
Nga Ilir Yzeiri
Në çdo fundvit, CNN transmeton një emision të veçantë. Gjigandi mediatik amerikan tregon në një shfaqje dhjetë historitë më të bukura të njerëzve që vënë veten e tyre në dispozicion të të tjerëve, pra që sakrifikojnë nga koha e tyre dhe nga jeta e tyre për të tjerët. Këta personazhe amerikanët i quajnë «heronj» dhe emisioni quhet «CNN HEROES».
Për ata që nuk e dinë, qysh në fillimet e tranzicionit, edhe në Shqipëri, me nxitjen e fondacionit amerikan IREX u krijua një format me dokumentarë që titullohej « Heronjtë e Shqipërisë » përmes të cilit promovOheshin njerëZ që kishin lënë gjurmë në jetën e këtij vendi, duke mos përjashtuar edhe ato personalitete që me veprimtarinë e tyre kishin shërbyer në shkencë, në dije, në jetën shoqërore e në atë profesionale.
Pas vitit 1990 në Shqipëri u shkatërrua modeli i heroit. Për shkak se gjatë socializmit me këtë model ishte tepruar deri në skaj, por edhe pse koha që erdhi nuk frymëzonte këtë tip shoqëror, tranzicioni prodhoi një model tjetër. Tani në qendër nuk mund të ishte më shoqëria, por individi i harruar. Nëse gjatë socializmit në emër të asaj që është e përbashkët sakrifikohej ineteresi vetjak, të paktën si ide, tani, ky model jo vetëm u shkallmua, por krijoi në vend edhe ndjenjën e përçmimit dhe të cinizmit për ata që mendonin se tani në këtë jetë ende mund të ketë vlerë ajo që është e përbashkët, shoqërore, që na takon të gjithëve. Ky përçmin dhe kjo neveri për atë që është e përbashkët dhe që na takon të gjithëve nxori nga memoria kolektive edhe heronjtë e vërtetë, ata djem e vajza që me naivitetin dhe me idealizmën e moshës ishin vrarë në Luftë.
Jo vetëm për arsye ideologjike, pra jo vetëm pse ajo shtresë që ishte persekutuar nga komunistët, kërkonte të ridimensionte historinë dhe të rivlerësonte figurat e saj, por, edhe për shkak se shoqëria ishte në depresion të thellë dhe në krizë totale vlerash, ajo, pra, ne, të gjithë, hoqëm dorë nga heronjtë dhe nisëm të projektojnë të tjerë heronj. Tani modeli ynë u bë shqiptari i egër dhe guximtar që sfidonte kohën dhe rendin dhe fitonte e pasurohej me çdo çmim. Heroinat tona që mbushin ekranet çdo natë e çdo pasdite janë ato që tregojnë se sa mijëra euro prishin në muaj për buzët, vithet, gjoksin dhe që parakalojnë nga një media te tjetra duke treguar luksin, pishinat, plazhet dhe makinat ku hipin e zhyten.
Edhe festivali i këngës tani në fund, ashtu si çdo vit tjetër, më shumë përdoret si një bursë që të tregojë veshket e shtrenjta të atyre që performojnë në atë skenë, sesa të na tregojë këngën apo melodinë. Dy të ftuarit që treguan skarificat e tyre të mëdha, ndjeheshin si të ardhur nga një planet tjetër sepse atmosfera e përgjithshme dhe luksi ishin kundër tyre.
Ne, edhe festat e fundvitit, nuk i përdorim dot për të treguar anën tonë të dobët, pra për të shfaqur përunjësinë dhe për të promovuar ata njerëz që me jetën e tyre të thjeshtë promovojnë vlera njerëzore. Dhe një nga këto vlera është ajo ndjenjë që tani është shuar : puna për të ndihmuar të tjerët, sakrifica për atë që është shoqërore dhe e përbashkët.
Këtë vit çmimin e parë në shfaqjen që organizoi CNN për « heronjtë 2022 » e mori Nelly Ceboy një amerikano-keniane që mblidhte kompjuetra të vjetër, i riparonte dhe i dërgonte në Kenia që të ndihmonte të rinjtë e vendit të saj për të mësuar më shumë dhe për t’u aftësuar për tregun e punës. Historitë e tjera ishin shumë të zakonshme. Një grua që kujdesej për qentë dhe për ata persona që nuk mund të lëviznin nga shtëpia për shkak të moshës apo të sëmundjeve. Një i ri tjetër kishte braktisur sportin dhe i ishte kushtuar të rinjve dhe fëmijëve të rrugës së lagjes së tij për të shmangur dhunën dhe larguar nga droga.
Pra nuk ishin histori të bujshme heronjsh. Ishin modele të thjeshta, jeta e zakonshme e njerëzve që jetojnë pa u vënë re. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë rast, ishte modeli që ka zgjedhur ky gjigand mediatik për të treguar se kuptimi i jetës nuk është vetëm egoizmi, lufta për të fituar dhe për të sfiduar të tjerët me pasuri apo me dhunë. Modelet e heronjve, pra të atyre që në kanë dhënë jetën për një çështje të përbashkët, nuk mund të harrohen kurrë. Por, sot, modelet e njerëzve që bëjnë diçka dhe harxhojnë nga koha e tyre për të ndihmuar të tjerët, media publike sidomos, por edhe të tjerat e kanë për detyrë t’i gjejnë dhe t’i promovojnë. Një nga krizat më të mëdha që kemi si shoqëri është pikërisht kjo : mburrja dhe krenaria për të sfiduar të tjerët me pasuri dhe me dukje.
Edhe Bogdani, por edhe të gjithë dijetarë tanët kanë vënë re se një nga defektet e rënda që kemi si komb është krenaria boshe. Gati jemi të sëmurë nga ky ves. Dhe mediat tona nuk bëjnë gjë tjetër veç na tregojnë nga mëngjesi në darkë këtë model të neveritshëm që na tregon sa i pasur apo e pasur është x-i apo y-ja dhe sa shumë e ka sfiduar kohën dhe ne të gjithëve duke u zhytyr në vaskën e llumit të konsumizmit. Ky model pastaj merr në qafë shumë të rinj që i hedh në krhatë e trafikantëve për të kërkuar pasurimin e shpejtë duke marrë detin, gomonen apo armën.
Bukur, e pat ne festival ate prezantusen ne Macuklli qe tha fustani im kushton 18k euro??? Ky esht modeli yne, te jesh injorante pa kultur por as e bukur dhe prezanton festivalin e popullit, kuptoni???? Si ne politike e njejta gje.
Jemi nje popull,qe e vleresojme sundimtarin,te fortin e lagjes apo fshastit,deputetin e zones,kryetarin e partise tone etj pavaresisht se ai na vjedh,na shtyp e shfrytezon,ndersa vete ka pasuri pa fund! Gasti 700 mije pensioniste e votojne sundimtasrin Rama,nga frika se "Po iku Rama do vije Berisha",se "Ne PS nuk ka njeri tjeter me te mire se Rama",se "Ate qe ka bere Rama nuk e ka bere njeri para tij", sde "Rama ka punuar me shume sde te tjeret para tij",por harrojne se akoma me shume se te gjithe ka ndertuar Enver Hoxha,por sot qwuhet diktator! Rama ua ka mbyllur te gjitha sportelet e zyrave gjoja per te na mbrojtur nga te korruptuarit e administrates,mpor ama ata te korruptuarit i mbajti akoma ne pune dhe nuk i shporri nga administrata! Rama mburret para te huajve,qe te vijne e te investojne ne Shqiperi se "Ketu nuk ka sindikata",gje qe verteton mungesen e demokracise,por militantet tru shplare nuk u ben pershtypje! Rama iu mburr gazetes italiane "La Stampa" se "Ne Shqiperi edhe reformat me ANTIPOPULLORE koinsiderohen si POPULLORE",por asnjeriu nuk i ka bere pershtypje kjo deklarate kriminale antishqiptare! Rama na e ka vene cmimin e ujit te PA PIJSHEM 8 here me te larte se sa cmimi i energjise elektrike,por militasntet tru shplare akoma nuk kane pare gje,vecse paguajne cdo muaj si bageti! Dhe kulmi fare,qe tregon perbuzjen e madhe qe ka Rama per te moshuarit: -Pensionisteve u kompesohet buka me 150 leke ne muaj,SIPAS NJE VKM TE VITIT 1994,kur tani,pas 18 vjetesh cmimi i bukes eshte rritur 20 here!!! A nuk eshte Rama ne krye te nje qeverie qe shtyp dhe shfrytezon egersisht nje popull te tere sikur eshte PUSHTUES? -
Prezantuesja eshte dibrane e zgjuar shume dhe nga nje familje e mire se i jati Demiri ka qene intelektual por ti shif kete Yzeirin tend qe fshatarllekun dhe balten qe ka sjellur nuk mund t,ja mbuloje kremi ,floket dhe krevata pasi sado te citoje emra te shquar mbetet nje fshatar gjithmone dhe ta kete per nder qe eshte nje fshatar i gdhendur jo i pagdhendur
Shume sakte Z. Yzeiri, si gjithemone! Faleminderit!
Sikur kam degjuar se Yzeirin e therrasin shkurt Tami
Je jashte kohes, Profesor Ilir Yzeiri, shiko si po mahnit boten me shale te papara "Big Brother" i Top Channel!
Bravo. I ke rene ne koke. Nje shkrim sa realist, aq edhe I nevojshem sidomos per politikanet dhe median tone. Shpresoj te reflektojne sado pak.
Feministet gjith jeten e qojn tu i ra me dore vip vip vip se gjoja nuk deshirojn qe burrat ti dominojn ne krevet gjegjsisht ti Peneterojn se mendojn se eshte fyese. Feminizmi oshte semundje e pa sherushme.
Ja pra o Yzo Iliri, ti je nje rast tipik i "Heroit te kohes sone"! Nje lango qe leh aty ku ha, pra tek oborri i kryeministrise. Pas 1990 u shkaterrua modeli i heroit - i qan zemra Yzos - por ama u Rilind ky model karagjoz tani me Yzot ne sherbim te pushtetit, qe nuk jane tjeter vecse Zylot e epokes Socializmit.
Jam dakort me krahesim e gjetur midis CNN dhe silikon-mediave shqiptare.Ajo qe nuk jam dakord eshte se na moret ne qafe me keto CNN legjendare.. . Nje shembull ; Rastesia e solli qe fix ne 6 mars 1997 u desh te beja rolin e perkthyesit qe nje CNN-ens u perpoq te paguante ca adoleshente qe te shkrepnin kallashet e tyre….komentin ne kete pike ta vazhdoje lexuesi.. . Ti Yzeir meriton nje medalje per demaskimin qe I bere Arvizuse per “kinezerirat” e tij ne masakren e 21 janarit 2011 por nga ana tjeter ke MINUS KOZMIK ti me gjithe mediatiket shqipfoles vazhdoni kanibalizmin ekstrem ndaj sistemit te kaluar.. . Ka qene dikur nje cikel emisonesh ne TVSH rreth viteve 1988-1989 me titull NJE KRONIKE NJE TEME nga gazetari A.G qe ai “ si en eni ” juaj legjendar duket liliput..si dhe ju mediatiket shqipfoles qe akoma VET-TERORIZOHENI te thoni me ze te larte solidaritetin e shoqerise se asaj kohe. Faleminderit
Bekim, Respekte. Ju falenderoj per komentin. Kur lexon komente të tilla, të lind shpresa se Shqiperia ka me shumë njerez të mire se sa njerez qe blihen nga partitë me një vend pune, nje nder per djalin apo per vajzën, apo edhe me thesin e miellit mitik. Nuk duhet të kemi frike të vleresojme realisht kohën dhe shtetin e Zogut, Enverit, Saliut, Nanos, apo Ramës. Kur të dimë të vleresojme realisht dhe jo si tifozë futbolli, do kemi bere hapa të medhenj perpara. Edhe njehere respekte.
DHE JU MENDONI SE E RUAJNE SHUME BAÇELLONET E MEDIA. KUR SE ÇA SUMN RTSH PUBLIKE JO DO TA ÇAJNE TELEVIZIONT PRIVATE. VETE ED RAMA VDES PER ME BO PLAZH DAC, NUDO DHE ME VU PASNI TKORRUPTUME. KY ESH MODELI DHE ATO BAÇELLAT E KUVENIT. KURSE KJO ALBANA NGA MACUKLLI ESH KATNARE E HAP SI VAJI NE LAKR NE TIRONE LALE. VARI LESHT. LEN NJI E ME TJETR.
-Ka vajza Shistaveci që mbjellin patatet që hanë ato kurvat;.................................. . - Ka vajza Divjaka që kultivojnë pjepër dhe shalqi, që e shijojnë ato kurvat.......... - Ka vajza Kutallia e Beratit që vjelin domate dhe kastravecin që, e kanë qejf ato kurvat.................................. - Po kështu vajzat e mollëve në Korçë, ato të puntorive të këpucëve dhe veshjeve në Shkodër, të Yurës në Fier, etj. etj. , mirëpo këto nuk pasurohen me këto punë. Ato jetojnë ndershëm me këto punë........................................ . Ndërsa Top Channel tregon sesi pa patur nevojë të punosh, por duke qenë kurvë mund të bësh një jetë luksoze.................................................................................. . Dhe bëhen emisione me këto lloj femrash, të cilat vërte do të bëjnë jetë luksi derisa të kenë bukurinë, por nuk do të ndërtojnë dot jetën......................................................... Sepse vëndin e tyre vit pas viti e zenë femra të freskëta, dhe këto të sotmet një ditë do të dalin nga qarkullimi, do të flaken në rrugë............................................................... Dhe ato do të bëhen pishman për jetën e sotme, pa të ardhme. Por atëherë do të jetë shumë vonë................... . Dhe duhet të vrasin veten.......
Per shkrime te tilla kemi nevoje te gjithe. Jane si mjekimi qe i jepet nje te semuri. per te cilin ka akoma shprese. Respekte per Yzeirin, njeri me vler.
Ilir si gjithmon i sakte. Ju komplimentoj per analizen tuaj te qarte dhe te domosdoshme per kohen e genjeshter qe jetojme.
Yzeir e kupton qe perse nuk kerkohet te hapen shtepi publike ne Shqiperi!Sepse ato jane atashuar prane studiove televizive dhe kane gjetur ngrohtesine e perveseve!C'ka do me shume nje shoqeri moderne ku nuk e kalon mesataren e arsimit 8 -vjeçar(pa futur ketu diplomat e Universiteteve Beroishiste Plepiste,Krsistale)!Ndaj jemi gjithe pararoje e botes se "pa emancipuar" ne kete drejtim.
Po ne e kemi kapur jeten nga bishti ku pyesim ne cnn e co.
Zoti Ilir Yzeiri,shkrim i sakt,bravo.
Edhe ne kemi modelet tona.Shiko bigbrodher vip .Te gjithe vipa simbas modelit te tyre.Nuk e bejne me bigun me njerez te thjeshte po me vipa se ata shesin me shume shikushmeri.Ne kemi kapur fundin ,besoj do filloj ngritja tani se nuk ka ku te vej me keq
Ky Yzeiri eshte nje model i shemtuar i nje kooperativisti te dalluar i cili ka ardhur ne Tirane me pantallona doku te palara dhe tashti ky fshatar pasi ka rregulluar floket e bardhe mka veshur kostum e kollare , don te na mesoje ne qytetareve te Tiranes moralin dhe poltiken e madhe. Ky eshte tamam nje uturak i palare qe kurre nuk mund te qyteterohet
Ti Shapllo, qe nuk besoj se e ke mbiemrin keshtu, duhet te jesh fshatare vete, se Yzeiri eshte nje profesor i nderuar… studiues qe rri mbi libra e jo mbi celularin ne kafe dhe shan miletin si puna jote. Qytetar nuk te ben fakti se ke lindur ne qytet, por te ben fakti se sa i lexuar je, sa i civilizuar je, etj etj . Duhet te mendosh si qytetar kurse ti paske mendime te nje fshatari, nje te pacivilizuari.