
Fill pasi publikova dje një sondazh që tregonte se votat e përkrahësit e PD-së ishin të ndarë në dy pjesë (shumica me fraksionin e Berishës dhe pakica me fraksionin e Alibeajt), rastisi të bëhej një drekë afër Mukjes së famshme, ku ishin mbledhur deputetë të të dyja fraksioneve.
Ajo drekë ishte një sinjal që tregonte se ka gjasa që deputetët e fraksioneve mund të bashkohen para zgjedhjeve të rëndësishme të 14 majit. Por a mund të ketë edhe një bashkim arithmetik të segmenteve elektorale përkatëse?
Tamam kur Basha e pezulloi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së vjet në shtator, më rastisi të zhvilloj një sondazh kombëtar, ku më rezultoi se elektorati i PD-së rezultoi i ndarë në dy pjesë të barabarta - gjysma me Bashën e gjysma me Berishën. ndërsa në sondazhin e djeshëm, fraksioni i Alibeajt kishte një përkrahje sa cereku i atij të Berishës.
Në qoftës e do të bënim një mbledhje mekanike të numrave të dy fraksioneve plus numrave të PL etj, do të kishim një situatë konkuruese mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar. Por 2 plus 2 nuk bejne 4 elektoralisht...
Ata të djathtë që zgjidhnin Bashën vjet në shtator apo zgjedhin Alibeajn sot nuk janë përkrhës personalë të tyre - ata janë anti-berishistë. Dhe kjo vërtetohet nga fakti se në 3 sondazhe që kam zhvilluar për garën Këllici-Veliaj, ky i fundit më ka rezultuar me 54-55 përqind të votave e Këllici me 45-46 përqind.
Ndërsa kur kam futur një kandidat të tretë hipotetik të fraksionit Alibeaj ka rënie në përqindje edhe të Veliajt edhe të Këllicit. Gjë që tregon se një pjesë e të djathtëve antiberishë mund të votojnë për një kandidat antiberishë, por nuk votojnë fare në qofttë se janë në garë vetëm dy kandidatë - një i Ramës e një i Berishës....
Po mire ja e zgjidhe ekuacionin ti zaloshnje. Tani qe ti je me Ramen kete e di kushdo. Edhe qe sondazhet e tua mbajne ere kete e di kushdo. Qe qenke shqetesuar direkt nga dreka e grupit te PD sa pasi nxorre nje artikull dje nxitove sot te tregosh qe bashkimi i fraksioneve te Pd se e dobesoka pd ne, kete se prisnim prej teje se prisnim qe saso i majte te jesh ke nje lloj dinjiteti njerezor dhe intelektual. Po ti tregove qe paske rene keq profesionalisht. Demi me i madh qe beri Rama ky eshte. Qe edhe gjysem intelektualet si puna jote i kthehu ne militante me pagese.. Mos ja qaj hallin Pd se.as berishes.
Z.Zaloshnja:Edhe vete nuk e kupton se çfar po shkruan me keto sondazhe,jo me ta kuptojne te tjeret.Shkruaj me qarte,aftesite i ke.Gezuar vitin e Ri 2023.