
Nga Ben Andoni
Media nuk ngopej pak ditë më parë duke shfaqur në ekrane goditjen e ish-kryeministrit Berisha dhe më pas edhe rrahjen barbare të agresorit të tij. Sikur të mos ekzistonte fare samiti i Dhjetorit dhe impakti, vëmendja u shpërngul në një episod dhune, që transmetohej pandalë për ditë me radhë në mediat tona. Autoritetet rregulluese të medias nuk mundën ta ndalnin dhe po kaq ato mediatike, që u vunë në garë për të shpjeguar deri në imtësi patologjitë e agresorit dhe deri kalkulimet për forcën e goditjes mbi fytyrën e Berishës… ! Pak apelet publike ranë në vesh të shurdhër, pasi shoqëria jonë duket se nuk ngopet me dhunën, ofendimin dhe banalitetin. Ky i fundit, një nga kriteret, për të qenë i veçantë dhe i përcjellë masivisht në ekranet tona televizive. E fundit rrahja e vajzave në ekran dhe përdorimi i një leksiku që të tremb në studiot e mbrëmjes.
E kujt është përgjegjësia për të marrë përsipër negativitetin që përcjell televizioni?! Cili është nominalisht përgjegjës për shembull për programet me përmbajtjen fyese, seksuale, diskursin shpesh në mënyrë vulgare dhe, si pasojë, dëmtimin e shëndetit moral të publikut e sidomos atë të shikuesve të rinj? Askush! Ajo që mund ta vërejmë lehtësisht në vitet e fundit me shtimin e televizioneve është se fjala kryesore që ndikon drejt programacionit por edhe politikave të televizionit është ajo që vjen nga njerëzit e marketingut dhe një situatë e tillë po krijon një marrëdhënie aspak normale e jo besnike mes shikuesit dhe televizionit. Këtu duket se ndërhyn mirëfilli manipulimi i imazhit dhe impakti i tij. Ndaj, menaxherët sot janë më të paguarit, ata ngrenë shpesh e në formë informale edhe tregun e çmimeve të gazetarëve e moderatorëve. Një shfaqje televizive e promovuar intensivisht, që ka një përfitim të madh imazhi brenda impaktit te hapësira publike do të marrë gjithmonë një pjesë të madhe të audiencës. Dhe ky sot është edhe rasti i Shqipërisë.
Ky konsiderohet madje edhe si modernitet dhe bashkëkohësi!!! Të dëgjosh fjalorin e pjesëtarëve të emisioneve të ‘reality show’ (si rasti i fundit i goditjes së vajzave) dhe mënyrën sesi e godasin me fyerje verbale, ashtu si nuk kanë munguar dhe ato fizike, qytetari shqiptar e kupton gjendjen e mjerë të hapësirës ku operon sot pushteti i televizionit. Ajo që mbetet kryesore dhe përfundimtare sot është sa: ndiqet dhe sa klikohet një program apo artikull në internet. Programet apo formatet e “reality show” me përfshirjen e publikut, me pjesëmarrjen e njerëzve të thjeshtë, duket se po krijojnë një lloj të ri kënaqësie e zbavitje televizive: atë të përcaktuar nga historitë e rëndomta jetësore, sak “të thjeshtët” që mund të bëjnë diçka më mirë me jetën e tyre vetëm pasi të shfaqen në TV, por edhe që mund të kenë rastin të marrin nëpër gojë e relativizojnë gjithçka.
Këtu përfshihet vetëm një pjesë e asaj që do të thotë gjendje njerëzore në industrinë e pamëshirë të televizionit dhe nuk po themi se vetë televizori tashmë ka gjithnjë e më shumë një ndikim negativ. Jo më kot, është një objekt që mungon në shumë familje jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo në Botë. Argëtimi i zakonshëm, pa vlera dhe jo pak herë banal në karakterin estetik, që vjen prej tij ndikon hapur në të gjithë klimën kulturore në të cilën jetojmë të gjithë e që po i jep status të lartë vetë banalitetit të kotësisë. Edhe pse nuk duhet harruar se me mundësitë e veta të pakufizuara na përcjell jo pak herë drejt një bote, ku gjithçka është sikur… e prek me dorë. Por kjo është e rrallë sepse pjesa tjetër dominohet nga kotësia dhe lajmi i shpejtë, shpesh me dezinformime, që ia ka hequr televizionit rolin edukativ, duke e edukuar dhunën dhe banalitetin.
Dhe, si thotë Mary Ann Watson (2013) një nga teoricienet e artit mediatik, kur i referohet televizionit: “Idetë kanë fuqi, por fjalët dhe imazhet kanë pasoja.” Kjo është arsyeja pse televizioni aq sa na bën disa herë të humbin kohe me zbavitjen, shumë më tepër kohë na manipulon gjatë prodhimeve kinse argëtuese të ‘reality show’, që shpesh japin live dhunë apo vetë lajmet që e kërkojnë dhunën dhe gjakun kudo, qoftë edhe te fëmijët e gratë e pambrojtura, pa respektuar asnjë kanon drejtësie mediatike. Kjo e bënte të dukej dhunën e ditës së 6 Dhjetorit aq të zakonshme.
AMA duhet te tregohet serioze ndaj masave qe do te marre ndaj Top chanel i cili eshte kthyer ne nje kanal bordello i mbushur me emisione degjenerata si Perputhen e me moderatore te diskretituar publikisht si Grida Duma. Ketij kanali tani qe te plotesohet mire si i diskretituar i duhet dhe nje moderator tjeter si perversi antishqiptar Arian Cani.
Ben, sjam dakord me ty. Për median nese nje qen kafshon nje burr nuk perben lajm poor ne se nje burr kafshon nje qen ? Ky Po qe eshte LAJM !!!!!
Shoqeria shqiptare eshte totalisht e degraduar dhe degjeneruar.
Po arjan greku ne Tv Klan apo iku tani. Televizjone bastard, imoral te degjeneruar qe e xjerin shqiparin po ashtu, kur bastarde, imoral dhe te degjeneruar jane nje pkice, qe po na nxine faqen. Nuk bene me keqe politika serbe se kjo qasje mizerabel ne vecanti e tv kombetare kryesore. Nje grusht nje jave propogand, nje shashke femijesh dhe "plsi pushka ne nes te Tiranes", e plote idiotesira si keto. Nuk shikojne medjat ne Bullgari, Rumani, etj. qe nuk nxjerrin vrere per cndodh atje. Turp kur gjithfar pervesash, apo proztitutash qe behen moderator emisionesh te degjeneruar gjithfar fytyrash te shdmtuar si analist politik qe nxijn cdo gje p patur Snje ide per ngjarjet gjitholloge idiot qe mbushin rubrikat politike, historike socile. Turp!
Shumë e drejtë analiza! Top Chanel i intereson dhuna, nxitja e urrejtjes, përdor një gjuhë aspak edukuese, edhe kur japin lajmet. Fillojnë me vrasje, me nxirje të realitetit, jo vetëm ky kanal, janë bërë kryeministër, prokuror, gjyqtar…i vënë pikën gjërava dhe nuk kanë rolin neutral si gazetarë. Pa le folësit e lajmeve, e ngrenë zërin kur duan të na mbushin mëndjen se vetëm ata dinë. Ajo zënka ishte e filmuar, jo direkt. Si nuk e analizuan para se ta shfaqnin? Por kjo është pamja që duan ata që u rritën me pasuri jo të vënë me djersë. Për të ardhur keq, sa vlera ka humbur shoqëria jonë, sidomos atë njerëzoren.
Shume e thjeshte: nderrojme kanalin dhe mos e shikojme me...ta bojkotojme te gjithe
Mos shkruaj kaq gjate se nuk kemi durim ti lexojme.
Per tv tcn ate e kane kurvat sot
KUSH TI KONTROLLOJ AMA QE ESHTE E MBUSHUR ME KURVA DHE ZAGAR QE LEPIJN KOQET E POLITIKES