Duartrokitjet për Altin Dumanin janë të parakohshme

20 Dhjetor 2022, 11:30Blog TEMA

Duartrokitjet për Altin Dumanin janë të parakohshme

Nga Denis Dyrnaja

Me shpejtësinë e erës po qarkullon nëpër mediat online lajmi se kreu i ri i sapozgjedhur i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Altin Dumani, jeton në një apartament të ndërtuar me parafabrikat. Ka patur plot gjyqtarë e prokurorë në të shkuarën e afërt që bënin një jetë modeste me makina shumë të thjeshta, madje udhëtonin edhe në këmbë për të mos rënë në sy, por hetimet zbuluan pasuri marramendëse të tyre, që kryesisht pretendonin se i kishin të dhuruara nga fisi ose bashkëfamiljarët bujarë, që çuditërisht nuk i donin për vete prona e para cash, por kishin vendosur t’i ndanin pikërisht me të afërmit e tyre. Altruizëm i paparë.

Për çudi ky fenomen dhurimi ishte specifikisht i përhapur vetëm në këto dy kategori në Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, se pjesa tjetër dërrmuese e shqiptarëve janë pikërisht nëpër gjykata për sherret që kanë mes tyre posaçërisht se nuk i falin gramin e pasurisë njëri tjetrit. Paradoks më vete dhe ky. E kanë qenë pikërisht këta njerëz te drejtësisë, pra kolegët e z Dumani që duhej t’iu jepnin drejtim këtyre mosmarrëveshjeve pasurore shpesh degraduar edhe me sherre fatale për jetën, ndërkohë që vetë kishin prekur parajsën e fatit me familjarë zemërmëdhenj që iu dhuronin atyre troje, apartamente, vila e para cash si shprehje dashurie fisnore. Por le t’i kthehemi aktualitetit.

Duke marrë të mirëqenë faktin se vërtet kreu i SPAK-ut z Dumani jeton në mënyrë modeste dhe pa salltanetet e “zullumqarëve të hershëm dhe rishtarë” të drejtësisë, prova e ndershmërisë, integritetit të tij nuk është fakti se ku jeton, por se si punon. Pra çfarë rezultatesh do të ketë si prokuror dhe drejtues i SPAK-ut. 

P.sh kolegët gazetarë kanë marrë informacion se ku banon z Dumani dhe lajmi që jeton në një apartament modest po përhapet me shpejtësi. Por do ishte më produktive sikur kolegët të hapnin dosjet e çështjeve të prokurorit Dumani. Aty p.sh mund të gjenden raste korrupsioni të pretenduara nga z Dumani për shuma banale deri në 1 ml lekë të vjetra që janë regjistruar si çështje të suksesshme. Por nuk do gjeni dot ndonjë hetim ministri ose ish ministri të korruptuar.

Nuk do gjeni ndonjë çështje të përfunduar në këto 3 vjet me vendim të formës së prerë konfiskimi pasuror për shumë prokurorë apo gjykatës me vila, pasuri e para të thata, pra përballje me kolegët e tij të korruptuar. Kjo na thotë se z. Dumani deri tani duket se ka mbyllur njërin sy, ose ligji është përdorur në mënyrë selektive. 

Është pikërisht kjo prova e ndershmërisë, nisja e ndëshkimit të ligjit nga miqtë e kolegët e korruptuar të tij në nivele të larta në politikë e drejtësi. Se pas 3 vjetësh kur të ketë mbaruar mandatin si kryetar i Prokurorisë së Posaçme, nuk do bëjmë statistikat e parafabrikatit ku banon e si jeton. Shqiptarët kanë 30 vjet që dëgjojnë llogje e demagogji me heronj e mite fals për beteja kundër korrupsionit, që i krijojnë dhe rrëzojnë po vetë në fund.

Përtej paragjykimit z Dumani jo si kryetar i SPAK-ut, por si një prej prokurorëve të kësaj strukture të posaçme hetimore të tregojë me fakte e prova reale se përpara ligjit janë të barabartë të gjithë. Dhe këtë duhet ta nisë me kolegët dhe ish kolegët e tij të kamur në sistemin e drejtësisë me paratë e hallexhinjve të gjykatave dhe me politikanë e shtetarë të korruptuar për të cilët SPAK-u është krijuar. 

Faktet janë aty të kamufluara ose jo. Detyrë e z Damami dhe e bashkëpunëtorëve të tij në SPAK, është të na provojë se profesionalisht janë të aftë të zbulojnë si u bënë të pasur ish-kolegët e tij, shumica e të cilëve mbaruan shkolla duke jetuar me sakrifica në konvikte e shtëpi me qira, me pamundësi ekstreme për t’u veshur e ushqyer e sot kanë saraje e pasuri marramendëse në kryeqytet e bregdet.

Duartrokitjet zakonisht vijnë në fund të shfaqjes jo në fillim të saj ndaj t’i rezervojmë ato për pas 3 vjetësh. Shfaqja për z Dumani sapo ka filluar…të shohim nëse do t’i meritojë ato. Paraardhësi i tij erdhi në krye të SPAK, pa dhe iku në qetësi. A do të jetë dhe z Dumani njëjtë si ai?!

61 Komente

  1. m
    mos u mburr mos u levdo.......

    cfare beri ky dum dumi i amerikes kur kishte shef arben llallen,cfare dosje hapi,a e ngriti zerin per ndonje shkelje,apo i bente fresk arbenit e saliut e iliri hajdutit me vidio.

    Përgjigjjuni
    1. I
      IB

      Dmth nje sistem koti se kete e zgjodhen ?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

        Shkrim shume i drejt dhe eshte e vertet qe sistemi i drejtesise deri tani eshte nje farse qesharake, qe s'ka nevoj te komentosh se te gjithe jemi deshmitaret e ketij sistemi me PLEPISTAT qe u vun ne krye te gjykatave dhe prokurorive, nje sistem i kalbur qe u ngrit qellimisht nga Sa-Hale Breshkari per te mbrojtur veten dhe familjet nga ter ato te zeza qe i ka ber ketij vendi. Por ne te njejten kohe skemi pse te jemi pesimist dhe te paragjykojm Dumanin apo te tjer. Dumanit ju dha mandati dhe tani i mbetet te tregoj se ne se ka koqe per t'a cuar punen deri ne fund. S'ka kohe per elozhe e mite, tani koha eshte qe Dumani te perveshi manget dhe te filloj punen pa humbur as nje minut. Pune te mbar Zt Dumani!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tata luigji

          Ky ndryshon nga Arben Kraja se jeton ne qytet dhe Kraja ne cicen e lalezit, komeshi me terroristin salih dhe spijunin Metaj. Kraja para hajuteve dhjeste gjak, ndersa dumanit i shpeton shurra Metaj i dergoi dje nje mesazh familjes tij ku paralajmeron se nuk jam peshk qe futem lehet ne fertere. Ky Drumani kalon tre vjet dhe ne fund mandatit thot kaq beme se eshte akoma heret te vemi tek pesheqit e medhenje. Keshtu qe ben dhe ky nje vrime ne uji deri sa te largohen nga kjo jete sta qe e rjepen kete vendi GEZUAT DRUMAN

          Përgjigjjuni
      2. p
        per ata qe flutrojne me presh ne byth.

        Nje bravo te madhe autorit te shkrimit ,qe eshte me te dy kembet ne toke:

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeneli

          A mundet dikush te na sqaroje cili ka qene qendrimi i Dumanit ne hetimin e dosjes se Gerdecit? A do mbaje po ate qendrim tani?

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vin

          nje mut te madh ka per te ber dhe ky , ktu po nuk erdhen prokurore te huaj qe skan lidhje me shqiptare ska per tu ber gje.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Titi

            Llalla Nr 1 premtoi se sa te vij shtatori do te bej namin por ne fakt beri nje qe si thuhet emri, Llalla 2 me mjete te sofistkuara zbuloj arken e peshkut dhe disa garnitura. Te presim nr 3, ndoshta ndryshon mbiermrin e dy te parve, i treti i verteti.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bora, shiu dhe Ramziu

            Dhalla 3???...ne sherbim te regjimit diktatorial te Edramziut...lol

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eiat Sinai

              Un them , regjim diktues i Media-$ . Diktatura e Media-$ që do me ç'do kusht të dijë a në m'i kan'ardhur rregullat n'a ka tapon , pelce , a burulluk si qimoti e më , akoma më , mbathja e pambukët apo tangë nailoni . Shal'shëllirë .

              Përgjigjjuni
            2. t
              tom.voci

              Shkrim shume i sakte

              Përgjigjjuni
              1. q
                qytetar

                oj Durrnaja ! Ato dosje i kane dhene ...ato ka bere. Tani e tutje shihet cka do beje. Cdo Shqiptar eshte prokuror per hajdutet e medhenj te Shqiperise. LLalla 2 - Kraja 1 nuk kishte prova dhe fakte . Populli i thjeshte ka shume prova dhe fakte te vuajtura mbi kurriz te ketyre vampireve. Por si gjithmone, dikush ju ka quajtur me te drejte - KAZAN....dhe jeni te tille.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani

                  Kraja si erdhi, ashtu iku. Nuk la shenja, te pakten publikisht. Dmth e ruajti "lekun" e publikut poshte dyshekut, por nuk e investoi per te miren e publikut, pa nam, pa nishan. Tani "lekun" e ka ky tjetri, ta shohim ku do e fuse... e pastaj flasim.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Komunist me Rolex

                    Bravo Denis je i rrallë në gazetarinë shqiptare

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ela

                      Artikull i persosur dhe me te drejt,po po ke te drejt,se keta vallahi si besohen kujt

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Neli

                        Bukur Denis. E vleresoj shkrimin tuaj.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arian

                          E mor Denis do dhe ti te japesh mend po nuk te shkon je i vogël.ujit ato qe mbollet para ca kohësh ate bej

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I Duruari.

                            Eh! Mbresëlënese! Që të mos e zgjas: Vërtet duartrokitjet vinë në fund të shfaqjes, por edhe dita e mirë shihet në mëngjes. Pastaj edhe një inkurajim në këtë mjedis, mendoj se nuk është i tepërt.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ay

                              Ja ke fut kot po kot fare dmth. Nuk jeton ne apartament parafabrikat. Pasuria eshte e deklaruar ne procesin e vetingut dhe ska pas probleme. Si gazetar minimumi do merrje mundimin ta lexoje. Pastaj per profesionalizmin do rrosh e do shohesh. Dumani eshte pjese e Spak por ne sektorin kunder krimit te organizuar dhe jo te korrupsionit deri sa mori detyren e re. Dhe dosjet e atij sektori jane me pak te ndjeshme per publikun. Keshtu qe ska pas te beje me funksionare apo ministra sic pretendon ti.

                              Përgjigjjuni
                              1. i
                                iliria

                                Ay,kemi natën ngat,kemi për ta mat!

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tomtom1

                                  E drejte...iliria. E ke thene bukur. Le ta shohim. Denisi e ka shkruar bukur dhe ceshtjet or "Ay",mund te fillojne dhe pavaresisht nga nje prokurore. Gjithesesi,gjithesesi,do ta shohim. Urojme te bej dicka te mire...ne fund te fundit eshte kjo qe ka per te mbetur ne historine e tij.

                                  Përgjigjjuni
                              2. T
                                TERMETI

                                Thone qe pyll pa derra nuk ka .POR eshte e vertete qe derrat jo vetem nje turi kane por dhe huqet te njejta i kane .I kemi pare dhe degjuar kur thone neper ekrane televizoresh se te gjithe jane te barabarte para ligjit por kur thone kete shprehje nenkupto se nuk jane faktikisht te barabarte para MALIQIT . NGA PLEQTE KEMI DEGJUAR TE THONE "PASANIKET E MBULOJNE MUTIN ME PARA DHE FLORINJ."

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlora.Vlora

                                  Po cfare prisni nga nje surrat i tille ,,tipik surrat llalle ,dmth dhjar fshati ,,fuck dhe SPAK me rrogat e larta

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    tetovari2

                                    Shkrim perfekt.Një fjalë e urtë thotë:"mos bën hop pa e kërcyer hendekun"!Për fat të keq shumica janë optimistë para kohe, të presim se çka do të del në fund të mandatit. Unë që në fillim kam thënë se që të tre kandidatë nuk më reflektonin besim duke i parë nga fizionomia e fytyrës dhe frizura e flokëve!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rama qen rrugesh

                                      Jeton ne nje pallat parafabrikat... me nje sufllaq e korrupton. Jo me ti japesh $1 milon, apo ti japesh nje plumb bythes. Teatri i kukullave vazhdon ne albanistan. Sa te jete ne pushtet Edvin haleja nuk ka drejtesi. Edvini eshte aty te mbroje familjen, dhe gjasme zihen per teatro.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Poseidon

                                        Bravo Denis ...................... ...KY ESHTE INVESTIM KRYESOR I SALEHIT DHE SHPURES SE TIJ RUSO_SERBE............. DO RROJME E DO SHOHEM QE KRIMINELEVE SALEH E ILIR MUTI NUK DO I NDODHE ASGJE E KEQE MADJE DO JENE NE KRYE TE QOSHES PER TE VRARE E VJEDHUR PA LIMIT SHQIPETARET.....................PALE KUR PD E SHANTE REFORMEN NE DREJTESI PER ARESYE TE KETIJ BALUKUT ...............................EDHE NJEHERE YYYYPPP XHIXHI !!!!!! PER SHQIPETARET QE PRISNIN SE CDO NDODHTE .............ASGJE SEPSE CDI GJE E KA QELBIR SALEHU E ILIRI................DHE VETEM KUR KETA TI MARE ZOTI( qe edhe ai nuk ido prane) MUND TE SHPRESONI. ....... .

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Poseidon

                                          Bravo Denis ...................... ...KY ESHTE INVESTIM KRYESOR I SALEHIT DHE SHPURES SE TIJ RUSO_SERBE............. DO RROJME E DO SHOHEM QE KRIMINELEVE SALEH E ILIR MUTI NUK DO I NDODHE ASGJE E KEQE MADJE DO JENE NE KRYE TE QOSHES PER TE VRARE E VJEDHUR PA LIMIT SHQIPETARET.....................PALE KUR PD E SHANTE REFORMEN NE DREJTESI PER ARESYE TE KETIJ BALUKUT ...............................EDHE NJEHERE YYYYPPP XHIXHI !!!!!! PER SHQIPETARET QE PRISNIN SE CDO NDODHTE .............ASGJE SEPSE CDI GJE E KA QELBIR SALEHU E ILIRI................DHE VETEM KUR KETA TI MARE ZOTI( qe edhe ai nuk ido prane) MUND TE SHPRESONI. ....... .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Poseidon

                                            Bravo Denis ...................... ...KY ESHTE INVESTIM KRYESOR I SALEHIT DHE SHPURES SE TIJ RUSO_SERBE............. DO RROJME E DO SHOHEM QE KRIMINELEVE SALEH E ILIR MUTI NUK DO I NDODHE ASGJE E KEQE MADJE DO JENE NE KRYE TE QOSHES PER TE VRARE E VJEDHUR PA LIMIT SHQIPETARET.....................PALE KUR PD E SHANTE REFORMEN NE DREJTESI PER ARESYE TE KETIJ BALUKUT ...............................EDHE NJEHERE YYYYPPP XHIXHI !!!!!! PER SHQIPETARET QE PRISNIN SE CDO NDODHTE .............ASGJE SEPSE CDI GJE E KA QELBIR SALEHU E ILIRI................DHE VETEM KUR KETA TI MARE ZOTI( qe edhe ai nuk ido prane) MUND TE SHPRESONI. ....... .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Poseidon

                                              Bravo Denis ...................... ...KY ESHTE INVESTIM KRYESOR I SALEHIT DHE SHPURES SE TIJ RUSO_SERBE............. DO RROJME E DO SHOHEM QE KRIMINELEVE SALEH E ILIR MUTI NUK DO I NDODHE ASGJE E KEQE MADJE DO JENE NE KRYE TE QOSHES PER TE VRARE E VJEDHUR PA LIMIT SHQIPETARET.....................PALE KUR PD E SHANTE REFORMEN NE DREJTESI PER ARESYE TE KETIJ BALUKUT ...............................EDHE NJEHERE YYYYPPP XHIXHI !!!!!! PER SHQIPETARET QE PRISNIN SE CDO NDODHTE .............ASGJE SEPSE CDI GJE E KA QELBIR SALEHU E ILIRI................DHE VETEM KUR KETA TI MARE ZOTI( qe edhe ai nuk ido prane) MUND TE SHPRESONI. ....... .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Poseidon

                                                Bravo Denis ...................... ...KY ESHTE INVESTIM KRYESOR I SALEHIT DHE SHPURES SE TIJ RUSO_SERBE............. DO RROJME E DO SHOHEM QE KRIMINELEVE SALEH E ILIR MUTI NUK DO I NDODHE ASGJE E KEQE MADJE DO JENE NE KRYE TE QOSHES PER TE VRARE E VJEDHUR PA LIMIT SHQIPETARET.....................PALE KUR PD E SHANTE REFORMEN NE DREJTESI PER ARESYE TE KETIJ BALUKUT ...............................EDHE NJEHERE YYYYPPP XHIXHI !!!!!! PER SHQIPETARET QE PRISNIN SE CDO NDODHTE .............ASGJE SEPSE CDI GJE E KA QELBIR SALEHU E ILIRI................DHE VETEM KUR KETA TI MARE ZOTI( qe edhe ai nuk ido prane) MUND TE SHPRESONI. ....... .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 1
                                                  1

                                                  Ketu bejne pune vetem nje gjykate speciale si e kosoves,se nje surat kemi.Une mendoj se ky do jete zhgenjimi me i madh se priteshmerite i ka dhe me te medhaja.Shkrimi eshte shume i drejte.Po nuk u thye treshja e madhe nuk ka prosperitet ky vend

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. 1
                                                    1

                                                    Ketu bejne pune vetem nje gjykate speciale si e kosoves,se nje surat kemi.Une mendoj se ky do jete zhgenjimi me i madh se priteshmerite i ka dhe me te medhaja.Shkrimi eshte shume i drejte.Po nuk u thye treshja e madhe nuk ka prosperitet ky vend

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Y
                                                      Ylli që ndrit Vicidolin

                                                      Kështu flisnin edhe për prokurorin e shkrete, rahmet pastë, që po ndiqte cështjen e Remzi Hoxhës të vrarë nga strukturat e Saleh Vicidolit. Shkruanin për prokurorin e gjorë se banon në një pallat parafabrikat, me divanet e monizmit mit, etj.etj.dhe për njeri të shkëlqyer . Në fakt me të vërtetë ishte prokuror tepër i zoti e guximtar dhe njeri i shkëlqyeshëm. Nuk e lanë të gjorin të jetonte gjatë se thonë që u helmua nga persona të veçantë. Njerzit e mirë nuk i duan strukturat tona kriminale e politike. Mos flisni para kohe se edhe ky Dumani është neti i mirë dhe i rreptë me kriminelet e korrupsionin. Keteni të punojë me metodën dhe stilin e tij brenda kuadrit ligjor shqiptar. Suksese Prokuror në plotësimin e mandatit tl fijë tre vjeçar.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. x
                                                        xhemal

                                                        Gazetari eshte nje saluc i Vogel...mendon se punet behen si thashethemet e tij neper studio TV...nuk Ka per te ndodhur mrekulli po' drejtesi per te gjithe si per pushtetare te djeshem e te sotem por edhe per gazetare shpifes e genjeshtare,servil te pushteteve ,zhvates etj,gazetari eshte nje deshtak e militanti i semure nje tifoz i sali germadhes i fut te gjithe ne nje thes se nuk shikon me shume se pertej hundes se tij

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          New York

                                                          The show must go on

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emigranti USA

                                                            Deno ben mire we ben nje para prite , i tere populli kane nje pritshmeri te madhe jo vtem Amerika e nese nuk r fillon punen me dy balozet e pa prekshem Sali nongraden spiunin-hajdut Like floririn athere harram tere kjo do qujet loje me keye popull

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              Km

                                                              Kam bere nje pyetje per Z.Mero Baze,por deri tani nuk Ka pergjigjet,vetem euforia per zgjedhjen e filoamerikanit.Madje ,sapo lexova ne "sot",se meqe ky qe fitoi eshte amerikandashes,shyqyr qe nuk fituan dy te tjeret qe i nenkupton ruso e serbodashes.Megjithate une po' perseris pyetjen time si kerkesen per informazioni:-a Ka lidhje prokurori duman me te penduarin duman,vec mbiemrit dhe te qenit nga Dibra?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Brum Troli

                                                                Ne të befotrofit mund të mbrojmë dipllomën atëherë . Kështu urdhëri i Avokatisë nuk njolloset .

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. M
                                                                Merita

                                                                Shume sakte z.Denis.Bravo!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. t
                                                                  taku taku

                                                                  Me thuaj nje person qe ku ka vene dore "ambasada mike" dhe ka bere kariere te paster politike apo ne drejtues instutucionesh shteterore!Nje rast te vetem dhe do te te kerkoje falje!Deri me sot edhe pse kane kaluar 32 vite shkerdhatokraci "derrin na i ka paraqitur si daje"!Ndaj edhe ky vend sot lulezon i shkrumezuar nga vjedhjet,vrasjet e pasurite maramendese. Se fundemi ky perzgjedhja e ketij eshte si Luli Basha por ne drejtesi.Ndaj edhe ky popull vazhdon e genjehet kue deri tani nga peshorja e drejtesise ka kapur vetem "bolet" e pushtetareve te koruptuar e asgje tjeter!sa te lehe "balua ne kete sokak" era mut do bjere çdo prag!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. P
                                                                    Profi

                                                                    Denis! Mos e paragjyko! Thuaj vetem suksese! Respekt per ate njeri fidnik qe ka pranuar ta mare ate post! Eshte fisnik. Nuk ketkoi te behej dekan rektor minister apo miliarder! I urojme sukses ne si popull!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      Shpresa

                                                                      Zoti Kryeprokuror i Prokurorise se posacme! Pasteoni Shiperine nga kokat plaqkitese qe lanê Shiperin ne kete mjerim e shpopullzim. Beje Shqiperine te forte, qe te ket drejtesi, buxhet e zhvillim! Kete e presim te gjithe shqiptaret e bertet kudo qe jemi! Bejeni Shqiperinë !

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. S
                                                                        Shpresa

                                                                        Zoti Kryeprokuror i Prokurorise se posacme! Pasteoni Shiperine nga kokat plaqkitese qe lanê Shiperin ne kete mjerim e shpopullzim. Beje Shqiperine te forte, qe te ket drejtesi, buxhet e zhvillim! Kete e presim te gjithe shqiptaret e bertet kudo qe jemi! Bejeni Shqiperinë !

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. F
                                                                          Fatmiri

                                                                          Kur tjetri fillon punen rishtas , ka vetem nje urim:”I shkofte puna mbare!”

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. K
                                                                            Korabi

                                                                            Burre me rr te forte sic vazhdojne te jene Dibranet .Shkelqejne nder shekuj kudo. Pergezime

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. u
                                                                              uskania

                                                                              Dumani është puntor, i ndershëm dhe trim përballë së vërtetës.Nuk do ta bëjë punën i vetëm, por në ekip.Nuk ka më “as mish, as peshk”.Sigurisht, do presim hetimet e SPAK, pastaj do llafosemi me Dyrnjajën.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. T
                                                                                Teri

                                                                                Dynjaja nje bq me shume, jeni te gjithe bashke tani kunder USA, ne b... do ta hani o katundaret e dreqit

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. J
                                                                                  Josifi

                                                                                  Pritshmëritë në një vend që aspiron për demokraci nuk vijnë vetëm nga individët por nga e gjithë shoqëria.Lum ai që do jetojë ta shikojë këtë shoqëri të emancipuar!Oh sa mirë me qenë të tillë!(Jo vetëm Shqipëtar)

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. N
                                                                                    Noci

                                                                                    I gjithe problemi kush po e fillon i pari ,sepse shumica jane kontigjent i se kaluares dhe varet sa lidhje kane patur me klanin e kaluar se mund te jesh i ndershëm por ke mbyllur sytë ose ke ngrene shantazhin per raste te tyre ose miqve te tyre.Une kam përshtypjen se vetem ata qe kane mbaruar ne 10 vitet e fundit do kenë mundësi te punojnë mire se nuk i kane borxhe elites se korruptuar dhe kane kurdoherë mbrojtjen amerikane dhe europiane

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. S
                                                                                      Shpetimi Debatik

                                                                                      Keni nderin dhe shancin për të hyre në histori, që ja vlen per këtë vend e brezat e sotëm dhe të nesërm zoti Dumani me rrenjë Dibrani. Uroj dhe shpresoj se drejtësia juaj, do të thyej e coptojë karakterin brutal të shtetit të instaluar pas viteve 90-të , në të kundert i marrsh të keqen ketij populli dhe si shurra e pulës shkofsh.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. U
                                                                                        Ujku Plak

                                                                                        Edhe me Dumanin do eci puna shume mire, si me Llallen, Krajen etj… pse? Sepse Plitikanet Shqipetare i futen pak Mishe Dhije Reformes. Ku? Per mendimin tim te ajo pjesa qe te Zgjidhesh ne Spak duhet te kete Eksperience Pune te Pakten 10-15 Vjete ( sa vite nuk jam i sigurte) qe i bie: Mbas Viteve 90, per tu Futur ne Juridik duheshin paguar Mijera Euro, per te Mbaruar Juridikun duheshin Mijera Euro, qe te Emeroheshe prap Mijera Euro, qe te Qendroje ne Sistem duhet te Paguaje Mijera Euro, qe te Beje Karrier Qindera Mijera Euro. Dmth per te Punuar me Ndershmeri ne Sistem te Drejtesis as futej kushe dhe as Rrinte kushe per Rrogen, qe i bie me Tonat: Te gjithe jane te perlyer ne Korrupsion, Plitikanet tane si Rq qe jane e dinin dhe e perdoren kete.

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. e
                                                                                          emigranti

                                                                                          e kam thene qe shqiptaret korruptohen duhet FBI ne shqiperi se per ndryshe nuk ka per te ndryshuar gje he ky. YURI KIM JU DUHET TE INSISTONI QE TE VIJE FBI NE SHQIPERI

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. M
                                                                                            Mamoica H .

                                                                                            Edhe Hamzai , po , si kudo ka edhe Mamicë .

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                          2. B
                                                                                            Bregdeti

                                                                                            Mendoni se nje i vetem do ndryshoje rrjedhen e deritanishme te punes? Eshte e veshtire. Ai mund te filloje ndryshimin, po duhet kohe. Ka shume faktore ndikues. Eshte tradita ne drejtesi, dmth padrejtesia e deritanishme. Ndertimi i nje raporti te ri me politiken, jo e lehte. Jane lidhjet njerzore ende te forta. Efekti i forte i lekut qe ne kulturen tone po dominon gjithcka. Pastaj fryma e ndryshimit, si reagon ekipi i prokurorve ndaj drejtuesit etj.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. E
                                                                                              Emigranti

                                                                                              Te shpresosh ne "shqiperine" tone te shkerdhyer, do te thote: te shpresosh te çdo shqiptar qe merr nje post te larte dhe drejtues. E shprehur me keto fjale, kjo shprese eshte e kote, pasi shqiptari URREN shqiptarin, dhe çdo drejtues i larte "punon" me mentalitetin "une e djeg e ty sta jap". Me statistika, ka pak shance qe ketij drejtuesi te sapozgjedhur te SPAK, do ti dhembi ne shpirt padrejtesia qe i behet Shqipërisë dhe Shqiptareve !!!!!! URREJTJA eshte baza e se keqes ne shqiperi, nuk eshte korrupsioni, korrupsioni eshte "endrra ne sirtar" e shqiptarit.

                                                                                              Përgjigjjuni
                                                                                              1. x
                                                                                                xhoxhi

                                                                                                E kam thënë dhe e them prokuror është ai që ul në fronkë Salinë të parin të dytin Metën dhe të tretin Ramën kur ti vijë radha.Babai i ndjerë më theshte:këmborën e rendë ja varin dashit më të madh që të dëgjohet sa më larg e sa më shumë...

                                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                                1. M
                                                                                                  Mondi

                                                                                                  Salome lexova emrin e autorit kalova direct tek komentet.Se si eshte Dumani ,do ta tregoje koha,ajo ka treguar qe ky anadollaku dyrnjaja eshte ne vending e gabuar.

                                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                                  1. K
                                                                                                    Kinom

                                                                                                    Urime Z. Dumani me shprese presim nga ju te beni drejtesia Duke vene para pergjegjesite te gjithe ata qe kane vene dore mbi pasurin kombetare, beni krahasim futen ne burg nexhmije hoxhen per kafe qe kishte harxhuar per pritje e delegacineve, po ky sy qikllopi sali qe ka vrare, ka shkateruara pasurin kombetare dhe vjedhur nuk po I hyn gje ne kemb, tregoj zgjuaresin dhe trime rine tende Jo si Z. Cela kryeprokurori qe shume premtoi po ka rene ne qetesi, ku Jane premtimet e tij.

                                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                                    1. P
                                                                                                      Pidhar nderkombtar

                                                                                                      Sgjebs gazetar.dhe shume rrote kari profesionalisht.Nuk i lexoj me shkrimet e tua.

                                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                                      1. B
                                                                                                        BABALJA

                                                                                                        Prisni nja tre vjet te zgjedhim te tretin sepse thone e trenta e verteta.

                                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                                        1. T
                                                                                                          Tit Vasillaqis

                                                                                                          Nje here ne nje shtet i erdhi radha dhe bene nje kurbat ( arixhi ) mbret dhe te gjithe thane qe tashi do te shkaterrohet c’do gje nuk di kurbati te beje shtet , po kurbati te parin vrau babain e vet qe t’ja kishin frken . Edhe Dumani po nuk e filloi nga nongrada Sali qe dhe ata qe e lejuan te degradoje gjendja deri ne kete faze

                                                                                                          Përgjigjjuni

                                                                                                          Lini një Përgjigje