
Mëkati më i rendë që përcaktojnë librat e shenjta është ai i dhunimit të varrit të dikujt. Mbi të gjitha, sepse pasi njeriu ndërron jetë gjithëçka e tij dhe për ‘të, është nën gjykimin dhe meshirën e Zotit. Akoma më e keqe, e shëmtuar dhe e shtrembër duket një punë e tillë, kur ajo kryhet ndaj Krenarisë së Kombit, ballit të shqiptarisë, eruditit që bashkëthemeloi këtë alfabet që përgjatë afër një shekulli gjyshërit, prindrit, ne dhe fëmijët tanë po e shkruajmë, njerit nga etërit themelues të shtetit shqiptar, rilindasit e bir rilindas, MID-HAT ABDYL FRASHËRIT.
S’ka as një javë që ndodhi ajo vepër e ulët e dhunimit të varrit dhe përmendores e këtij Frashërlliu të madh dhe, që në krye te heres duke e gjykuar në kufijtë e “të pamundurës”, shpejtuam ta mëshironim dhe harronim këtë herezi, si një akt më së shumti “i papërgjegjshëm”, “i ndonjë të sëmuri, të mangët”, që “as di dhe as kupton ç’është Kombi apo Atdheu”… Dhe mundoheshim “ta justifikonim/harronim atë ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes!
Edhe më parë reptilë të tillë antishqiptarë, ishin munduar “të nxinin dritën” e portretit të të madhit FAIK KONICA duke i hedhur bojë të zezë mbi bustin e tij. Por këtë radhë ai gjest duket “i moderuar”, kur krokodilët e asaj nate të errët dhjetori, u sulën me qysqi e me vare mbi bustin dhe varrin e Mid-hat beut, për të përmbysur dhe thyer mermerin e tij, në atë Altar të Shenjtë Kombëtar, qe populli shqiptar ka ngritur për nder të etërve të Tij.
Patjetër që, nëmos qoftë një akt nga ndonjë vullnet i të sëmuri mendor (dhe kjo është ende nën hetimin e autoriteteve), kjo me patjetër që është vepër e armiqve të Shqipërisë, siç na provon qëllimi i ulët dhe kriminal e antishqiptar, i asaj bërje.
E ndërsa mendjevrasja për identifikimin e këtij krimi antikombëtar, bredh nëpër skutat e qarqeve shekullore më të errta antishqiptare, në gazetën “SOT” të ditës së Henë, të 26 Dhjetor 2022, lexuam me shqetësim të math e zemërthyer, se këtë krim e “marrin përsipër” krokodilët e mbetur të gjirizit shqiptar komunist. Pa e lexuar aspak traktin komunist, mjafton ne titull etiketimi i Mid-hat Beut, si “horr” dhe “bashkëpuntor” i gjermanëve nazistë!?
Një rreptil Braho-krokodil, mendon se mund të na sqarojë duke përdorur baltën që ati i tij shpirtëror, sllavokoministi që shiti Kosovën, diktatori i pashpirt që masakroi shqiptarët për 45 vjet, krimineli i paskrupuj që dhunoi të drejtat elementare dhe lirinë e shtetasve të tij,… e pra atë baltë që i duhej diktatorit të justifikonte vllavrasjen për të eleminuar pluralizmin dhe demokracinë. Dhe reptili Braho përdor baltën e baltës, duke mos kursyer çdo gjë të zezë, edhe nga fytyra dhe shpirti i tij katran.
Edhe më herët, por sidomos kohët e fundit, edhe përfaqësues kopetentë të historigrafisë enveriste, kanë pretenduar dhe guxuar të përdorin baltën enveriste për të argumentuar “bashkëpunimin” me gjermanët të Mid-hat Frashërit, por mësë shumti, bazuar nëpër deduksione e sillogjizma të metodollogjisë materialisto-marksiste, pa asnjë fakt apo ngjarje konkrete që të provojnë rreshtimin e partisë së Mid-hat Frashërit dhe Ali Këlcyrës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Nuk ka nevojë për shumë argumenta për ta rrëzuar ”apollogjinë” e ethshme komuniste kundër Rilindasit dhe birit të Rilindasve dhe themeluesit të Shqipërisë të Pavarur. Do të mjaftonin shkurtimisht vetëm disa nga veprat e larta të tij për shqiptarinë dhe kombin, për të kuptuar se ndërsimi i horrave dhe rreptilëve komunistë, bëhet jo vetëm për të çfronësuar nga Altari, Atin e Kombit Mid-hat Frashëri, por sidomos për të ricikluar figurën kokposhtë të diktatorit, të cilin krimet e renditin krah Hitlerit, Pol Potit, Stalinit, dhe egërsirave të atij lloji që kanë njohur xhunglat e botës.
- Mid'hat Abdyl Frashëri është i biri që vazhdoi amanetin e babait të tij për ta bërë Shqipërinë, kur ende në Europë nuk ishte çfaqur fantazma komuniste. Megjithëse adolishent, ai pati dy prindër edukatorë, Naim dhe Sami Frashrin, që e kompletuan atë jo vetëm me “kodin” e nderit dhe patriotizmit të frashërllinjve, por edhe me formimin erudit dhe kulturor, të domosdoshëm për të përballur të gjithë armiqtë e kombit. Dhe të gjithë e dinë sot dhe e vlerësojnë aktivitetin e tij patriotik të nisur në rininë e hershme të 16 vjeçarit.
- Ishte vetëm 27 vjeç, kur të gjithë mendjet e ndritura intelektuale të kombit, e zgjodhën kryetar të Kongresit të Manastirit më 1908, si dhe nënkryetar të komisionit te hartimit të alfabetit (kryetar At Gjergj Fishta, një tjetër shqiptar i madh), ky alfabet që mësojnë fëmijët e shqiptarëve sot, sapo ulen në bangat e shkollës.
- Dihen botërisht (veç atyre që s’kanë sy e veshë, apo janë antishqiptarë) të gjitha përpjekjet dhe veprimet prej koordinatori, që Mid-hat Frashëri realizoi jo vetëm ndër shoqëritë “Bashkimi” të shqiptarëve në Stamboll, Selanik, Sofje, Bukuresht, brenda grupeve patriotike ne Shqipëri, Kosovë dhe Shkup, por edhe në qarqet europiane, sidomos ato të fuqive të mëdha. Dhe kjo punë kolosale e komplementare me dhjetra e dhjetra patriotë të tjerë, u finalizua pas 5 vjetëve me Shpalljen e Shqipërisë, më vete e të mosvarur, më 28 Nentor 1912! Dhe Ati shtetbërës, firmëtari i Aktit të Pavarësisë Mid-hat Frashëri, qëndron plot dinjitet si frashërlli, pikërisht atje ku duhej të ishte dhe s’mund të mungonte! (Për ironi komunistët, duke manipuluar historinë, tentuan ta fshinin Mid-hat Frashrin dhe ta zëvendësonin me baba Çenin dhe, e bënë për 45 vite?!).
- Pikërisht se mbartte vlera të shquara patriotike kombëtare, Mid-hat Frashëri u autorizua me mandat përfaqesimi në Kuvendin Kombëtar të Shpalljes se Pavarësisë, nga shqiptarët që nga Kosova, Shkupi, Elbasani dhe Përmeti, si askush tjetër. Dhe dihet që jo vetëm qëndrimet dhe fjala e tij në atë kuvend, por edhe kontributet që dha në përbërje të Qeverisë së Ismail Qemalit në detyrën e ministrit të jashtëm, ishin dhe mbeten domethënëse dhe vlerëplotë duke ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare ende të rrezikuar dhe, gjithmonë duke shpërblyer besimin e popullit.
- Janë po ashtu të mirëditura edhe kontributet e shquara të kësaj figure të ndritur, edhe në periudhën e luftës së parë botërore, në qeverisjen afatshkurtër të Princ Vied, në vitet 1920-1924 e tentativave të Shqipërisë për t’u orientuar drejt parlamentarizmit dhe demokracisë, e deri von në qeverisjen e mbretit Zog. Ajo qe lehtë shquhet e dallohet është rreshtimi gjithmonë i Mid-hat Frashërit në anën e ndriçuar, të zhvillimit dhe prosperitetit të Shqipërisë, por gjithmonë në përballje të korenteve të brëndshme e të jashtme antishqiptare.
- Edhe në kohën kur murtaja dhe fantazma e komunizmit “të llojit” shqiptar u çfaq, përsëri Mid-hat Frashëri mbajti orientimin e drejtë të tij, për demokraci perëndimore. Ai me krenari e emertoi partinë e tij, “Balli i Kombit” pasi vinte me kontribute historike të pakundërshtueshme. Ai tentoi bashkëpunimin me forcat nacionaliste dhe komuniste që luftonin për çlirim kombëtar. Por, komunistët nën udhëzimet e “shkesit” Tito, e anulluan “Marrëveshjen e Mukjes” dhe u përcaktuan “për dhunën dhe gjakun”.
Po a kishte dhe a kreu ndonjë gabim Mid-hat Frashëri gjatë luftës së dytë botërore në hapësirën shqiptare?
Duke mos analizuar “dekalogun” e Mid-hat Frashërit, mjafton të kujtojmë që formimi i tij pacifist, në shumë qëndrime e bëri që të mos mbështeste veprimet e dhunës së panevojshme të komunistëve. Sot të gjitha idetë dhe qëndrimet që “Balli” sugjeroi ato kohë, janë jo vetëm racionale, por edhe do të shpëtonin kostot e jetëve njerëzore, në të kundërt të qëndrimeve të komunistëve që frymëzonin “gjakderdhjen e fukarasë”.
Por nuk ka asnjë bashkëpunim të Mid-hat Frashërit,
- As në rastin “Dalmazzo-Këlcyra” në Mars 1943 (as sot nuk është publikuar ndonjë dokument i nënshkruar si i tillë, pasi ishte vetëm një përpjekje e Ballit, për të negociuar me italianët mosndëshkimin e popullsisë civile, në rast të goditjes luftarake të armatosur, e cila as u formalizua dhe as u firmos);
- As në ndonjë rast të pretenduar të bashkëpunimit me gjermanët.
E gjithë sajesa e komunistëve, për të bërë fajtor Ballin shpjegohet për rrethanat e përcaktimit të forcave të Rajh-ut si “kalimtare” në territorin shqiptar, si dhe për të justifikuar masakrat që komunistët kryen ndaj popullsisë civile “që s’donin të luftonin pushtuesin”, si në Lushnjë (Mehmet Shehu), Lumë (Shefqet Peçi), Grehot, etj. të cilat ishin vllavrasje ndaj “bashkëpuntorëve që nuk na lenë të luftojmë pushtuesin”, si justifikim. Për të qënë objektiv duhet të pranojmë edhe mosarritjen e komunistëve për ta organizuar formacionin luftarak, përballë anarshisë dhe sektarizmit të “komandantëve” të “shquar” që ekzistonte ne hapësirën territoriale, pasi ishin më tepër të interesuar për ta pervetësuar sesa për ta organizuar luftën çlirimtare.
Kësisoj është jo vetëm e gabuar, por një shërbim i panevojshëm ndaj kauzës së humbur të enverizmit, ta trajtosh si armiqësor antikomunizmin e Mid-hat Frashërit. Mid-hat Frashëri jo vetëm që ishte antikomunist në themel, por edhe i paralajmëroi shqiptarët për pasojat e renda dhe tragjedinë që u kishte rezervuar murtaja komuniste, të cilin e konsideronte njësoj si “sëmundja e qenve të tërbuar”. Po a mund te jetë ai përgjegjës, pse profecia e tij u vërtetua!?
Prandaj me të drejtën e të vërtetës të mijra e mijra viktimave të komunizmit, presim nga këta Braho-krokodilë, Milo-reptilë të na shpjegojnë dhe përgjigjen:
- Si e justifikojnë bashkëpunimin e tyre 40-vjeçar për dhe në shërbim të diktatorit dhe regjimit kriminal anadollak që mbolli tokën shqiptare me eshtrat, gjakun dhe vuajtjet e shqiptarëve?
- A ndjeni sadopak përgjegjësi?
- A do kërkoni falje ndonjëherë?
Kërkoni ndihmën e Zotit bastardë, që t’ju fali për solidaritetin qe tregoni me krimet e atit tuaj shpirtëror, që ta shpëtoni shpirtin vrastar.
Kurrë mos guxoni të përbaltni figurën e ndritur të Atit, themeluesit, patriotit Mid-hat Abdyl Frashëri!
O Vasil Gjika na spjego athere pse u lidh me Greqine,pse u lidh me Gjermanet dhe pse iku bashke me ta ne arrati si bir kurve
Vasili e ke menderosur,nuk ka pas turkoshak,pasardhes i dobiceve te sullton Muratit qe te ket qen patriot apo me keq shtetbers!!!! Gjithe tradhtaret,antishqiptaret,kusaret, agallare e bejlere(sherbyes turqie) kane vec nje identitet: muslimon brother's! Kshq leri karlliqet..... turkish telesehir continue
Ore Sunit ore budalla do te rrjepin po te diktuan se kush je ore gomar ,pavaresisht se je ne Greqi dhe fshihesh pas emrave fallco dhe do te dalin per hundesh e per bithesh edhe parate qe paguhesh per kesi komentesh
Populli, si teresi e njerzve, ka edhe funksionin fiziologjik ate të jashteqitjes, ku ti ben pjesë. Idiot!
Nje hartim qesharak i nje te lajthituri. Ne cdo rresht te tij ndihet vetem vreri dhe urrejtja kundrejt te tjereve. Cenimi i varrit te M. Frasherit eshte nje akt i papranueshem, ashtu sic jane te papranueshme gelbazat e Gjikajve e Co. qe tash 32 vjet perpiqen te na bindin se Balli Kombetar nuk ishte bashkepunetor i pushtuesit, se pushtuesit ishin " kalimtare ", se kryetari i formacionit politik B. Kombetar ishte Ati themelues apo Ati i kombit e te tjera perralla horrash si ky Gjika me shoke. Sa me shume keto mbeturina ballistesh te mohojne te vertetat historike dhe bashkepunimin me pushtuesit aq me poshte bije vleresimi i popullit per ta. Ne kete shkrim - hartim pacavure, mjefton te veme ne dukje vetem nje kontradikte, ne pamje te pare e vogel, por shume domethenese. Ballisti Gjika, nga njera ane thote se Balli ishte per lufte dhe prandaj beri Marreveshjen e Mukjes por e prishen komunistet, dhe nga ana tjeter na thote se Balli besonte ( me te drejte - sipas ketij fare burri ) se nuk duhej luftuar dhe as ushtruar dhune ( vini re: luften kunder pushtuesit e quajne dhune ) dhe se gjermanet ishin kalimtare. Tani, o njeri i pavlere: O njera, o tjetra. Pra, ose duhej luftuar dhe Balli " luftoi " por e penguan ( ha!ha!haaa ) komunistet, ose nuk duhej luftuar dhe Balli beri gabim qe beri Marreveshjen e Mukjes.
Komberesi i Ballit. o Zot ca nuk po lexojme, lloj lloj kri
O Vasil zhapiku, nuk lahet m..i me shurre...
Po cfare kombbersi eshte, permendeni per letrat, anen letrare, por thoni dhe bashkepuntor i fashizmit, dhe lerini komentet e avokatite. Pastaj vendoseni ne piedestal a ku te doni, jo vetem ate, por edhe te tjeret
Komenti im është në mbështetje të komentit të birit të një komunisti të ndershëm, intelektual dhe patriot, bërë në njoftimin për riparimin e varrit të shkatërruar të birit të ndritur të shqiptarizmit, atdhetarit të flaktë, Mit'hat Frashëri. Fjalët tuaja, zotri komentues, kanë vlerë të jashtëzakonshme. Kjo për faktin se vijnë nga biri i një komunisti të ndershëm, intelektual. Antikomunizmi i Mit'hat Frashërit nuk ishte asgjë më shumë se dashuri për atdheun, lirinë dhe demokracinë. Kurrë nuk mund të gjendet një urdhër i dhënë nga Mit'hat Frashëri për vrasje ndaj kundërshtarëve të tij politik. Pranoj të merrej me politikë dhe u vu në krye të një partie Socialdemokrate siç ishte Balli Kombëtar thjesht se ja kërkuan për shkak të përmasave të jashtëzakonshme të personalitetit të tij. Ishte një përkrahës i madh i qytetërimit perëndimor dhe e shihte të mirën e kombit tonë si bashkësi me vlerat e këtij qytetërimi. Është pikërisht ajo që forcat politike të sotme kanë në programet e tyre, bashkimin e fatit tonë me ato të botës perëndimore. Nëse do të kishin triumfuar idetë e tij demokratike dhe përparimtare dhe jo ato komuniste, të mbështetura në botën lindore, ne nuk do ishim këtu ku jemi, por do t'a hidhnim hapin të njëjtë me atë të çdo vëndi europian. Ti prishësh sot varrin atij , nuk do të thotë asgjë më shumë se të marrësh kazmën dhe ti hapësh përsëri varrin mëmëdheut, t'a shohësh atë përsëri nën kthetrat vdekjeprurëse të ideologjisë shkatërrimtare komuniste. Natyrisht, një armatë e tërë e komunistëve as që mund të mendohet se ja kanë dashur dhe ja duan të keqen këtij vëndi, por historia ju dha atyre plot 78 vjet deri sot për të provuar bindjet e tyre. Dhe ne të gjithë e dimë rezultatin, populli iku " nga sytë këmbët nga parajsa komuniste" mbushi vaportët si në kohët biblikë për t'u larguar nga ky truall mbi të cilin duket sikur ka rënë mallkimi i zotit. Edhe sot,komunistët më të ligj dhe bijtë e tyre po sillen me vatanin akoma më poshtërsisht dhe njerëzia thellësisht të dëshpëruar po lënë përsëri vëndin nga bëmat e këtyre që udhëheqin. Atëhere, ç'keni me Mit'hat Frashërin? Ai ka 70 e kusur vjet që ka vdekur, u muar me politikë aktive vetëm disa vjet në kohën e luftës; humbi dhe pa punën e tij në emigracion deri sa vdiq, ju pse i prishni varrin pas 70 e kusur vjetësh? Varrin e Enverit nuk jua ka prishur ndonjë ballist, por komunistët e konvertuar në antikomunist, atëhere ç'keni me ballin dhe Mit'hat Frashërin? Historikisht keni bërë kaq mizori ndaj këtij vëndi gjatë ushtrimit të pushtetit sa nuk ka penë ti shkruaj. Nuk keni më asnjë argument për të pretenduar për sundim në këtë vënd. Ndaj merreni me një periudhë 4-5 vjeçare, si e vetmja e drejtë që mund t'ju shërbejë si patericë për aktivitetin tuaj në ushtrimin shkatërrimtar të pushtetit që muarët me forcën e armëve. Merreni me luftën që ju solli në pushtet, thjesht dhe vetëm për arsyen sepse nuk keni qoftë edhe diçka tjetër për t'u mburrur. Historia juaj është fund e krye mjerim, veç shkatrruar jetën e një brezi të tërë, i cili nuk pa një ditë të bardhë nga fantazitë dhe ëndrrat tuaja aventureske, shkatërrimtare. Përgjigjjuni
Komenti i Zeqos teresisht i drejte dhe njerzor. Mid'hat Frasheri eshte shqiptar i madh, i ditur dhe patriot. Koha i dha atij te drejte. Ai donte atdheun, jo komunizmin, i cili u rrezua pas 50 vitesh dhe u zbatua programi tij politik, pluralizmi. Prishja e varrit te tij tregon dhe njehere makabritetin e ish komunisteve, atyre shpirtzinjve qe sistemi tyre politik perfundoi ne kosh te plehrave. Mallkuar qofshin te gjithe ata qe merren me eshtrat e te vdekurve.
Ndaj 100% qëndrimin tim me atë të @Zeqo Pilafi! Respekte zotëri!
Po Zequa e ka pilafin pa fasule, dhe i ngelet ne fyt..shtyje Zeqo me uje...
Sa i thellë paske qënë në gjykim, ore Shaqo vëllai! Po ku të vajti mendja or i uruar i Perëndisë, në një detaj kaq interesant për problemin që shtrohet për t'u analizuar. Vërtetë, sa të nevojshme janë fasulet dhe sa shkojnë ato të uruara me pilafnë!! Më kujtohet mirë ajo kohë, që, pasi mbaronim format e edukimit, ku i jepnin ujë në shoshë gjithë filozofëve që ka nxjerrë njerëzimi, futeshim në menxën e ndërmarjes dhe i fusnin një pilaf me fasule për shtatë palë qejfe. Sa shkonin të uruarat me njëra tjetrën, çfarë të haje, ja kalonin edhe Tiramisusë.Rrofsh, o Shaqo shpirti, rrofsh që na kujtove ato kohë të arta kur ju thyenim turinjtë jo vetëm ideologjikisht por dhe fizikisht armikut të klasës. Sepse siç na porosiste Partia jonë e lavdishme dhe marksisti legjendar shoku Enver, "Uji fle, hasmi s'fle", ose ajo porosia tjetër " armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet". Pikërisht pse kanë qënë këto mësime kaq të çmuara, mbreslënëse, ndaj dhe sot ju nuk harroni të nxirrni nga muzeu kazmën dhe varrenë për të shkatrruar varret e armiqëve të klasës. Ah, ju duheni q... për mënt, si nuk hiqni dorë nga urrejtja sistematike për kundërshtarët or lumëmëdhenj. Mallkuar qoftë ai që ju futi djallin në shpirt, për të urryer përjetësisht vëllain e një gjaku dhe rrace thjesht dhe vetëm pse mendon ndryshe nga ju.
Shaqo je me të meta më duket apo ngatrove adres? Nuk ësht blog 15 vjeçarësh. Shko se të shpëton shurra më mir.
Zeqo .: Respekt për ju zotri. Nuk Lan më asnji të shkolluar u dyndën si Barbar e nxir njerzit nga shpit e degdisur nëpër fshatra të humbura ku edhe atje nuk u fliste kush me goj se e dënonte këshilli . Vritt e pushkato pa gjygj . shkatruan pronën private , mbollën azgjesim total të intelektualëve . Mjer kush kish dikë në mērgim se perfundonte per agitation propagand. Të hedhësh balt mbi familjen e shquar Frashëri ësht njolla më e zez e komunizmit. Nuk Kam qetsin e duhur tì rreshtoj gjith krimet që bën analfabetët dhe injorantët që zbatonin cfardo lloj urdhri që jepte KOMISARI. harbutëri e pashëmbullt. I Lan kosovarët në duar të sërbit kta Katila komisar . Vrasës gjakftot. Komunistat e ndershëm pak nga pak I azgjesuan me intriga dhe mashtrime. Ose I Lan në Harres. U duheshin vetëm servilat dhe injorantët për të përbaltur kudo që komentonte urdhrat nga lart. Nuk ka det që Lan krimet e Servilave te serbis. Veçse dikush nga mllefi shkonte e ankohej në kshill mblidheshin injorantet dhe e diskretitonin në sy të të gjithve e askush nuk guxonte tu dilte Kundra se e priste I njejti fat me të akuzuarin . O moj Shqipni e mjera Shqipni kush të ka qit me kryhet ne hi...... Komunistat e mugoshajve dhe popviçët . O mortja që sju ha që edhe pas 77 vjetësh keni ngelur injoranter veç nga inati. Merre me mënd si jetoni ? Skeni pikën e ndërgjegjes ju që vazhdoni mbroni shtrembërimet e historis që vetëm përçarje e vlla-vrasje kan sjell . a thu se ishim të Ardhur në kto troje.? I fryni të njëjtës muzik përçarse që mbollën serbët në 41. Harram ajri per 7 breza . Jeni aq të kqinj në shpirt qe jua a ka zili edhe sërbi e greku bashk. Turp për brezat që vijn tju lexojn komentet tuaja ndaj figures së families Frashëri. Pse nuk prishni mermerin e Edroganit që ska lidhje fare me Shqiprin ju që e mbani veten për të Krishter? Kjo gjë ësht aq e ulët sa edhe komentet tuaja dashakeqe e përçarse. Kosova në hall ju hapni plagët e vjetra? Kujt I shërben vlla-vrasja përveçse sërbit- grekut - francës. . Mos komentoni kot ..se do ju bjer damllaja nga inati.
Ne nje pike mund te jene shume komentues dakord.Varri i cilitdo te larguar nga kjo bote,banesa e fundit e njeriut,nuk mund te cenohet,cilido qofte pronari.Ne rastin konkret behet fjale per nje personalitet kontravers qe dha kontribut ne ngritjen e shtetit shqiptar. -Nepunes i ministrise se Brendeshme ne Stamboll,ne vilajetin e Selanikut dhe detyra te tjera ne perandorine Osmane.Si shume bejlere dhe pashallare shqiptare qe e kuptuan se Turqia(baba dovleti) nuk mbronte dot veten e jo me Shqiperine,erdhen dhe punuan e luftuan per ngritjen e Shtetit te shqiptareve qe po coptohej. Behet shkak bashke me Esat Pashen dhe Syrja bej Vloren per rrezimin e qeverise se I Qemalit. -Me pare kishte bere nje tentative me mbretin e Greqise qe Shqiperia t’i bashkohej Greqise.Ka nje leter qe Mithati ia drejton mbretit te Greqise -Merr pjese me E Toptanin ne qeverine e Widit. Merr pjese ne qeverine e Turhan pashe Permetit dhe ishte perfaqeues ne nje nga delegacionet ne Konferencen e Paqes ne Paris. -Ambasador ne Athine dhe me largimin e Zogut shendrrohet ne ideolog i se djathtes shqiptare. -Formon Partine e Ballit Kombetar ku mblidhen tere pinjollet e pashallareve,bejlereve dhe agallareve.Duhet thene qe Shqiptaret per 500 vjet jane sunduar nga 20-25 familje te medha dhe 450-500 familje bejleresh dhe agallaresh. -Beri nje zgjedhje te gabuar gjate pushtimit nazi fashist duke bashkepunuar hapur me Italianet dhe gjermanet.I quajten pushtuesit si miq qe erdhen ne Shqiperi si kalimtare dhe mbrojtes . Tere perpjekjet e tij 43-44 per “bashkepunim” me Frontin Nacional-Çlirimtar kishin si qellim vetem pushtetin,pasi fashistet kishin marre tatepjeten dhe nuk i mbronin dot me ballistet. Largimi i fashisteve linte vajant pushteti i cili dukej hapur se po shkonte ne dore te komunisteve qe kishin bere luften dhe kishin hapur mbeshtetjen e tere popullit shqiptar. -Ne nentor 1944,bashke me tere qeveritaret,tere kreret e Ballit,Legalitetit dhe shume kriminele lufte,me makinat e gjermaneve ia mbathen si bashkepunetore besnik te fashizmit dhe kolabiracioniste reale. Tere tallavaja dhe apologjite ne mbrojtje te ter aradhase se bejlereve dhe agallareve qe shiten interesat kombetare per llogari te pushtuesit nuk mund t’ua heqin kete njolle “ Patrioteve” -Mithat Frasheri mbetet nje figure kontraverse me plot merita ne shtetberjen shqiptare,plot dritehije dhe qendrime jo korrekte ne situata te renda dhe te veshtira qe kaloi Shqiperia 39-44. -Figura e tij nuk mund te perdhoset dhe te diskriminohet,por as te idealizohet kaq lart.Ne shume nga momentet kyçe qe ka kaluar vendi yne,Mithat beu ka gisht per mire ose per keq!
Në atë koh Graqirat ishin pakic. Mbretin e kurorëzuan gjeneralët Arvanitas çam shqiptar ndaj edhe e larguan nga graqia se do fliteshin të dyja gjuhët. Mos u nis nga historia e komunistave se del jasht loje.
Shkrim i rralle per patriotin e madh Mithat Frasheri. Fatkeqesisht fitoj kolera komuniste e kriijuar prej Serbeve Mugosha e Miladin Popovicit.
Pirdh pirdh se lirohesh. Mit'hat tradhëtarin e vlerësojnë vetë ballistët,reksionarët dhe bijtë e tyre dhe asnjë tjetër. Rama bëri gabim trashanik duke lejuar sjelljen e eshtrave të një bashkpuntori të nazi-fashizmit e më keq akoma ta rivlerësojë figurën e tij. Historia dhe shumica e popullit e ka hedhur në koshin e plehrave Mit'hatin dhe sërën e tij. Nuk ja përmënda mbiemrin se nuk dua të ndyj Rilindasit Frasherllinj.
Molla moll prodhon . Je fryr nga historia e trilluar komuniste dhe bie në kundershtim me vetveten .
Ore ky kaqaene shume patriot ne fillim por pastaj e dhjeu se u bashkua me Zerven per te krijuar nje shtet te perbashket greko-shqiptar , kur nderkaq Zerva sa kishte kryer masakren ne te madhe kunder Shqiptareve ne Cameri Ndaj nuk behet historia ne deshira por sipas fakteve Po ashtu vdekja e tij ne nje hotel ne rrugen Lexington Avenue ne Manhattan eshte nje mister Se ka shume mundesi qe ai te jete helmuar Ndaj eshtrave te tij i duhet bere nje analize kinike oer te pare nese ka ndonje mbeturine helmi qe te vertetohet nga se ka vdekur Ky Mithati kishte vajtur ne ate Hotel ne Manhattan per tu takiar me nje agjent te CIA Americane Dhe kur agjenti i vajti ne dhome e gjeti te vdekur Sic duket Mithati mund te jete helmuar. nga ndonje sherbim i huaj sekret me te cilet ai ja bashkepunuar dhe pastaj ju eshte larguar atyre dhe ata per hakmarje e kane eliminuar me helmim
Ti qënke komplet pa edukat. Mënyra jote e të komentuarit lë shum për të dëshiruar. Si ke as 15 vjeç nga idjotesia që tregon për të hamëndur . atë që nuk e di Mos e shpreh se turpëron familjen . Nëse je vërtet paksa serioz për çeshtjen në fjal. Tregon edukatën familjare në nji far mënýe.
Mitat Frasheri, pa asnje diskutim, meriton te vleresohet. Por fjalori rrugaçëror dhe etiketimet që përdoren në kete shkrim, tregojne se ky Vasili eshte me poshte nga niveli i atij qe dhunoi varrin e Mitat Frasherit.
Pergezime Vasil Gjika per definimin e shkelqyer qe i ke bere figures se madherishme te Mid'hat Bej Frasherit.Nuk ka dhe nuk do kete kurre ndonje zvarranik komunist , qe te nxije sadopak figuren e Mid'hat Frasherit.Ate e ka gdhendur historia me germa te arta.
Zvarranike nuk jane komunistet, por ata qe, per turpin e cdo kombi, u terhoqen zvarre pas pushtuesve.
Ndrysho emrin se turpërove gjith kosovarët. E ke kaq llogjik besoj.
Varri i Diktatorit Hoxha eshte dhunuar shume here ne menyre poshteruese dhe ky akt eshte i denueshem. Komunistet jane shqetesuar per kete. Po atehere, perse e bejne ate gje, qe nuk duan qe te tjeret t'iua bejne?!
Nje m#t mMithati a nje m#t Vasil qe perpiqet t'i dali ne mbrojtje. Ne radhe te pare s'eshte e pranueshme te dhunosh varret e kujtdo qoft. Fakti qe ka luajtur nje rrol te rendsishem ne shpalljen e pamvarsise dhe qe ishte nip i Rilindesave te famshem Frasheri s'do te thot qe duhet nderuar per tradhtine qe beri ndaj Kombit duke ju bashkuar okupatorve dhe duke derdhur gjak Shqiptari. Pra eshte si puna e lopes qe e mbushi koven me qumesht e pastaj i ra me kemb. Prandaj eshte e kote te perpiqesh te pastrosh figuren e ketij Krye-Ballisti or Vasillaq.
Baca Bajram, Mit'hat Frashëri dhe ballistët bashkëpunuan me fashistët, saktë.Saktë është se edhe Enveri dhe komunistët bashkëpunuan me komunistët sllavë.Ti Baca Bajram a e di se edhe në mbretërinë jugosllave kishte levizje çetnike që bashkëpunonin me fashistët gjerman që bënin krime të rënda ndaj shqiptarëve ! Për dallim nga Enveri , i Tito pranoi në rradhët e partizaneve pasi kishn ra pishman dhe pasi zëvendësuan "kokardën" me yllin e kuq,vazhduan masakrën nda popullsisë shqiptare. Bac luftoi Enveri i Fadil Hoxha por e lanë Kosovën dhe trojet shqiptare sllavëve!
O tetovar 2 . Nuk besoj se ka ardh historia deri në Tetov e 45. Òse sje fare nga tetova ďhe ke dëshir të shprehesh. Gjej nai emer të pershtatshëm me vetveten se ofendon krejt Tetovën .
Kombbërësi. Lexojeni librin "Gjeniu i kombit" të Uran Butka-s.
Të lumtë!
S'kishin pse ja thyenin pllakat e varrit. Thjesht të kishin dhjerë sipër varrit të bashkpuntorit të fashizmit.
Po qenke veshgjate more beu yne .
Nuk e njoh e nuk di gjë fare për këtë V.Gj. që ka shkruar këtë artikull. Me sinqeritetin dhe zemërimin më të madh i bashkohem gjithçka ai thotë për aktin vandal ndaj varrit të Mit’hat Frashërit. Dhe për kontributin e tij për kulturën dhe gjuhën shqipe etj. Por ky Gjika që di gjithçka për veprimtarinë e tij, kur vjen puna te analiza e qëndrimit të MF në vitet e L2B, e ka orën akoma në kohëra të vdekura. Ai dënon gjithë sakrificat e shqiptarëve në atë luftë duke i quajtur të panevojshme, madje të dëmshme. Ai kurrë nuk ka dëgjuar për rolin e zagarit që BK luajti për t’i treguar gjahtarit( nazifashistëve) ku ishin luftëtarët e lirisë. Si nuk e kupton ky dijetar që MF nnuk mbrohet në këtë mënyrë?! Në rregull, le t’i njohim e vlerësojmë kontributin real për çështjen kombëtare, për të cilin qeveria shqiptare e vlerësoi, por për të tjerat nëse nuk e mbron dot të paktën mos i përmend z. Gjika. E sa për vandalët, ligji duhet të bjerë me ashpërsinë më të madhe.
Frika ruan vreshtin. Mir atëher që I kishin frik komunistat? Po sot nga kush kini frik?
Me banalitetin e shkrimit tënd e vetmja gjë që ka ngelur për ty është ajo që nuk mund të bënte nazizmi, shfarosjen e të gjithë atyre që kishin kurajon të përballeshin me okupatorët e vendit, "anti shqiptarët", "farën e kuqe" e lloj lloj epitetesh të tjera!!! Tipik sharlatan dhe pa nivel!
PO CFARE KOMBEBERESI ESHTE NJE TRADHTAR QE BASHKPUNOI ME PUSHTUESIT. TURP PER JU QE SHKRUANI KESHTU MASKARALLEQESH. e PSE SEPSE NA QENKA I BIRI I aBDYL fRASHERIT DHE DUHET NDERUAR/ ORE JU JENI CA TURCELINJ TE PA PERGJEGJSHEM. aI ESHTE TRADHTAR DHE SHTETET EUROPIANE I DENUAN TE GJITHE BASHKUPUNTORET ME NAZISTET PAVARESISHT SE CFARE ISHIN, KURSE JU VAZHDOI TE NXIRRNI KUFOMAT HISTORIKE NGA VARRI. PRANDAJ SHQIPERIA NUK ECEN SE KA NJEREZ QE NUK E DUAN SHQIPERINE E TE ARDHMES POR RRINE ME KALBASIRAT. TURP.
Me paskan prishur halene derdimenet ! Ne varrin e tradhetareve shurimi eshte akt patriotik *****.
Një artikull i shkruar nga një antienverist i flaktë. Pra jo i drejtpeshuar, por i njëanshëm. DIsa vërejtje: Enveri nuk e shiti Kosovën. Se Kosova asnjë ditê nuk ka qënë pjesë e Shqipërisë. E dyta: Për bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me pushtuesin kanë folur dhe shkruar edhe misionarët britanikë që gjendeshin në atë kohê në Shqipëri. Po ashtu pati edhe "intelektualë dhe patriotë" të shquar vendas që iu bashkuan delegacionit që i dhuroi mbretit të Italisë kurrën e Skënderbeut. Pra bashkëpunuan me pushtuesin si mos më keq. Dhe e fundit që do të shtonja: Ajo periudha lëngonjëse, e zymtë, e egër dhe shtypëse e komunizmit ishte si një ilaç për kombin e përhumbur dhe të shkapërdarê shqiptar. Me një fjalë si një e keqe e domosdoshme. Gjatë aaj periudhe u arritën rezultate mahnitëse në tê gjitha fushat. Shqipëria bêri një hop të paparë. Një komb në letargji që po jepte shpirt, papritur u çel, u zhvillua, u arsimua. Etj etj. Pêr Shqipërinë periudha më e keqe është kjo e tanishmja 1992 - 2022. Kur u shkatërrua, u dogj, u poq, u vodh, u grabit, u shit gjithçka. Figura e Mit'hatit për mua ështê bardh e zi. Njëlloj si komunizmi. Rama po të donte ta nderonte le t'ia ngrinte monumentin në Frashër, aty ku ka edhe origjinën. Ndryshe që të ketë monument Zogu dhe Mit'hati dhe të mos ketë Enver Hoxha, kjo për mua nuk shkon. Edhe Enveri, pavarësisht krimeve dhe diktaturës së tij tê përgjakshme, e meriton po ashtu një monument. Janë figura historike, me të mirat dhe të kêqijat e tyre.
Ti që do bustin e qoftlargut do jesh me të Meta mendore. Se ska mundsi që 80 vjeçarët me kapele republike të shkruajn në tastier. Mos e mer personale po thjesht ky mendimi yt të hap barkun .
Kombeberes Mit`ha beu/ Turp. Por ti nuk njihke historine. Komb beres nje tradhtar dhe i shitur tek nazistet???????????????
I madh ishte Cajupi! Ja si shkruan te "Klubi i Selanikut": Dhe kështu, me këtë mënyrë, turqit (thotë)mundin të mbanë fuqinë, të kenë ndë dorë guvernën...dhe kështu do të rrojë me jetë! Këto qenë fjalët e fundit të beut mut-e-sari.f të Seresit! Duartë u përpoqnë fort, anëtarët u lëshuanë të ngjatjetojnë bejnë... Zëmëra më qante dhe thashë me vehten time: — T'u thaftë goja, more beu ynë! Të plastë koka more beu ynë! Të paskan lënë mëntë, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qënke turk, more beu ynë! Qënke xhonturk, more beu ynë! Ndë Klub të Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë. Pse s'folenjë fjalë dhe për Shqipërinë? Pse? Apo s'keshe se ç'tëthoshe? Apo t'erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan mut-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s'tu tha gjuha ndë gojë?... - A ka nevoje per te shtuar diccka me shume per beun e vockel?
Mir o profesor , mirë , do plasim një ve qyqeje përdhe e do ftojmë Sazet e ra më 24 Maj , mbase ngjallet i Dhorit me Laver e na nxerr mallë .
Jezu Krishti , në kohën e vetë , nuk e donte Jul cezarin , megjithatë , ai i porositi besnikët e vetë: “ Jepini Cezarit atë që i takon Cezarit”. “Filippe Petain”, Marëshalli freng i shpallur “Hero i Verdunit” , për kontributin ne luftën e I-rë botërore per mbrojtjen e Francës kunder invazionit Gjerman; perkundrazi, gjatë luftës së II -të botërore ai u mbulua me turp për kapitullimin e tij dhe bashkepunimin me Hitlerin, si kryetar i Frances së ”Vichy” -së. Pas luftës u denua me pushkatim per tradheti të lartë ndaj atdheut, dënim i cili per shkak të moshes 90 vjeçare, u shndërrua në burgim të përjetshëm. Pra kontributi i tij patriotik nuk e pengoi opinionin publik frëng ta denonte Marëshallin “Petain” si tradhetar, ashtu si dënimi i tij si kolaboracionist nuk ndikoi tek opinioni publik, që t’ ia hiqte atij titullin e heroit te Frances… Për kujtesë : Argument i dhënë nga Kristo Frasheri … (ndjesë paste)
Ka shumë debate sot në France rreth Petain-it... Franca u mund, nuk është se u dorezua... Koha ka filluar të anoje nga Petain-i... Cdo gjë gjykohet në kontekst...
Pse jo , kot nuk beri si De Gole edhe zoçka....Sa m'ken'lakm at'vath shqersh ....Doxeldara
Ne radhe te pare , Vasil Gjika, duhet te biem dakort qe zoti krijoi njerine apo njeriu krijoi zotin, pastaj te vazhdojme se e ke filluar muhabetin i nje anshem dhe te mos zgjatem se ka shume diskutime, njeriu gjykohet ne fund dhe jo ne fillim: duke ja shkruar meritat, ne fund thua i pa harruar kujtimi i nje tradhetari apo patrioti?! Me duket se ne fund ai e dorezoi Shqiperine dhe shumicen e shqiptareve ne dore tjeter. Kaq kisha une.