
Nga Dritan Hila
Personalisht jam prej tre brezash i majtë, d.m.th këtë teori dhe praktike e njoh shumë mirë. Që mos më ngatërrojnë me liberalët e sotëm, jam me të majtën që voton edhe për luftë, kur bëhet fjalë për interesin kombëtar, pasi siç ka thënë edhe Çajupi:
Luftën që shkatërron njerëzinë/
S’do ta dëshiroja kurrë/
Por në më prekshin kufine/
Do të luftoja si burrë.
E që t’i kthehemi temës, vë re që kohët e fundit liberalët nervozohen, kur për shembull disa tallen që në skuadrat kombëtare të kombeve (se quhet skuadër kombëtare jo shtetërore) ka kolorit racash dhe ngjyrash.
Le të jemi të qartë: nuk jam kundër emigracionit. Le të jetë brenda rregullave. Por deri këtu. Shtetësia është punë shqiptarësh që kanë lindur e rritur prej të paktën tre brezash këtu apo kanë një damar shqiptar. Jo për gjë, por na ka kërcitur shpina e derdhur gjak derisa e bëmë komb e shtet këtë vend, dhe akoma gjysma është jashtë kufijve. Dhe nuk kam qejf që të vije një që e flet shqipen shatra patra dhe të jetë njësoj me mua. Para se shtetësinë ta marrin sirianët, indianët, birmanët, janë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë etj që janë në radhë dhe ju takon se kanë derdhur gjak për atë pasaporte.
Le të vijmë tek kombëtarët. P.sh ajo e Francës. Është e mbushur me lojtarë nga ish-kolonitë. Janë francezë, thonë disa, se kanë lindur në Francë. Avash o trim, avash. Kur thua kombëtarë ke parasysh kombin. E nëse Franca është e përbërë në 80% nga popullsi ish-koloniale, atëherë ta gëzojë. Në qoftë se stërgjyshërit e këtyre luftuan me Napoleonin, hallall e paçin. Por kur thua kombëtarë ke parasysh diçka më shumë se një klub i cili thjesht mbledh talente; është diçka përtej përfaqësimit proporcional të popullsisë apo diskriminimit pozitiv.
Është skuadër që përfaqëson historinë, kombin, tokën, gjakun e derdhur dhe flamurin e copëtuar në beteja. Se na kujtohen këto, ndaj na mbushën sytë me lot kur ekzekutohet himni kombëtar në fillim të ndeshjes. Gjithsesi punë e Francës kjo. Unë jam që kombëtarja shqiptare të jetë me ata që kanë tre breza që i thonë vetes shqiptarë, flasin shqip në shtëpi, dhe nuk e ngatërrojnë Skënderbeun me Saladinin./dritare.net
Respekte X.Hila
atehere ti vetem i majte qe s'je...
Mese e vertet Sara!Tan Hilja mund te jete nacionalist por jo i majte !Pavaresisht politikes liberale qe sot mbizoteron ne partite e majta Europiane dhe akoma me larg jane shqyer mbi keto teme e terma nacionaliste!Mund te jesh i huaj e qe respekton ,jeton e njeh te gjitha rregullat e normat shoqerore ne vendin ku jeton e ndoshta eshte me qyteteruar se nje nacionalist si puna jote!Ne France ekziston nje parti e ekstremit te djathe qe ka te njejtat bindje e mendime si te tuat qe quhet Lepeniste e qe besoj se ia ke ndigjuar zerin!Jam i bindur qe po te jetoje atje ne France do te ishte anetar i kesaj partie si racist qe je treguar!Uroj qe mos te kesh qene i pire ne keto minuta qe ke hedhur keto rreshta e mos te jete ndonje artikull per honorarin e radhes se helbete jemi ne prag te vit i Ri e ndoshta te duhen ca para !Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve e duke gezuar nje simpati per Ju personalisht ndoshta nuk e meritonit por me kete paçavure nuk e di ne cilen kategori te te ve!Imagjino per nje moment sikur kete shkrim ta kishe bere ne Amerike e ç'fare reaksioni do te kishe patur. Me shtruar merre o Tan Hilja se ata qe derdhen gjakun per kete flamur nuk ishin me idealet e tua por shume me larg teje!Luften qe bene kunder fashizmit e bene edhe kuder ketyre bindjeve te shtrembeta e Izraelitet i strehuan e nuk i dorezuan tek nazistet Gjermane!Besoj se je i kompletuar ne kete drejtim e s'ke nevoje per leksione. Nuk behen para duke bere shurren ç'do dite o Tan Hila edhe pse mund ta kesh prioritetin kryesor te jetes!
Ik mor torrollak keput qafen. Ta dinin ata qe luftuan nazistet cfare po i ndodh Europes do ti kishin lene te fitonin.
Kesaj i thone te jesh trushpelare! Pleherat si ti jane problem ekzistencial per Europen! Komplet te dhjere ne tru!
...nuk e di se ku më fryn era, por janë me miliona shqiptarë të Turkiye që e dishirojnë, e paken p¨r këtë pasaportë gjaku, janë me mijëra arbëreshë, jam edhe unë që jam TEKNIKISHT shtetas i FYROM-it, resp MV, por e dua pasaportën time, në tokën time arbnore dhe administrata e shtetit SHQIPËRI XXS (madhësi të mbathurash...) ka përpiluar lloj-lloj ngatërresash dhe e ka për qejf që shqiptarët të mbeten XXS edhe shpirtërisht. Po, Hili, ndihem ukrainas (krenari e përjetshme për ta!) i goditur ngamos dhe dëgjoj e gëlltis me vrer përuljet që na bëhen! ËNDËRROJ, edhe pse jam pjesë e shumicës popullatë frymore në MV (FYROM) të JEM po AQ i DISKRIMINUAR sa është edhe pakica serbe 5% në Dardani, Më zënshin frymën barrikadat, në kërkofsha dicka më shumë se cka kanë shkiet shovenistë në Dardani. Respekt për serbët normal atje e gjetkë!
Shumë saktë z. Hila! Kjo që thoni ju, nuk ka lidhje me të majtë, apo të djathtë, por ka lidhje me patriotët shqiptarë dhe më shkërdhatat kozmopolitë shqiptarë, të cilët jetojnë vetëm për të ngrënë dhe për të dhjerë, se krenari kombëtare nuk ndjejnë.
Avash mor trim! Po kur iu dha shtetesia Lara Kolturit pse nuk fole ti? Per te pas nje skiatore qe medemek mban flamutin shqiptar ne bluze Rama u dha shtetesine asaj e prinderve. Jo 3 breza po as 3 jave nuk kishte laluar ajo ne Shqiperi. E na çan daullen e ke surrat te flasesh per Francen. Racist hipokrit!
po sikur te ishe martuar me nje te huaj siriane psh o Hila. Sikur syri i dashurise te te hidhte tek ndonje femer e huaj, do te te pelqente qe nena e femijes tend te ishte e privuar nga nenshtetesia shqiptare psh? Keto te tuat me lart jane muhabete koti; ato nuk ushqejne ndjenjen e patriotizmit. Thjesht ndihmojne mendjembyllurit qe te na lodhin me nacionalizma te semure. Mesuesja ime e dikurshme e rusishtes ishte ruse, e martuar ketu ne Shqiperi. Kishte kaq shume vjet qe jetonte ne vendin tone. Fakti qe e fliste gjuhen cale cale, nuk kishte lidhje me sasine e dashurise per Shqiperine. Jeton akoma, sot eshte diku tek te 85-tat, ja ashtu me shqipen e cale vazhdon, por besoj se Shqiperine, e do me shume se ca shqiptare qe te cajne trapin me pseudopatriotizmin e tyre.
Keto mendime kishte agimi arte ne greqi qe doli jasht ligjit .Ata ishin extrem i djathte,pra ti ke vajtur shum larg.Koregjo shinjestren
TE LUMTE PENA , MENDJA DHE PUSHKA O TRIM. JE PER TU ADMIRUAARE SI GAZETAR I RRALLE , PO ME KE FLET . NUK E KA KUSH INTELIGJENCEN TENDE O I MADHI HILA , NDAJ SHKOJNE DHE PUNET MOS ME KEQ, RESPEKRE TE PAKUFI I MADHI DRITAN HILA , USA
Hila ka shumë të drejtë. "Kombëtarja është skuadër që përfaqëson historinë, kombin, tokën, gjakun e derdhur dhe flamurin e copëtuar në beteja"! Në fakt ndeshja Francë - Marok psh ishte një ndeshje mes afrikanëve marokenë dhe afrikanëve "francezë"! Dy skuadra nga i njëjti kontinent. Por Hila duhet ta dijë se kjo politikë e globalizmit, e shkatërrimit të kombeve dhe familjes etj etj, vjen nga "lart". Është përpunuar prej kohësh në doktrinë nga "thin tank-et" perëndimore. Sorosi, Rama, Macroni dhe kompani të bêjnê çfarë të duan, por të ardhurit, pra emigrantët e kudondodhur duan të paktën 3 breza minimumi që të pranohen si vendasit autentikë. Si mund të jesh 100 për qind francez kur quhesh Abdullah?! Mund të jesh banor i Francës, tê kesh edhe pasaportë franceze, por ti nuk mund dhe nuk duhet të lejohesh të përfaqësosh kurrê Francên autentike. Dhe po kështu me Anglinë, Italinë, Gjermaninë, Greqinë etj etj. Ndryshe krijohen shoqëri shumë etnike dhe multi fetare si në Bosnjê apo Liban me rezultatet që dihen! Kjo politikë globaliste po nxit krijimin dhe forcimin e pandalshëm tê partive nacionaliste në mbarë Europën. Ja psh dje mbi 10 000 forca policore u vendosën në Paris pa ndeshjes Marok - Francê pêr tê penguar vandalizmat e përkrahësve të Marokut. Tê cilët ishin të gjithë me pasaportë franceze, por me gjak arab. Ata u përpoqën tê digjnin Parisin se humbi skuadra e tyre e origjinës. Pra megjithëse kanë lindur në Francê, ndofta prej 3 brezash, nuk e ndjejnë veten francezê. Veçse kur është puna të kenë përfitime! Hila me këtë koment duhet ta dijë mirë se nuk është fare "politically correct"! Por ka 100 për qind të drejtë.
E tmerrshme qe ka funderrina ne komente qe shkruajne kunder gjakut te tyre. Njerez te torrollake te trushpelare nga propaganda ne twitter.
Mos u merrni me Gazetarin qe shkruan, ju lutem! Merruni me problemin! Komb nuk eshte popull apo nenshtetesi! Eshte kombetare futbolli dhe jo popullore Franceze! Por ka shume arsye te tjera! Fjala eshte tek Saliu dhe Likja qe na behen hare pas here nacionaliste,kur jane kriminele!
Hila nje nacionalist .edhe ky nje salist i Vogel..vetem patriot nuk eshte.pastaj i ka hyre vetja ne qef e eshte kethyer ne nje gjithollog bosh
ky gjakdhjeri te na thote njehere se sa njerez ka denuar pa te drejte i jati