
Pak filosofi politike për sistemin demokratik perëndimor dheopsionet e tjera.
Demokracia perendimore nuk eshte nje nga sistemet me te mira por nuk ka tjeter. Ivetmi qe po e sfidon eshte sistemi kinezi Ten Hsiao Ping-ut, sistem te cilin e mori idenw nga NEP i Leninit, ne te cilin theksohej nevoja e nje partie drejtuese por me nje system ekonomiko financiar te tegut te lire capitalist. Sistemi komunist i vendosur nga Stalini dhe Lenini deshtoi per shkak te se ashtuquajtures pike te dobet apo thembres së Akilit te sistemit komunist - rentabiliteti i dobët në raport me rentabilitetin më tëlartë ekonomiko-financiar capitalist.
Sidoqoftë Sistemi i Komunizmit dha disa reforma te mëdha ne drejtim te barazisë së gruas me burrin -emancipimi, sistemi Icentralizuar per nje fare kohe pati rendiment te madh por deshtoi kur sistemi centralizoi totalisht ekonomine dhe financat. Arsimimi falas në idenë leniniste të Universiteteve të Puntorëve të Fshatarëve, pati sukses, Mjekësia falas pati sukses,, njëshoqëri e titpi bashkim-vëllazëri që eliminonte rracizmin pati suksës. Dështimi erdhi kur gjërat u bënë me detyrim dhe filluan raprezaliet dheinternimet e kundërshtarëve politikë.
Sot Demokracia perëndimore krahas suksesve të mëdha ka arrtiur në një moment ku demokracia perëndimore është kapur nga korrupsion ekonomiko-financiar, kur shoqeria kapitaliste është bllokuar dhe paralizuar nga përhapja e drogës dhe e prostitucionit duke shkaktuar një degjenrim të madh moral dhe etik, ku gjeopolitike e shteteve të mëdha kapitaliste kërkon përhapjen me dhunë të demokraicsë perrëndimore njëlloj si dikur Fidel Kastro shpallte parrullën ; Kapitalizmi përhap Kapitalin dhe ne do të përhapim Revolucionin. Pra bipolariteti idy sistemeve vazhdoi deri në `90 kur Gorbacovi nënëshkroi fundin e bllokut komunist me Reganin duke lënë të lirë tëvendosnin ish shtetet e Europës lindore dhe Qëndrore, duke lejuar bashkimin e Gjermanive dhe duke lëënë të lira vëndet e ish BRSS, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë mëvëndet perëndimore të cilat asnjë shtet colonial të tyren nuk e lëshuan pa luftë. Sot gjeopolitika e SHBA dhe BE përpiqen tëhegjemonizojnë demokracinë perëndimore me dhunë dhe gjatë302 viteve janë rreth 30 vënde ku SHBA dhe vëndet e BE kanëndërhyrë më dhunë për të vendosur demokracinë perëndimore. Dalja e Kinës dhe e Rusisë madje dhe e Indisë, Brazilit, si vënde me popullatë e potenciale ekonomike dhe ushtarake në rritje, lufta në Ukrainë për të ndaluar `kordonin sanitar` rreth Rusisë` krijuan një disekulibër politik. Dugin një analist politik rus ka shkruar: ` Konflikti në Ukrainë është "lufta e parë multipolare" në botë, në të cilën Rusia po lufton për të drejtën e çdo qytetërimi për të zgjedhur rrugën e vet, ndërsa Perëndimi dëshiron të ruajë globalizmin e tij totalitar hegjemonist, tha Aleksandr Dugin për RT në një intervistë ekskluzive të premten. Multipolariteti “nuk është kundër Perëndimit si i tillë”, tha Dugin, por “kundër pretendimit të Perëndimit për të qenë modeli, për të qenë shembulli unik” i historisë dhe i të kuptuarit njerëzor. Rusofobia aktuale dhe urrejtja ndaj Rusisë, argumentoi ai, janë një relike e të menduarit të Luftës së Ftohtë dhe "të kuptuarit bipolar të arkitekturës së marrëdhënieve ndërkombëtare". Kur Bashkimi Sovjetik u vetëshkatërrua në dhjetor 1991, ai la "qytetërimin global liberal perëndimor" në kontroll të botës, vuri në dukje Dugin. Ky hegjemon tani po refuzon të pranojë të ardhmen në të cilën do të ishte "jo një nga dy, por një nga [të] pakët pole", i vendosur në vendin e duhur si "vetëm një pjesë, jo e tëra, e njerëzimit". "Obsesioni ndaj të mirave materiale (vanitie) përfundon duke skllavëruar njerëzit" është thelbi i problemit dhe askush nuk mund të hedh poshtë logjikën e përgjithshme të ndonjë gjëje tjetër që thotë Dugin
(Ukraine is ‘first multipolar’ conflict – Dugin — RT Russia & Former Soviet Union).
Çfarë ndodhi në Shqipëri pas viteve `90?
Demokracia në Shqipëri pati këtë tranzicion të zgjatur pikërisht sepse – sistemi komunist u shkaterrua me urdhër të Gorbaçovit, për shkak sepse ky system la një varfëri të madhe sidomos nëShqipëri, por edhe të detyruar nga Perëndimi, nga OSBE, për tëndrruar systemin dictatorial, nga frika se mos ndodhte e njëjta gje e Rumanisë në Shqiperi, - Ramiz Alia improvizoi duke bërënjë pseudo-pluralizëm partiak me dy parti të majta dhe dy parti te djathta me një parti për minoritetet e ardhshme (sepse ne Shqiperi minoriteti grek nuk ishte në fakt minoritet por më tepër një komunitet bilingual).
Në krye të tyre vendosi drejtues partiake dhe sigurimsa. Brënda këtyre partive futi rreth 120.000 ish bashkëpuntorë të sigurimit dhe miq të tyre. Kështu filloi demokracia në Shqipëri e cila ashtu gjysmake sic ishte vendosi si parrullë primare, parrullën e studentëve `E duam Shqiperine si gjith Europa`. Kryetar Partie të PD vendosi pa zgjedhje Berishën. Kryetar Partie të PS vendosi Maqo Lakrorin por ai u tërhoq, dhe Alia vendosi Fatos Nanon. Kryetar t PR vendosi një sigurims të mire Sabri Godon, dhe në Krye të PPDNJ vendosi një ish bashkuptor të sigurimit- burrë të mirë z. Melo. SHBA i kërkoi prishjen e të gjithëindustrisë shqiptare të ndërtuara në kohën e Diktaturës. Uprishën të gjitha. Rast i pazakontë për ish vendet e tjera tëbllokut komunst të cilat nuk i prishen te gjitha. Shqiptaret i prishën. U prishën rreth 600 uzina fabrika e ndërmarrje me pretekstin se do vinte chek i bardhë nga SHBA por q nuk erdhi. u bë ligji 7501, një nga ligjet që dëmtoi rëndë pronën dhe pronarët privatë duke u a dhënë tokat dhe ndertimet njerzve tëpartive të sapo ndertuara. Erdhën në tokat e NBSH dhe tëushtrisë njerëz nga veriu dhe pak më vonë nga jugu e Shqiperisa e mesme dhe morën tokat e ushtrise, NBSH, tokat në bregdet.
Akumulimet në materialet ushtarake, thesari i shtetit, rezervat shteterore, u morën u shitën u përvehtësuan nga ish drejtuesit partiakë dhe miqtë e militantët. Ligji u shkel dhe askush nuk u denua. U ringjall besimi fetar por u ringjall pak më vonë edhe LGBTi (QA). Shoqeria per 32 vjet u kriminalizua u krijuan shoqata te drejtuara nga ish drejtuesit komuniste e miqtë e tyre.
Nga Kapitalizmi perëndimor erdhen: Droga-prostitucioni me tutorë,- kontrabanda-krimi me vrasje- dhe gjithë veset më tëndyra të njerzve dolën nepah madje edhe promovoheshin nëmedia e tv.
Shqipëria sot nuk dallohet nga Tailanda dhe nga klubet e ndyra e perverse të natës. Kjo është demokracia e sotme ku cdo gjëështë mall që shitet dhe blihet. I ndershmi është nëëkokërr budallai kurse maskarai bën përparime dhe nderohet, kur intelektualet e katundit të dikurshem drejtojnë vendin, ku amatorët dhe vajzat e reja bëhen drejtoresh dhe ministresha, ku Meritokracia ka vdekur zinxhiri profesional është këputur, emigrimi ka shkaktuar nje moshe te trete dominante nëpopullatë prej 700.000 vetësh, sepse rinia ka ikur, profesionistët me moshë të mesme dhe të tretë, luajnë domino dhe shohin gojë-hapur lakuriqesinë televizive, ku mediat dhe gazetat janëblerë nga të korruptuarit, ku liria e shpifjes është mbi lirine e fjales dhe te drejtat e njeriut, ku votohen ata që kërkojnë partitë, njerëz me të kaluar kriminale, ku pushtetarët e çdo lloji korruptohen lehtësisht.
Ky është kapitalizmi shqiptar. Cfarë mund të bëhet për tëshpëtuar nga mëkatet e demokracisë Perëndimore? Mos duhet një diktature e re apo duhen dicka tjetër?
Nuk mendoj qe Pirro te bej ekspertin ne nje fushe qe nuk eshte e tij ..dhe, jane all te njohura ..si muhabet kafeje e ka bere shkrimin..
Pirro është mjek .."si gjithë te tjerët”, por qe nuk marrin vesh nga politika dhe flasin nga përkatësia.. Shqipëria ne këto 32 vite ka kaluar 6 periudha : -viti 1991 deri ne Prill 1992.. -prill1992 -mars 1997 -mars 1997 Korrik1997 -korrik 1997- mesvit 2005 -2005-2013 -2013-e vazhdim Vërejtjet e gjykimi për to duhet te jete veçmas. dhe kërkon njohje te problemeve ...programeve. Realizimet dhe fenomenet shoqëruese negativ...Pastaj kane vlere fjalët.. nga 110000 spiunë e nja 10000 operative një minimum u përdorën nga Alia e te besuarit e tij, që pas ca kohe i thanë nuk të njohim. Këta te fundit vepruan dhe me mendjen e tyre....Por nuk qene vetëm ata...dhe Shqipëria nuk është ajo qe ishte, pavarësisht se te gjithë duan te ikin sepse nuk jetojnë dot me ne këtë Prone te nipit te Ahmet begjit.. e nja 10-15 shokëve ortak te tij. Analiza duhet të jetë reale me shifra zyrtare dhe jo si këtu ku hyjnizohet Liderri shkruesit..
Futja kot. Une dhashe fakte. Ti po jep opinion koti.
Dr.Pirro ju vini dhe nga shkenca fakte wuhen te dhena zyrtare apo te faktuara dhe jo hamendesime apo deformime te realitetit per interested idesleve tuaja politike. Ja nje shembull: deri nr 1997 fabrikat te cilat nuk prodhonin qe nga koha e 80% nuk ishi shkaterruar nuk I prishi kolegu l juaj Sali Barbari...I cili mban pergjegjesi te pafundme qe I kushtuan me te drejte " non grata" e qe duhet te merret drejtesia me te. Ne fushaten zgjedhore te 1997 te majtet u mburren se do ti vinin ne pune.me te drente nuk e bene kete por lejuan vjedhjen nga Bandar e tyre .. e te tjera e te te tjera per te arritur te inceneratoret etefalja e Durresit...
Përgjigjia e pyetjes së fundit, në dy opsione, do duhej t'i jepej vetëm asaj të dytës. Nga diktaturat, nëse me to kemi parasysh mungesën e lirive në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, por më kryesoren lirinë e ndërgjegjes, njerëzimi nuk ka patur kurrë ndonjë të mirë. Është konstatuar si fillim, përmes kapitalizmit shtetëror, një farë progresi ekonomik, por ky jo i shprehur dhe në atë të individit; më tej ka filluar stanjacioni, krizat që pjellin luftrat dhe më pas shkatërrimi. Ndaj, nga diktaturat, aq më pak ato komuniste, nuk duhen kthyer sytë kurrë më. Ngelet pa përgjigje, pjesa e dytë e pyetjes në fund të shkrimit të zotit Prifti: '....apo duhet diçka tjetër'-së cilës ai nuk i qaset. Për mua jo se nuk do mundej, por druan se do ngelej tek sistemi aktual botëror, me në themel të kundërtën e diktaturave, DEMOKRACINË, si sistem vkerash, për të cilën kuptohet se ka shumë kahare. Dhe do thoshja se në shumicën e fenomeneve që ajo mbart, në stadin që jemi, ka të drejtë. Por ama, nuk duhet të harrojmë dy gjëra themelore: E para se demokracia nuk është sistem ekonomiko-shoqeror, por është një sistem vlerash, ku rruga drejt progresit në to, është e pambarimtë. Mos harrojmë se demokraci ka patur qysh në kohën e Greqisë së Lashtë, prej të cilës edhe pse kanë kaluar mbi 2000 vjet, ende "Republika" e Platonit nuk është arrirë. E dyta shpesh ngatërrohet demokracia me kapitalizmin, i cili është një sistem ekonomiko-shoqëror që pasoi skllavopronarinë dhe feudalizmin, por të cilët jetuan mezatarisht me nga 1000 vjet secili. Vetë evolucioni shoqëror, polli një sistem të ri, atë kapitalist, i cili duhet thënë se në raport me dy të parët, është ende i ri, afro 400 vjeçar. Sot për sot sistem më i mirë se ky, nuk është shfaqur. U provua sistemi komunist, dhe dështoi në mënyrë katastrofale, me pasojat që popujt, që patën fatin e keq ta kishin në kurriz, i vuajnë dhe sot. Thonë se në një debat midis Çurçillit dhe Stalinit, mbi epërsinë 'komunizëm-kapitalizëm', Stalini i numëroi shumë nga të metat e kapitalizmit. Çurçilli, jo vetëm i pohoi, por i tha: "nfa ato, ka edhe më zoti Stalin, por ju lutem kuptoni se, hëpërhë, nuk ka më të mirë!". Atëhere, brenda këtij sistemi, do duhet që të përsoset pa pushim demokracia, si sistem vlerash, të cilat aty ku kanë arritur nivele të larta popujt, për të mos thënë të lumtur, ndjehen mirë. Mund të përmend për çdo kontinent nga dy-tre shembuj sa për ilustrim: Në Amerikën e Veriut: ShBA, Kanada. Në Europë: Finlanda, Danimarka, Zvicra. Në Azi: Zelanda e Re, Taivani. Mjaftojnë këto për të argumentuar se përsosja e demokracisë brenda kapitalizmit, sjell padyshim frytet e kërkuara. Dhe në themel të të gjithë këtyre ka qenë dhe mbetet kultura dhe brenda saj veçanërisht arsimimi cilësor. Të gjitha këto janë, duhet të jenë, proces i pabdalshëm. Ka vende që ecin më shpejt, ka më ngadalë, ku padyshim ne, së paku më Europë, hemi ndër të fundit. Po për këtë nuk na i ka fajin kush. Jemi vetë përgjegjës. Shpesh nga analistët dhe opinionistët tanë, për të stigmatizuar sistemin, po deshët dhe atë komunist, por sidomos sot kapitalizmin, marrin si shembull Shqipërinë, duke anashkaluar faktin se të dyja këto janë implementuar, në mënyrën më të shëmtuar, se kudo gjetkë, pikërisht këtu. Dhe nga cilët? Përgjigjen e kësaj e di cilido nga ne.
A jane te verteta gjithcka ka shkruar autori? Kjo ka rendesi. Nuk jemi ne vitin 1991, ne nje rruge te pashkelur. Ky sistem, nuk prodhon moral dhe ka ardhur koha per ndryshim. Nuk mund te merret me si model.
Nje analize perfekte, qe duhej bere me kohe, qe njerzit ne kete vend t'i vene gishtin kokes se ku po shkojme, dhe cfare do te behet ne te ardhmen, do te vazhdoj anarkia e rrumpallhana apo do te kemi nje shtet te konsoliduar, me ligje, ku njeriu te mos jete ujk per njeriun. Profesor keni goditur ne shenje, por duhen me shume intelektuale te tjere te mendojne e te veprojne si ju.
Nje analize perfekte, qe duhej bere me kohe, qe njerzit ne kete vend t'i vene gishtin kokes se ku po shkojme, dhe cfare do te behet ne te ardhmen, do te vazhdoj anarkia e rrumpallhana apo do te kemi nje shtet te konsoliduar, me ligje, ku njeriu te mos jete ujk per njeriun. Profesor keni goditur ne shenje, por duhen me shume intelektuale te tjere te mendojne e te veprojne si ju.
Ore seriozisht merr Dugin si reference? Ideologun e neofashizmit dhe promovimit te civilizimit superior rus? Seriozisht i avancon tezat ruse te deshtuara se Rusia po i kundervihet hegjemonise se Perendimit? Rusia po i kundervihet thjesht faktit se popujt rreth saj po zgjedhin nje model qeverisje e zhvillimi qe eshte me i mire se alternativa ruse dhe elitat ruse vete nuk jane ne gjendje ti ofrojne popullit te vet nje alternative te tille, prendaj preferojne me kollaj ti mbajne popujt ne nivelin e vet sesa te kerkojne modele me te veshtira, qe kufizojne privilegjet e tyre. Qe nga momenti qe merr keto referenca, qe bazohen ne argumente te rreme mbi gjoja degjenerimin perendimor, analiza eshte me cene te thella dhe pa vlera... Vete fakti qe elitat ruse i shkollojne femijet e tyre ne perendim, eshte tregues i rrejshmerise se argumenteve te tyre
Pse jo? Cfare kerkon te marrr si reference? Vetem perendimoret qe cleresojne cdo gje me 2 standarte? Apo se kerkojne te peomovojne LGBTQ? Jo. Perendimi eshte zhyrur ne llumin e imoralitetit politiko-mafioz. A Me qe per mende Duginin. A e di se shtete ka sulmuar me dhune SHBA pas viteve '90 ne emer te demokeacise? 30 shtete.
Dhe ne sa prej ketyre shteteve ka pretenduar se popullata eshte amerikane por i kane bere lavazh truri nazistet? Per sa shtete kane thene amerikanet qe ne nuk e konceptojme shtetesine e tyre, ato jane tokat tona? Ne sa prej ketyre shteteve amerika ka aneksuar territor per veten e vet, duke inskenuar referendume qesharake me rezultate 97% qe do i kish zili edhe Stalini? Ne sa prej ketyre shteteve Amerika ka bombarudar reaktore berthamore, ose ka kercenuar cdo 4-5 dite me perdorimin e armeve berthamore? Ti mund te kesh kundershtite e tua me parimet e perendimit dhe ta konsiderosh te kalbur e te zhytur ne llum dhe eshte e drejta jote. Por mos te te genjeje mendja se ruset ju futen luftes per te njejtat kundershti me perendimin. Jo or jo, ju futen luftes sepse Rusia nuk po shkon gjekund, ndersa vendet perreth saj po zgjedhin modele ekonomike qe do e nxjerrin lakuriq heret a vone prapambetjen e Rusise, dhe kesaj i tremben elitat ruse. I tremben faktit se nje dite populli i vet do u kthehet e do thote, po mire, Ukraina, Kazakistani, Azerbajxhani e tjetri e tjetri, ishin me keq se ne, e tani jane me mire.... Pse ne paskemi mbetur mbrapa? Gjithe argumentet e tjera jo LGBTQ jo nazistet ne Ukraine, jo perendimi na ka inat e dengla te tjera si keto jane thjesht mbulese e paaftesive te tyre per ti ofruar popullit te vet nje perspektive me te mire.... Ti vazhdo te marresh Dugin si reference, por dhe une kam te drejte te te shoh si neofashist, mqse i referohesh nje neofashisti....
Filozoic'Arbokia t'i ka shkoqitur ato që po mendoja , ashtu për mos të të lënë fillikat thashë .Të të jepja një musht të vjetëruar nga kadia t'onë , nga Vreshta e Mitit , por mbase ju Zoti Pipi , preferoni një kriko nga bir'e kadeve në pafillë e tharm te Kirilit . Hegjemohimeterona që përshkruhet s'i t'ish'nj'uthull erëligë . Mos vall'nga ena ? ! Kulloe e ndae nga bersitë , ne mos mbahe për të thënë që ...nuk e di por ju po rekritoni skllevër për 36 Gusht ?! Gushti 31 ka , pesë do mbeten të t'a thonë që koridhi piqet në pjergull dhe s'e vaditim . Nuk e di Zoti Pipi ç'kalendar ke . Sipas kosckës sime , ty të dalka , ku ndal un'Janari me tridhjetë ditë , në gropë , e Shkurti me tridhjetë e një mbi eshtërë . Nuk më befason . E kam dëgjuar që në fëmiëri këtë shprehjen kur m'a lodhnin korbën e më zhvaste si ulkonjë nga....s'është e lehtë t'u rish pronto tipave shtiranë e gratë i nisnin në luftë : ah më bëfshi kockën më bëfshi . Mbase e ke dëgjuar po jo nga Çiçaja ime .
O ti me pseudonim , dukesh qe do jesh mik i ndonje ish spiuni. Kur nuk njeh historine apo e njeh dhe harron kjo nuk ka te beje me shkrimin tim por me pamundesine per te kuptuar ti shkrimin.
Aq kuptoni edhe ju pirro . Jam shum i ri për ju vërtet shum i ri . Kur isha më i vogël gënjeva se kishin ardhur diversantët dhe gjith fshati u fsheh...boll na dërdëllitët si mëllënjat mbi koçimare . E u dashka me qenë ç'farë ? ! Jo po agjent...Nip partizani që refuzoi të gjitha sulltanatet të mjafton ? Jo . E po ...hë t'atëpjetë...e merru frymën të t'uve miq e fuksa ç'ke .
Pirro, Respekte. Te njoh qe nga koha e Fakuktetit te Mjekësisë. Me vjen shumë mire qe nuk ke ndryshuar si njeri, dhe ke mbetur po ai, intelektual, nga nje familje intelektualesh, i ndershem, dhe me objektivitet. Te pergezoj per analizen, dhe nuk ka rendesi fare nese unë jam dakord apo jo. Ne fund të fundit, ato qe the ti jane fakte, ashtu si ç'ndodhën gjërat. Dhe madje ti nuk dhe postulate zgjidhjesh, por shtrove vetem nje pyetje ne fund, të ciles njerezit mund t'i pergjigjen si të duan. Por, qe nga viti 1991 e ketej, ne kemi qenë deshmitare se si kane ndodhur gjerat. Por njerezit akoma jane të partizuar, me bindje politike partizane, qe po u preke Nanon dhe Berishen behesh armik. Si në kohën e Enverit apo jo. Te tere ata qe po shkruajne "kunder" teje, ose i ke prekur diku personalisht me shkrimin tend, ose u ke prekur liderin, ose jane njerez qe gabimisht kane telefon me internet. Enveri ka 37 vjet qe ka vdekur, por partishmerine e la mbrapa, sidomos tek ata qe persekutoi me shumë. Me pelqyen disa pergjigje, si i nderuari Bureto, qe bën komente me vlera gjithmonë, dhe megjithese nuk është shumë dakord me ty, e bën ne menyrën shumë intelektuale. Ne fund të fundit nuk.ka pse të jemi dakord të gjithë, sepse bukuria e ketij shkrimi është pikërisht ndezja e debatit intelektual se cila mund të jetë zgjidhja. Sepse problemi? Po problemet dihen nga te gjithë, duan apo nuk duan ta pranojne. Respekte Pirro, dhe do mundohem të të takoj kur të vij ne Shqipëri. Do pyes Skerdin ose ndonje shok tjeter ku të të gjej.
Pirooo je i paarritshem ne budallallekun tend...
Kurse ti je i paarritshen ne injorancen tende
Shume sakte profesor. Mos kthe pergjigje per trogloditet.
Lexova opinionet e mesiperme dhe vetvetiu ne lind pyetja: ne po jetojme ne demokraci apo ne nje anarki te thekesuar por e veshur me vellon e bukur te demokracise?
Inderuar Pirro, ke bere nje analize perfekte, qe ndoshta do te ishte bere me kohe, se ky vend ka ikur per lesh, qysh se ne drejtim te ketij vendi,erdhen barbaret injorante komuniste e spiunet me te ndyre. Vleresoj komentet e Bureto/s. Meqe ti o Selitasi, na e shifke budallallekun e Pirros, na jep argumentet e tua te ndritura, qe ti themi Pirros, ja paske futur kot, he te kam rixha kundershtoje zoterine e nderuar, ne ato qe thote.
Zoti Mero dhe Administratori i faqes :ju dergova vazhdimin e bisedes me dr. Pirro Prifti...por nuk e keni vene dhe ai do te mendoj se na bindi ...nuk eshte mire.. e dergova kete jo per botim
O plaka, meqe je plake, po te mos kishin ardhur ata "barbaret" komuniste, do te ishe analfabete, nuk do te dinje shkrim e kendim, do vazhdonje me bageti ne pyje ne lufte me ujkun e ariun.
Rishperndarja e te mirave materiale eshte ajo duhet ajo do ta beje Shqiperine qe duam ,shqiperine e dashur dhe te duhur per brezat, larg nga pakot e medhaja apo te mesme apo te vogla, njerezit paguajne taksadhe keto shkojne shpesh ne xhepat e nje grupi te vogel njerezish ne forme cmimesh abuzive , sherbimesh surrogato , nje pjese e merr korrupsioni xhep me xhep,dhe vec nje pjese e vogel i jepet si meshire publikut , Shqiptaret kerkojn te trajtohen me dinjitet e jo me lemosha 1 here ne 4 vjet ne nje vit elektoral i jepet atyre qe do te votojne , jo popullit ,por elektoratit.Jo meshire por te drejte , kete duan shqiptaret.Ne vizionin tim ekonomik njeriut si individ i duhet shume kohe , energji dhe kapital per tu shnderuar ne nje histori suksesi, dhe logjikisht per nje individ qe ka sukses mund te jene dhjetra qe deshtojne dhe kjo shkakton shperdorime te medha enrgjish fizike e shpirtrore dhe financiare dhe gjeneron deshperim, dhe pastaj ata qe deshtojn,vetmjaftohen duke bere nje jete meskine e te vogel dhe shpesh te pashprese per te ardhmen ,QE te mos i kemi keto ne Shqiperine qe duam ,por ala ne nje shoqeri te shkermoqur me shpresa te vrara per te nesermen dhe me egoizem ne rritje dhe me nje kulture komunitare te anatemuar prej streotipeve te kohes se ENVERIT ku ishte norme KOLEKTIVIZIMI,Sot ka ardhur koha qe kur vjen puna tek ekonomia shteti te njehsohet ne angazhim pergjegjesi dhe privilegje me publikun , dmth projekte ekonomike te hapura per publikun ,nga energjia, rruget, hekurudhat , telekomunikacioni, infrastruktura ne pergjithesi ,turizmi etje te ofrohen si projekte me bashkfinancim edhe nga publiku., ky eshte momenti me i volitshem mqs qeveria don te beje edhe amnistine fiskale te cliroje kapitalet e pergjumura dhe ti investoje ato masivisht ne ekonomi.per ta bere me te qarte idene time po e ilustoj me nje shembull, qeveria ka hedhur idene qe te bashfinancoje ata qe instalojne panele per ngrohjen ne shtepi , shume mire, po pse te mos e ngrejme nje shkalle me lart dhe ta shohim njeriun jo thjesht si konsumator per si investitor konkretisht ...Pse u dashka te vije francezi e te investoje 100 miljon euro ne Spitalle ne fotovoltaik dhe te na paraqitet si sukses gallaktik me trecerekun e qeverise qe krekoset se i dha francezit nnje aset kombetar,kur fare mir mund te dilej me kete projekt ne publik dhe i thuhej shqiptarit te thjeshte :SHIKO UNE SI SHTET KAM NJE PROJEKT PER SPITALLEN ME VLERE 100 miljon me norme fitimi vjetor x perqind dhe do te bashkfinancoj projektin per cdo panel qe do te financoj individi une do te financoj nje tjeter,pse u dashka te mbushn catite edhe strahat me panele ne menyre kaotike e pa rregull necdo shtepi a pallat kur fare mire mund te aprobvohej nje siperfaqe e dedikuar dhe cdo individ qe deshironte te investonte ne solar mund ta bente duke blere kuota te projektit , ne kete menyre cdo gje behet e centralizuar sic e kerkon nje projekt i madh ,individet e thjeshte behen investitore dhe perfitues njekohesht ekonomia permirsohet si ajo kombetare si ajo individuale dhe njekohesisht njerezit e perfitojne edhe si sherbim, nga ana tjeter kjo skeme i shtyne njerezit te investone ne vendin e tyre i ben me patriote dhe me te pergjegjshem me imune ndaj korrupsionit me llogaridhenes ndaj shtetit dhe shtetin ndaj tyre.Dhe jam i bindur se kjo do te ndale edhe shpopullimin e vendit .Dmth jo lemosh per te mbushur barkun por partneritet me publikun ne projekte ekonomike , jo parneritet publik(shteti me parate e publikut qe i shperdoron dhe i con per lesh)-privat, por parneritet shtet-publik-privat.Por qe te behet kjo ata qe drejtojne duhet te kene atdhedashuri dhe tu dhimsen shqiperia dhe shqiptaret, perndryshe maskarenj ky vend ka plot.ashtu si ka edhe te ndershem