
Sipas shkencës koha ngadalësohet me shpejtësinë, deri “ndalet” në rastin e “event horizon” (pragu) i një vrime të zezë në hapësirë(për ata që soditin nga larg). Por, edhe pa shkuar aq larg, koha “ndal” edhe rrotull nesh atëhere kur gjërat mbeten po ato e këtu hyn dhe realiteti i ngrehinës “vendnumëro” demokratikei pas viteve 90.
Kemi 32 vjet që urojmë për më mirë dhe sërisht gjithshka sfumohet nga e njëjta “vrimë e zezë” politike që na ështëpoftisur në demokraci e që “ndal” e “vjedh” parreshtur kohën e një brezi të tërë, thith parreshtur energji, shpresë, mund, djersë, jetë brezazh, kotëson urimet me të njëjtin përfundim…një “stafetë” brezash zhgënjimi, humbje shprese, ankthi për tëardhmen… ndryshe njohur si “tranzicion”.
Një tranzicion ky tashmë pa datë “skadence” qëgjenerohet parreshtur dhe i vjen për shtat politikës makute qëdaton prej viteve 90 përmes një vijimësie e riciklimi fytyrash, pinjollësh, retorikash, platformash që e shndërruar në “vrimëtë zezë” mes nesh, sa më shumë koha kalon aq më shumështon karshillëkun e “gravitetin” thithës paralelisht me shkallën e abuzimit në vite.
Dëshmia më e fundit e dukshme e agonisë së shoqërisëpër t’i shpëtuar vorbullës thithëse të kësaj “vrime të zezë” që e ka futur të përditshmen e qytetarit në “pilot automatik”rraskapitës për mbijetesë, është saga e vetë reformës nëdrejtësi. E kaluar me “konsensus” mjaft vite më parë, ajo akoma nuk zgjon shpresë se para ligjit jemi të gjithë njësojdhe e zvarritur në kohë, ajo vetëm e ndërlikon më tej misionin e saj.
Sot politika e tranzicionit ndjehet më e plotfuqishme dhe më arrogante se kurrë. Ka futur duart kudo. Nga qorrsokakupa kthim me fatin e pronës që nga tek i zoti ka kaluar tek më i “zoti” me pasoja social-ekonomike për qytetarin dhe ekonominë, kontrolli ndaj votës përmes një ligji zgjedhorhibrid që garanton statukuonë (ndryshe “establishmentin”)përmes “trastave” partiake, tjetërsimi e degradimi i mjedisit urban e rural në kurriz të natyrës dhe trashëgimisë, zhbërja etrashëgimisë industriale-bujqësore duke futur modën e tregtarit, futja e modelit të “suksesit” të shpejtë në kurriz tëvlerave qytetare e respektit ndaj ligjit, pronës dhe tjetrit, provokimi i kohezionit shoqëror përmes politizimit ekstremdhe vështrimit bardhë e zi të së shkuarës, spekullimi me gjetje si “këshillimi kombëtar” etj për tema të nxehta në vënd, marrja anë në raportin e brishtë ateizëm-besim fetar,diskriminimi mes shtresave në shoqëri dhe sanksionimi i diskriminimin pozitiv në karshillëk të ligjit një për të gjithë …
Pasoja e gjithë kësaj politike 32 vjeçare janë çoroditjapublike, pafuqia e humbja e besimit tek ndryshimi, politika dhe demokracia, paniku dhe largimet nga “sytë këmbët” nëpër botë për shumë syresh, ulja e stekës morale qytetare nëpërpjekjen për mbijetesë… dhe ky si normaliteti i ri!
Politika e tranzicionit ka 32 vjet që “grabit” e “ndal” kohën e qytetarëve duke xhiruar në vënd jetën e tyre me tënjëjtat premtime, anatemime, zhgënjime, ndjesa e reflektime të rreme… me kryedëmin më të madh sindromën se ky “vënd nuk bëhet”.
Një amoralitet politik ky që prek fundin sidomos kur vetëshpresa për të ardhmen bëhet kalë beteje nga një takëm nëopozitë që dikur hodhën lopatën e parë në varrin e saj. Vërtet në parim opozita është bartësja e shpresës por kur ajo vetëpërfaqëson të shkuarën që e lamë pas jo njëherë por dy here, vetë shpresa bëhet vërtetë e pashpresë.
Me apo pa drejtësi, “kocka” në fytin e kohëngrënësve mbetet dinjiteti qytetar
Qorrsokaku ku na sjell vërdallë prej 32 vjetësh politika e tranzicionit nuk ka pse të jetë agoni pafund e fatalitet si ajo vrima e zezë mes yjeve lart nesh. Drejtësia do të bëjë të vetën por ashtu sikurse thuhet “perëndia, perëndia por dhe duart e mia”, shoqëria duhet të bëjë të vetën.
Demi duhet kapur nga brirët dhe ajo është vota dhe çlirimi saj nga kurthi i kulisit të vitit 2008. Është “guri” i themelit në demokraci, i vetmi “fishek” që kemi në dorë për t’a ulur politikën me këmbë në tokë, i vetmi “çip” qëkontrollon më pas çdo politikë social-ekonomike, respektimin e pronës etj. Përpara se të rrezikojë lirinë në betejën me drejtësinë, politika e abuzimit dhe korrupsionit duhet tëhumbë moralin në ballafaqimin me qytetarinë.
Problemi është se politika e abuzimit nuk do t’a miratonte kurrë, pale t’a ofronte vetë, një sistem zgjedhor qëgaranton tharjen e “moçalit” në politikë ku deri më tani servilizmi ndaj kryetarit të partisë triumfon ndaj përkushtimit ndaj votuesit. Mjerisht kjo sfidë anashkalohet edhe nga vetëpartnerët tanë që preferojnë mbase vijueshmërinë qoftë dhe nëkurriz të standartit të përfaqësimit real në kuvënd.
Gjërat mund të lëvizin vetëm nëse imponohen nga njëlëvizje qytetare poshtë (jo revolucion aq më tepër i prirë nga nongrata), apo nëse vetë politika e pakapur dëshmon ndjeshmëri. Morali aq shumë i trumbetuar në qeverisje e politikë nuk buron as nga “këshillimet kombëtare” të rradhës, as nga kartonat e deputetëve të hyrë nga “trastat” partiake, as nga riciklimi i së keqes që lamë pas por nga mandati i vulosur nga vota e lirë dhe e pa intimiduar nga kurthi i së “keqes më tëvogël” kur hidhet në kuti. Nëse Rama e ekipi i tij besojnë se e meritojnë urimin “puna mbarë” dhe se po bëjnë më të mirën për këtë vënd, atëhere nuk kanë pse t’i ndruhen votës së lirë, bile ajo do t’i lartësojë ata më shumë.
Edhe kur flitet për referendume, i pari që duhet të mbahet duhet të jetë ai për sistemin zgjedhor. Dhe sa kohë politika e ditës mbetet refraktare apo shpërfillëse ndaj tij, krijimi i njëLidhjeje qytetare pro votës së lirë mbetet përgjegjësi urgjente qytetare dhe e mbarë shoqatave civile në vënd. Do të ishte njëbetejë e gjatë por që rikthen përgjithmonë dinjitetin e votuesitdhe krijon premisa për politikë të përgjegjshme pakthim. NjëLidhje qytetare kjo që mund të shndërrohet edhe në njëmundësi elektorale më pas që do të mund të përmbushte tënjëjtin qëllim të respektimit të votës së lirë edhe pa pritur pëlqimin nga “lart” për referendum.
Vetëm kur të ndruhet nga vota e lirë, vetëm atëhere politika nuk do e merrte më të mirëqënë votuesin, vetë atëhere koha e shpresa e qytetarit nuk do të merrej më peng prej saj dhe urimet në çdo pragviti të ri për më mirë, për të gjithë, do të bartnin vërtet kuptim.
Sot për sot, mes urimeve për familjen e shëndetin, ajo qëbashkon shumicën qytetare është dhe “Mot, pa këta nëpolitikë!”. Kohëngrënësit tashmë rrëmbyen tre dekada por ku i dihet, me soj e sorrollop, mund të bëhet një shekull i tërë.Një brezi të tërë iu “vodh” koha e mundi por urojmë ende jo dinjiteti qytetar që në vetvete është po aq trashëgimi e çmuar për brezat më tej. 2023 pastë këmbën e mbarë.
Vrima e zezë e piçkes së sateme….. Na paske bërë edhe ti një analizë per t,u faktorizuar si analist.
Dakord me A.Xh. Dukën, por ndahem në një pikë. Nuk shoh asnjë mundësi, që për t'i shpëtuar fenomenit të 'Vrimës së Zezë", sidomos sa i përket ndryshimeve në procesin zgjedhor, që mund të vinë nga ndonjë 'lëvizje qytetare'! Autori përmend si mundësi dhe vullnetin e mirë të ndonjë segmenti të establishmentit të politikës aktual, po pa iu adresuar se cilit konkretisht. Ndaj këtu desha të ndalesha. Ndryshimet kushtetuese, për 24 orë nga Rama-Berisha, në prill 202, janë zanafilla e deformimit të vullnetit qytetar që duhet ta ushtrojë përmes votës, duke ia deleguar atë, gjoja në emër të partive, praktikisht kryetarëve të tyre. Ky në fakt ishte dhe është ende qëllimi i tyre. U ngrit kështu, me ndryshimet edhe të Kodit Zgjedhor, sistemi i kryetarokracisë, kuazi antidemokratik. Nga këtu duhet të fillojë ndryshimi, por pyetja shtrohet si? Sot në situatën ku ndodhet politika shqiptare, me një PS ku nuk pipëtin askush përveç kryetarit, një inisiativë prej saj as që mund të mendohet. Atëhere vijmë tek situata në PD, e cila aktualisht është më e përçarë se kurrë, dhe kështu duket se as prej saj nuk mund të duket ndonjë shenjë shprese. Por ndoshta mund të mos jetë fare-fare ashtu. Berisha si bashkëautor i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, si i tillë, as që mund të mendohet, por jo vetëm për këtë aspekt. Ai tashmë, për arsye që dihen, nuk konsiderahet më një faktor politik si ligjvënës. Atëhere i vetmi që e ka këtë tagër, është grupi parlamentar i PD 'zyrtare'. Nga këtu duhet filluar. Deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duhen dhe dy vjet e gjysëm dhe është tamam koha prej tyre për një nismë të tillë ligjore. T'a lënë mënjanë luftën politike, në formë gjoja kundër Ramës, por në përmbajtje në luftë brenda llojit, dhe të kërkojnë abrogimin e ndryshimeve kushtetuese Berisha-Rama, prill 2008. Kjo të jetë vija e demarkacionit apo vija e kuqe, midis tyre dhe Ramës, midis tyre dhe Berishës, pra, brenda dhe jashtë, llojit. Përveç depozitimit të kësaj nisme legjislative në Kuvend, të afishojnë çdo bojkot, përkundër veprimtarisë ligjvënëse të maxhorancës, sidomos në ato raste kur do të kërkohet vota e tyre. Çdo diskutim apo fjalë në podiumin e seancave plenare prej tyre, të jetë në funksion të atij qëllimi. Le ta konsiderojnë këtë si sfidën e tyre, e cila përveç të mirës publike që është vlera e votës, do ketë dhe për ta goxha impakt në aspektin politik, si nga elektorati ashtu dhe shoqëria civile, bile do thoshja dhe nga faktori ndërkombëtar, posaçërisht ai amerikan. Për të mos e zgjatur, se nuk zbulova Amerikën, dua të potencoj faktin se është tani koha për këtë nismë, e pandodhur apo e pakërkuar më parë nga asnjë forcë politike, thjesht se nuk e kanë dashur ndryshimin e status quo-së. Cilët ta bënin, Rama, Basha (Berisha) apo Meta?!?! Paradoksale vetëm ta mendosh! Ndaj Alibeja, Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj etj., nga ai grup parlametrar, që pretendojnë se janë ndryshe, se janë njëlloj kundra të treve (Ramë-Berishë-Metë), dhe ku besoj se i kanë 28 vota, aq sa duhen për një nismë të tillë kushtetuese. Se bëni dot sot, do humbni të vetmin rast që mund t'u faktorizojë si faktor i rëndësishëm dhe serioz politik. Në të kundërt, do vërtetoni se jeni të helmuar nga berishizmi, dhe se, nëse mendoni pushtetin, të paktën ju nuk keni për ta arritur kurrë atë, Ramën nuk do ta mundni dot duke i kujtuar atij 24/24 orë në ditë se është kryemafioz, hajdut, armik i shqiptarëve dhe marrëzi të tjera të këtij lloji. Atë nëse doni ta mundni në 2025, kërkoni të bëhen këto ndryshime dhe do vilni kështu votat e asaj të ashtuquajtur elektorat gri, që padyshim e do ndryshimin, por që nuk gjen alternativë te establishmentit politik aktual, alias "Vrima e Zezë", që autori i shkrimit me të drejtë e përdor si metaforë. Keni rast t''ua jepni elektoratit shqiptar këtë mundësi, që të zgjedhin ata cilët duan t'i përfaqësojnë në Kuvend, dhe jo ata të listave të kryetarëve të partive.
Demi kapet prej brirësh ,por te na u kap prej bishtit i cili u këput dhe Demi u tërbua ,bëri kërdinë ,Sepse në shqipri sundoi MAFJA :Frikë, mashtrim, çoroditje, ky ishte vizioni i Partisë demokratike dhe vizioni ynë i 1996,97,98 që mbolli Sali katrani ,sabotim e frikë në hierarkinë e DREJTËSISË dhe renje në koma të ushtrisë kohës , DORZIM i ushtrisë shqiptare te disa halabek (më të fortën në histori tonë ushtarake !),të udhëhequra nga spiunazhi huaj i Ramiz Alisë , kjo situatë mashtrimi i nongratave ,vazhdon edhe në v.2022-23,asnjë ndjeklje penale nga SPAK ,për kryengritjen ,shkatrrimin e vjedhjen me rrënjë e degë të ushtrisë shqiptare SI-TRADHTIA MË E MADHE E SHEKULLIT !?… “Ushtria është, në mënyrë ekselente, vendi ku themi të vërtetën sepse i kushtojmë jetën ” !…,Thuhet në peticionin e ushtarakve Francez drejtuar Makronë.Dhe kjo është më se e vërtet,si drita diellit edhe për dramën tonë të 1997 ,kur Saliu ndau shqiprinë në dy gjysma ! Nga ana tjetër qeverisja e Sali Berishës në v. 1997 e hodhi popullin shqiptar në luftë civile vllavrasësje makbre ushtria frikacake me gjeneralët e saj ,u mashtrua mbi 5000 shqiptar u vranë u sakatun ! u hapën depot ushtarake ,u rrëmbyen armët e municinet nga popullata u përdorën për gjakderdhje ,u liruan kriminelët ,banditë trafikantë nga burgjet situata doli jashtë kontrollit kur veriu sulmoi jugun me avion e tanke , DHE ASNJË USHTARAK I LARTË apo i mesëm NUK E NGRITI ZËRIN KUNDËR apokalipsit dhe KLASËS POLITIKE QË U INSTALU NË SHQIPËRI ,KLASË NGA MË TË SHËMTUARAT E HISTORISË SONË !. Gjithçka u trafiku ,u dogjë e u rrafshu.Mjer vatani ,mjerë mileti me këta lider perverës që tani jan organizu në banda kriminelësh jan bë sheik ,kur Saliut ju bë një pyetje këto ditë të v.ri 2023 nga një gazetar i TV-Klanit ,sa është pasuria e juaj ?….Ai gënjeu si qen ,tha kam 100 mijë Euro !…..Këtu Spaku duhet filloi arrestimet ,ose të na zhduket.Por përse shqiptarët u mashtruan dhe vazhdojnë të mashtrohen përsëri ?……..SEPSE : Megjithse ushtria besnike e RSH-së kishte bërë dhe betimin për të dhënë edhe jetën për atdhe, sepse ishte struktura më e ndërgjegjshme në kohën e Enver Hoxhës ajo heshti u dorzua me turp !…..,por më e keqja edhe ajo doli tradhtare ose frikacake ju nënështru një civili i emruar gjeneral -Gazidede e gangësterve të Sali Berishës dhe Fatos Nanos !..Që këtu fillon gjakosja e plumbat mbi shqiptarët !…TRAGJEDIA !……QË VAZHDON DHE SOT NË V,2022-23 ?…!KU JE SPAK,KU JE SPAK ,APO JE ASPAK PO NA MASHTRUONI PËRSËRI ,SEPSE : Ushtria i la dorë të lirë civilve armiq të shkatrronin ushtrin dhe ti vinin zjarrin vendit ,sepse ushtria heshti !..
Edhe ushtaraket me 15 vite sherbim marin mbi 400 mij leke te vjetra pension e pse nuk i dolen per zot ushtris po lan ne dore te bandave kriminale te saliut, ndersa nje specialist ne industrin mekanike me 20 vite pune mere 100 mij leke te vjetra. Kjo eshte shqiperia rumpall.
Jane bere rreth, nuk çahen, po u rriten dhe pinjollet, jo 33 por 133 vjet mbi kurriz... ndaj drejtesia po e po por dhe votuesi mund ti lere pa imunitet parlamentar se mbas atij fshihen... po me kete ligj zgjedhor qepur me porosi te njejtat surreter cdo here zene vend ne parlament