Elsa Lila si model dhe mentorja e saj Albina si "fituese"

26 Dhjetor 2022, 10:11Blog TEMA

Elsa Lila si model dhe mentorja e saj Albina si "fituese"

Nga Zefina Hasani

Kur u ngjit në skenë për të marrë çmimin e dytë të jurisë së Festivalit, Albina Kelmendi tha: “Ok, jam mësuar me çmimin e dytë”. E kishte fjalën për garën që bëri pak vjet më parë në “The Voice of Albania”, ku doli e dyta pasi votat e fituesit të parë i mori rivali përballë saj, Aslaidon Zaimaj. Albina ishte atëherë në ekipin e Elsa Lilës, sepse edhe pse karriget e të katër trajnerëve u kthyen për të në audicionet e fshehura, ajo zgjodhi pikërisht atë, Elsën. 

Ishte ndër më të talentuarat e më të veçantat ndër konkurentët e atij edicioni të “The Voice”, jo vetëm prej zërit, potencialit, look-ut e karakterit por edhe prej historisë së familjes së saj. Ishte vajza që kishte studiuar klarinetën në shkollë, që kishte luajtur në atë që e quanin “Family band”, në dasma e evente të ndryshme familjare (kryesisht) e që në “The Voice” donte të niste një udhëtim të ri, si vokaliste.

Familja, ashtu siç dhe babai i Albinës e tha që atë natë në ekran, kur Albina u kthye tek ata, me fitoren e konkurentes së përzgjedhur, po synonin ta bënin këngëtaren e suksesshme të bandës muzikore që kishin krijuar. 

Ndërsa Alma, Genci, Sidriti në komentet e para që i bënë e mandej dhe Elsa Lila në gjithë trajnimin dhe edukimin muzikor që do t’i jepte përgjatë gjithë episodeve të “The Voice” po e projektonin si yllin e ri të muzikës së lehtë, muzikës moderne, e jo vetëm shqiptare. Larg ndikimit të muzikës popullore, të dasmave e eventeve që kishte ndjekur me familjen, por drejt të tjera rrymave e stileve muzikor.

Isha autore e “The Voice of Albania” në atë sezon ndaj e di mirë betejën që bëhej edhe brenda vetë Albinës dhe dy identiteve të saj, derisa gjithçka mbaroi e ajo do të shpallej fituesja e dytë e atij edicioni.

S’di si do t’i kishte shkuar filli më pas, nëse do të ishte shpallur fituesja e parë. Nëse do ta kishte ndjekur rrugën që i hapi “The Voice” apo do të kthehej menjëherë prap tek muzika e shtëpisë. Ajo që u pa ishte kjo e fundit. Ndoshta prej mërzisë e zhhënjimit, ju thye besimi se mund t’ja dilte mbanë tek bota e muzikës ndryshe nga ajo që e kishte mëkuar deri në atë moshë. 

Ndaj bëri një hap pas, drejt zonës së sigurtë. Nuk guxoi më të shfaqej me repertorin dhe arsenalin që mori në “The Voice”. Gjithë shfaqjet e saj të mëvonshme do të ishin me muzikën folk, ashtu hyri në treg, u evidentua fort (sidomos me Hajredin Pashën) derisa mbërriti dhe në festivalin e këtij viti.

Ku prap erdhi e rrethuar nga familjarët dhe shijet e tyre. Fitoi. Jo votën e jurisë, por atë të publikut. Jo votën e Almës e Gencit… pra të trajnerëve që kthyen karriget me furi për të në “The Voice of Albania” ndërsa ajo këndonte “Something's got a hold on me” të Etta James, por të masës që votoi për të, të masës që po ngjitet çdo herë e më shumë pas muzikës që sjell Albina e të ngjashmit me të në festival dhe jo të asaj që sjell Elsa Lila e të ngjashmit me të. 

Ndaj Albina s’kishte si e pse ta ftonte në skenë e të falenderonte për rrugëtimin e saj Elsa Lilën (siç u kërkua nëpër statuse e komente) sepse i përkasin tashmë dy botëve krejt të largëta. Elsa ka zgjedhur prej kohësh t’i qëndrojë stoike artit elitar, ndërsa Albina ka hyrë në botën, rrugën drejt së cilës Elsa nuk do t’ia hapte dot në asnjë kohë.

A thua fitorja e Albinës përballë ish trajneres së saj, që dikur donte ta nxirrte nga tallavaja e folku, është një triumf i betejës mes dy llojeve të muzikës e të kulturës muzikore, që këtë herë u përballën më dukshëm se asnjëherë, ndërsa u gjendën përballë mjeshtrja dhe ish nxënësja e saj?!

Në social e online media u përfol gjatë se Albina, ose më saktë të themi, familja, bashkëshorti i saj mund të kenë blerë një shumë të konsiderueshme kartash e si rrjedhim edhe votash. Edhe këtu ndahen me gati si me thikë parimet: Elsës as që i shkon ndër mend ta bëjë këtë, familjes së Albinës mundet që po. 

Por s’ja vlen të tirret gjatë ky argument sepse më shumë se tek fuqia e votave të blera besoj tek euforia e kosovarëve që zakonisht votojnë kur kanë një prej të tyrëve në konkurim. Dhe këtë herë Albina e kishte fituar me kohë zemrën e tyre, në gjithë daljet e fundit e sigurisht dhe me këtë lloj kënge në e festival.

Nëse masës i jep këngë të thjeshta, ritmike, folklorike në festival, ajo do ta votojë për të dhe kjo s’ka më pikë dyshimi.

Duke njohur kohën ku jetojmë s’është e vështirë të besojmë që Albina e ka fituar me vota korrekte këtë çmim. Ajo po gëzon sepse e ka pasur të qartë që pas mbarimit të “The Voice of Albania”, (ku s’fitoi e s’u bë dot ashtu si po përpiqej ta formatonte Elsa) se vetëm me folkun e shtëpisë ku u rrit, do të mund të çante në këtë treg.  

E të fitojë edhe një festival ku pati shansin që këtë herë çmimi t’i lihej i gjithi në dorë publikut. U siguruan me lekë, me fushata apo me patriotizëm pak rëndësi ka. Kur popullit i lihet të zgjedhë siç ai di vetë

17 Komente

  1. I
    Illyria-Shqiperia

    Bravo per artikullin , Zefina! Edhe pse me vjen keq, qe nuk fitoi kenga e Elsa Liles (e theksoj, kenga), qe ishte nje kenge ne te gjitha drejtimet e çmuar dhe e arrire, per mua, zgjedhja e kenges nga populli eshte nje zgjedhje, qe ka te drejte te jete, dhe te gjithe ata qe e zgjodhen kengen per Eurovizion do te mbajne ne fund pergjegjesine per deshtimin apo triumfin e saj. Kenga fituese per Eurovizion, per mendimin tim, eshte nje kenge stil aheng dasmash apo kopio e keqe e tipit Hajredin Pasha (kjo kenge eshte autentike, pa kitare elektike:))), por siç tha nje qytetar ne Euronews, keta jemi ne (mos e ngaterroni ahengun me folklorin tone te mrekullueshem). Une Albina Kelmendin dhe familjen eshte hera e pare qe e degjoja, nuk jam admirues e kesij lloj kengesh, pavarsisht se adhuroj folklorin tone dhe e njoh ate mire. Por siç thone ne popull: I dalte per hajer! Me kalimin e viteve kultura dhe edukata e pergjithshme qytetare ka degraduar dukshem (jo vetem ne Shqiperi) dhe kjo duket kudo: ne muzike, komunikim, komente, ne tv, emisione, ne ligjeratat e deputeteve. Kudo. Ndaj kenga e Albines eshte jo me shume se vete pasqyrimi yne dhe i asaj çfare perfasojme sot. Ndersa per Elsen dihej, qe nuk do te votonin sepse : 1) shqipetaret jane moraliste e hipokrite te medhenj. Te bejne pis kur sje, jo me po u dhe shkas. 2) njerezit qe pelqejne te tilla kenge, nuk merren me votime e televotime, ashtu siç nuk merren me tifozllik per partite. Ata jane çmues te heshtur. 3) ne Shqiperi urrehen njerezit e talentuar. Shumicen e kritikave per Elsen dhe jeten e saj private e kam degjuar pikerisht nga kolege te saj muzikante te deshtuar. 4) Elsa urrehet nga militantet (ata me injorantet, qe jane ne mase nga te dyja partite) e partise kundershtare, dhe kur vjen puna per bindje politike, me ne shqiperaret sbehet shaka. Te urrejme deri ne vetmohim. Elsa nuk kishte nevoje ta votonim ne, ajo ne çdo eveniment ku ka marre pjese ketu e jashte ka marre vendet e para dhe admirimin e profesionisteve, dhe ne jemi askush per te gjykuar ate. Por po te shkonte do te ishte nje perfaqesim i mire. Pergezime per artikullin. Keni bere nje lapsus ne titull (nuk e di i juaji, apo i botuesit): mentor eshte ai qe te meson, ne kete rast eshte Elsa. Albina eshte nxenesja.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tony

      Kush je ti o rrot cari qe mer per goje dhe ofendon gjithe shqipetaret kudo qe jane pse votuan Albinen fhe nuk votuan lilen ku gjen te drejten te shash miliona shqipetar kudo qe ndodhen pse votuan ate qe deshen.Ti qenke nje kelush kurve nje mut muti qe me siguri duhet te jesh kopil se ndryshe kur nuk fin se çeshte familja nuk mundesh te ofedojsh ti nje mut muti mr miliona shqipetare ok. Here tjeter jep mendim per veten tende siç kane dhene te gjithe ok.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Illyria-Shqiperia

        O zot cfare cfare shemtire dhe çfare qelbesire, qe vetem ere te ndyre leshonka! Mendimin tim po jap, o idiot. Pa ofenduar njeri. Eshte mendimi im o trap, dhe mos guxo me te fundesh hundet ne mendimet e te tjereve me kete qelbesirat qe leshon nga goja! Ku e pe ti, o idiot i sotisfikuar dhe i dobishem, qe ofendova miliona shqipetare?! Madje as ju, militantet e denje te Albines, nuk u kam ofenduar, megjithesi e meritoni. Pas islamikeve (lexo: jo muslimaneve, po sbesoj se di te lexosh e arsyetosh, sr dukesh si shkruan), jeni kategoria e dyte me injorante e perçarse, qe mban kjo toke! Pjella te injorances e persevitetit!

        Përgjigjjuni
      2. I
        Idjote pa dashur

        Zephina je vec nje labile dhe nje cop injorante dhe ti nuk e kupton aspak se cfare permban.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Matias

          Ik ore i pacipe se ne se ka militante te thekur eshte Elsa Lila si asnje kengetar tjeter. Asnje nuk eshte futur kengetar ne greve urie per hapje kutish votimi si Elsa. Dhe futja ne politike dhe militantizmi socialist pa aresye i saj, e cuan kete vajze qe te merrej e pergojohej per droge deri ne arrestim ne Itali por shyqyr u gezova qe doli e pafajshme . Pastaj ore gomar e injorant muzika e Albines ishte nje muzike tamam qytetare sic din te beje profesori Enis Mullaj kurse budallai i Ilirise dhe Shqiperise ky lart , thoka se qenka "stil aheng" Gjithashtu ti edhe genjen kur thua se e degjoj per here te pare Albinen dhe pastaj citon kengen "Hajredin Pasha" nje simbol i kenges patriotike dibrane e kenduar shume bukur nga Albina dhe kengetare si Aurela,Arif Vladi Kastriot Tusha e deri Irini Qirjako. Tashti ik pirdhu se ne Eurovizion nuk deshton Albina sic "deshtoi RONA NISHLIU" Elsa duhet te terhiqet tashti nga muzika sa me pare se shperblimin e mori dhe ti bashkohet shpejt fushates se Erion Velise se Partia tashti ka nevoje per te dhe borxhin duhet tja ktheje>

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mira

          Elsa Lila fitoi nga profesionistet e muzikes, por ne Festivalin Europian te Muzikes fiton kenga qe merr me shume vota nga publiku; per kete arsye fitoi me te drejte Albina dhe Familja Kelmendi. Suksese ne Europian patriote!

          Përgjigjjuni
          1. t
            toni

            Nje kenge e vetme do te zgjidhesh dhe ti gazetar nje magazine pa invetar ke bere nje shkrim me gjith se duket qarte qe je paguar ne para te pista aty nuk kuptohet se çfare ke shkruar qe lila i paska klarines neoer dasma etj. Po mire gazekar kush votoi per fituesin votuan kushrijte e liles apo kusherijte e Albines, jo ore jo votuan te gjithe artedashurit shqipetare kudo qe ndodhen. Dhe ju paragjykoni me gjithe kete llumi qe ka komentuar lart se i takon liles dhe jo familjes Albines dhe ky koqja lart ben shqiptaret injorante moraliste dhe hipkrite me duket nje diçka absurde

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Ne fakt nuk kuptova se si juria arriti ti dhuronte Elca Liles cmimin e pare, e cila jo vetem zerin e kishte me te trashur ( ndoshta nga pijet apo duhani e drogat), por nuk i merrej vesht asnje fjale gjate interpretimit te saj. Me te drejte kenga e Albines qe u zgjodh nga publiku, duhet te ishte zgjedhur edhe nga juria. Pra ne fakt ishte juria ajo qe devijoi nga realiteti dhe jo publiku, sic aludon artikullshkruesja.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shtriga

                Ne pëlqejmë muzikën elitare e dashur Zenfina, mund të siguroj , personalisht përzgjedh goxha muzikën që dëgjoj por: 1.Albina na emocionoi me sigurinë në skenë dhe vokalin 2.Ardhja e Elsës në këtë festival ishte njëjtl sikur po na e impononinit të gjithë ju bashkë: organizues, juri dhe tërë ju “paria e masmedias”. Nuk dimë të themi sa faj apo pa faj Elsa është, por mund të themi: BOLL NA IMOONUAT MODELE SIC DINI JU; NJEREZ QË SOT BËJNË KORRUPSION/ DROGE E NESËR NA I SHISNI PËR MODEL SUKSESI DUAM TË VËRTETËN DHE PËR NE ALBINA E FAMILJA E SAJ JANË NJERËZ QË ARRITËN ATY ME PUNË! Kaq e thjeshtë është.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  DJALZHtretm

                  Te dyja kengetare te medhaja. Suksese ne vecanti vajzes se Kosoves.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pier Angelo Bertoli

                    Nuk me pelqen ky artikull qe synimi i autores eshte te ngreje lart Elsa Lilen qe fitoi pa merite cmim te pare me ate kenge skamdaloze qe nuk do mesohet kurre. Pastaj Zefina i ve vulen duke u treguar si nje gazetaruce kur thekson se jam e sigurte se Elsa nuk ka blere karta telefoni, ndersa "qenka e sigurte se familja Kelmendi paska blere" Te kete turp per kete krahasim qe ben! Pastaj kjo don te thote se Elsa paska ngritur Albinen kur ajo e di mire se Albina ishte per cmim te pare nr The Voice" ku cmimin e pare e mori Aslaidon Zaimaj qe as nuk i duket asnje gjurme e nishan sot qe ka humbur fare. Prandaj Albina pervec Pjesemarrjes duhet te merrte cmim te pare dhe jo Elsa me Zhuri te tipave Zefina ,Petro,apo Zhani Ciko

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Autoktonus

                      Albina do nderoje Shqiperine sic e nderoi Rona Nishliu kengetarja e mrekullueshme e Kosoves qe perpara pjesemarrjes ne Eurovizion nuk lane gje pa thene qelbesirat antishqiptare dhe antikosovare, percaresit e Kombit

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Suzii

                        Bravo Autoktonus

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Simoni

                        Kenga fituese e A lbina Kelmendit per Eurovizion eshte qe nder te gjitha kenget e viteve te mepareshme kam besim se jo vetem do kualifikohet por do shkoje lart ne kualifikim dhe jo si disa te meparshmet dhe si vjet qe ishim skandal

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Moza

                          Simon nuk eshte qudi qe edhe te fitoj

                          Përgjigjjuni
                        2. L
                          Landa

                          Elses i eshte cjerre zeri dhe cmimin e pare ja ka dhene Zhani Ciko me hater, ndersa publiku e ka radhitur ne vend te 6-te pas Fifit e Kastro Zisos,Manjoles Festival qokash

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TV

                            Si nuk the dy fjalë moj Zenfina për pisllëkun e Elsës në bashkëpunim me RTSh për tjetërsimin që bënë këngës së Valentin Veizit dhe Enrieta Sinës “Pyes Lotin”???! Një produksion imoral dhe antiprofesional. Imoral sepse Elsa mori gjithë autorësinë e këngës, kur ajo është vetëm këngëtarja, por jo autorja e tekstit dhe muzikës. Joprofesional sepse kënga ishte deformuar tmerrësisht keq. Dhe vetë Elsa ngeli kilometra mbrapa vetvetes në interpretim, në vokal. Por edhe në paraqitje, me veshjen, me ecjen, me deformimin dhe shëmtimin e trupit dhe fytyrës. Më vjen keq që e pashë ashtu Elsln, sepse jam një adhurues i këngëve të hershme të saj.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje