
Nga Rexhep Qosja
1.
Slogani i parë: SHQIPËRIA NË RREZIK!
Slogani i dytë: KOMITETI I SHPËTIMIT KOMBËTAR!
Mes dy sloganeve: Ai, komandanti, që do ta drejtojë Komitetin e shpëtimit kombëtar në betejën për ta shpëtuar Shqipërinë!
Por, duhet bindur popullin, duhet bindur votuesit, duhet mbushur mendjen e shqiptarëve që të pajtohen me këto slogane luftarake për shpëtimin e Shqipërisë prej atij rreziku në të cilin e paska sjellë Qeveria e sotme shqiptare e ka sjellë Qeveria e djeshme shqiptare dje e do ta sjellë qeveria e ardhshme shqiptare nesër!!!
Cila është ajo gjuhë që do ta bindë popullin?
Çfarë përmbajtje ka?
Çfarë ndjenjash e çfarë mendimesh e stolisin atë gjuhë?
Çfarë ndjenjash e çfarë mendimesh u sjellin dëgjuesve të tyre bindjen që t’i dëgjojnë?
Shikojini shpëtimtarët, dëgjojini shpëtimtarët, prijësit e dy partive opozitare, lexojini fjalitë e tyre të shkruara në gazeta e të shqiptuara në televizione e në radio duke menduar se çka i sjellin Shqipërisë e çka Kosovës!
2.
Qeveria është kthyer në promovuese të krimit!
Kemi një kërcënim serioz për të ardhmen e Kombit!
Kryeministri ka kthyer monizmin në të gjitha format e persekutimit!
Sulmi kibernetik u krye nga serbët e rusët për të zhdukur gjurmët e krimeve të Kryeministrit!
Ai, kryeministri, nuk ka atdhe!
Kryeministri është shkelmues i interesave kombëtare!
Padroni i Kryeministrit tonë është kryetari serb Vuçiqi!
Na thuaj për çka je ti? Je skllav i Vuçiqit!
Je avokat i Vuçiqit!
Ai, kryeministri, nuk ka atdhe, i është përkushtuar vjedhjes!
Më i cituari në fjalimet e tij, të Kryeministrit shqiptar, është Vuçiqi!
Kryeministri e ka faktuar skllavërinë!
Me Greqinë Kryeministri e shiti Detin!
Për Kryeministrin s’ekzistojnë gjykata!
Trajektorja e kryeministrit nga batakçiu te vandali!
Kryeministri shkatërroi dhe shqeu Tiranën!
Kryeministri shkatërroi Tiranën në mënyrën më monstruoze!
Kjo qeveri di vetëm të vjedhë!
Kjo qeveri është një bandë kriminale!
Partia jonë do të bëjë gjithçka për ta rrëzuar këtë Qeveri! Siç bëri dje kur e rrëzoi atë qeveri!
Prioritet i saj krimi jo arsimi!
Mision i saj, shpopullimi i vendit!
Jemi në një betejë për ekzistencën e kombit tonë!
Kryeministri e ktheu administratën në sërë hajdutësh!
Taksat e qytetarëve po mbushin xhepat e Kryeministrit!
Qeveria ka asgjësuar plotësisht prokurorinë e gjykatat!
Gjithçka po bazohet në mashtrim e vjedhje!
Ai, kryeministri, po sillet si pushtues i shqiptarëve!
Militantët e tij po kryejnë krime pa fre!
Kryeministri i varur nga mafia ndërkombëtare!
Qeveria është një organizatë kriminale!
Kriza është faji i Kryeministrit dhe bandës së tij!
Ai, kryeministri, i sulmon kundërshtarët si i tërbuar!
Vrasjet në Shqipëri e porositësit nga Dubai!
Ai, Kryeministri, armik i shqiptarëve!
Shqipëria vendi më i rrezikshëm i Evropës!
Kryeministri është antishqiptar i rrezikshëm për kombin!
Ai është një hajdut, hipokrit, antishqiptar!
Kryeministri është një nga armiqtë kryesorë të Kosovës!
Ai është një shpresëvrasës masiv!
Në Kuvend po flet armiku më i madh i Kosovës!
Ai – thika pas shpine Kosovës!
Ai – një armik i egër i interesit kombëtar!
Hidheni në gjyq dhe kërkoni t’i bëhet testi i drogës!
Ai është hajduti më i rrezikshëm i të gjitha kohëve!
Do ia tregojmë vendin atij, pjellës më bastarde!
E shumë të tjera.
3.
Kjo është gjuhë e përçdomuajshme!
Kjo është gjuhë e përçdojavshme!
Kjo është gjuhë përçdoorëshe!
Kjo është gjuha e papushueshme kundër Kryeministrit e dy partive opozitare në Shqipërinë e sotme. E dy partive të sotme, të nesërme, të pasnesërme shqiptare!
Kjo është gjuha me të cilën prodhuesit e saj u drejtohen bashkëqytetarëve, bashkatdhetarëve, bashkështetarëve!
Kjo është gjuha me të cilën ata u drejtohen edhe ndërkombëtarëve!
Kjo është gjuha me të cilën prodhuesit e saj duan t’i përvetësojnë bashkëvendësit, bashkatdhetarët, bashkëqytetarët, bashkështetarët!
Kjo është gjuha me të cilën prodhuesit e saj duan t’i bëjnë për vete e t’i çojnë kundër Qeverisë e rrjedhimisht edhe kundër shqiptarëve faktorët ndërkombëtarë!
Kjo është gjuhë me të cilën prodhuesit e saj duan t’i bindin me çdo kusht bashkëvendësit dhe ndërkombëtarët që të besojnë në ato që predikojnë!
Kjo është gjuhë e urrejtjes!
Nuk duan të dinë, nuk lodhen aspak, nuk lodhen aspak sepse dëshirojnë shumë, shumë që me këtë gjuhë t’i mësojnë bashkëvendësit, që të urrejnë edhe sot si pardje, si dje e ndoshta edhe si nesër e pasnesër bashkëkombëtarët, bashkatdhetarët, bashkëqytetarët, bashkështetarët e vet të dijshëm, të pashëm, të suksesshëm si kryeministra!
Kjo është gjuhë me të cilën prodhuesit e saj duan t’i bëjnë ndërkombëtarët të mos e mirëtrajtojnë Shqipërinë në asnjë pikëpamje për arsye se e duron një pushtet të tillë, një qeveri të tillë, një kryeministër të tillë!
Qeveria nuk është e pastër siç paraqitet vetë, nuk është e pa gabime e pa teprime, e pa zmadhime, kur më pak e kur më shumë të dukshme, por me gjuhën e sipërthënë të opozitës nuk mund të flitet më në asnjë shtet me kulturë elementare politike.
A mund të dëgjohet edhe kund tjetër një gjuhë e këtillë?
A ka simotër kund tjetër kjo farë gjuhe sot?
Si të ketë e ku të ketë?
Në Evropë jo.
Në Ballkan jo.
Në SHBA jo, kurrë, kurrë!
Dhe as në Australi, Azi e Afrikë!
Kjo është gjuhë tepër e dëmshme dhe e rrezikshme që fyen, përul, bastardon kulturën politike shqiptare! Dhe, virtytet shqiptare në përgjithësi.
Megjithatë, kjo gjuhë e ka një paraardhëse pikërisht në Evropën. E paraardhëse e gjuhës së sotme mbizotëruese politike në Shqipërinë opozitare është gjuha, fashiste e kohës së Luftës së Dytë Botërore në Gjermani dhe në Itali.
Këtë gjuhë filozofët gjermanë e kanë studiuar dhe e kanë quajtur gjuhë e urrejtjes që i ka mësuar gjermanët të bëjnë krime duke urryer kundërshtarët politikë në Gjermani dhe të tjerë jashtë Gjermanisë.
Kjo është gjuhë që e fyen dhe e ndot shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar me sasi të mëdha, pamatshëm të mëdha, të urrejtjeve e të ndotësive të gjithfarëllojshme!
Si e dëgjojnë të heshtur, gojëkyçur këtë gjuhë përulëse, fyese, ndotëse, urrejtëse, numri më i madh i intelektualëve shqiptarë?!
Nuk duan të dinë prodhuesit e as dëgjuesit e heshtur të kësaj gjuhe fashiste, përplot gënjeshtra, shpifje, denoncime, poshtërime, ndotje, urrejtje se, si e ka thënë një gjeni evropian, “krim nuk është vetëm vrasja e njeriut, por edhe vrasja e të Vërtetës dhe e të Drejtës”.
4.
Meqenëse të gjitha këto fjali e shumë të tjera përplot urrejtje po dëgjohën në heshtje prej numrit më të madh të intelektualëve nuk mbetet tjetër pos lutjes së besimtarëve:
Shpëtoji Zot Shqipërinë e Kosovën prej gjuhës së urrejtjes që po prodhohet në disa nga partitë opozitare sot më shpesh, më zëshëm, me sasiorisht, më ndotësisht se kurrë më përpara në historinë politike shqiptare!
Shpëtoji Zot Shqipërinë dhe Kosovën prej gjuhës së urrejtjes e cila u përdor edhe në Ditën e madhe historike të samitit mes Prijësve të Bashkimit Evropian dhe Prijësve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me të cilën Evropa për herë të parë në historinë e saj nderoi njëzëshëm, gjithevropshëm shqiptarët e Shqipërinë, Shqipërinë gjatë, me shekuj, të keqshikuar e të keqtrajtuar prej saj, prej Evropës! Dhe, në vend se të ishte gjuhë e manifestimit të gëzueshëm të mirëpritjes e nderimit të mysafirëve të mbledhur në një samit të përbashkët me të cilën do të trajtohej përcaktueshëm e sotmja dhe e ardhmja e kësaj Pjese të Ballkanit, u bë gjuhë e protestës me të cilën, deshën s’deshën shqiptuesit e saj, u bë gjuhë urrejtëse e protestës, pra, në të cilën, pikërisht pse ishte gjuhë proteste e jo e manifestimit të gëzimit u cenua tradita e njohur e mikpritjes së lavdishme kombëtare shqiptare.
P.S.
Këtij vështrimi të shkruar në fillim të nëntorit tani iu shtua paragrafi i fundit për Samitin BE – Ballkani Perëndimor dhe për protestën e 6 dhjetorit 2022, si dhe të gjithë, të gjithë dhjetorët e ardhshëm që do të mund të “stolisen” me protesta si ajo e 6 dhjetorit 2022 tashmë e moskujtuar.
9 nëntor 2022
I madhi i nderuari dhe shumë i respektuari Rexhep Qosja Unë jam i vogel më ju sugjeru juve çka te shkruani Por unë mëndoj qe kishte qenë më mirë ta kritikoshit kryetarin e ASHAKut Mehmetkrajë Llazanskin bashkpuntorin dhe bashkmendimtarin e Rrahman Morines dhe gazetarin e NASHA ARMIJA I madhi dhe i nderuari profesor Qosja më fal por po ndihemi keq më ate qe bëri idioti dhe spiuni serb Mehmetkrajë Lazanski ose Rrahman Morina
Cila dore te urdheron o Cekic me koke hekuri?! Kosova eshte pjese e pandare e trungut shqiptar dhe Akademiku Rexhep Qosja eshte babai i patriotizmit dhe demokracise ne Shqiperine e shekullit XXI.
Shpresa,ke shume te drejte. Cekici eshte koke hekuri. Rexhep Qosja eshte nje njeri i madh,akademik i shkelqyer,inteligjent dhe me edukat te larte. Te gjiitha sa shkruan per sjelljen e pahijsheme te dy antishqipetareve,Sali Berisha dhe Ilir Meta,tregon shume mire gjuhen e urrejtjes me te cilen populli shqipetar nuk pajtohet kurre. Saliu me Meten,gjithemon shperndajn vrerin dhe helmin per shqipetaret. Atehere,kure keta dymonstra sillen dhe duan te helmojne popullin,si mund t'u jepet vota ketyre dy liderve partishe (PD dhe PL)? Jo. Kurre. Ata sot qe nuk kane gje ne dore dhe sillen me nje agresivitet te temerrshem,po sikur neser te vijne ne pushtet? Te vrasin,te grabisin,me bandat e tyre te armatosura do bejne terror. Mos e befte zoti te vijne edhe njehere ata ne pushtet se, pastaj, mjere populli.
Rexhep Qosja,si gjithemon i madh.respekt.
Rexhep Qosja më shumë se një herë publikisht ka shkruar e deklaruar se shqiptarët më meritor gjatë historisë janë Skënder beu dhe Enver Hoxha andaj normalisht do të urren ata që prishën socjalizmin e Enver Hoxhës dhe do të përkrah socjalistin e vogël Edi Ramën të birin e anëtarit të Byros Politike edhepse si Salihu si Edi që të dy antishqiptar e pro serb
Ty Raif te ka mbetur ora ne 1944
Te lumte o zoteri i fisem. Respekte
Brilant! Sa e bukur gjuha Shqipe për të hedhur mendimet ne letër. Sa e bukur gjuha Shqipe e përdur me mjeshtëri te lartë nga Rexhep Qosja! Sa keq, dhe keqardhje për antishqiptarët S.Berisha dhe I.Metaj, dhe shoqëruesit të keqbërjes së tyre. Shqipëria nuk do mund të mposhtet dot kurrë nga këta palaço spiunë te ndyrë. Do vuajë por do ja dalë!
TE LUMTE GOJA REXHEP QOSJA ! Ke qene ,je dhe do mbetesh PATRIOTI ME I MADH i kombit shqiptar. Ju uroj shendet dhe jete te gjate.
I nderuar Profesor ...! Pyetjes tuaj, përse heshtin intelektualët përballë gjuhës së urrejtjes, ju them vetëm dy fjalë: - Sepse nuk duan që ata vetë në vetë të parë, dhe familja e të afërmit e tyre, të kthehen në shënjestër të gjuhës të urrejtjes të shkollëshumit Tit Vasili................................................ . Apo të dhunës verbale e fizike të falangave të Nul Mokës............................ . Dhe mbajnë parasysh thënien e Ismail Kadare, se kush ju kthen përgjigje budallenjve, duhet të ketë kujdes sepse po hyn edhe ai në ushtrinë e budallenjve......
Xhep Qosja ka qare kur e kane perjashtuar nga Lidhja Komuniste Jugosllave per Stalinizem! Eshte perjashtuar edhe nga Akademia e Kosoves si Percares. Eshte nje Enverist i thekur qe kosovaret e njohin aq mire sa ne zgjedhjet ku ka marre pjese me nje parti te vogel i kane dhene as 2% te votave! C'do njeri e njeh shtepia e vet, e kete Xhepin e njohin me mire se kush eshte e c'ka qene atje ne Kosove.
Ti komentuesi qe na flet per blerjen e te kaluares. Ti nuk ke as te kaluar as te ardhme. Ti ke lindur ne qelb dhe ne qelb do vdesesh. Ti nuk ke cfar thua per fjalet flori te Rexhep Qoses ,atehere hedh tym per personin qe i ka shkruar. Pikerisht per llumin si ty i ka shkruar akademiku kto rjeshta ,por ti je aq qorr sa nuk arrin ti lexosh. Nuk mund te korrigjojme jashteqitjet si ty, gungacin e drejton vetem varri. Por te pakten beji nder vehtes qepe halene kur flasin me te mencmit se ti.
Ti StarCari qe te djeg by... nga e verteta, ato qe jane shkruar ne oren 14:15 per Qosen i di gjithe Kosova. E para - Komunist Stalinist ka qene e si i tille e kane perjashtuar nga Lidhja Komuniste Jugosllave E dyta - Formoi nje Particke e mori pjese ne zgjedhje ne Kosove e mori me pak se 2% te votave. Shko e pyet ne Kosove e do bindesh se keto jane te verteta, nese ke tru e jo bajga rilindjote brenda kafkes.
Ti shipkar.. te merresh me Prof e Madh ..Ti nuk ke qime floku sa librat i ka shkruar per popullin ,historine,kulturen luftrat ...nga Iliria deri ne cungimin e trojeve 100 vite para. POR JU KENI TRUNIN E CUNGUAR ! E keni te deformuar per jete..por thone se 'i mbyturi te mbyt'.. Haleja qe nxjerr nga goja-bythe ..eshte kultura juaj e kafsheve te pyllit.. Jeni nje pakice e pakonsiderueshme ,por me ere te keqe.komuniteti do t'ju pastrojne nje here e mire.
Stardust, nuk e di nese i ke lexuar elozhetë e Qosjes kushtuar shokut Tito. Nese jo, tregom se do ta beje nje nderë dhe do t'i publikoj.
Garda e Gomarit..... Boto verat e Prof per studimet ne fushat e historise e kultures.....etj...etj.. Por nuk besoj se di ti lexosh as titujt.. Majmune te pa transformuesheh !
Gomari ta ladrofte mamanë!
Ore Askush qe nuk behesh dot dikush. Rexhep Qosja trajton gjuhen e urrejtjes dhe ka shume te drejte per ato qe thote. Po ke ndonje gje per ato qe ai trajton dhe menyren si i trajton shprehu.. lere biografine e tij.
Nuk eshte vetem Saleh e Ilir muti por edhe si rasti i djeshem me Shehun e Bardhen kurven e Kavajes si pasardhes te Salih kufomes....... Jane bere si Zombit kush mund te ofendoje me shume Kryeministrin.................Por edhe zoti po te ishte do te prishte gojen me fjale banale........
Nuk eshte vetem Saleh e Ilir muti por edhe si rasti i djeshem me Shehun e Bardhen kurven e Kavajes si pasardhes te Salih kufomes....... Jane bere si Zombit kush mund te ofendoje me shume Kryeministrin.................Por edhe zoti po te ishte do te prishte gojen me fjale banale........
Nuk eshte vetem Saleh e Ilir muti por edhe si rasti i djeshem me Shehun e Bardhen kurven e Kavajes si pasardhes te Salih kufomes....... Jane bere si Zombit kush mund te ofendoje me shume Kryeministrin.................Por edhe zoti po te ishte do te prishte gojen me fjale banale........
Ne fakt akademiku Qosja ngre nje problem qe ne po e vuajme ka 32 vjet me gjuhën e neveritshme te Berishës e me pas te Metes.Me gjuhën qe perdorin keta e tregojne veten nen nivelin e çdo grindavec i mejhanesh sidomos Berisha njeri shume i shkolluar dhe studiues i paepur.E keqja e madhe se kete edhe bashkepuntoret i duan dhe i kane ne te njejtin nivel.Kjo soj kulturë ka pire une deri ne 97 e me pas njerezit zune mend se ketyre nuk u zihet bese.Kete e tregon elektorati gri i cili ne shumicën e tij ka qene i opozites se sotme
Moralizma komunistesh per djemt planprishes komuniste.Shkrime qe nuk kane asnje vlere per te rijte shqltare qe po braktisin memedhene, cdo dite , ne te dy anet e kufirir.
????????????????
I madhi profesor Qosja, nuk kam fjalë të përshkruaj madhështinë Tuaj. Të lexoj me etje dhe kam akoma ç'të mësoj nga Ju. Gjuha e urrejtjes është gjuha që pasqyron jetës femijnore dhe shoqërore të perdoruesit.
Të lumtë pena dhe mëndja,shqipëtarizmi dhe patriotizmi,o i nderuari dhe shumë respektuari,profesor Rexhep Qosja.Mbetesh gjithmonë një nga intelektualët më në zë shqipëtarë,ndoshta ndër të paktit,pasi shumica janë ende në letargjinë e një gjumi kompleks të stërgjatur.
Qosja ka pjesen e vet te fajit per pedkrahjen qe i jep skizofrenit qe po udheheq sot shqiperine ! Sa per lavdet qe i thurte Enverit dihet ajo tashme . E vertete edhe ss me partine e tij nuk mori as 2% te votave te atyre qe e njohin mire (kosovareve) .
Qosja, koka e ndritur shqiptare, E ruan gjuhen, e ruan historine, i fuqizon ngjarjet historike. I shkruan me saktesi kronikat e mira dhe te demshme per popullin tone. Edhe per Burdushin Kraja dhe Hevzi Islamin dhe "akademiket tjere, te mjere" do te lexoni, qe jane turpi i SHQIPTARISE, me Sali kudren dhe Ilir Qenin...
Motra ime Shpresa te lutë vëllau yt Çekiçi lexoje edhe nji herë ate qe shkrujta se po më duket më ke keqkuptu Respekt per ty moter Shpresa
Cekic, ishe krejtesisht jashte teme: une mbrojta temen per te cilen e ka fjalen kesaj radhe Patrioti dhe Demokrati i Madh Shqiptar Qexhep Qosja!
Nuk i hiqet asnjë presje të madhit Rrexhep Qosja. Gëzuar festat e fundvitit e gjithë shëndet o i madhi Rrexhep.
Profesor i nderuar:Krejtesisht dakord me analizen tuaj teresore dhe reale per dy figurat dhe partite e opozites ne krize te thelle morale -Jane dy individe te “kapur”si agjente te sherbimeve te huaja dhe bashkepunetore te ish Sigurimit te Shtetit.Shikoni çfare i ka bere Saliu Shqiperise ne keto 32 vjet? Shikoni çfare ka bere Meta ne karriget me te larta te shtetit?! -Gjuha e tyre politike,sloganet,kauzat,aksionet politike,ligjerimet publike,thirrjet drejtuar militateve,etiketimet ndaj partnereve dhe perfaqesuesve me te larte diplomatik,partullat dhe idete per te qeverisur ngjajne me gjuhen e vagabondeve dhe horrave te dale nga burgu i gjate qe u drejtohen gjyqtareve qe i denuan. -Te dy keta individe dhe nje tufe palaçosh politike ordinere dhe provinciale u bejne Hosnana dhe duva marrezive te dy individeve ne siklet dhe depresion te thelle.Njeri i nxire si i korruptuar,qe ka deformuar rende demokracine dhe ka shtremberuar drejtesin dhe tjetri i korruptuar dhe i shpallur si spiun i sigurimit nuk dine si te dalin nga gropa ku rene ndaj shfryjne dhe turfullojne ndaj kujtedo qe u del perpara. -Te dy luajne me koken dhe u ka ikur zari.Nuk dijne ku ta çojne topin dhe shfryjne marrezisht. -Nuk kane as logjike,as moral,as ide,as turp,as ndonje motiv pozitiv perveç poshtersive dhe parpjekjeve per ta destabilizuar vendin,per te bere kaos dhe akte dhune,Thirrjet alla komuniste per Revolucion,per permbysje,per shkulje nga karriget me dhune,per shfarosje te kundershtarve,per referendume dhe permbysje i bejne ata qesharake ne sy te popullit dhe botes euroatlantike.Keto dy relike te se kaluares komuniste po vrasin opozitarizmin ne Shqiperi,po pengojne progresin dhe integrimin,po shuajne enderrat e opozites . Analiza e profesor Qoses e ben shume te veshtire komentin dhe analizen.Nje Bravo ,prof.
Ilir Kryemadhi dhe Sali Kokëtuli janë në ankth nga shteti i së drejtës, prandaj thurrin gënjeshtra dhe fusin urrejtje në popull, me shpresë që do i ikin drejtësisë. Për pjesëmarrësit në mitingje do ishte më mirë të i varnin të dy Kokat "opozitare" se të çajnë surratin duke ofenduar opozitën. Me "varjen" e dy majmunave poltiko-gjakpirës, do kthehet besimi te shteti shqiptar dhe kthimi masiv i shqipëtarëve nga diaspora.
Profesor Rexhep Qosja eshte gjeni mendjendritur. Sikur vetem kritiken letrare dhe historine e letersise shqipe te shkruar prej Tij, te marresh parasysh, kupton se ai i ka ngritur monument madheshtor letersise dhe kultures shqiptare. Ai eshte intelektuali brilant qe nuk mund te heshte kunder tradhetareve te Kombit Shqiptar. Ata qe e shajne kete vigan nuk kane lexuar asnje rresht nga librat e tij. Po t'i lexojne do nderrojne mendje!