqetesoje pa fytyra te reja qe skane asgje te perbashket me keta te sotmit mos prisni te behet ky vend.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Agim

                                                      Po, Poisedon.Ajo qe thua eshte e verteta..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. p
                                                        pokeristi

                                                        Gazetarë dhe gazetarucë!… Gjithmonë duhet mbi të gjitha tê jini pëçues të së vërtetes të plotë. Mos u bëni mbartës të së vërtetës të cunguar për nevoja partiake militante.Për të plotësuar figurën e Edit dhe të Sahliut,duhet t’i plotësoni me refleksjonet që bëhshin në institutin e arteve ku Enver Hoxha trajtohej lakuriq,pa ngjyra dhe bojra,po ashtu dhe Ramizi.Të gjitha këto refleksjone drejtoheshin nga Edi. Duhet të përmëndim fjalimet e Sahliut në qytetin studenti,ku midis retorikës demokratike i bëheshin furçe të lehta dhe figurës tejet komplekse të kameleonit Alija,po ngaSahliu. Duhen përmëndur dialogjet Edit kur u largua përfundimisht nga PD-ja. Dhe s’duhet haruar asnjëherë mitingu i parë publik i organizuar nga PD-ja në sheshin e stadiumit “Qemal Stafa”,ku Sahliu vazhdonte të njëjtin avaz.Edit nuk ja jepnin mikrofonin.Ja u rrëmbeu prej duarve dhe për herë të parë publikisht me mikrofon dh amplifikim të fuqishëm, dëgjuam të kritikohej Enver Hoxha dhe bëmat e regjimit komunist,dëgjuam të kritikohej Ramiz Alija,pelivani politik,aktualisht president.Fjalët e Edit enthuzjasmuan popullin e mbledhur. Kërkoji mikrofonin i përndjukuri veteran Kasem Trebeshina dhe nuk ja dhanë.Atëhere Kasemi tha atë shprehjen lapidare:”E shof që foshnja paska lindur e vdekur.” Pa asnjë mëdyshje jam plotësisht dakord më një mendim të një komentuesi të më sipërm, që Sahliu me Edin,janë si nata me ditën. Dhe të gjitha këto i di më mirë z.Fevziu.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Emigranti

                                                          Aresyetim idiot,diskutimi flet qarte qe Salihi me Edin jane te ndryshem si nata me diten. Çdo formacion politike ka gjithmone synim pushtetin për të realizuar programin e vetë. Salihi e morì dy here pushtetin dhe dihet mire se ç’fare shkatoje,shkaterroi ekonomine dhe financat,ushtrine dhe armatimin,vrau e zhduku sa mundi,sistemin e drejtesise dhe policine,demtoi mardheniet me aleatet. Trafiqet linden dhe u forcuan nga Salihi. Ndersa Rama sa mori pushtetin ne bashkepunim me SHBA_n e EU_n beri reformen ne drejtesi. Lexo pake me shume gazetarucë,merr shembull shtetet perendimore qe u çliruan nga Amerika e cila kontrbuoi ne shkrimin e kushtetutes dhe sistemit te pavarur te drejtesise dhe sot pas 78 vitesh shifi ku jane. Vetem Italia e beri vete dhe ne 30 vitet e fundit e ka bere çorap sistemin e drejtesise. Nje shembull te jap,ne vitin 2019 ne burgjet Italiane ishin 60 te burgosur per evazion fiskal,ndersa ne Germani 60% e te burgosurve jane per evazion fiskal. Gjermania çdo vit vjel taksa me shume se sa planifikimi,ndersa Italia në 30 vitet e fundit ka nje evazion fiskal 100 miliard € në vit. Ndersa në Shqiperi opozita dhe nje pjese e madhe e gazetareve i jeni hedhe si çakallë reformes në drejtesi. Shqiperia do te behet nje vend demokratike dhe me shtetë të se drejtes kur te të konsolidoje nje sistem të pavarur drejtesie. Prandaj zoteria gazetar lezo,lexo,sa me shume qe te freskosh trurin…..

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emigranti nga usa.

                                                            Edhe rahja e Edi Rames eshte me mije perqind e sajuar per te ritur besushmerine. Rama eshte shpresa e Berishes dhe e Metes. Rama po i mer ne ps te gjithe ata qe kane bere ne emrin etyre pasurite dhe bizneset e Saliut dhe Metes. Bira korca eshte e Metes e di gjithe Shqiperia.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              Emigranti

                                                              Rahja e Edi Rames nga njerzit e Saliut eshte e sajuar.Rama eshte shpresa e Saliut dhe Metes. Pasuria e shqiperise eshte vjedhur nga Nano

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. R
                                                                Rama

                                                                Bravo Proletar Hoxha qe tani i thua vetes poli

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  ANAL-ISTI

                                                                  O Pole,a bole si e ke emrin ti,Ed Rama nuk ka asnjë pike bashkimi me SB,as ne origjine,as ne kulture,as ne mendesi,as ne prejardhje,ne asnjë gje,ED ,nuk e futi ne politike as Ramizi,as Xhelili,as Suloja.Te kam ndjekur disa raste ne prononcimet qe ben,ku i jep vetes sikur ti ke monopolin e te vertetes,po ne fakt je nje mediokër i hales se Ilir spiunit,qe nuk thua asgjë,te mos ishte PS dhe Ed Rama sot ne drejtimin e shtetit,ky vend do ishte kthyer ne baze e rusëve,dhe Sali Karaxhici,si Luvtashenko i Bjellorusisë,po shyqyr qe ky popull,eshte shume para jush,ne mendim,gjykim,dhe vendime,dhe e din mire se ku shkon

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. O
                                                                    Omir k

                                                                    Tani po e merrni vesh që janë njësoj, por nuk ju vjen turp nga vetja kur shikoheni në pasqyrë dhe perballë jush dalloni Saliun apo Ramen dhe nuk e kuptoni që sa shumë e urreni veten tuaj përpara pasqyrës.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. O
                                                                      Omir k

                                                                      Tani po e merrni vesh që janë njësoj, por nuk ju vjen turp nga vetja kur shikoheni në pasqyrë dhe perballë jush dalloni Saliun apo Ramen dhe nuk e kuptoni që sa shumë e urreni veten tuaj përpara pasqyrës.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. O
                                                                        Omir k

                                                                        Tani po e merrni vesh që janë njësoj, por nuk ju vjen turp nga vetja kur shikoheni në pasqyrë dhe perballë jush dalloni Saliun apo Ramen dhe nuk e kuptoni që sa shumë e urreni veten tuaj përpara pasqyrës.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. N
                                                                          Nje Veteran

                                                                          Mos e ngateroni Edi Ramen me Sali Kriminelin, kane kaluar 32 vjet cdo gje ka dale sheshit kush eshte Saliu e kush eshte Rama .Saliu kerkon te arije ate qe ka premtuat kur ka gelltitur corben e prishur kete qellim kane keto shkrime Edi Rama nuk ka asgje te perbashket me Sali Kriminelin le te luftoi sa te doj nuk arin dot gje nuk eshte populli i 90-tes eshte zgjuar nuk eshte me ne gjume dhe te genjehet nga ulerimat e sharlataneve te udhehequr nga sali Krimineli .Qe ne foto duket qe ka rolin e Spiunit dhe mjere ata qe i kane besuar .

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. N
                                                                            Nje Veteran

                                                                            Mos e ngateroni Edi Ramen me Sali Kriminelin, kane kaluar 32 vjet cdo gje ka dale sheshit kush eshte Saliu e kush eshte Rama .Saliu kerkon te arije ate qe ka premtuat kur ka gelltitur corben e prishur kete qellim kane keto shkrime Edi Rama nuk ka asgje te perbashket me Sali Kriminelin le te luftoi sa te doj nuk arin dot gje nuk eshte populli i 90-tes eshte zgjuar nuk eshte me ne gjume dhe te genjehet nga ulerimat e sharlataneve te udhehequr nga sali Krimineli .Qe ne foto duket qe ka rolin e Spiunit dhe mjere ata qe i kane besuar .

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. N
                                                                              Na myten

                                                                              Po Mero ç'pati?

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Te gjithe te zgjuar .Pa breke ne bythe..

                                                                                Ata jetojne si Sheik me Vila e Miliarda Ndersa ketu ka vetem bla bla bla . Shikoni dhe blini ndonje gje per Prinderit ,,lereni keto Kriminele kure skeni bythe TI nxorin nga Vilat sic nxoren panteren e zeze nexhmijen..

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. T
                                                                                  Te gjithe te zgjuar .Pa breke ne bythe..

                                                                                  Ata jetojne si Sheik me Vila e Miliarda Ndersa ketu ka vetem bla bla bla . Shikoni dhe blini ndonje gje per Prinderit ,,lereni keto Kriminele kure skeni bythe TI nxorin nga Vilat sic nxoren panteren e zeze nexhmijen..

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. g
                                                                                    ganiu

                                                                                    Që Rama është I njëjtë me Salihun, saqë diskutohet. U dallua që në maj 2010. Momenti i ngjalave në prill 2013, ishte vërtetimi i dyshimeve të tre viteve më parë. Ndryshimi mes të dyve është budallallëku i Salihut, skuthizmi i Ramës.

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. A
                                                                                      Ad

                                                                                      Per komentuesit që shprehen se politikanet nuk kishin information etj etj... Ne 1990, brezi i para luftes ishte ende gjallë dhe e dinte se c'ishte ekonomia dhe prona private... Në B. Sovietik u kthye prona si para 73 vjetesh kurse ne Shqiperi jo dhe pse kishin kaluar vetëm 45 vjet... Tjeter: deshmi se kishte politikane patriote të djathte të moderuar është plaku Sabri Godo i cili si fenomen pitiko shoqeror meriton një studim serioz për të vërtetën historike të vendit... Besoj se do të dali dikush ta bëjë sic duhet, me objectivité...

                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                      Lini një Përgjigje