Një foto mes nesh…ca i hëngri toka, ca paraja

7 Janar 2023, 11:47Blog Nga Frrok Çupi

Një foto mes nesh…ca i hëngri toka, ca paraja

Çudi e madhe është kjo puna e parasë dhe e dheut. Jo dheu mund të sundojë mbi paranë, por paraja i çon në dhè edhe shokët edhe vendin. Kjo është vija e ligjësive.

Foton e gjeta mes shumë syresh, pa patur në mendje se po kërkoja një send ‘të caktuar’. Pastaj nisa të mendoj se është foto e vitit ’96 të shekullit të kaluar. Për dreq ka ndodhur që të jetë stinë kujtimesh, e kjo m’i bëri të neveritshme edhe fotot e ‘arkës’ sime, njësoj si kujtimet.

Më mundojnë pyetjet se ç’u bënë këta njerëz?, ku janë?, çfarë ligësish e çfarë zero- things bëjnë?…

Tani, thuajse askush prej tyre nuk është. Ata që nuk janë i mori bota që i solli… Ata që ‘janë’ i mori paraja. Këta paskemi qenë në historinë tonë, jo vetëm në vitin 1996 e këndej: Nga ata që dalin mbi krye të popullit, ca i mori paraja e ca dheu. Ata që i mori paraja (ose morën paratë e miletit), këta qëndruan më gjatë mes ‘popullit të dashur’; sot e kësaj dite u këndohet këngë ‘pasunikëve’dhe ‘xhahilëve’ që për pesë para vrasin ‘si trima’.

Nuk e di sa shumë para kanë këta në foto, por di se këta të gjallët janë të gjallë sepse i shërbyen parasë. Ndërsa të vdekurit kanë shkuar e nuk e di nëse pinjollëve u ka mbetur ndonjë kacidhe.

Jam krejt në vete kur mendoj se Teodor Keko që ndodhet në këtë foto, nuk la asgjë pas tij, ndoshta nja 500 euro që i kishte kursyer teksa shkonte e vinte në spitalin e Selanikut për kimioterapi. 

Teodori, më i pakti që është, është shkrimtari; ai është modeli i njeriut të hapur. As Gramozi (Pashko), nuk e kishte mendjen te paratë; te një gotë whisky- natyrisht që po, haj deri edhe te një kompjuter. Kur po bëhej kjo Partia Demokratike që tani na del se ishte më shumë një monster për fatet e vendit, atëherë ai mendonte si Asdreni- si t’i bënte një himn Shqipërisë. E ktheu shtëpinë e tij në një ‘kishë’ ku faleshin e ushqeheshin të huaj e shqiptarë që mashtronin se ‘duam demokracinë e popullit’.

Sado i mençur që ishte, Gramozi e pësoi keq nga ‘naiviteti’; ai pranoi të hipte në atë helikopter të kurdisur nga kryeministri i ditës, që e kishte projektuar për ta zhdukur Gramin në det. Pranoi, sepse truri i tij ishte goditur për vdekje. Të tjerët janë këtu me radhë:

Edhe Perikli Teta nuk është më mes nesh. Madje ky është njeriu ynë që as sa Dor Keko nuk la pas; jam i sigurt se asnjë kacidhe. Ditën kur do të luftonte trup me trup kundër bandave kriminale të PD, në vitin 1998, atë ditë ai i tregoi gjithçka kishte në xhepa, në rrobe dhe në kurm. Domethënë- asgjë. “U lava, u pastrova, u vesha dhe u fala si një mysliman dhe si i krishterë i mirë për të shkuar në luftë e për të vdekur aty!’, deklaroi Perikliu, ndërsa ishte ministër i Brendshëm kur detyra e thërriste që të shpëtonte vendin nga bandat kriminale të PD.

Edhe Shahin Kadare ka shkuar vitin e kaluar. Ishte njeriu i mahnitshëm i llojit tonë të mirë. Një prej më të mençurve nga themeluesit e Partisë Demokratike. Kishte fatin ‘e keq’ që ishte vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare; e prandaj pati fatin të luante rolin e ‘termometrit’ në organizatën e PD. Sa herë i vëllai, Ismaili, e ndjente dhe shprehte se ‘kjo PD nuk është demokraci’, aq herë lidershipi i PD e hidhte poshtë Shahinin; sa herë i duhej një fjalë e mirë nga Ismaili, atëherë lidershipi afronte Shahinin. Një herë, i tmerruar nga turmat që na rrethonin, më kthehet me sytë të zmadhuar e më thotë: ‘Ore Frrok, u mor vesh se ky popull do të votojë PD-në, po ne për cilin do të votojmë”. E dinte Shahini çfarë monstre ishte PD.

Këta të gjallët janë prapë këtu mes nesh, por ca janë e ca nuk janë, në fakt:
Nuk e harroj kurrë intervistën e Ridvan Peshkëpisë. Ai ka qenë student i Dhjetorit, deputet i PD, pinjoll i Peshkëpive anti- komunistë, poet; e tani është profesor në Universitete të Perëndimit, si dhe kontributor në filozofinë e Shoqërisë Post- Ideologjike… Të kthehem te intervista e Ridvanit: Gazetari televiziv e pyet: ‘Çfarë na thoni për atë periudhë, ju keni qenë … (kështu e ashtu)… në PD”. Si u përgjigj Ridvani?

“Nuk e mbaj mend”, tha.

Kush e ka nderin dhe mençurinë të ndahet prej asaj krijese që edhe sot e kësaj dite trazon ujërat dhe gjakrat; këta janë të pakët. Nuk është ndarë akoma, për shembull, Sandër Frangaj. Kur ka dalë në këtë foto, para tre vjetësh kishte dalë nga burgu, i kishte thënë vetes ‘larg Berishës’, por pastaj hyri prapë në vath. Ama nuk i ndahet këmba nga Berisha. Nuk mund të them se ‘nuk i ndahet shpirti’, sepse njerëzit e pasuruar ashtu nuk kanë shumë shpirt. Nikollë Lesi, si xheloz ndaj pasurimit të Sandrit, e thotë fshatçe se ‘i lumtë, qe i zgjuar, e ndoqi paranë’.

Edhe Neritani, veçse nuk është pasuruar aq shumë, por në radhë të parë e ke kurdoherë. Edhe në këto foto- në radhë të parë është. Veçse orientohet gabim, në të gjitha kohët- gabim; edhe pse një historian i njohur publikisht. Tani që Berishës i ka ardhur fundi e ‘po piqet në tenxhere’, ky shkon i rri pranë tenxheres së Berishës. A del gjë më nga ajo krijesë shkrumb e hi?, veç një zot e di.

Arben Imami, eksponenti i të gjitha qeverive, që nga Ismail Qemali dhe Qemal Ataturku e këndej, me siguri e di çfarë del. Ai tani është i përbetuar të jetë i lidhur me Sali Berishën; ndoshta jo thjesht për paratë e sotme, por për ato që ‘u kryen, bacë’. Ndoshta edhe pse ndodhet në të njëjtën ‘tenxhere gjyqësore’ me vjedhjet e të bijve të Berishës. Por kur nuk ishin këto lidhje, edhe Beni si të gjithë këta që ndodhen në foto, mori ‘fjalën e mori harkun, e mori tankun’ kundër Berishës.

Çudi e madhe është kjo puna e parasë dhe e dheut. Jo dheu mund të sundojë mbi paranë, por paraja i çon në dhè edhe shokët edhe vendin. Kjo është vija e ligjësive. Krijesa PD, e sidomos krijesa Berishë, provoi se mund të çojë në dhè vetë fatin e vendit. Çfarë situatë- monstre më shfaqet para syve edhe përmes këtyre fotove. Më vjen keq vetëm pse është stinë kujtimesh dhe boshllëku.

49 Komente

  1. S
    Sheqerja

    I vetmi politikan demokrat Teodor Keko, te gjithe te tjeret fshatare te zbritur para kohe ne qytet.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Darjan Pavli

      Te gjithë me dosje. Pa përjashtim. Te tredhurit e sigurimit dhe sperma e Ramizit. Mungon karikaturisti !!

      Përgjigjjuni
    2. d
      dion

      Gramozi me cekun e bardhe shkateroi gjith vendin ky idjoti thot ishte i zgjuar,..

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fadil isufi

        Gramozi edukoi shqiptarët shqiptarët çështë Kapitalizmi pamvarsisht besimit të premtuar prej tijë Dhe perëndimit

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kiu

          Edukoi pidhin e motres se vet ai. Shkaterroi uzina e fabrika me teorine e "shock-ut" dhe "çekut te bardhe. Gramoz Pashko ishte interesant per te pire ndonje gote vere por ne vendimmarrje rezultoi nje bythec dhe llastic tirone.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sokoli

            KIU SHKO QIU.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

            Oj taj Fadile ! Teoria e ÇEKUT TE BARDHE ishte shkaterruese per ekonomiine KOMBETARE. Ne ferr paste shkue shkofshin te gjithe ato qe e perkrahen !

            Përgjigjjuni
          3. -
            ----------------------------------

            Me tjeter kuptim e tha Gramoz Pashko dhe ndryshe u interpretua nga malinjet injorante

            Përgjigjjuni
            1. P
              Partia e Lirit

              Prandaj nuk behet ai vend se injorantet dhe dembelet sundojne kudo. Fale Gramozit u mbajt ne jete shteti dhe ekonomia e rrenuar e vendit mbas katastrofes qe shkaktoi Saliu ne 97'. Pyeteni Fatos Nanon.

              Përgjigjjuni
              1. Çeku i bardhe

                Ti je budalla dhe injorant. Shko ne grazhd te hash tagji elbi.

                Përgjigjjuni
                1. Çeku i bardhe

                  Ti je budalla dhe injorant. Shko ne grazhd te hash tagji elbi.

                  Përgjigjjuni
                  1. Çeku i bardhe

                    Ti je budalla dhe injorant. Shko ne grazhd te hash tagji elbi.

                    Përgjigjjuni
                    1. Çeku i bardhe

                      Ti je budalla dhe injorant. Shko ne grazhd te hash tagji elbi.

                      Përgjigjjuni
                      1. Çeku i bardhe

                        Ti je budalla dhe injorant. Shko ne grazhd te hash tagji elbi.

                        Përgjigjjuni
                    2. H
                      Hordhia e ndyre e Sali Katunarit

                      Frrok Çupi, Te kerkoj falje që kur rreshtova nje dite gazetaret me të mire të Shqipërisë, harrova emrin tënd. Nuk është ndonje gje e madhe, sepse unë nje njeri jam, dhe nuk e vendos unë kush është me i miri. Por ishte një mendim personal, dhe falja po ashtu është personale. Ne panteonin e gazetarise shqipëtare, ti je aty, me kolosët e mendimit dhe letrave shqipe, sepse publicistika jote godet ne shenjë sa here shkruan. Shkrimtar e tua per PD jane si bisturia e nje kirurgu qe kerkon të heqë të keqen nga trupi i saj i semurë. Por jo vetëm që Kanceri Berisha e ka kapur PD per fyti dhe po e mbyt, por jane edhe edhe farefisi i të semurit (ushtria rrumpalle) qe bërtet jashte salles se operacionit: "Nuk lejojme operacion, nuk lejojme operacion. Duam Kancer, duam Kancer". Dhe ti çuditesh me vete: "Ore, këta debilët, duan me shumë vrasesin e PD-se, apo vete PD-ne?" Dhe shpirti i PD-se, ideali demokratik qe rron tek intelektualët e djathtë, shikon dhe thotë, duke vdekur: " Fali o Zot, se nuk dine se ç'bëjnë." Respekte, Frrok Çupi.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zdrypi katnaria ne qytet atdheu ne rrezik

                        Pervec Dor Kekos qe ishte danoc e Neritan Cekes me origjine te vjeter qytetare gjithe te tjeret katunare qe pan asfalt ne 91 komunista e 80% e ketyre ne foto ish spiuna te vertetuar te sigurimit . Rrnofte prijsi legjendar Sali Ram Brisha or tëj

                        Përgjigjjuni
                        1. I
                          Ilirjan

                          Qytetaria nuk eshte te lindesh ne qytetet - KATUNDE te Shqiperise. Vetem Sot, po fillojne te behen qytete ne Shqiperi, dhe Ceka...eshte nje kokerr Provinciali i lindur ne qytet e i derguar ne shkolla njelloj si berisha e te tjeret,por jane deshmuar PROVINCIALE KATILA, qe vendit i kane bere vetem te zeza. Truri i tyre ka mbetur ne korrnizat e nje katundari te zijosur per privilegje, per veten dhe klanin fisin e vet dhe kaq. Te bejne te vjellesh.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sillo

                            Per te vjellur te bejne nostalgjik et e komunizmit dhe te diktatorit Hoxha, si puna jote.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ilirjan

                              Qoftlargun e paske per zemer... o sillo mavria! Une as è kam dashur e as ja permend emrin... Kurre!

                              Përgjigjjuni
                        2. t
                          tata luigji

                          E kam thene qe Frrok Cupi dhe Mero Baze po zhyten penen fort ne boj rrezojne cdo qeveri. Keta dy e kan hequr mbi shpatulla rregjimin famkeq te sali berishes dhe Like spijunit. Por sot me shume se kurre duket qe ju ka ardhe fundi qe fal Frrok Cupit Dhe Mero Bazes keta dy kufoma po i pret ceremonia funebre Bravo z. Cupi ????

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Ik mer peder tata luigji .keto te dy pervec qe kan pallu grun tate asgje tjeter si kan bere Sali Berishes

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tata luigji

                              @ Taulant me nje te qime qe i bera satem tek mullari i barit mesove te shkruash shqip, tani gaveten shpejt se po shperndan mutin e mengjesit saliu, thone qe ka ra ne coma por per ju abonentet e vjeter nuk ju harron per rracionin, Tani Taulat nje brisk dhe te na rruash bythen per 2023 Ik ciu

                              Përgjigjjuni
                            2. d
                              dada drande

                              tata luigj, ke harruar te thuaç qe ca i hëngri toka, ca paraja, ndersa ca te tjere si Mero Baze dhe Frrok Cupi hane mut. Perfundimi : Njerez qe ne vend te kishin mesuar Historine e Shqiperise mesuan Historine e Partise (Punes)

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mondi

                                Mut ha ti ktu oj shpellarja drande dhe nuk te lexon kush ngaqe qelbesh malokeri dhe injorance deri ne kocke.Malsori cupi dhr Baze gjigandi kane miliona ndjekes qe have djersen e tyre dhe nuk lepijne meanderen e nje krimineli me damke nongrata.

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  dada drande

                                  Ah mor Mond Cari, jo Cari por carxhiu. Ke harruar kush jane Baze e Cupi, por te falet, cari aq mend ka.

                                  Përgjigjjuni
                            3. A
                              Arditi

                              Frrok, i ke thene te gjitha me kete shkrim! Nje Bravo me B te madhe!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bukurie

                                Si gjithmone Frrok I thua te gjitha sikur ka ndodhur dje, ti ke pene shume te forte por do te te kundershtoj pak Per te ndjerin Pashko we me vjen shume keq Per ikjen e ti je paakohe dhe te djalit te ti te vetem dhe stafit kjo ishte nje gjeme e madhe per te gjitha ata we iken por edhe Per neve we e jetuam por or Frrok me gjithe respekt I ate e vrau e drejt a e sistemit te Kaluar se ka qene me tone tek dera dhe eshte rritur si cun Blloku.Te Per gezoi Per sherbimin e madh e te pakursyer qe po I Ben popullit tende dhe democracis se vertete , hallall te qofte ajo buka e misrit dhe uji I burimeve te Mirdites sepse me ty do jene krenare edhe Malet qe ty te dhane fryme, force dhe mendje Per te luftuar me pene dhe qe Nuk u lodhe kurre Per ta nxjerre Shqiperine nga llumi politic dhe rrjeshtimin e Saji me vendet Europiane.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tajari

                                  Z.Frrok…..nje pyetje…..Si ndiheni tash qe nje i lig si Berisha mundi t’ju eleminoi te gjitheve Ju intelektualeve njerez te mire.Mua me vjen te ulurij,

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    GEZIM Voda

                                    I nderuar Frrok. Jemi pare e pershendetur hera-heres gjate shetitjeve te mengjesit rreth Liqenit te Tiranes, pa ma mesuar emrin, te cilin nuk nguroj ta them ne kete koment. Mbetesh si perhere nje gazetar qe nuk le kollaj hapesire per sajime, trilla dhe te paverteta ne ato qe shkruan, perkundrazi je i prirur per te qemtuar fakte dhe per ti trajtuar ato jo me inat, me sharje, mllefe dhe subjektivizem, por me analiza qe ngjisin, qe kushdo qe i ka jetuar kohet qe ju flisni (sikurse analiza e kesaj foto), i therret kujteses dhe zor te gjeje te kundertat e atyre qe thoni ju.. Eshte mese e vertete qe jo vetem disa prej emrave qe ju permendni nga kjo foto i ka ngrene ose dheu ose paraja, por ka dhe te tjere jashte kesaj fotoje qe kane rene ose po bjene viktime e ketyre dy shkaqeve pse jane larguar nga kjo bote. Nese do te perjashtonim disi shkakun "para", shkak i cili eshte bere interes sundues sidomos aktualisht, ai shkaku tjeter, i vajtjes ne dhè, mbase duhej shtrire edhe jashte kasaj fotoje. Nuk ankohem pse nuk e kini thene ju, por gjithekush prej nesh, nisur nga kjo analize mund t'i japij te drejte vetes te mendoje se edhe Pjeter Arbnori, Safet Zhulali, Bashkim Gazidede, sigurisht edhe Azem Hajdari, ish eksponente kryesore te Partise Demokratike, mbase kanw marre dhè, per mos bindje apo per "nje denoncim te munshem nje dite", ndaj bemave te Sali Berishes, i vetmi njeri qe di me shume se kushdo tjeter per fatin e ketyre njerezve. Shembulli qe bini ju per Shahin Kadarene, qe e afronin ose e largonin sipas pelqimeve politike te rastit, eshte mese domethenes. Dhe kur e thoni ju qe jeni pjese e asaj fotoje intelektualesh te admiruar per kohen, zor te mos i besoje njeri. E di qe jo pak njerezve, madje dhe ish miqve e tu, nuk iu vjen mire qe mbani kete pozicion kritik ndaj disa te vertetave te hidhura per kete Parti dhe ate qe pretendon te jete perseri sundimtar (Berishen), por me mire te jesh i pranueshem per njerezit e thjeshte e te arsyeshem qe perbejne shumicen, se sa me pakicen, e cila çmon "koseguencen" qe eshte pakice. Si njez te lire, kemi te drejten e fjales me besimin se i sherbehet te mires se mundeshme, pavaresisht sa e si besohet ajo. Ndaj, pene te mprehte dhe qartesi ne mendim, sikurse je prezantuar prej vitesh, o mik. Respekte o gazetar profesionist dhe mik i mire i shumices.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      arqile

                                      Te lumte Z.Frok.Je shkrimtar i madh.Urimet me te mira per shendet dhe krijimtari te lexueshme.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. .
                                        .goni

                                        Shahin Kadare paska qene vertet burre i mencur, ashtu si e vlereson edhe Froku. Volume te tera me krime dhe pislleqe i zevendeson vetem nje shprehje. "Qe ky popull do votoje PD u mor vesh, po ne per ke do votojme" Kjo shprehje e Shahin Kadarese eshte thelbi i thelbit te cdo gjeje qe ka ndodhur ne kete vend. Thenie me kuptim te thelle, shume dimensionale. PD e Sali Berishes dhe veprimtareve te tij te krimit me ne krye Azem Hajdarin erdhi per te Uzurpuar, Plackitur, Shkateruar, Djegur dhe Vrare. Njerezit e nderuar te PD ne mos dicka tjeter, i ka vrare pamundesia per te ndaluar te keqen.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. -
                                          ----------------------------------

                                          Keta te nderuarit ishin te gjithe Ortodokse. Nuk u cnderuan si kta gjakprishurit e tjere.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Koli

                                            Frrok je here si fewer trotuaresh.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Erdogan

                                              Jo vetem Ortho-Dhokse qe do te thote Lavdi e Drejte per "Zotin" zoti me comentin -----------. Por Identitetin qe tregonte (sot ka ndryshuar) Kombesine me emra Greke si Perikliu,Theo-dhoros qe do te thote Dhurate e Zotit. Ne Arnautistanin e Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve urrehet edhe sot kush ka Emra Greke. Teodor ne Epir! Cfar them une. Keta ndryshuan edhe Emrin e Iroas (Hero "shqip") se Epirit te Veriut Jeorgios Kastriotis ne Gjergj! Kete e beri per "aresye strategice" thote Bizantollogu Pellumb Xhufi. A ka mbaruar kjo "Strategy" zoterinj qe flisni per "Bashjejetese Fetare"?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sqepari

                                                O Greku, per Hasanin ok, por frasherlinjve u hani mutin!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. i
                                                  iliri

                                                  'Erdogan' ... o qen grek ! Europa e perendimi i qytetruar ka ecur me 'vite drite' para nga greqdhia jote ose ortho...pordha jote. EEEE HUUUUUU....cfae gomaresh orthodoksis! Sa per Heroin Tone GJERGJ KASTRIOTI...mos e zini me goje ,si gamere qe jeni....Nuk kemi nevoje per perralla femijesh...ku ju ka ngele ora..! PIRDHUNI NE QIPRO!

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. E
                                                  Emigranti

                                                  Po.Shkrimi eshte nje pjese e pasqyrimit se cka ndodhur me te miret dhe te ligjte ose me lejen tuaj po perdor ..dhe hajnave.Shqiptaret e mencur kane perdorur nje shpreje te famshme "Kur ne nje familje vjedhin i pari i shtepise dhe amvisa ajo shtepi nuk ben preokupi."Ketu jemi .Ketu kemi qen dhe atehere kur ju saktesisht kujtoni cka ndodhur.Hajnat nuk jane vetem te veshur blu.Ketu fillon pesimizmi

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Spiunët e Ramiz Alisë, varrmihësit e Shqipërisë.

                                                    Fjalëkryq interesant është fotoja. Hajde të gjesh në këtë foto kush janë të infiltruarit e Ramiz Alisë anëtarët e sigurimit personal të E. H. ose i ashtuquajturi sigurimi i Partisë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Q
                                                      Qemal Stafa

                                                      Po per veten cdo listoje oh Frrok??

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. q
                                                        qytetar

                                                        Pyetje me vend Qemal.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. K
                                                        Kendrevica

                                                        Shkrim brilant nga autori, verejtje me vend nga lexuesit.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. W
                                                          Www

                                                          Frroku do bënte mirë, që të thoshte se cili në atë foto, nuk ka qenë sigurims. Frroku vetë, Ridvani, Preçi, me që janë gjallë, psh, le të hapin dosjet e tyre dhe të në mbushin mendjen.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Manuela

                                                            Keta dhe shume te tjere jane kriminelet qe gatuan çorben qe kemi sot. U bene 33 vjet demokarci gjoja ne Shqiperi dhe eksod e vetem eksod rinie pa asnji shprese qe iken nga syte kembet. Keta ishin te gjithe kelyshe te Ramizit. Shpirti i shkofte ne hale per ate qe i bene ketij populli.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gamorët e Salës

                                                              Manuela, Po si e gjete moj çupë? Po mjalte ma ke ate gojën me? I ke Rene pikes. 30 e ca vjet gjoja demokraci, por nuk jemi gjekundi. As në Europe, as ne Afrikë. Ah, po. Lere se e gjeta. Ne po shkojme drejt Bangladeshit. Këtë kishte synim PD-ja e 91-shit, dhe po e arrijmë me duket.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. D
                                                              Dritan

                                                              O Frok Gimin e Puros ke ne krah?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. H
                                                                Haleja Putin

                                                                ca i mori topi ca i mori gopi

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. H
                                                                  Haleja Putin

                                                                  ca i mori topi ca i mori gopi

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. a
                                                                    alphade

                                                                    Te gjithe keta ne fotografi : dicitura: “Te babezitur per pushtet “ !

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. G
                                                                      Gerdeci

                                                                      Ca toka e ca paraja... por me te shumtit i hengri bac Sale Karaxhiçi, ketej e pertej kufirit.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje