
Nga Kristo Mërtiri
Vargëzimi humoresk gjer në grotesk, i mprehur mirë, transparent në shkallën sipërore e fshikullues mjeshtër me “qesh e ngjesh”, por edhe opozitar i vërtetë me kohën e pakohë si ai e jo tjetër, Kico Spiri i famshëm i “urdhëron” njerëzit krejt natyrshëm të gajasen pa u mekur me gurgullima të pastra e larg hipokrizisë. Dje dhe sot e kësaj dite kështu. Një fat i rrallë : mjaft prej vargjeve të tij përcillen gojarisht e këndshëm nga brezi në brez. Sidomos kur bie fjala e ndizen ligjërimet për Dashurinë dhe Polit(h)ikën. Humorin e tij brilant popullor e të mencur, e duan dhe e respektojnë që nga njerëzit shkollëpakë e gjer te ata me spaleta akademike, pushtetare e partiake. “Lipsur kapitali, lanet qoftë dollari,/ Të më rrojë kau/ Ai më përkrahu !...”.
Si një zagorit që jeton në fshat, që ha mirë e rron mirë, pi verë e raki dhe bëhet qejfli, nuk na rrëfen thjesht autodedikime të thata. Përkundrazi. Ato përmbajnë mesazhe të shumta jetësore e aspak të shtirura, thënur ndryshe nga të gjithë në sheshmejdanin e krijimtarisë humoristike. Sinqeriteti i tij pa asnjë maskë e laraskë duket që në leximin a dëgjimin e parë. Sinqeritet që “carmatos” shpesh të mirin e të ligun: “…Por një hall i madh më gris:/ Komiteti i Partisë,/ Bilbilin e Zagorisë,/ Nuk e lë të pijë sisë/ Nga nusja e Poezisë !”. Se telashet s’kishin të sosur në Zagori, Gjirokastër e në metropol. Shpëtimtari i tij i vetëm dhe besnik ishte humori, udhërrëfyes i përditshëm e aspak qibar, që mbante gjallë dhe të tjerë afër e larg vjershëtorit nopran…
Por K.Th.Spiri, Këthja i paharruar i nahijes sime hijerëndë, nuk ulëriti asnjëherë me thes në kokë !
Ditët e fundit, një miku im i vjetër zagorit e që jeton në Gjirokastër, më tregoi një letër të panjohur e të egër zyrtare, firmosur e vulosur nga drejtuesit lokalë të pushtetit në krahinë. Kishte vajtur gjer në majat e “Olimpit” në Gjirokastër e Tiranë, duke kërkuar në formë ultimatumi dhe prerë marrjen e masave shpartalluese e asgjësuese ndaj Kico Spirit rebel e “të pandreqshëm” dhe bejteve të tij “armiqësore” që pengonin përparimin e kooperativës malore, por donin të shuanin edhe vigjilencën e luftës së klasave apo më keq, prishjen e mërrëdhënieve me shtetin fqinj ! Duke dëgjuar këto denoncimet e plevitosura e ligërshane në emër të mbrojtjes së Republikës, kujtova menjëherë 22 vargjet e vjershës “Vërejtje në biografi”. Strofën e parë e ka lënë me 2 vargje që nuk hiqen kollaj nga memoria:”K.Th.Spiri i Zagorisë,/ Se c’të bëri pyckë e dhisë !”( sa për fjalën e parafundit, ai na ka sqaruar me kohë ne namusqarët:”-Gjirokastër, or zotni,/ A s’i thonë “y”-së “i”?!). Dhe rrëfen se si kish marrë një ditë 4 dhitë për ti kullotur nga kufiri. Mirëpo, ato hynë pa dashje në tokën greke me bar më të mirë. Më vonë pollën 4 keca. “Vigjilentët” mblodhën urgjent Këshillin e fshatit dhe e gjykuan me sy “klasor” problemin. Në darkë vonë, Këthja shpërthen mbi letra:”-Dhitë e tua janë tradhtare,/ Janë kurva,ja se c’farë!/ S’u pëlqyen cjeptë e vendit,/ Po deshën cjep palikarë !/ Na ke nxirë të dyja faqet,/ Nderin e kombit e preke !/ Duhej cjeptë shqipëtarë/ Që t’ua hipnin dhive greke !...”. Shyqyr, poeti e kish hedhur paq me “Një vërejtje në biografi!”. Po ku i kycej goja e lapsi Këthes ! Majë e fund ai mbeti i palëkundur kundër injorancës e hipikrizisë, kundër jargavitjes e lëpirjeve që donin të fshihnin realitetin e hidhur, kundër mballomave me “silicon” e spërkatjeve vetëm me ujë trëndafilli. Vecse herë-herë e në dilemë “të vete mendja se kemi përpara një shejtan-budalla”. Madje , ironia e tij e mirënjohur nuk kursen as veten :”K.Th.Spiri, K.Th. Spiri,/ Ishte pak eksiq fakiri”. Dikush e përqas me naivitetin e Shvejkut, por e vërteta për Këthen calon dhe i bën lëmsh të gjithë, aleatë e kundërshtarë…
Dhe hajde të ndash seriozisht, qesënditë nga adhurimi !
Por Këthja ynë nuk i peshonte arrët pa shkundur dhe as shpëtonte nga shiu e të binte në breshër. Ai ulej këmbëkryq në sofrën reale e virtuale:” Andon Zako c’të të themi,/ Fatin tonë s’e ka as qeni !”…Dhe për të kapërcyer carqet e zeza të Polit(h)ikës, dinte ku shtrihej a vërvitej, drejt e në motivet erotike. Po edhe këto mund të bënin zarare jo të vogla, sepse shpesh pagëzoheshin si “nëpërkëmbje” e figurës së kuadrit të partisë në krahinë a në rreth. Dhe qimja bëhej tra ! Tërheqja dhe shakullepsja e tij në këto lëndina bukurishumta si pllajat dehëse të malit të bekuar Cajup, ia shtonin frymëzimin dhe përgjërimin. Vetë humori popullor e mbyste banalitetin dhe shtonte lexuesit simpatizantë. “Komunistin më të mirë,/ Na e zunë duke qyrë…”.Për të qenë të sinqertë deri në fund, unë këto vargje që ndezin vetiu të qeshurën i kam dëgjuar për herë të parë në Odrican të Përmetit. Një vjershëtor me emrin Gjergji, që mjaft vargje i hidhte në thasë cimentoje dhe thumbonte cdo të paudhë e dallaveraxhi. Një ishsekretar partie në fshat e kishte demaskur Gjergjin e gjorë para popullit. Po ky hipokrit me 100 faqe, pas ca kohësh e bëri baltë dhe…u përjashtua nga partia. Qeshnin e talleshin edhe udhët e kalldrëmta të sokakut në atë fshat me tipare qyteti e progresi. Por qeshën dhe përqeshën më tepër kur dëgjonin ato vargjet e mësipërme dhe të tjera që unë i mbaj mend mirë. Vallë, kush i krreu i pari ? Në këtë rast besoj se është Gjergji, sepse lidhet drejtpërdrejt me “hallin” që i ra mbi kokë padrejtësisht e poshtërsisht. Apo vjen një ditë e “Zoti” merr hak?! Përcaktimi “Komunistin më të mirë” i thotë të gjitha me ironi e sarkazëm të papërballueshme. Ndërsa përballë Dhëmbelit e poshtë kokës së zbardhur të Cajupit, ligjëronte “poeti i dytë i Zagorisë”, K.Th. Spiri, me një “sindromë marrëzie” të papërsëritshme: Hidrocentral, sa ma kënda,/ Sikur shoh Leninin brenda ! Kishte të drejtë miku i tij, kur pyeste publikisht: Më thoni, ku fillon adhurimi dhe ku mbaron qesëndia ?!...Dhe fët e fët kalon te motivet erotike. Vajzat e fshatit ulnin kokën, vinin buzën në gas dhe kukurisnin si thëllëza të trembura:”Mos më merr për ndonjë horr,/ Se të flas me metaforë…”. Ose më tej:” Dy cica si luleshtrydhe,/ Harram, Kico, po s’i shtrydhe !”.
Të mbyturve e të përmbyturve në pasuri e luks, u ka pjellur kau e mushka në të ashtuquajturën Demokraci Shqiptare. Dhe vargjet e poetëve popullorë u duken “jashtë kohe”, rrudhin buzët e lëpijnë gotat e lugët nëpër diskot e Bllokut a në vilat që pëlcasin nga bollëku e horrllëku me lekët e taksapaguesve. Por K.Th. Spiri nuk hante kumbulla të tharta që t’u mpiheshin dhëmbët drejtuesve të dhjamosur, të paaftë, delenxhinj e me shpirtligësi të pashoqe. Kicos iu qepën me bukë në trastë edhe pas daljes në pension ! Kur më lexuan Letrën Ultimative(secrete) të firmosur e vulosur nga dy drejtuesit kryesorë të lokalitetit të Zagorisë(drejtuar organeve të Punëve të Brendshme) në 3 gusht 1967, të qeshurat e mia ngrinë e i mbuloi akullira e trishtimit. Sapo kisha nisur vitin e parë të shkollës së dashur pedagogjike “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Por disa bëma të tij poetike i kisha dëgjuar te Gryka e Peshtan-Mezhgoranit, ne vendlindjen time. C’nuk denoncohej në atë Letër këllirë, që nga babai emigrant ekonomik në Amerikë; 30 dollarët që i vinin gati cdo muaj me postë; vargjet politike të rrezikshme për pushtetin popullor; tallja me luftën e “shenjtë” të klasave dhe me kuadrot, si “ngatërrestar” e “grindavec”; thotë se vuan nga nervat, por është normal etj. Dhe propozonin e kërkonin masa konkrete ndëshkimi. Masa e parë, t’i hiqeshin fëmijët nga “punët në shtet” në Gjirokastër e Tiranë ! Masa e dytë: T’i hiqet menjëherë pensioni sepse e ka marrë me “hatëre” nga miq e shokë oportunistë e zbutës të luftës së klasave ! Masa e tretë: Kur ka punuar pak kohë si fatorino autobuzi, ka përfituar një autorizim për të qarkulluar falas me mjetet automobilistike, firmosur nga ministri, Milo Qirko. Duhet t’i hiqet menjëherë ! Masa e fundit zezonë: Sa më shpejt “të izolohet në ndonjë kamp përqëndrimi në Lushnje a gjetkë”!...Këthja mbylli sytë e iku në atë botë, por atë palo Letër nuk e pa dot. Nuk mund të pyesim as Rrapo Dervishin që prehet në Sharrë, se si e përse nuk i miratoi kërkesat ultimative nga Topova e Zagorisë…Fundin e tij tepër të dhimbshëm e mësova ditët e fundit : E paskan shtruar si me zor, mashtrim a detyrim në spitalin e njohur të Elbasanit ! Atje, shumë shpejt u katandis një dorë, kockë e lëkurë…vetëm e vetëm për të shpëtuar të gjallët në pushtetin lokal dhe disa firaunë në fisin e tij me biografi “të mirë”. Për të ruajtur prapanicën e tyre, kishin përhapur herët “diagnozën” e ndyrë se gjoja Këthes së mencur e cartalloz “ia mori era catinë”(?!). Era e Grykës së Shkumbinit dëshmon shumë për tjetërsimin e tij cnjerëzor…Këto fakte tronditëse e ulëritëse vraponin në tatëpjetën e vetë sistemit. Doli nga spitali dhe për pak ditë…iku në heshtje. Shpirti iu shua në Zagorien që e deshi aq shumë…
Mirëpo, sic thotë një prozator i vecantë, Kico Spiri është si një pemë e madhe arre që nuk do as krasitje, as ujitje, as spërkatje…Asnjë shpend nuk bën fole; asnjë kandër nuk mërzen te ajo; asnjë arrë e vogël nuk mbin nën arrën e madhe dhe kur do të shtohet e dërgon farën e saj larg me anën e shpendëve, bashkë me aromën e mrekullueshme. Ai ishte dhe mbeti original. Kokëtulët dhe kungujt mbase nuk do i mungojnë kësaj bote të krokolepsur. Ndërsa vargjet gazavaj të Këthes do të rrojnë gjatë, gojë më gojë e nga brezi në brez. “Do t’ia marr me zë prej xhani,/ Ma mbani, o miq, ma mbani,/ U plak Kico Spir Khajami…/ Po s’dorëzohet Kico Spiri:/ Kokrrat hajt, shëndosh kalliri ! Dy vargjet nga vjersha me titull “Në vendin tim”, dy klithma nuk lenë hapësirë për komente: Na ka dalë një këngë e thekur:/ Këtu miza bluan hekur…
Lexoni, mendoni e gjykoni vetë: Kujt ia kish marrë vërtet era catinë, Këthes apo Polit(h)ikës pa moral ?!...
Shkrim shume i bukur.....Faleminderit
Ngjarje reale : Shkon K.Th.Spiri, në ministrinë e jashtëme,ku ishte Kiço Ngjela, shoku e miku i tijë minister. Nuk e lanë të takohej servilat poshtë. K.Th.Spiri, nxehet, dhe shkon poshte penxheres sl Kiço Ngjelës dhe fillon e recitonme të ulëritura : KIÇO TI, E KIÇO UNË, ZBRIT POSHTË, SE KAM ME TY PUNË, SE KËSHTU THOTË K.TH.SPIRI, NGA POETËT, MË I MIRI……. Këtë e degjoi Kiço Ngjela, dhe doli poshte dhe e takoi dhe e respektoi,mbasi ishin shokë femijerie nga i njejti fshat.
L. Xh., t'a kanë thënë gabim këtë ngjarje por ashtu si thua edhe ti është reale. K.Th. Spiri shkoi në ministri për t'i kerkuar Kiço Ngjelës të ndërhynte që t'i akordonin bursë djalit të tij për të ndjekur studimet në universitet. Dezhurni i ministrisë e lajmëroi Kiçon, ministrin, por ai nuk i doli për një kohë të gjatë. Ndërkohë K.Th.Spiri i lodhur dhe i fyer nga pritja i shkroi një vjershë dhe përpara se të ikte ia dha dezhurnit t'ia jepte ministrit me tekstin si më poshtë: Katër dhën dhe dy dhi/ Ka poeti në shtëpi/ Nga një kokë për ç'do njeri/ Kërkon bursë për djalin e tij/ Kiço ti dhe Kiço unë/ Dil tek dera se të kam pak punë/ Dhe pos dole ....... më hëngsh munë.
E vertete Me saktesisht: Kiço ti e Kiço une dil, Kiço se kam pak pune Kiço ti ne ministri Kiço une çoban me dhi... Respekt!
Të lumtë ai shpirt e ajo penë që e kujton Kico Spirin. Vjershat e tij përhapeshin si drita dhe bënin të qeshnin me gjithë shpirt këdo që kishte nevojë për pak gëzim në ato kohë të errësirës totale. Janë të shumtë vargjet e Kiço Spirit, unë po kujtoj këto katër nga koha e fëmijërisë: " Bije bora floqe-floqe/ bije bora përmbi vidh/ ulërin pidhi për loqe/ulërin loqja për pidh."
Teksti sipas origjinalit: Binte bora flloqe-flloqe/ Lis më Lis e Vidh Vidh më Vidh/ Ulërinte pidhi për loqe/ Ulerinte loqja per pidh.
Kristin do na thuash kush e vrau Kleanthin,se bejtexhinj si ky loqja ka pasur ne cdo fshat.Zaten keta jane pasuria e kombit me IQ sa temperatura e dhomes (ne celcius)
Shkrim brilant per nje figure teper popullore per kohen. Shķruar me shume dashuri nga pena e mjeshtrit te gazetarise Kristo Mertiri. Jete te gjate miku yne pene mprehte.
Rrofsh o Kristo se na kenaqe me shkrimet e tua te thjeshta,por shume komunikuese. Paske qene pene e forte,jo gazetar i rendomte !
Na rrosh karucin ti mertiri, kethiri, ksiri e gjithe jevgjit e gjirokastres.
Ca te te them une ty kur ia ke thene vetes te gjitha. Ketu lejohet te komentojne vetem ata qe e kane pallen te madhe jo ata qe kane karuc. Sa te lumtur do kene qene komshinjt e tu dhe gruaja jote me ta.
Trajtimi ne kete shkrim i natyres dhe karakterit poetik te KTHS ,eshte i sakte. i tille ka qene... Por mjerisht shumica e citimeve qe jep Kristoja , nuk jane te Kico Spirit..I kane bere bejtexhinj,.qejflij te banalitetit, ,ose edhe dashamires te krijimtarise se vertete te Kicos, por duke dashur ta imitojne, jane larg, shume larg origjinalitetit te KTHS.Ca me keq ata qe ne menyre abuzive , nen emrin e nderuar e elanin popullor te KTHS, i atribuojne atij, vargje e tema qe poeti zagorit jo vetem s'u afrohej,por i neveriste.. Gjithe ato idiotesi me y e me i, (gjinokastrite..!), shumica e citimeve politizuese etj, jane sajesa banale , qesharake ose edhe qellim liga, balte e pa merituar mbi nje mjeshter brilant si Kico Spiri.. Keqardhje per Kristo Mertirin, qe ne kete rast, nga dashuria per poetin, ka rene pre e vargezuesve ordinere...
Thonin se në kuadrin e elektrifikimit të vendit Kiço Ngjela kishte ndërhyrë apo të themi sajuar në Zagori, fshatin e lindjes së tij, një mini turbinë për të elektrifikuar zonën. Gjatë dimrit prodhohej energji ndërsa në periudhën e verës përroi thahej për mungesë uji dhe energjia crregullohej. Mbas një thatësire të gjatë një ditë të nxehtë Gushti rreth orës 2 mbas dite K.Th.Spiri veshur me kostum dhe kapele republike çfaqet në derën e oborrit të vilës së K. Ngjelës dhe i bie ziles. E shoqja e K. Ngjelës del tek shkallet e vilës dhe po shihte K.Th.Spirin me habi ndërkohë që ai ia pret: "Aty është Kicua?" E pa sigurt se me c'personalitet kishte të bënte i përgjigjet: "Jo por shpejt do të vijë, po urdhëroni brënda!" Pa mbaruar mire K.Th.Spiri i tha: "Jo nuk vijë por kur të vijë Kiçua të dali andej nga fshati dhe ti bëj shurrën hidrocentralit që të rrotullohet turbina që të na vinë dritat."
Kico Ngjela nuk ka qene minister i jashtem por mbase minister i tregetise se jashteme
Pak më shume te dhena: 1.Mbi 90% e shkrimeve te Kico Spirit kane humbur 2. Librat e tij, zakonisht nuk “ mernin” leje per tu publikuar 3. Ne Zagorie, pothuajse jane si Kico Spiri, pra pak te marre e pak batutaxhinj( dhe domosdo 90% si ata te qe pershkruan Z. Mertiri per letren “ sekrete”) 4.Zilia dhe djallezia e njezve per kedo qe eshte i vertete, i lire, me i mencur se “ ata”, ben qe njerez te tille te mos-respektohen. 5. Kethja drejtuar Kico Ngjeles kur ishte minister ne godinen perkatese pasi nuk e lejonin ta takonte( duke bertitur sa kishte ne koke): Kico ti e Kico unë, dil Kico se te kam pak pune. (po ne te njeten godine pasi nuk i kishin mbaruar punë sic duhej, por kesaj here Kico Ngjela ishte arrestuar dhe Këthja nuk e njifte ministrin e ri dhe i duhej te “ rregullonte muhabetin”) Këthja: Kico ti e Kico unë, tani Kico te me hash munë. Pas kesaj, Këthja u prit nga ministri i ri dhe “ mbaroj pune”
Te lumte Kristo! Gjithmone ne shkrimet Tuaja,kronikat,etj,..eshte ndjere shpirti popullit.. dhe per njerezit e thjeshte, ...te vertete.
Eh zagorioti K.Th Spiri, me i madh dhe se Shekspiri! Si poet kish vleren e zeros, por ja shkepi motren Meros!
O "David", o bythè vidhi,/ Merr pèr dore dhe "Agimin",/ Zgjidh poturet me ushkurè,/ Shkoni barkas ndènè Urè.../ Atje poshtè te Ura e Lanès,/ Hani mut e shkundni pallèn !/ Me prapanica tè çara,/ Kiço Spir u bèn hajgara...
nje vjershe origjinale ka qene, o moj ti me syte e zes qe shkon kaq serbes ma ka pidhin si thes.....
K.TH. Spiri ç’u përpoqe / U plake dhe dorë s’hoqe / Të mbeti dora në koqe / Dorën koqeve s’e heq / Që të prishet syri i keq!…
Respekte për penën e hollë të gazetarit. Mirënjohje për respektimin e njerëzve të thjeshtë e të nderuar. Ndjesë për komentuesit që për tu dukur sa më interesantë si kofini pas të vjeli, sjellin faqen e tyre.
E meriton “Këthja “ këtë shkrim nga dora jote, o Kristo -penë arti !
Piu, Leshi, Kocomiu,/ Njè pikpyetje i lèpiu,/ S'ishte Jugu as Veriu,/ Zagar gjirizi i ziu,/ Mbeti brènda, ulèriu,/ I shurrosi xha Saliu...