
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë rreth 90% e transaksioneve hyrëse dhe dalëse të valutës në Shqipëri bëhen në euro. Prandaj dhe kjo monedhë shërben si ankorë për kursin e këmbimit të monedhave të tjera në tregun e brendshëm (p.sh., meqë 1 dollar këmbehet aktualisht me 0.94 euro në bursat ndërkombëtare, dollari është 6% më ulët se euro në tregun e brendshëm).
Nga 1 janari deri më sot, kursi i këmbimit të euros ndaj lekut ka pësuar një rënie prej 5.17% (shihni grafikun shoqërues). Ndërsa qysh kur Edi Rama filloi punë si Kryeministër, kursi i këmbimit të euros ka pasuar një rënie prej 18% (më 20 shtator 2013, një euro këmbëhej me 139.5 lekë, ndërsa sot me 114.5 lekë).
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë nuk e shpiegonë dot këtë rënie të kursit të këmbimit valuator në tregun e brendshëm, ngaqë bilanci zyrtar i pagesave ka rezultuar çdo vit me deficit (zyrtarisht, ka dalë më shumë valutë se sa ka hyrë, e kështu kursi i këmbimit valuator duhej të ishte ngritur e jo të ishte ulur). Por analiza e kësaj dukurie kërkon një tjetër analizë…
Në fokusin e analizës këtu, është efekti që ka patur rënia e kursit të këmbimit valuator tek familjet që mbahen me dërgesat valutore të të afërmve të tyre në emigracion.
Equivalenti i rreth 1 miliard eurove hyn mesatarisht në vit në formën e dërgesave valutore të emigrantëve për familjarët e tyre (sipas Bankës s ë Shqipërisë, vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti, dërgesat ishin rreth 600 milionë euro përmes kanaleve zyrtare financiare, pa llogaritur dërgesat/dhëniet në cash). Në Bashkinë e Tiranës, e cila ka të ardhurat më të larta familjare sipas INSTAT-it, rreth 45% e familjeve marrin dërgesa valutore nga emigrantët (kjo, sipas një sondazhi ekonomiko-social që dizenjova dhe drejtova në të gjithë territorin e bashkisë). Mund të imagjinohet lehtë se sa është kjo përqindje në bashki më të varfëra…
Në qoftë se kursi i këmbimit valuator do të kishte mbetur në nivelet e viteve 2009-2015 (para se të fillonte të tatëpjetën në gjysmën e dytë të vitit 2016), dërgesat e emigrantëve do tu siguronin familjarëve në Shqipëri rreth 18% më shumë lekë. Më konkretisht, ata do të kishin në dorë edhe 250 miliardë lekë të vjetra për të shpenzuar çdo vit!!!
Përveç ndihmës së madhe ndaj familjeve që marrin dërgesa valutore, ky 250 miliardsh do të ishte edhe një ndihmë e madhe për mijra dyqane dhe kafene lagjesh e fshatrash, ku familjarët i shpenzojnë dërgesat valutore që marrin. Një xhiro ekstra prej 250 miliard lekësh të vjetra do t’i jepte frymëmarrje shumë familjeve që mbahen me vetëpunësimin në dyqanet dhe kafenetë e lagjeve e fshatrave.
Rënia drastike e kursit të këmbimit valuator ka ndikuar për keq edhe tek eksportuesit, të cilët sigurojnë më pak lekë (kur këmbejnë valutën me lekë për vazhdimin e prodhimit në vend), apo tek ata qytetarë që i kanë depozitat bankare në valutë. Ndërsa përfituesit janë ata që blejnë valutë në tregun e brendshëm për të siguruar mallra e shërbime të tregut të jashtëm. Por edhe kjo është një analizë për një shkrim tjetër…
Duke u kthyer tek familjet që varen financiarisht tek dërgesat e emigrantëve (45% vetëm në Bashkinë Tiranë), ndihma më e shpejtë që mund të vijë për ta është ajo prej Bankës së Shqipërisë. Pavarësisht se misioni i saj kryesor është mbajtja nën kontroll e inflacionit, Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun e brendshëm valuator për të zbutur disbalancat, apo për të shtuar rezervat valutore të thesarit.
Gjatë këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë në tregun e brendshëm rreth 165 milionë euro valutë çdo tremujor, duke shtuar këshu rezervat e thesarit të saj. Por duket qartë se këto blerje nuk kanë mundur dot ta ndalojnë rënien prej 5.2% të kursit të këmbimit brenda këtij viti. Ndoshta duhen blerje shumë më të fuqishme të saj në tregun e brendshëm valuator që kursi i këmbimit të rikthehet në nivelet e një viti më parë. Pa shpresuar në rikthimin tek 8 vite më parë…

O Zarloshnja, emigrante jane edhe ata qe merren me pune te bukura, qe sjellin fshehurazi euro me valixhe, qe ketu behen sipermarres dhe ndertues pasi kane paguar police, doganiere, shefa, ministra, funksionare bashkie, tatimore. Te gjithe mbyllin sy e veshe para fenomenin per aq kohe sa marrin % e tyre. 70 % i ndertuesve jane marre me pune te tilla dikur dhe pallati eshte ai qe u lan eurot, pallati i pushtetit dhe pallati qe budallenjte e blejne duke u zhytur per 20 vite ne kredine e bankave, edhe ato me kapital te ndyre.
E gjith politika shqip foles ështe e lidhure me bandat dhe me vendet e korruptume Muslimane dhe ato Lindore Jo veq Ede Turk.
Mos kerce nga dega ne dege. Zaloshnja nuk eshte ministri i brendshem. Ai tregoi cka behet mbi tavolinen zyrtare, e cila eshte ne dem te popullit dhe rrjedhimisht ne dem te ekonomise se vendit. Jo se nuk qendrojne ato qe thua ti, por komenti yt ska lidhje me ate cka Zaloshnja shkruan.
Mendoj qe Eduarti ben nje vlersim te gabuar kur thote qe renia e kursit zhvlerson punen e emigranteve. Kjo qe them mbeshtetet ne faktin qe emigrantet ose familjet e tyre ne shqiperi me kursimet qe ata sjellin, blejn sherbime dhe mallra te ndryshme dhe keto sherbime ose mallra, jane totalisht te lidhura ne cmimin me te cilin ofrohen me kursin e kembimit te valutes. Cmimet e mallrave do inshin ngritur shume me teper nese kursi i kembimit do kish mbetur aty ku ishte nje vit me pare !
...dhe do cveresohej leku... A nuk ka llogjike qe te jete forcuar leku me shume?
Ilir shpjegimi jot mund te merrej ne konsiderate "Vetem" nese cmimet e mallrave dhe sherbimeve qe afrohen ne treg nga bizneset per konsumatoret shqiptare do te reflektonte kurben e zhvleresimit te Euros (dmth qe ato te ofroheshin me cmime me te ulura si pasoje e renies se Euros e keshtu do te perfitonin ne nje mase konsumatoret) gje qe nuk ndodh ne realitet si pasoje asaj qe e dime te gjithe qe megjithse bisneset (Tregtaret ) blejne me shume euro per per te njejten sasi leku qe perdorin ne konvertim ata ne realitet nuk i ulin cmimet e sherbimeve e te mallrave qe ata tregtojne asnjehere por vetem i ngrejne, keshtu qe shqiptaret jo vetem nuk perfitojne por ata humbasin ( Goditen ) edhe me shume nga renia e (Zhvleresimi Euros ). Prandaj mendoj qe arsyetimi i Zaloshjes qendron ne realitetin Shqiptare.
me pak fjale qe kur erdhi rama eurot e droges kane hyre plus 18% me teper se ne kohen e sales. tani ose trafikantet jane bere gjeni dhe po bejne me teper biznes. ose po kta trafikante e kane me te lehte te sjellin euro tani se ne kohen e sales. ik votoni tani
Po mir mor Zari ,po atyre qe u duhet nje shtepi ,ku te flene ne barraka ? ti thua mis te blejne ,skemi cfare te bejme dhe keshtu jane te detyruar njerzit te blejne shtepi ,duke dhe pare cmimet te cmendura ,
O komentues bjerini kavalliy te zaloshnjes ,cfar idioti edhe renien e volutes ja atribojme Edi Rames sapa tru qe jeni po luften e haroni ,pse Edi i komandon bursat boterore ?o idiote nuk keni me cfar te mereni se ju jeni mesuar qe te mos punoni i doni qyl te gjitha .moracaker .koke pa lare si ju cileson saliu dhe iliri .
O komentues bjerini kavalliy te zaloshnjes ,cfar idioti edhe renien e volutes ja atribojme Edi Rames sapa tru qe jeni po luften e haroni ,pse Edi i komandon bursat boterore ?o idiote nuk keni me cfar te mereni se ju jeni mesuar qe te mos punoni i doni qyl te gjitha .moracaker .koke pa lare si ju cileson saliu dhe iliri .
Eduard, vërtet që je maxhar.
Eduard, te mungon ndonje kocke. Po pse o koke bole, Rama e ka fajin per renien. Po ata emigrante/qytetare ne Europe, USA e Kanada, ku inflacioni ben kerdine, ne nivelet e shpallura rreth 10%, e qe nuk dihet si do shkoje vitin e ardheshem, varet nga normat e Federal Reserve e BCE se sa % do i rrisin, Ramen do bejne fajtor. Hiqesh si gjithollog, ne sondazhe, ne zgjedhje, ne ekonomi. Keto jane gjera shume kompekse dhe sondazhi yt nuk vlen as per te fshire by.........
Humbasin familjet shqiptare dhe perfitojne biznesmenet duke marre me shume valute per te sjelle mallra nga jashte.